EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëshmitë, kur shpirti del nga trupi

Shko poshtë

Dëshmitë, kur shpirti del nga trupi Empty Dëshmitë, kur shpirti del nga trupi

Mesazh  Jon 18.08.09 13:42


DESHMITE, kur shpirti del nga trupi

Ernest Heminguei: "Shpirti im ose diçka, që dilte drejt e nga trupi im, ashtu siç do të tërhiqnit një shami nga xhepi, fluturoi rreth e qark, pastaj u kthye dhe hyri përsëri në trup dhe unë nuk isha më i vdekur"


Është fakt i pranuar shkencor se dy trupa nuk mund të zënë të njëjtin vend në të njëjtën kohë. Por një pyetje misterioze ka shqetësuar për shekuj e shekuj me radhë filozofët dhe kërkuesit: A mundet që një trup të jetë në dy vende të ndryshme në të njëjtën kohë?

Shumë studime të kohëve të fundit të eksperiencave jashtë trupit pretendojnë se është shumë e mundur që "vetja" e një njeriu të dalë nga trupi i tij dhe të shkojë në një vend tjetër, ndërkohë që trupi i tij qëndron në pozicionin e parë. Disa prej dëshmive personale lidhur me eksperienca të tilla ose me "projeksionin yjor", siç quhet sot nga mistikët, mund të jenë thjesht rezultat i deluzioneve dhe imagjinatës.

Dëshmitë kryesore kanë ardhur nga persona që i janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale. Zakonisht, eksperiencat e tyre shpjegohen me efektin e narkozës që dihet se prodhon luhatje të vrullshme në sjelljen e trurit tek pacientët.

Por janë përpiluar edhe raporte të tjera mjaft të besueshme mbi pacientë të deklaruar klinikisht të vdekur dhe të ngjallur pas disa minutash. Pasi kanë ardhur në vete, ata kanë treguar se janë shkëputur nga trupi i tyre dhe kanë udhëtuar në një dimension të panjohur. Në shumë kultura primitive ekziston besimi se shpirti mund të dalë nga trupi dhe të shkojë në vende të tjera.

Mësime fetare indiane të lashta këshillojnë se si mund të arrihen fuqi mbinatyrore nëpërmjet meditimit, duke përfshirë aftësinë për të lënë trupin fizik dhe për të fluturuar në qiell. Madje, besime të kohës thonë se në asnjë mënyrë nuk duhet zgjuar një somnabul (njeri që ecën duke qenë në gjumë), sepse kjo mund të pengojë shpirtin e tij që të rihyjë në trupin e tij.

Përtej fuqisë së arsyes

Dëshmi të drejtpërdrejta, parë me sy, se si një person ndodhet fizikisht ose shpirtërisht në dy vende në të njëjtën kohë nuk ka. Sidoqoftë është i mirënjohur rasti i priftit katolik Sh. Antoni Padua.

Shën Antoni jetoi nga 1195 deri 1231 dhe udhëtoi si predikues në Italinë Veriore dhe Francën Jugore dhe Qendrore. Ai ishte një vizitor i nderuar për shumë kisha dhe mjaft i kërkuar për predikimet e tij.

Sipas të dhënave kishtare mesjetare, ai bënte dy predikime në dy vende të ndryshme njëkohësisht. Kështu, ndërsa po predikonte në kishën e Limoges në Francë në 1226 dhe ndërsa njerëzit po e ndiqnin predikimin e tij me shumë vëmendje, Shën Antoni, papritur, ndërpreu predikimin e tij, hodhi robën e tij mbi kokë dhe u gjunjëzua për disa minuta në heshtje.

Njerëzit në kishë prisnin në heshtje derisa më në fund predikuesi u ngrit në këmbë dhe vazhdoi predikimin. Më vonë atë ditë njerëzit mësuan se çfarë kishte ndodhur...

Përgatiti: Blerina Toslluku
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi