EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çka kërkojnë meshkujt te një femër varësisht nga shenja e horoskopit?

Shko poshtë

Çka kërkojnë meshkujt te një femër varësisht nga shenja e horoskopit? Empty Çka kërkojnë meshkujt te një femër varësisht nga shenja e horoskopit?

Mesazh  Zattoo 11.11.13 11:48

Çka kërkojnë meshkujt te një femër varësisht nga shenja e horoskopit?

Çka kërkojnë meshkujt te një femër varësisht nga shenja e horoskopit? 46xx4432

Mund të kuptoni se si ta bëni për vete një mashkull, nëse mësoni se çfarë lloj femrash i pëlqejnë atij, varësisht nga shenja e horoskopit që ka.

Dashi

Mashkullin e kësaj shenje më së shumti e tërheqin femrat që janë të pavarura, që e dinë se çka duan, janë të guximshme dhe spontane. Ata respektojnë anëtaret e gjinisë së butë, të cilat shfaqin fuqi shpirtërore. Meshkujt e kësaj shenje pëlqejnë sfidat, prandaj kënaqen me faktin që tërheqin femrat me plot vetëbesim.

Demi

Demi pëlqen femrat e ëmbla, të qeta dhe të rehatshme që adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet. Ata preferojnë femrat e thjeshta dhe shumë modeste, por jo ato që janë shumë energjike, me vetëbesim të tepruar ose të pavarura, pasi që ia marrin ndjenjën e sigurisë dhe e lënë atë në hije.

Binjakët

Meshkujt e kësaj shenje i tërheqin femrat e mençura, por gjithashtu misterioze. Ata tërhiqen nga femrat që nuk janë tepër atraktive, por janë interesante dhe qesharake e që dinë të bisedojnë si duhet, pasi që meshkujt e lindur në këtë shenjë vlerësojnë kualitetet e tjera më shumë se bukurinë.

Gaforrja

Këtë mashkull e tërheqin femrat që janë në gjendje të qëndrojnë pranë tij, kur ka nevojë për kujdes dhe për ta dëgjuar. Ai ka nevojë për dikë që mund ta kuptojë dhe që nuk e gjykon. Një femër që kujdeset për të dhe i jep një ngrohtësi do ta bëjë atë të ndihet i dashur e shumë shpejt do të ketë një vend në shtëpinë e tij.

Luani

Femrat, të cilat e tërheqin Luanin, janë ato që mund ta bëjnë atë krenar, një nga ato që mund ta bëjë të duket mirë në sytë e të tjerëve, vetëm për shkak të asaj që ka në krahë.

E bukur, dramatike, delikate dhe e rezervuar. Këto janë tiparet që ai kërkon te një femër.

Virgjëresha

Mashkulli i kësaj shenje së pari vëren një femër që është gjithnjë e sofistikuar dhe e tërhequr. Atij i pëlqen një femër që kujdeset për veten dhe që nuk e lë anash pamjen e saj të jashtme. Eleganca dhe sharmi janë tiparet që kërkon më shumë. Ata zgjedhin shumë, prandaj kërkojnë perfeksionin, e kjo është edhe arsyeja pse zakonisht janë vetëm.

Peshorja

Ky mashkull tërhiqet nga një femër që ka stil, por që nuk është shumë formale kur kjo nuk kërkohet nga ajo. Ajo duhet të jetë e sofistikuar, por jo arrogante, duhet të jetë zgjedhëse por jo shumë. Ajo që tërheq këtë shenjë mund të ketë shumë kualitete kontradiktore, por me rëndësi është që të jetë e sinqertë dhe pa sekrete të fshehta.

Akrepi

Femra që tërheq këtë mashkull është e gjallë dhe e pasionuar. Atyre u pëlqejnë femrat dinamike dhe të fuqishme, të cilat janë të vendosura dhe simpatike. Ato duhet të kenë një personalitet të fortë dhe të qëndrueshëm e të kenë vetëbesim të palëkundur. Femrat që kanë në kontroll jetën e tyre dhe që e dinë çka duan nga jeta janë tërheqëse për të.

Shigjetari

Mashkulli i kësaj shenje pëlqen femrat e sinqerta, të drejtpërdrejta dhe që ofrojnë mbështetje e besueshmëri. Ai pëlqen një femër, me të cilën do të ketë edhe shoqëri. Ata duan një femër që në një moment është fëmijërore e në momentin tjetër mund të filozofojë për gjërat serioze, por e cila është e lumtur dhe e kënaqur.

Bricjapi

Mashkulli i kësaj shenje tërhiqet nga femrat që janë të shoqërueshme dhe pak të rezervuara e formale. Femra ideale për të duhet të ketë qëllime të mëdha në jetë, të jetë e suksesshme dhe nëse nuk ka reputacion, atëherë të paktën duhet të ketë dëshirë për të.

Ujori

Meshkujt e kësaj shenje tërhiqen nga femrat që janë inteligjente, të pavarura, me shpirt të lirë dhe që janë të mira për bisedë. Një Ujor e mahnit misteri dhe origjinaliteti, kurse emocionaliteti i tepruar e pengon, prandaj edhe një femër e tillë do të refuzohet menjëherë nga ai.

Peshqit

Një mashkull i kësaj shenje pëlqen femrat emocionale dhe romantike e të ndjeshme dhe pasive. Një Peshk pëlqen femrën që e bën të ndihet i sigurt dhe që ka një vetëbesim të lartë. Nëse jeni një femër misterioze, do të keni më shumë mundësi që të jeni e duhura për të.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi