Krijesat Mitike nëpër botë, me shume Fakte sesa Perralla
3 posters
Faqja 1 e 1
Krijesat Mitike nëpër botë, me shume Fakte sesa Perralla
Zanat Islandeze janë shfaqur në të gjithë titujt e lajmeve ndërkombëtarë në javët e fundit, për rolin e tyre në ndalimin e shtrimit të planifikuar të rrugës automobilistike. Sipas raporteve nga BBC, banorët kanë frikë se projekti mund të shkelë të drejtën e tyre…
Carina Kolodny
Edhe pse kjo mund të duket si një masë ekstreme, Islandezët nuk e marrin mirëqenien e tyre lehtë, edhe kur u duhet të kërkojnë devijimin e rrugës, për krijesat që vendasit i quajnë Huldufolk. Sipas një studimi të 1998 nga gazeta Islandeze Dagblaðið Vísir, rreth 54 për qind e islandezëve besojnë tek Huldufolk, të cilat thuhet se janë në madhësinë e njeriut dhe të padukshme. Një sondazh i vitit 2007 në Universitetin e Islandës ka gjetur se 37 për qind e 1.000 të anketuarve thanë se është e mundur që zanat të ekzistojnë dhe 17 për qind thanë se po, ato ekzistojnë.
Zanat e Islandës nuk janë të vetmet personazhe mitike që kanë “udhëtuar” nga dituria e lashtë, deri në kulturën bashkëkohore.
Që nga Popo Bawa, si lakuriq që dyshohet se terrorizon banorët në të gjithë ishullin Afrikës lindore e Zanzibar, te gjarpri legjendar i Loch Ness i Skocisë, krijesat ka gjasa të vazhdojnë të besohen në komunitetet në mbarë botën.
Dhe duke besuar në zanat, gjarpërinjtë e detit ose të ngjashme si mund të vëmë besueshmërinë e dikujt në dyshim, po të kemi parasysh se njerëzit që besonin në kallamarin gjigand, dragoin Komodo dhe Platypusun, në fund rezultoi që kishin të drejtë? Këto tre krijesa shumë të vërteta janë konsideruar gjatë elemente të legjendave.
A është me të vërtetë kaq sforco të imagjinohet se kafshët e tjera të fabulave mund të hyjnë në sferat e realitetit? Ne do t’i lëmë hetimet zyrtare për kryptozoologët, dhe tani për tani të hedhim një vështrim në disa nga krijesat më interesante që besojnë kulturat përreth botës.
MONSTRA e LOCH NESS
Skoci
Legjenda e përbindëshit të liqenit Ness shkon prapa në shekullin e gjashtë, kur ajo iu referua në fillim biografisë së Shën Kolumbas. Misionari irlandez thuhet se ngeci në funeralin e një njeriu i cili ishte vrarë nga një gjarpër i liqenit (fjala skoceze Loch “Liqeni”). Besimet e njerëzve rreth përbindëshit janë rifreskuar në vitet 1930 kur një çift raportuan shfaqjen e parë moderne të tij.
Që atëherë, ka pasur një rritje të shfaqjeve të raportuara të qënies – i njohur lokalisht si “Nessie” – madje edhe dokumentacion të pretenduar fotografik. Në vitin 1934, Dr Robert Kenneth Wilson mori foton e quajtur “Fotografia e kirurgut”, e cila dyshohet se tregon kokën e përbindëshit dhe qafën. Imazhi u diskreditua më vonë. Edhe pse shumica e portreteve Nessie kanë përfunduar si gënjeshtra të përpunuara, nuk i ka ndaluar kuriozët nga kërkimi i saj. Në 1969, një nëndetëse lëvizi në thellësitë e liqenit Loch Ness, në një udhëtim të sponsorizuar nga Encyclopedia Botërore e Librit, në përpjekje për të gjetur bishën.
Për fat të keq, ato kërkime dolën duarbosh.
Kohët e fundit, entuziastët e përbindëshit të liqenit të cilët janë pjesë e Klubit Zyrtar të tifozeve te përbindëshit të liqenit Ness thanë se ata gjetën një imazh të krijesës në Apple Maps (Hartat e Apple). Megjithatë, skeptikët argumentuan se imazhi ishte jo më shumë se vala shkumëzuese e lënë prapa nga ndonjë anije. Rrëfenjat e përbindëshit të liqenit Ness janë pjellë e një ekonomie turizmi që lulëzon në Skoci. Njerëzit mund të ndërmarrin udhëtime rreth liqenit, të vizitojnë një muze dedikuar përbindëshit, të shkojnë në një park argëtues të quajtur Nessieland, dhe të blejnë çdo suvenir të imagjinueshëm të Nessie-t.
CHUPACABRA
Puerto Rico
Chupacabra, që në spanjisht do të thotë gjakpirës bagëtish, u raportuan për herë të parë në vitin 1995 në Porto Riko, kur tetë dele u gjetën të ngordhura dhe u qe thithur gjaku, sipas CNN. Pamje të tilla janë raportuar gjithashtu në Teksas, Maine, Minesota, Missouri, Misisipi, Borneo dhe Vietnam. Ndërsa raportet nga Porto Riko thanë se ishte një krijesë e komplikuar 3-këmbë e gjatë që ecën drejtë, ajo është përshkruar tani në mënyrë tipike, si një kafshë me katër këmbë. Një artist ka fantazuar një Chupacabra. Në disa raste, janë kapur chupacabras të supozuara. Por sipas National Geographic, shkencëtarët kanë përdorur një kombinim të sekuencave të ADN-së dhe teorisë evolucionare për të përcaktuar se chupacabras të dyshuara janë me të vërtetë vetëm ulkonja që vuajnë nga zgjebja, një sëmundje e lëkurës të shkaktuara nga insekte parazitare që i bëjnë gjitarët të humbasin leshin e tyre.
POPO BAWA
Tanzania
Popo Bawa, që do të thotë “krah lakuriqi” në suahilisht, është një krijesë demoniake me origjinë nga Tanzania. Raportimet e Popo Bawas së parë fillojnë në Pemba, një ishull në brigjet e Tanzanisë, por tregime të qënies u përhapën shpejt në Zanzibar dhe me raste kanë arritur edhe në kontinent. Sipas një raporti të BBC në një nga sulmet e dyshimta në kryeqytetin e Tanzanisë, Popo Bawa transformon veten nga një lakuriq në një njeri gjatë natës dhe sulmon seksualisht viktimën në gjumë. Ndërsa shumica e viktimave të tij thuhet se janë burra, gratë pretendojnë se kanë qenë gjithashtu në shënjestër.
Në vitin 2001, një varg i sulmeve të dyshuara çoi në panik aq të përhapur në Zanzibar, sa shumë banorë zgjodhën të flinin jashtë shtëpive të tyre, duke besuar se demoni godet vetëm ata që janë në komoditetin e shtretërve të tyre, raportoi BBC. Në vitin 2008, emisioni mbi realitetin “Destinacioni: E vërteta” në kanalin Syfy bëri Popobawa-n qendrën e njërës prej hetimeve të saj. Sipas një raporti në faqen e internetit të këtij kanali, “skeptikët insistojnë se raportime për sulme të tilla janë të makthe të këqija, me shumë gjasa të ardhura nga episode të paralizës në gjumë.”
DJALLI Xhersit (New Jersey, USA)
Me kokën e dhisë, krahët e një lakuriqi, këmbët e një kali dhe shtatin e një kanguri, kjo krijesë e legjendës duket më shumë si ajo nga një libër komik, se sa nga një film horror. Në fakt, Djalli i Xhersit është bërë i famshëm në kulturën popullore amerikane.
I bërë nga një artist, Djalli i Xhersit së pari u shfaq në Philadelphia Post në 1909. Krijesa ka dalë në “Dosjet X”, në një këngë të Bruce Springsteen, dhe është objekti i nje loje video PlayStation. Skuadra NHL e New Jersey-it e përdor zvarranikun e komplikuar për emrin e saj ekipor. Megjithatë, ajo që është folklorike për t’u argëtuar është biznes serioz për disa të tjerë. Një grup i quajtur gjuetarët e Djallit quhen në faturat e veta si “Hulumtuesit Zyrtare të Djallit të Xhersit”, dhe ka një faqe interneti dedikuar të gjitha takimeve me bishën.
Zanat
Evropë
Islanda nuk është i vetmi vend që do të rishqyrtojë ndërtimin e rrugëve për hir të qenieve magjike. Sipas një artikulli të vitit 1999 në New York Times, Irlandezët ndaluan ndërtimin në një autostrade për shkak se ajo kërkonte të punohej me bulldozer një shkurre murrizi – që besohet të jetë një vend i preferuar takimi për zanat. “Nëse ata përdorin bulldozer për shkurret për të bërë rrugën, një rrugë anësore të planifikuar autostradë, zanat do të vijnë. Të mallkosh rrugën dhe të gjithë ata që e përdorin atë, për të bërë që frenat të dështojnë dhe makinat të përplasen, të bësh që zanat të shfrejnë dufin për të cilin zanat njihen kur ato janë të zemëruara, e cila ndodh shpesh”, i paralajmëroi zyrtarët lokalë në ate kohë irlandezi Eddie Lenihan.
Disa besojnë se shqetësimi i kështjellës së zanave mund të rezultojë në vështirësi serioze, të tilla si të shpërthente mallkimi i lashtë i Tara-s, të cilat besimtarët i kanë quajtur si shkak për çdo gjë që nga ndërprerjet e energjisë, deri tek vdekjet. Besimet në zanat zor se kufizohen në Irlandë. Në 1917, Elsie Wright dhe Frances Griffiths, dy kushërinj të rinj Anglezë, shkaktuan një trazirë ndërkombëtare kur deklaruan se kishin fotografuar zana në oborrin e pasëm të shtëpisë së tyre. Më vonë në jetë, ata e pranuan se katër nga pesë fotografitë ishin të rreme, por këmbëngulën deri në vdekjen e tyre që e pesta ishte e vërtetë.
MOKOLE MBEMBE
Kongo
Shumë nga Eksploruesit e hershëm të pellgut të Kongos kanë shkruar për një bishë tjetër në bote të cilën ata e kanë vërejtur ose dëgjuar në tregime gjatë udhëtimeve të tyre. Me një qafë të gjatë dhe një trup të rëndë, krijesa është përshkruar si një përbindësh që banon në ujë, që duket si një dinosaur sauropaud, sipas National Geographic. Ajo është e njohur si Mokole Mbembe në rajonin Likouala të Kongos, e cila thuhet të jetë në shtëpinë e saj.
Deri më sot, ka pasur më shumë se 50 ekspedita që janë përpjekur të kuptojnë, nëse krijesa është specia e fundit e mbijetuar e një dinosauri. Deri tani, shkencëtarët kanë dalë duarbosh. Megjithatë, sipas BBC, 80 për qind e rajonit Likouala të Kongos ende nuk është pasqyruar në hartë. Kjo është 66.000 kilometra katrorë të terrenit të pashkelur. “Unë do ta vendosja Mokele-Mbembe në të njëjtën kategori si përbindëshin e liqenit Ness,” i tha BBC Bill Laurance, një profesor në Universitetin James Cook në Australi. “Ndjesia ime është se mundësia e ekzistencës së krijesës në të vërtetë sot është e vogël. Megjithatë, një gjë që ju ta mësoni herët në shkencë, është kurrë mos thoni kurrë. Ne jemi ende duke zbuluar lloje të reja speciesh.”

gjilanasi- 361
Re: Krijesat Mitike nëpër botë, me shume Fakte sesa Perralla
Krijesat mitike që kanë ekzistuar vërtetë
Njerëzit modernë, nga natyra janë skeptikë. Ndoshta sepse janë rritur duke lexuar, dëgjuar dhe parë histori fantastike, vetëm për të zbuluar që bota reale nuk është dhe aq entuziazmuese. Monstrat nuk janë real. Magjia nuk është reale. As Babagjyshi, Lepuri i Pashkëve, etj. Por thjesht sepse Babagjyshi nuk është një elf magjik, kjo nuk do të thotë se nuk ka ekzistuar një individ real që hynte fshehurazi nëpër shtëpitë e njerëzve dhe linte dhurata në oxhakun e tyre.
Kjo listë tenton që t’u japë skeptikëve një dozë realiteti mbi gjërat mistike që supozohet se kanë ekzistuar. Shumë njerëz kur dëgjojnë për dragonjtë i shikojnë këto krijesa vetëm si subjekte filmash apo përrallash. Por në fakt këto krijesa kanë ekzistuar vërtet në lashtësi, dhe tashmë edhe shkenca e njeh këtë fakt. Po ashtu edhe hobit që shikojmë nëpër filma, kanë ekzistuar në të vërtetë. Po ashtu edhe gratë e famshme të Amazonës kanë ekzistuar.
Dragonjtë
Teoritë sipas së cilave janë frymëzuar historitë me dragonj përfshijnë kocka të humbura dinozaurësh dhe krokodilësh, por ne nuk mund t’i quajmë këta dragonj real pasi qeniet njerëzore nuk i kanë njohur asnjëherë dinozaurët, dhe ndërkohë krokodilët janë shumë të vegjël. Në këtë fazë, shfaqet Megalania, pjesë e familjes së Dragoit Komodo, që terrorizoi banorët vendas të Australisë. Ai kishte një gjatësi prej 26 këmbë (tetë metra) dhe peshonte deri në 4300 paund (1.9 ton). Pështyma e tij helmuese përmbante anticoagulant që i shkaktonte viktimave hemoragji vdekjeprurëse.
Hobit
Gërmimet në një shpellë me gurë gëlqerorë në ishullin indonezian të Flores, gjetën një skelet 3 këmbë të gjatë, me një kafkë me përmasat e një të tretës të 9kafkës së qenieve njerëzore – një hobit. Kërkuesit zbuluan kockat e nëntë qenieve të tilla, më e reja e të cilave daton rreth 12 mijë vjet më parë. Ata gjetën gjithashtu mjete dhe shenja të tjera civilizimi. Ka skeptikë që besojnë se hobit janë thjesht qenie njerëzore që kanë vuajtur nga kushtet që kanë penguar rritjen, e tillë si mikrocefalia, por ndërkohë mendimi më i pranuar nga shkencëtarët është se hobit janë specie e veçantë si Neandertalët, që kanë patur të njëjtët paraardhës me qeniet njerëzore.
Kraken (Monstra e Detit)
Kraken është besuar gjerësisht se është krijuar si rezultat i një kallamari gjigant. Me sy si topa plazhi, një kallamar gjigant është i madh sigurisht, por i 8mungon diçka … monstruoziteti. Nuk është diçka që ne mund ta shohim duke shkatërruar një barkë. Por së fundmi, një Kallamar Kolosal është zbuluar në Oqeanin Jugor. Eshët vlerësuar se përmasat e tij janë rreth 46 këmbë gjatësi (14 metra) dhe sqepi dhe sytë e tij janë më të mëdhenj se të kallamarit gjigant. Çfarë e dallon atë nga kallamarët e tjerë gjigantë: përveç ventuzës, gjymtyrët e tij të gojës janë të pajisur me ‘çengel’ të mprehtë, disa prej të cilëve rrokullisen dhe ndërkohë që të tjerë kanë tre tehe të tilla. Në këtë rast, ai shndërrohet në një qenie të rrezikshme.
Gratë e Amazonës
Me siguri keni dëgjuar për Amazonën, dhe veçanërisht për fiset e femrave luftëtare që janë më shumë të njohura për ashpërsinë dhe luftën e tyre me 7Herkulin. Historiani grek Herodoti, shkroi për fatin e Amazonave, duke thënë se ato ishin kapur, zhvendosur, më pas kishin mposhtur kapësit e tyre, ishin përmbysur në anije dhe më pas kishin përfunduar në Stepën Euroaziatike, ku kishin luftuar me Skifetë. Duke menduar se Amazonat do të ishin gra të forta për ta, meshkujt Skifetë vendosën që të përballeshin me to në betejë në fushën e dashurisë. Amazonat, që po zvogëloheshin në numër, eventualisht pranuan të martoheshin me Skifetë për aq kohë sa ata do të pranonin që vajzat e tyre të vazhdonin traditën e grave luftëtare. Herodoti është njohur si historian që e zbukuronte historinë, ndaj nuk është mirë që të besohet gjithçka ai ka thënë, vetëm në rast se ai mbështetet me prova shkencore. Dhe në këtë rast, ai mbështetet. Varre antike të zbuluara në Stepën Euroaziatike, kanë treguar se një pjesë e mirë e grave Skife kishin kocka të dëmtuara për shkak të luftimeve dhe se ato ishin groposur me shpata, shigjeta dhe thika luftëtarësh.
Ujku i ‘llahtarshëm’
Ujku i ‘llahtarshëm’ është shfaqur në shumë lojëra, dhe ndoshta një pjesë e 6njerëzve kanë lexuar apo dëgjuar për të dhe në Lojën e Fronit. Në jetën reale, ujqit e llahtarshëm kanë ekzistuar sëbashku me njeriun e parë dhe sëbashku me megafaunën, gjatë Epokës së Akullnajave. Ata ishin më të mëdhenj, më të fuqishëm dhe kishin dhëmbë më të mprehtë se mesatarja e ujqërve të tjerë. Por kur megafauna filloi të zhdukej, ujqit e llahtarshëm filluan të humbitnin burimet e tyre parësore ushqimore. Ata ishin shumë të ngadaltë në gjuajtjen e preve të vogla, gjë që i detyroi ata të shndërroheshin në kafshë që ushqeheshin me mbetje – diçka me të cilën ata nuk ishin mësuar, dhe që eventualisht çoi në vdekjen e tyre.
Silla dhe Karidba
Gjatë udhëtimeve të Odisesë, ai duhej të drejtonte anijen e tij drejt një 5ngushtice të ngushtë që kishte një monstër në afërsi të bregut. Në njërën anë ishte Silla, një bishë me disa kokë. Në anën tjetër ishte Karidba, një monstër deti që thithte anijet në thellësi duke përdorur vorbulla ujore. Odisea arriti të lundronte në afërsi të Sillës, duke menduar se do të ishte më mirë të humbiste disa nga ekuipazhi i tij, në vend që të fundosej e gjithë anija. Ngushtica e Mesinës shtrihej në mes të Siçilisë dhe tokës kryesore italiane. Ishte në këtë vend ku Silla dhe Karidba jetuan. Karidba është aktualisht një vorbull uji dhe jo monstër, dhe është në fakt më e dobët nga sa e tregojnë legjendat. Në anën tjetër të ngushticës ka cekëtina të gurta, që besohet se kanë frymëzuar krijimin e figurës së Sillës. Në realitet, duket sikur do kishte qenë më mirë që Odisea të kishte zgjedhur Karidbën.
Luftëtarët skandinavë
Luftëtarët skandinavë nuk janë thjesht një personazh i ndërtuar nga Skyrim, ata janë shfaqur fillimisht në poemat e lashta skandinave dhe në atë kohë ishin 4luftëtarë nga të cilët duhet të kishe frikë. Por si e fituan ata fuqinë mbinatyrore dhe pamposhtësinë? Apo betejat e tyre të furishme legjendare nuk ishin më shumë se trillime të bukura? Në fakt, historitë ishin të vërteta. Ata e arritën fuqinë e tyre duke konsumuar një lloj të caktuar droge. Ata konsumonin droga intoksikuese përpara betejave – kryesisht haluçinogjene – që i bënte ata të patrembur, të fuqishëm dhe të pandjeshëm ndaj dhimbjes dhe rrezikut. Kërkuesit kanë zbuluar se droga bufotenin – alkaloid haluçinogjen – është në gjendje të riprodhojë efektin “Luftëtarët Skandinavë”.
Kulla Babel
Ndryshe nga Kopshtet varura, ka prova arkeologjike në sitin e Babilonisë që mbështesin idenë se Nebukadnezar II urdhëroi ndërtimin e Kullës Babel. 3Mbetjet e saj mund të shihen në këtë sit. Vetëm se ai nuk ishte një vend që u shkatërrua nga Zoti. Ajo ishte një kulla drejtkëndore, e quajtur Etemenanki, një tempull i ndërtuar në nder te zotit Marduk, që më pas u shkatërrua nga Aleksandri i Madh. Ai dëshironte ta rindërtonte atë në emër të tij, por vdiq para se ajo të mund të ndodhte. Shumë të tjerë u përpoqën ta rindërtonin atë në nder të tyre, çdo herë duke shkatërruar atë që ishte rindërtuar, për të filluar diçka tjetër. Por askush nuk arriti ta përfundonte atë. Mesa duket tashmë ky vend përfaqëson paaftësinë njerëzore për të punuar sëbashku.
Mobi Dik dhe kapiteni Ahab
Mobi Dik jo vetëm që u frymëzua nga një lloj balene e madhe e bardhë, por ai reali ishte padyshim shumë më i rrezikshëm. Ai quhej Moka Dik, ndoshta sepse jetonte në afërsi të ishullit Moka. Ai arriti të triumfonte kundrejt 100 anijeve duke i dërguar ato në fund të detit. Ai gjithashtu u përball një herë me tre anije njëkohësisht, dhe në fund triumfoi sërish. Kapitani Ahab është frymëzuar gjithashtu nga një burrë që ka jetuar në të njëjtën kohë me Moka Dik. Kapiteni Polard nuk tentoi të merrte hak pasi anija e tij u sulmua nga një balenë, duke bërë që ai dhe ekuipazhi i tij të shndërroheshin në kanibalë për të mbijetuar, por ai u kthye në det si kapiteni i anijes së re, që gjithashtu u fundos – këtë herë nga një stuhi. Ai kaloi vitet e mbetura si një roje nate.
Imogi (Dragua Korean)
1Legjendat koreane flasin rreth Imogit – pitonë gjigantë që mendohet se kanë qenë dragonj të rinj. Thuhet se Imogit kanë jetuar në ujëra apo shpella, dhe duhej të jetonin për mijëra vjet para se të mund të shkonin në parajsë dhe të shndërroheshin në dragonj të vërtetë dhe të plotësuar. Në fakt në Amerikën e Jugut dhe jo në Kore, ka pasur një piton të përmasave të tilla që njerëzit mund ta kenë ngatërruar me një dragua të ri. Titanoboa ishte 14 metra i gjatë dhe peshonte rreth një ton. Ai kishte një forcë shtypëse prej 28.12 kg/m2, që është njëlloj si të kesh mbi vete Urën Bruklin. Ata u zhdukën vite më parë, por njerëzit preferojnë të mistifikojnë figurën e tyre.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Krijesat Mitike nëpër botë, me shume Fakte sesa Perralla
Njeriu i sotem eshte i droguar nga religjioni modern i quajtur Shkence dhe i bere tapë nga alkooli i quajtur FE.
Hagel- 61
Similar topics
» Ti je me shumë sesa që mendon
» 7 qytete të lashtë e mitike të zbuluar në thellësinë e detit!
» Mitologjia nëpër gurët e Judbinës
» Krijesat më të çuditshme përgjatë historisë
» Krijesat dhe fenomenet paranormale të kohëve moderne

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi