EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat me te fuqishme ne Shqiperi

3 posters

Shko poshtë

Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Empty Femrat me te fuqishme ne Shqiperi

Mesazh  Estilen 25.07.11 10:35


Femrat më me ndikim në Shqipëri




Ashtu siç bën çdo vit revista legjendare “Forbes”, e themeluar nga dinastia skocezo-amerikane me të njëjtin emër, edhe në Shqipëri për herë të parë nis rrugë një nga klasifikimet më të çuditshme.

Një grup studentësh të Universitetit Publik të Tiranës, prej kohësh kanë themeluar klubin e tyre social të emërtuar “campusALBANIA”. Pa konsumuar kohën nëpër kafene lagjesh, studentët e masterit për gazetari të Fakultetit Filologjik bëjnë kërkime interesante vullnetare dhe pas grumbullimit të informacioneve, hartimit të një database-i listojnë emra individësh,kompanish apo titujt e medias më me influencuese në vendin tonë.

Pas kontakteve dhe bisedave me studentët e shkëlqyer masterizantë Ola Xama, Alba Kekezi, Alket Saliasi, Jurgen Spiro, Gëzim Neziri, Anri Bala, Reldar Dedaj,botohet në gazetën më të madhe të përditshme “Shekulli” listimi i 10 femrave më me influencë në këtë vend.



1-Argita Malltezi Berisha.
Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Images?q=tbn:ANd9GcTsfe9Ig5qDYKi2TzggpGbiitd3od-lyoc3MkRoxvMupkNIAtPd

Juristja 37 vjeçare, fëmija i parë i kryeministrit të vendit udhëheq listën e femrave më të pushtetshme. Flitet se ka një influencë absolute në vendimmarrjet e të atit. Truri i të gjitha bizneseve familjare kryeministrore, zonja Malltezi emërtohet ndryshe edhe kryeministrja background e këtij vendi.

Qysh me ardhjen në pushtet të të atit më 2005, kontrollon në mënyrë absolute pikat më nevralgjike të pushtetit ekonomik duke vendosur në krye të tyre shoqërinë e saj ose besnikë farefisi.

2-Linda Rama Basha
Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Linda-Basha3-150x150

Bashkëshortja ekonomiste e liderit të opozitës ka ngjitur shpejt shkallët e këtij listimi. Edi Rama nuk e ka vetëm grua, por edhe një partnere, shoqe dhe këshilltaren më të mirë. E mirëarsimuar në vend dhe e specializuar në Perëndim, zonja Rama ka një karrierë të pasur si financiere e zonja, lektore dhe aktiviste e shoqërisë civile. Ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Privatizimeve edhe gjatë kohës kur Sali Berisha ka qenë President i Republikës.

Thuhet se Berisha ka njohur nga afër korrektësinë dhe racionalitetin e Linda Ramës e ndryshe nga herët e tjera ka qepur gojën duke pranuar në heshtje meritat e bashkëshortes së Edi Ramës. Në familjen përmetare Xhillari ku zonja Rama ka qenë nuse për herë të parë gëzon një respekt të jashtëzakonshëm.

3-Lirie Berisha
Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Images?q=tbn:ANd9GcQCACV3cKMPA96ziQODa1gBYswAGBI_9NOUOHLD2TNxfXburJGqcQ

Listën e vazhdon përsëri një nga eksponentet e familjes kryeministrore. Mjekja pediatre Lirie Berisha e lindur dhe e rritur në Tiranë me nënë serbo-malazeze dhe baba shqiptar shquhet për një inteligjencë mesatare.

Besnike e bashkëshortit të saj, momentalisht zonja Berisha ushtron influencën vetëm te garderoba dhe kuzhina e kryeministrit. Qëndron larg vendimmarrjeve të burrit, por në raste të veçanta mendimet e saj nuk diskutohen, vetëm zbatohen. Ka bërë kompromis me Argitën, që pas 2005-ës kryekëshilltare të jetë kjo e fundit.

4-Jozefina Topalli.
Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Images?q=tbn:ANd9GcTClIq6R4J4YAReOTKekNGbKy724U0f6v1XbOXyrlfbA0zZ-rg6VA

Numri dy i partisë në pushtet, kryeparlamentarja shkodrane ka forcuar pozitat e saj këto gjashtë vitet e fundit. Pinjolle e një prej familjeve të arsimuara, të pasura, katolike dhe të persekutuara nga regjimi komunist po zgjeron oreksin e saj duke punuar underground për drejtimin e PD-së pas largimit të Berishës.

Klani i saj në pushtet i druhet vetëm influencës së Argita Malltezit, e cila kërkon që të kontrollojë vazhdimin e drejtimit të PD-së me kukullën e saj Lulzim Basha. Priten zhvillime të forta në vjeshtën e 2013. Zonja Topalli është pasuruar shumë financiarisht vitet e fundit duke rimarrë asetet e patundshme të paraardhësve të saj.

5-Monika Kryemadhi
Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Images?q=tbn:ANd9GcSoIwemZ-3U0HSwhwy-UEjYsRaCg9jxvu2KQcTw5aB0JWllrcgzUQ

Ish socialistja e thekur e konvertuar në integriste të heshtur, gjatë kohës kur burri i saj Ilir Meta ishte kryeministër ka qenë me plot kuptim monarkistja absolute e vendit. Me një influencë të jashtëzakonshme dhe me impaktin që çlironte qeverisja e korruptuar e burrit të saj skraparlli, gjatë viteve 2000-2002 jo zyrtarisht ka kontrolluar financat, rendin, shëndetësinë, diplomacinë,drejtësinë dhe transportet në Shqipëri.

Dibrane me origjinë, vajza e një ish-ushtaraku të nomenklaturës bolshevike ka një karakter biologjik altruist. Pas koalicionit që partia e Ilir Metës bëri me armikun tradicional të tyre Sali Berisha, zonja Kryemadhi është zhvendosur në hije. Drejton LSI-në dhe komandon ministritë që kjo parti ka zgjedhur në qeverisjen Berisha 2.

6-Vjollca Hoxha
Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Images?q=tbn:ANd9GcSFCPMZbwWa56FcNky36ih2tBDUOZTsO4eMHQKMZh-LVFzmbf73

E veja e ish administratorit të përgjithshëm të Top Media-s, pas vdekjes tragjike të bashkëshortit Dritan Hoxha mori përsipër drejtimin e kompanisë më të madhe mediatike në vend. Menaxhon televizionin më të madh dhe më me influencë Top-Channel si dhe biznese të tjera veçanërisht kafen e famshme Lori.

Ka ditur të suksesojë punën, kontributin dhe avangardën që la pas burri i saj. Një nga të paktat femra milionere në Shqipëri, zonja Hoxha ende ruan një profil mjaft populist, racional dhe këmbëngulës në drejtimin që u bën kompanive të saj.



7. Deborah Jones Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Images?q=tbn:ANd9GcRHoPVRec5ycjDiAJfSDXAhFLaGe64yb_HRg2xOBTUF_H4YkqMgAg

Zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e vetmja femër e huaj që listohet në këtë ranking. Me një karrierë modeste në diplomacinë amerikane, zonja Jones njeh jo vetëm gjuhën por edhe mentalitetin shqiptar.

E sertë, këmbëngulëse dhe mjaft strikte në detyrën e saj së bashku me ambasadorin Arvizu përfaqësojnë në mënyrë deçizive dhe tepër diplomatike dy nga njerëzit më me influencë në Shqipëri. Kanë arritur deri tani të mbajnë nën kontroll politikën sharlatane të Tiranës pavarësisht se herë nga e majta dhe herë nga e djathta atakohen primitivisht.

8-Vera Grabocka
Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Images?q=tbn:ANd9GcS1nIFF9xXBHovt4JGEjcAYzSZSEwfRems-STwBDzqUXH2rjRkW

Mund të quhet pa frikë regjisorja, menaxherja dhe producentja e frikshme televizive shqiptare. Themeluese e spektaklit shqiptar, bashkëshortja e aktorit Timo Flloko është kthyer në institucionin më produktiv mediatik. Kudo ku shkel këmba e saj garantohet sukses dhe mjaft televizione shqiptare e përdorin si patentë e garancisë së programeve të tyre.

Pasurohet vit pas viti me trendet e reja, idetë e saj të çmendura&të guximshme. Të punosh me të është një “tmerr” dhe një univers pa fund. Nuk plaket kurrë dhe momentalisht mbetet ikona e shkollës televizive domestike. Ka dy nështetësi, amerikane dhe shqiptare.

9-Teuta Topi
Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Images?q=tbn:ANd9GcQ07Y_iffHB6-_e7cYeKIDlYbEdnqfOPCeU03mLPzme2a2N_Ig_

Ndryshe nga Zonjat e Para në vendet e tjera, bashkëshortja e Presidentit të Republikës është një grua e thjeshtë. E tërhequr më tepër pas jetës familjare dhe rutinës së punës së përditshme që bën në Ministrinë e Bujqësisë. Indiferenca karshi objeksioneve dhe vendimmarrjeve të burrit të saj e klasifikojnë Teuta Topin në vendin e parafundit.

10-Ina Rama
Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Images?q=tbn:ANd9GcTuNEzG4flSUEQJ0OyOW_AkbmrclkJzB7R1RIGJeCM47gc9VobhBA

Në fillim e etiketuan Silvia Conti, më pas manekina që vetëm krihet dhe qesh deri sa këtë fillim viti e shigjetuan me epitetet lavire, ndrikull, shoqe bulevardi, tradhtare. Kryeprokurorja e përgjithshme e këtij vendi, 39 vjeçarja Ina Rama pavarësisht postit publik që mban, ka një influencë të limituar në publik dhe sidomos mbi politikën e egër të këtushme.

Rënia në ujdi me të majtën dhe të djathtën e kanë kthyer simpatiken durrsake në një vegjetuese të parrezikshme në krye të organit të akuzës. Zonja Rama, vajza e një skenaristi dhe regjisori lokal është e martuar dhe ka dy vajza.

Shekulli 19/07/2011
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Empty Re: Femrat me te fuqishme ne Shqiperi

Mesazh  Ufo 25.07.11 18:26

U qetsova kur në fundin e shkrimit pashë se shkrimi ishte botuar në gazetën ''Shekulli'' Estilen, ndryshe s'do më zinte gjumi pasi pasaktësia e të dhënave është mjaft e madhe.

Ti marim me radhë, duke ditur maskilizmin e K/ministrit tonë dhe vendi nga ai vjen dy damat e shtëpisë së tij bien poshtë.Berisha është nga ata burra të mbrapshtë ndoshta për një pjesë të mirë të popullit, por pikërisht akuzohet për diktator se nuk pyet për dhe Zotin vetë.

Bashkëshortja e Ramës as që njihej ditë më parë, por duke parë dhe ditur se si është sjellë z Rama me gratë të fejuarat apo edhe dashnoret e tij edhe ky argumnent bie poshtë pa hyrë mëtej.

Zonja e rondokopit Meta, dikur i bënte ligjin të shoqit dhe vetë gjysmës së PS-së, por kjo dikur është goxha e largët, kjo zonjë veçse bën ligjin dhe s'lë njeri të flasë në emisionet e televizionit të Kabulit ''Klan'' në rastet që është e ftuar ndonjëherë...

Deborah Jones, mbush boshllëqet e meksikano-japonezit me emër t'vështirë që fatkeqsisht është ambasador i një vendi shumë të rëndsishëm në vendin tonë, të gjithë e pamë se ai nuk reagoi fare ndaj vjedhjes së hapur të votës tiranase.

Zonja e Top Channel s'ka pushtet më, të gjithë e dimë se mezi po ruan 51% e aksioneve në kompanitë e të ish të shoqit, të gjithë gjithashtu e dimë se për nga pushteti dhe influenca s'i afrohet askund atij që ishte njeri i madh në bisnesin e medias elektronike.


Gjithashtu edhe zonjat Rama e Topalli s'janë të zonja për ndonjë punë pasi kemi parë se janë të influencuara sidomos K/parlamentarja
Zonja Topi thjesht është një dekor në krah të Presidentit, dhe e vetmja që mund të meret seriozisht në konsideratë për sa i përket kulturës që ajo rrezaton në fushën e sajë, është padyshim Grabocka por ajo thjesht ka ''pushtetin'' e t'argëtuarit të spektatorit televiziv, ndonjëherë dhe me kopje por në këtë botë asnjeri s'është absolut apo jo ?

Përshëndetje dhe faleminderit Estilen, komenti ishte thjesht opinioni im se si i shoh unë gjërat, i shkrova pak popullorçe pasi ''izmat'' nganjëherë prishin goxha punë..T'uroj shëndet dhe sa më shumë shkrime që përgjithsisht i keni mjaft të bukura dhe të goditura !

Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Empty Re: Femrat me te fuqishme ne Shqiperi

Mesazh  Estilen 25.07.11 21:29


Ufo,per shume fakte nga ato qe komentonit keni te drejte,mbasi edhe une kam shume rezerva per ato vlersime ndaj disave nga ato te ashtuquajtura femra te 'fuqishme''.Kurse per zonjat Berisha une nuk jam dakord me ju,sidomos per zonjen Argita.

Opinionet dhe vlersimi per te eshte shume i sakte dhe ndoshta i mangut,ne se vertete i referehemi fakteve dhe dekumentacionit te ''gjalle''qe ajo ka arkivuar ne aktivitetin e saj shoqeror,ekonomik apo edhe politik.Ajo eshte nje mister i vertete,ne te ardhmen kur zoti Berisha te rrezohet nga''fiku''atehere ti,une dhe gjithe shqiptaret do mesojne enciklopedine misterioze te Znj.Argita Berisha.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Empty Re: Femrat me te fuqishme ne Shqiperi

Mesazh  abramelin 25.07.11 22:07

te gjith e dim se gazeta Shekulli eshte gazeta ma e shpifun ne shqiperi dhe eshte gazet komplet e majt,anti Berish.
Si estilen qe asht e gjitha e majt dhe kur shkruan per politiken çdo gje anti Berish,anti PD.
Sa do i poshter te jet Berisha me shoket e vet eshte me i mir se Edi Rama me mafien e vet.
avatar
abramelin

19


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Empty Re: Femrat me te fuqishme ne Shqiperi

Mesazh  Estilen 26.07.11 8:43

abramelin shkruajti:te gjith e dim se gazeta Shekulli eshte gazeta ma e shpifun ne shqiperi dhe eshte gazet komplet e majt,anti Berish.
Si estilen qe asht e gjitha e majt dhe kur shkruan per politiken çdo gje anti Berish,anti PD.
Sa do i poshter te jet Berisha me shoket e vet eshte me i mir se Edi Rama me mafien e vet.


Abramelin,gjyko nje realitet shqiptaresh dhe jo ralitet partiak.Sa do i verber qe te jesh,nuk ka shume nevoje per te kuptuar se sa kusar dhe i pangopur eshte klani ''Berisha''.

Shihi gjerat pak me holle.Ai per te mbrojtur ''politikat'' bastarde dhe kusarine e pafund ka vene ne sherbimin e tij te
Klanit mafioz
pothuaj te gjitha institucionet baze te Drejtesise dhe nje armate te tere mediash e Tv(Media eTv qe punojne 24 ore non stop per kete klan mafiozesh si...Klan tv...TVSH..ABC News,...UTV...Neser tv...Albanian Srcen tv ...Tashti edhe News 24 mbasi u ble per 7 milion euro ..
Gazete 55 ...gazeta Panorama...Tirana Observer...,Koha jone...Agon ...RD..Integrimi i lesh e lise Republika, ...Standart..Metropol e shume e shume te tjera qe per mometin s'me kujtohen...

Atehere duhet te jesh i djathte qe te mos i shohesh dhe te mos i denoncosh keto veprime qe bien ndesh edhe me vet politiken e z.Berisha dhe PD-se...?

Degjojini te pakten nje here te vetme ankesat e pafund te qytetarve te bregdetit per uzurpim te tokave nga qeveritare te larte,pa perjashtur kudo ne cdo afere znj.Argita,qe nga Porto Romano,Gjiri i Lalzit,dil se fundmi ne Gose te Kavajes per te ashtuquajturn fshat Turistik prej 600 ha qe Berisha promovoi kete te diel,vazhdo ne bregdetin e Divjakes,e perfundo ne Orikum -Sarande...

Mos do te te kujtoi edhe 50 ha pyll turistik qe zonja Argita ka blere ne Gjinar te Elbasanit,apo edhe ne zonen e bregut te Lezhes...?

Jo keshtu zoti Abramelin,gjykimi duhet te shtrihet jo mbi bindjet partiake,por mbi shpinen time,tenden dhe tere shtreses se bazes...Ne se doni te dini ende mbi poshtersite e politikes pa perjashtim,me duhet te tregoi dhe per pasojat qe fisi im ka pesuar keto 20 vjet nga ''pushtuesit barbare te tokave'',mbi pronat e eterve dhe gjysherve te mij..

Mos valle krahu i majte eshte me i paster se ky qe eshte tashti ne pushtet..?Jo ...te gjithe politikanet kane hyre ne kete lloi biznesi,vetem per tu pasuruar nepermjet vjedhjeve te pastra dhe perfitimit maximal nga fuqia qe ju jep pushteti..

avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat me te fuqishme ne Shqiperi Empty Re: Femrat me te fuqishme ne Shqiperi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi