EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trupi i pikturuar nëpër botë

Shko poshtë

Trupi i pikturuar nëpër botë Empty Trupi i pikturuar nëpër botë

Mesazh  Neo 03.08.14 17:22

"Duhej të ishe piktor që të ishe një njeri."
C.Lévis-Strauss

Larg nga të qenit një praktikë e padëmshme, ajo reflekton, për disa, një praktikë e lidhur me spiritualitetin, kërkim i identitetit apo ligjërimit.

Origjina:

Arti i pikturimit të trupit (ose pikturë trupi) vjen që nga agimi i njerëzimit, ajo është një nga format më të hershme të shprehjes artistike të përdorura nga paraardhësit tanë.

Pikturimi i trupit është edhe sot prezent nepër botë, siç eshte rasti i nuses së Zhupës, afër Prizrenit, Kosovë.


Edituar për herë të fundit nga Neo në 03.08.14 17:42, edituar 3 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trupi i pikturuar nëpër botë Empty Re: Trupi i pikturuar nëpër botë

Mesazh  Neo 03.08.14 17:26

Trupi i pikturuar nëpër botë 115

Trupi i pikturuar nëpër botë 211

Trupi i pikturuar nëpër botë 311

Trupi i pikturuar nëpër botë 412

Trupi i pikturuar nëpër botë 511
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trupi i pikturuar nëpër botë Empty Re: Trupi i pikturuar nëpër botë

Mesazh  Neo 03.08.14 17:28

Trupi i pikturuar nëpër botë 611

Trupi i pikturuar nëpër botë 711

Trupi i pikturuar nëpër botë 810

Trupi i pikturuar nëpër botë Brahmane2_thumb1

Trupi i pikturuar nëpër botë Shamanamazonie_thumb
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trupi i pikturuar nëpër botë Empty Re: Trupi i pikturuar nëpër botë

Mesazh  Neo 03.08.14 17:31

Trupi i pikturuar nëpër botë 1110

Trupi i pikturuar nëpër botë 1211

Trupi i pikturuar nëpër botë 1410

Trupi i pikturuar nëpër botë 1510

Trupi i pikturuar nëpër botë 1610
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trupi i pikturuar nëpër botë Empty Re: Trupi i pikturuar nëpër botë

Mesazh  Neo 03.08.14 17:38

Trupi i pikturuar nëpër botë 116

Trupi i pikturuar nëpër botë 212

Trupi i pikturuar nëpër botë 312

Trupi i pikturuar nëpër botë 413

Trupi i pikturuar nëpër botë 512
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trupi i pikturuar nëpër botë Empty Re: Trupi i pikturuar nëpër botë

Mesazh  Neo 03.08.14 17:40

Trupi i pikturuar nëpër botë 612

Trupi i pikturuar nëpër botë 712

Trupi i pikturuar nëpër botë 811

Trupi i pikturuar nëpër botë 910

Trupi i pikturuar nëpër botë 1011
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trupi i pikturuar nëpër botë Empty Re: Trupi i pikturuar nëpër botë

Mesazh  Neo 03.08.14 17:43

Rituali që ka kapërcyer qindra vjet

Trupi i pikturuar nëpër botë Timthu14

Ka një vend në Kosovë, aty ku edhe ndoshta më shumë se dymijë vjet më vonë, vajzat që bëhen gati të martohen, lyejnë njësoj fytyrën, si paraardhëset e tyre dy mileniume më parë.

Është unike në botë dhe ka zgjuar kureshtje edhe në vende të largëta, si në Japoni e Kore të Jugut. Është kjo një traditë e krahinës së Zhupës, afër Prizrenit, aty ku nuset akoma praktikojnë një ritual të veçantë të lyerjes së fytyrës.

Ky ceremonial thuhet se rrënjët i ka qysh nga koha e ilirëve, madje dhe nga koha e paganizmit, kur besimi kryesor qe besimi në diell, sidomos te dardanët, elementi kryesor i këtij rituali, dhe i cili tashmë rrezikon shuarjen. Vetëm dy gra dinë të lyejnë nuset kësisoj, njëra shtatëdhjetëvjeçare dhe tjetra nxënëse e saj, Elvisa Sagdati, e cila edhe demonstroi para vizitorëve të “Javës së artizanateve” që po mbahet në Muzeun Etnologjik.

Ky fragment zgjat diku afro dy orë dhe përmban në vete shumë elemente interesante, të cilat edhe e bëjnë atë unike. Fytyra e nuses ngjyroset me tri ngjyra, e secila prej tyre ka domethënien e vet. Ngjyra e arit, e cila simbolizon pasuri e lumturi, e kuqja që simbolizon pjellshmërinë dhe ajo e kaltër që mbron nusen e ardhshme nga syri i keq, apo siç njihet në popull, “mësyshi”, ngjyra këto që duhet porositur jashtë Kosovës, në vende si Zvicra apo Serbia.

Qëllimi i gjithë këtij rituali dasmor, që ruhet me shumë krenari nga goranët e Zhupës, është që nusja të mbrohet nga syri i keq dhe nga gjithë të ligat tjera, marrë parasysh që nuset ekspozohen shumë nga shikimet e mysafirëve, dhe dikush nga ata mund të ketë “syrin e keq”, gjë që shpjegon karakterin apotropik apo mbrojtës të ritualit.

Nuset që preferojnë këtë ritual, numri i të cilave është i paktë, duhet të rrinë shtrirë për sa kohë zgjat edhe procesi i lyerjes së fytyrës. Ajo nuk guxon as të flasë, heshtje që zgjat derisa të shkojë te shtëpia e burrit. Rrugën për te burri ajo duhet ta bëjë e hipur në kalë, ndërkaq e gjithë puna dyorëshe e lyerjes, në fund fshihet nga burri, sapo nusja të hyjë në shtëpinë e tij.

Duke lyer fytyrën e nuses, Elvisa Sagdati, e cila vjen nga fshati Reqan i krahinës së Zhupës, shpjegon se si ka arritur ta marrë zanatin, që i sjell edhe përfitime. Çmimi për lyerjen e një nuseje është pesëdhjetë euro dhe vetëm në vitin e shkuar, ajo ka lyer 23 nuse. “Kemi mbajtur trajnim tek e vetmja grua e cila e ruante këtë traditë, ajo quhet Aziza, dhe ka lyer më shumë se 200 nuse. Gjithsej kemi qenë shtatë pjesëmarrëse të këtij trajnimi, por vetëm unë kam vazhduar që të ushtroj këtë profesion”, thotë Sagdati për “Zërin”.

Bashkim Lajqi, dikur profesor etnologjie, tani është shef i sektorit të etnologjisë pranë Institutit Albanologjik, tha se ky ritual është i veçantë. “Çfarë po shohim këtu është një lloj dekorimi i cili është traditë e popullit goran që jeton këtu në Kosovë, të cilët kanë ditur të plasojnë këtë lloj dekorimi, ndonëse ky ka elemente arkaike të shumta.

Sikurse çdo gjë edhe ky ritual ka shkuar duke u modernizuar, por çka është me rëndësi është ruajtja e motiveve arkaike. Ky ritual nuk do të thotë që është autokton i popullit goran, por ai e ka ruajtur me më shumë fanatizëm dhe rrjedhimisht ka mbetur traditë e tyre”, tha ai duke folur rreth rëndësisë e tij në traditën kulturore shqiptare.

Zekë Çeku, ekspert për turizëm, duke e parë këtë ritual nga afër tha se diçka të ngjashme ka pasur edhe në Rrafshin e Dukagjinit: “Ky është një element shumë i vjetër i traditës, diçka të ngjashme ka pasur edhe në rrafshin e Dukagjinit, që përveç fytyrës janë lyer edhe duart me kanë. Është një element mjaft atraktiv, shumë i rrallë në botë, dhe ka kërkesa nga e gjithë bota që të shihet ky ritual”, ka thënë Çeku, duke shtuar se ruajtja e kësaj tradite në krahinën e Zhupës apo të Lumbardhit është shumë indikative.

“Ne në turizëm këto elemente të trashëgimisë i promovojmë shumë duke organizuar takime nëpër fshatra shqiptare e gorane dhe këtë do ta quaja begati të madhe të trashëgiminë kulturore të Kosovës”.
Fragmentin unik të krahinës së Zhupës, qytetarët mund ta shohin edhe ditën e fundit të “Javës së artizanateve”, ditën e shtunë në Muzeun Etnologjik të Kosovës.

Zeri.info
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trupi i pikturuar nëpër botë Empty Re: Trupi i pikturuar nëpër botë

Mesazh  Neo 03.08.14 17:47

Nusja e Zhupes, Kosove

Trupi i pikturuar nëpër botë Index10

Trupi i pikturuar nëpër botë 6a00d810

Trupi i pikturuar nëpër botë Kosova10

Trupi i pikturuar nëpër botë Foto110

Trupi i pikturuar nëpër botë Nusja-10
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trupi i pikturuar nëpër botë Empty Re: Trupi i pikturuar nëpër botë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi