EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Piramidat ne Bosnje po trondisin opinionin boteror

2 posters

Shko poshtë

Piramidat ne Bosnje po trondisin opinionin boteror  Empty Piramidat ne Bosnje po trondisin opinionin boteror

Mesazh  pavllo 13.09.14 22:41

Piramidat janë ndërtuar nga civilizimi ilir, i cili ishte shumë më i avancuar se sa i sotmi . Ato janë më të sofistikuara se sa mund tua marrë mendja shumë ekspertëve.
]Historia nuk mbulohet dot nga dheu, drunjtë apo gënjeshtrat. Piramidat e zbuluara në Bonjë, të cilat për shekuj me radhë mbaheshin sekretë nga shërbimet jugosllave dëshmojnë se ilirët janë civilizimi më i lashtë në botë, njofton Ina.

Piramidat ne Bosnje po trondisin opinionin boteror  143092-1410606043

]Piramida e Diellit, Hënës dhe e Muajit të zbuluara në vitin 2006  nga arkeologu dhe historiani bosnjako-amerikan, Sam Semir Osmanagiq, në qytetin Visoko, 20 km në veriperëndim të Sarajevës,  janë zbulimi i  që ka tronditur arkeologët, gjeologët dhe shkencëtarët e të gjithë globit.

“Piramidat janë ndërtuar nga civilizimi ilir, i cili ishte shumë më i avancuar se sa i sotmi . Ato janë më të sofistikuara se sa mund tua marrë mendja shumë ekspertëve. Në materialin e ndërtuar nga tullat gjigante të cilat peshojnë deri në 5 tonë është gjetur një material i lashtë rreth 40 mijë vjet”, thekson Osmanagiq.

Sipas tij piramidat në fjalë janë piramidat më të larta dhe më të lashta se sa ato të Egjiptit.

“Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Shmangia nga veriu është 0 gradë, 0 minuta dhe 12 sekonda. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit”, shprehet zbuluesi i saj, dr. Semir Osmanagiq,Në rrafshin mbi piramidë, në një radius katër metrash e gjysmë, është matur rrezatimi elektromagnetik 28 killohercash, një dukuri e panatyrshme dhe njerëzimi ende nuk e shfrytëzon në teknologji, njofton agjencia e lajmeve INA.

Disa gjeolog vendas dëshmojnë se këto janë thjeshtë përbërje gjeologjike, por  Osmanagic shprehet se kanë të dhëna se ato janë të ndërtuara nga njeriu.

“Shumë nga vizitorët besimtarë thonë se ndihen sikur fluturojnë kur ndodhen në maje. Po ashtu edhe në tunelet që ndodhen nën piramidë janë shënuar jone negative. Bëhet fjalë për ndërtime që i ka bërë dora e qenies inteligjente duke shfrytëzuar materialet e natyrës. Të gjitha testimet kanë treguar se ato materiale janë të vjetra rreth 38 mijë vjet”, pohon Osmanagiqi.

Nga këto të dhëna dhe dëshmi patjetër se duhet të kërkohet ndryshimi i librave të historisë.

“Në kemi analizuar në gjashtë institute për materiale të cilët kanë konstatuar se ky është një material artificial tre herë më cilësor se ai i shekullit 21. Ku e gjetën materialin ta ndërtojmë një piramidë kaq të madhe”,Edhe arkeologu, Philip Copens thotë se piramidat ilire në Bosnjë janë më të lashtat në botë dhe materiali i tyre është shumë specifik.

“Ku ne filluam të analizojmë piramidat e Bosnjës konstatuan se jo vetëm që bëhet për piramidat më të më mëdha në botë dhe më të lashta, por edhe për materialin me të cilin ato janë ndërtuar. Ai është shumë specifik. Por, megjithatë shkencëtarët e çuditshëm vazhdojnë ta mohojnë ekzistencë e piramidave të Bosnjës”, thekson ai.

Copens pyet: Por pse a fshihet diçka pas këtyre kodrave që qeveria dëshiron ta mbaj sekretë ashtu sikur piramidat e Kinës.
Ndërkaq, historiani, Brien Foerster thotë se, nga këto piramida konstatohet se njerëzit janë një civilizim shumë më i lashtë se sa që kemi menduar.

“Duket që ne kemi qene të kushtëzuar nga librat e shenjtë si Kurani dhe Bibla dhe që nga tregojnë se sa të lashtë jemi . Por shumë traditat e kulturave njerëzore na dëshmojnë ne se jemi shumë më të lashtë se sa beson shkenca e Perëndimit. Shkenca konvencionale është pothuajse një sistem i mbyllur dhe çdo sistem që ne nuk dëshirojmë ta besojmë e sulmojnë ose refuzojmë dhe kjo quhet arkeologjia e ndaluar”, thotë ai.

Botuesi i  “The Legendari Times Magazin”, Giorgio A. Tsoukalos thotë se, ajo çfarë shohim ne dhe që mund ta eksplorojmë na jep fakte se këto vende janë ndërtuar nga dora e njeriut.

“Kështu që çfarë të themi rreth sekretit lidhur me piramidat e Bosnjës.  Nëse piramidat e Bosnjë janë ndërtuar nga dora e njeriut atëherë e gjithë historia e Bosnjë do të përmbyset. Për shkak se shtrohet pyetja kush ishin ndërtuesit dhe kush ishin mësuesit e tyre”, shprehet ai.

Ndërtimet misterioze në Bosnjë e Hercegovinë, me gjithë faktet dhe karakteristikat e shumta materiale, që çojnë në lidhjet me piramidat egjiptiane, për 8 vite me radhë po mohohen nga institucionet shtetërore dhe shkencore në Bosnjë.Nese e verteta del se kto piramidat i kane ndertuar illiret atehere tokat shqiptare shtrihen dhe me gjere.A mund shkecetaret ta dime te verteten dhe populli jo ?
pavllo
pavllo

Kur asgje s'eshte e sigurt ne jemi gjithmon te vemendeshem dhe ne gadishmeri per cdo te papritur .Eshte me mire t\i besh syte kater ne nje bote te pasigurte , sesa te kujtosh se i di te gjitha.

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Piramidat ne Bosnje po trondisin opinionin boteror  Empty Re: Piramidat ne Bosnje po trondisin opinionin boteror

Mesazh  Vizitor 14.09.14 9:44

ka edhe nje fshat me kete emer Vis-oka, ne mall-a-kaster
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Piramidat ne Bosnje po trondisin opinionin boteror  Empty Re: Piramidat ne Bosnje po trondisin opinionin boteror

Mesazh  elektronika 14.09.14 14:43

Mos i ngateroni gjerat. Vertet piramidat ndodhen ne territor Ilir  por as mos tu shkoje ne mendje se ato i kane ndertuar Iliret. Ato piramida, ashtu si dhe ato te Egjiptit, i kane ndertuar Alienet. per qellimet e tyre .  Gjithmone eshte vene ne dyshim ndertimi i piramidave nga ana e njeriut bazuar kjo tek madhesia (mungesa e teknologjise se nevojshme per ndertimin e tyre) dhe informacioni qe ato permbajne. Kur vjen puna tek diskutimet per te mare persiper meritat e nje suksesi anashkalohen te gjitha detajet dhe meret parasysh vetem interesi personal.  

Kam degjuar nje arkeologe Egjiptiane qe gjate diskutimit te saj, midis te tjerash,  te thote:  "Une nuk mund ta pranoj se keto piramida i kane ndertuar qenie te tjera te ardhura nga yjet sepse pastaj cfare do ti mbetej popullit tim?" Pra kjo ( dhe si kjo jane me shumice) arkeologe eshte gati ti fshije te gjitha informacionet e tjera vetem e vetem qe meritat e ndertimit te piramidave ne Egjipt ti mbeten popullit Egjiptian. Eshte shume e rende nga ana e saj qe te beje kete deklarate. Ku duket haptazi fshehja e se vertetes.

Pra ajo qe une dua te them eshte : Mos u gezoni para kohe sepse ato nuk i kane ndertuar Iliret por nje civilizim me i perparuar( Aliene) qe kane jetuar ne keto territore se bashku me Iliret paraardhesit tane. Kjo duhet pare si nje dokument qe verteton ae nuk ka pasur civilizim vetem ne Egjipt, por ai ka qene i pranishem edhe ne keto territore, bile mund te themi se ai ka egzistuar perpara atij Egjiptian duke u bazuar ne vjetersine e piramides se Diellit qe eshte zbuluar. Kjo duhet pare me kujdes sepse zbulimi i kesaj piramide nuk eshte pranuar nga nje pjese shume e madhe e arkeologeve.

Zbulimi nga dheu i kesaj piramide une kam degjuar qe eshte ndaluar dhe zbuluesi i saj eshte akuzuar per mashtrim. (Nuk e di sa e vertete eshte kjo ). Pranimi i egzistences se kesaj piramide qe eshte me e madhe se ajo e Egjiptit do te kerkonte rishikim te historise njerezore. Ku luhen interesa te medha financiare. Miliona dollare fiton Egjipti nga vizitoret e piramidave. Dhe ai nuk do ta leshoje lehte kete ndryshim te historise, ku destinacioni turistik per arkeologji do te jete Bosnja.
elektronika
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Piramidat ne Bosnje po trondisin opinionin boteror  Empty Re: Piramidat ne Bosnje po trondisin opinionin boteror

Mesazh  pavllo 23.09.14 13:54

nje gje eshte qe ne kto toke ku njeriu mbizoteron me sheku-j ,e me radhe dhe qe cdo gje eshte per per arsye sigurie qe ne lashtesi por informata jane po nuk i tregojne njerezimit se cdo besim apo feje do te prishet dhe kjo mund te quhet nje lufte mbijetese qe do filloje ne mbare boten,dhe se dyti as ufo as gjera qe njeriu mendon qe ekziston nuk gjera apo kafse ne keto galaktika e vetmja kafse eshte njeriu  ne keto galaktika eshte njeriu o njeres nuk ekzistojn as ufo e as gjera qe mendoni ju qe ka neper galaktika cdo gje eshte shpikur nga dora e njeriut dhe nga dora e njeriut do te preshit cdo gje e gjithe historia e njerezimit eshte poshte vatikanit nese doni ta dine te verteten ku jane te gjitha ngjarjet e shenuara
pavllo
pavllo

Kur asgje s'eshte e sigurt ne jemi gjithmon te vemendeshem dhe ne gadishmeri per cdo te papritur .Eshte me mire t\i besh syte kater ne nje bote te pasigurte , sesa te kujtosh se i di te gjitha.

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Piramidat ne Bosnje po trondisin opinionin boteror  Empty Re: Piramidat ne Bosnje po trondisin opinionin boteror

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi