EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teori të reja konspirative

3 posters

Shko poshtë

Teori të reja konspirative Empty Pese Teori Komploti

Mesazh  Jon 25.10.09 10:45

Pese Teori Komploti

1. Qendra Botërore e Tregtisë: shkatërruar nga një shpërthim i kontrolluar apo me përdorim termitesh

2. Princesha Diana: Është vrarë dhe nuk ka vdekur aksidentalisht

3. Pentagoni: Eshtë goditur nga një raketë dhe jo nga një avion

4. Apollo 11: Zbritja në Hënë nuk ka ndodhur asnjëherë, gjithçka u vu në skenë në tokë

5. JFK: Lee Harvey Oswald nuk vepronte i vetëm, por qe pjesë e një komploti të nëndheshëm

Ata që mbështesin teoritë e komplotit kanë përdorur internetin për t'u koordinuar gjithnjë e më shumë në sulmet e tyre ndaj versioneve të pranuar të ngjarjeve, por tani një grup shkencëtarësh dhe skeptikësh kanë vendosur që të organizohen dhe të kundërsulmojnë.

Teoritë e komplotit janë shumë këmbëngulëse në përgjithësi, por edhe shumë popullore. Një sondazh i kryer nga media Scripps Howard në vitin 2006, tregonte se 36 përqind e amerikanëve dyshojnë se qeveria e tyre është me të drejtë e akuzuar se është e përfshirë apo se ka qëndruar qëllimisht joaktive gjatë sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë dhe besimi për një komplot kundër ish-Presidentit në rastin e vrasjes së Kennedy shkonte në 40 përqind.

Një dekadë pas vdekjes së Princesësh Diana, një studim zbuloi se një e pesta e britanikëve mendonin që ajo ishte vrarë. Dhe për miliona vetë në të gjithë botën, festimet e 40-vjetorit të zbritjes së Misionit Apollo në Hënë kanë qenë një mashtrim i kotë për arsye se ne nuk kemi qenë asnjëherë atje lart.

Teoritë e komplotit e kanë origjinën e tyre që në kohëra shumë më të hershme se sa të lindte interneti, por ky i fundit ka ofruar një platformë shumë të shpejtë dhe të arritshme për të bërë që grupet të bashkohen, të mbledhin kërkimet e tyre dhe të shpërndajnë informacionin pa patur nevoja për t'u mbledhur, madje pa patur nevojë as të dalin nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë që për shumë njerëz bëhet fjalë thjeshtë për një lloj zbavitjeje të padëmshme, të tjerë besojnë se ka një të vërtetë edhe më të errët - që teoritë e komplotit janë duke rishkruar historinë, janë duke shtrembëruar të tashmen dhe duke ndryshuar të ardhmen. Ka ardhur atje ku nuk mban më, thonë ata - është koha për të kundërsulmuar.

Skeptikë të izoluar

Dhe në skenë hyjnë skeptikët me mbledhjen e The Amazing Meeting (TAM) në Londër, e para e konferencave jashtë Shteteve të Bashkuara. Një degë fondmbledhëse e organizatës jofitimprurëse James Randi Educatinal Foundation JREF, TAM London pa shkencëtarë, shkrimtarë dhe komedianë që vunë në shënjestër teoritë knspirative - dhe kushërinjtë e tyre të ngushtë, pseudoshkencën dhe mashtrimet mjekësore - përpara një audience të bërë bashkë për shkak të dëshirës së madhe për një mendim më racional e kritik.

"Shumë skeptikë ndihen sot jashtëzakonisht shumë të izoluar", thotë psikologu dhe magjistari Prof. Richard Wiseman. "Nuk është një pozicion shumë popullor që të dalësh e të thuash se 'Babagjyshi i Krishtlindjeve nuk ekziston' me qëllim që të motivosh njerëzit dhe të veprojë si një pedanë kërcimi për njerëzit që të shohin se deri ku kanë arritur".

Ky lloj skepticizmi nuk është i ri. Lëvizja u galvanizua fillimisht në fillimin e viteve '80 kur njerëz magjistarë si Uri Geller pretendonin se nuk ishin magjistarë, por që e kishin të vërtetë fuqinë paranormale. Ishte një epokë që pa të vihen në provë aftësitë e Geller dhe që të çanin rrugën për të dalë në botim në revistën "Natyra".

Epoka e internetit ka ndryshuar gjithçka. Filmi Loose-Change, i cili mund të gjendet vetëm në internet dhe që vë pikëpyetje të mëdha mbi zbulimet e komisionit të 11 shtatorit, në maj të vitit 2006 ishte parë tashmë 10 milionë herë. Ai kish patur një impakt të jashtëzakonshëm. Por skeptikët po përdorin gjithashtu internetin për të organizuar rrjete takimesh informalë.

Megjithatë, përdorimi i të njëjtit mjet për të kundërsulmuar nuk është i lehtë, gjë që e kuptoi shumë mirë gazetari britanik Jon Ronson kur postoi në internet fushatën britanike të së vërtetës për 11 shtatorin. I abuzuar dhe i vënë në lojë, integriteti i tij u vu në dyshim për arsye se ai është hebre. "Kur pashë se isha vënë në qendër të sulmeve të atyre që hedhin në qarkullim teori komploti mbi 11 shtatorin, zbulova se komuniteti skeptik ishte një mbështetje shumë e madhe për mua", thotë Ronson. "Kur besimtarët të hidhen kundër është e tmerrshme. Pushova së marruri me ta për arsye se është njësoj si të ngamosh me majë shkopi një gjarpër".

Ronson ka kaluar një jetë të tërë duke hequr kapakët e të pazakonshmeve. Ai është gati që të fitojë më shumë famë për shkak se është portretizuar nga Ewan McGregor në filmin e ardhshëm, Meshkujt që Shohin Dhitë, ku gjithashtu luan George Clooney. Libri i Ronson me të njëjtin emër bëri të ditur se në SHBA ka vepruar një ushtri e fshehtë e spiunëve psikikë në vitet 1970 dhe '80.

Por lëvizja e skeptikëve nuk është vetëm për trajtimin e atyre që merren me teori komploti që përhapin mesazhin e tyre me anë të mjeteve të pavarur në internet, është edhe një përpjekje për ta penguar raportimin e shkencës së keqe në media.

Akses i drejtpërdrejtë

Dr. Ben Goldacre, autor i faqes së internetit Shkencë e Keqe, ka shërbyer si një përcjellës për ata që duan të ndihmojnë kundër rrymës së pandërprerë të artikujve të nxjerrë nga shitësit e naftës, gazetarët dembelë dhe redaktorët e këqinj. Ai ka qenë kritik kryesor i trajtimit që mediat i bënë panikut të MMR.

Zgjidhja e tij është që të anashkalohen rrugët konvencionale për publikun.

"Mediat kryesore kanë treguar veten në mënyrë të përsëritur se janë më keq se të kota në raportimin e shkencës dhe shëndetit në shumë fusha", thotë Goldacre. "Shkencëtarët duhet të komunikojnë direkt me publikun nëpërmjet blog-ëve".

Këta skeptikë mund të sigurojnë një pjesë të madhe të mbështetjes publike. David Aaronovitch ka dhënë leksione shumë popullore për të shoqëruar librin e tij kundër teorive konspirative, Voodoo Historia. Goldacre flet në festivalet e muzikës bashkëkohore.

Dhe 600 vendet e TAM në Londër - 175 stërlina një vend - u shitën menjëherë pavarësisht se prifti i madh i skeptikëve, James Randi, nuk mori pjesë për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Në vend të kësaj, Randi iu drejtua audiencës që mezi priste përmes një linku video në internet, ashtu si një gjeneral para beteje, duke u thënë delegatëve se "nuk është e lehtë të bësh që njerëzit të braktisin atë që besojnë në një botë ku dëgjon vetëm pasthirrmën uau".

Fondacioni i Randit u krijua në vitin 1996 për të ndihmuar në zbërthimin e pretendimeve paranormale dhe pseudoshkencore, por çmimi i tij "Sfidë Paranormales" ka nisur që në 1964 kur skeptiku ofroi 1000 dollarë për çdokënd që provonte se paranormalja ishte reale. Donatorët e çuan çmimin deri në një milion dollarë, por asnjë aplikant nuk e ka kaluar testin paraprak.

Energjia në ngjarje si kjo e TAM në Londër është e prekshme, por a mos skeptikët i predikojnë vetëm korit të tyre dhe a mund të matet suksesi?

Presidenti i JREF, Dr. Phil Plait përmend legjendën që një vezë e shtruar në ditën e parë të pranverës do të qëndrojë në një anë.

Plait thotë se 10 vjet më parë gjysma e studentëve të tij kishin dëgjuar për historinë - tani kjo shifër është më pak se 10%, gjë që, thotë ai, është ulur për shkak të përdorimit të internetit për shpërndarje artikujsh që vërtetojnë se ky lloj pretendimi është një marrëzi. "Legjendat vdesin vërtetë", thotë ai.

Më pas është problemi i imazhit apo i markës. Jo të gjithë delegatëve u pëlqen termi skeptik për arsye se ka konotacione negativë, pak a shumë ashtu si përcaktohen ateistët nga diçka tek e cila nuk besojnë.

Si rezultat, disa delegatë preferojnë që të quhen racionalistë, mendimtarë të lirë apo të iluminuar. "Aty në audiencë ndodhet brezi i ri i blog-erave dhe profesionistëve të medias", thotë Plait.

Por edhe teksa fjala është përhapur, a do të dëgjojnë ndonjëherë ata që besojnë në teoritë konspirative? Adam Savage, prezantues i programit televiziv Mythbusters, që përdor shkencën për të sfiduar legjendat urbane, nuk është shumë optimist. Ai thotë se nuk ka parë shumë ndërrime mendjesh pas programit të tij që ka fituar madje edhe çmim Emmy dhe që testoi edhe teoritë e mashtrimit të zbritjes në Hënë.

"Ata duan dëshpërimisht të besojnë se dikush është i ngarkuar", thotë ai. "Edhe sikur të jetë dikush që punon kundërnesh".

Arran Frood
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teori të reja konspirative Empty Teori të reja konspirative

Mesazh  Jon 14.01.10 11:52

Teori të reja konspirative

Teori të reja konspirative Konspi10

Numri i teorive konspirative shtohet nga ditë në ditë. Gjithashtu shtohet dhe baza e subjekteve që përfshijnë këto teori.

Jo të gjitha janë për rendin e ri botëror e masonët që duan të udhëheqin botën.

Ekzistojnë teori të tjera që pretendojnë se energjia e lirë ekziston, ose se makina elektrike mund të ishte shpikur me kohë nëse kompanitë amerikane të naftës do e lejonin. Nuk ka asnjë teori konspirative që të jetë aq e ndërlikuar sa “Projekti Montauk”.

Bëhet fjalë për një ndërtesë ushtarake në Long Ajlend, Nju Jork, ku sipas teorisë janë kryer eksperimente top sekrete nga viti 1967 deri në vitet ’80. Sipas teorisë konspirative, projekti filloi si një iniciativë e qeverisë amerikane në vitin 1952, kur një komitet sekret u organizua për të diskutuar për kërkimet mbi udhëtimin në kohë. Metoda me të cilën mund të arrihej kjo s’është shpjeguar asnjëherë në teorinë konspirative, por mendohet se bazohej në punën e dy shkencëtarëve të preferuar të teoricienëve konspirativë: Albert Einstein dhe Nikola Tesla.

Nikola Tesla pretendonte se energjia e lirë ishte e mundur dhe ka punuar për ta arritur një gjë të tillë përgjatë gjithë karrierës së tij. Sipas teorisë konspirative ai ia arriti ta bënte një gjë të tillë para vdekjes së tij në vitin 1943, por FBI-ja kontrolloi shtëpinë e tij dhe mori gjithë dokumentet për të mos i bërë asnjëherë publike.

Nëse teoria e energjisë së lirë do të ishte e vërtetë, gjithë planeti mund të furnizohej me energji nga një burim i vetëm, si një central bërthamor, i cili do prodhonte sasi të mjaftueshme energjie. Sipas teorisë konspirative kjo nuk mund të bëhet sepse do të irritonte kompanitë e naftës. Sipas një teorie tjetër konspirative ekziston një formë sekrete energjie e quajtur Vril, e cila përdoret dhe kontrollohet nga një shoqëri sekrete qeniesh superiore utopike me tendenca matriarkale socialiste.

Sipas kësaj teorie kanë qenë nazistët ata që kanë zbuluar këtë racë dhe teknologjinë e saj në Tibet dhe e kanë përdorur për të krijuar disqet fluturuese. Gjithë teoria bazohet në një roman fantashkencor të vitit 1871, shkruar nga Edward Bulwer-Lytton, me titull “Vril: Afrimi i një race”. Shumë teoricienë konspirativë e kanë parë këtë si një mundësi dhë në vitet ’60 kjo teori u zhvillua më shumë se më parë.

Projekti Montauk

Nuk ka asnjë teori konspirative që të jetë aq e ndërlikuar sa “Projekti Montauk”. Bëhet fjalë për një ndërtesë ushtarake në Long Ajlend, Nju Jork, ku sipas teorisë janë kryer eksperimente top sekrete nga viti 1967 deri në vitet ’80. Sipas teorisë konspirative, projekti filloi si një iniciativë e qeverisë amerikane në vitin 1952, kur një komitet sekret u organizua për të diskutuar për kërkimet mbi udhëtimin në kohë. Metoda me të cilën mund të arrihej kjo s’është shpjeguar asnjëherë në teorinë konspirative, por mendohet se bazohej në punën e dy shkencëtarëve të preferuar të teoricienëve konspirativë: Albert Einstein dhe Nikola Tesla

Shtypja e energjisë së lirë

Nikola Tesla pretendonte se energjia e lirë ishte e mundur dhe ka punuar për ta arritur një gjë të tillë përgjatë gjithë karrierës së tij. Sipas teorisë konspirative ai ia arriti ta bënte një gjë të tillë para vdekjes së tij në vitin 1943, por FBI-ja kontrolloi shtëpinë e tij dhe mori gjithë dokumentet për të mos i bërë asnjëherë publike. Nëse teoria e energjisë së lirë do të ishte e vërtetë, gjithë planeti mund të furnizohej me energji nga një burim i vetëm, si një central bërthamor, i cili do prodhonte sasi të mjaftueshme energjie. Sipas teorisë konspirative kjo nuk mund të bëhet sepse do të irritonte kompanitë e naftës.

Shoqëria Vril

Sipas një teorie tjetër konspirative ekziston një formë sekrete energjie e quajtur Vril, e cila përdoret dhe kontrollohet nga një shoqëri sekrete qeniesh superiore utopike me tendenca matriarkale socialiste. Sipas kësaj teorie kanë qenë nazistët ata që kanë zbuluar këtë racë dhe teknologjinë e saj në Tibet dhe e kanë përdorur për të krijuar disqet fluturuese. Gjithë teoria bazohet në një roman fantashkencor të vitit 1871, shkruar nga Edward Bulwer-Lytton, me titull “Vril: Afrimi i një race”. Shumë teoricienë konspirativë e kanë parë këtë si një mundësi dhë në vitet ’60 kjo teori u zhvillua më shumë se më parë.

HAARP

Programi i Kërkimit të Aurorës së Frekuencës së Lartë Aktive (HAARP) ekziston. Është një projekt kërkimor i financuar nga USAF, marina amerikane, universiteti i Alaskës dhe Agjencia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar (DARPA). Kur vendosen shumë organizata qeveritare në një fjali që ka lidhje me teknologjinë e zhvilluar teoricienët konspirativë vrapojnë nga të gjitha anët. Teoria pretendon se kërkimi jonosforik nuk është gënjeshtër, por po zhvillohet për ta përdorur si armë që rrëzon mjetet hapësinore armike.

Makina elektrike

Teknologjia ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe ne nuk kemi akoma makina elektrike. Teoritë konspirative pretendojnë se kompanitë amerikane të naftës e kanë formulën e makinës elektrike, e cila mund të vihet në çdo prizë e të karikohet gjatë natës, për ta vënë në punë të nesërmen. Por, sipas një teorie konspirative, kjo do t’i falimentonte kompanitë e naftës prandaj ato nuk e mundësojnë këtë teknologji. Një dokumentar i vitit 2006, “Kush e vrau makinën elektrike?” hodhi idenë se nëse teknologjia është dokumentuar se ka ekzistuar që në vitin 1830, pse duhej të arrinte pikun në fillim të shekullit të 20-të e më pas të zhdukej?

Anti-Krishti

Një tjetër teori konspirative pretendon se satani është gjallë në tokë dhe ka krijuar ant-Krishtin, i cili në këtë moment duhet të jetë i rritur mjaftueshëm për të marrë pushtetin, por kjo do ndodhë brenda disa viteve. Ai do të marrë pushtetin në mënyrë politike duke marrë drejtimin e disa organizatave të pushtetshme, siç janë Kombet e Bashkuara. Me ndihmën e komunikacioneve globale, veçanërisht internetit, kjo teori është përhapur në mënyrë të gjerë. Disa besojnë se anti-Krishti do të jetë mashkull do të shfaqet në Evropë, mbase në Evropën perëndimore e disa pretendojnë se do të jetë francez.

“Clinton Body Count”

Është një teori konspirative që s’ka lidhje me fantashkencën. Kjo teori thekson se para dhe pasi u bë president, Bill clinton ka vrarë njerëzit që kishte afër, pra ato që mund ta pengonin në rrugën e karrierës. “Clinton Body Count” është një listë e 50-60 e kolegëve të Clinton, të cilët kanë vdekur “në rrethana misterioze”. Lista filloi të qarkullonte në internet në mes të viteve ’90. Një ndër personat në listë është Vince Foster, i cili u gjet i vetëvrarë me një plumb në gojë më 20 korrik 1993. Ai kishte qenë mik fëmijërie me Clinton dhe të dy ishin avokatë. Sipas teoricienëve konspirative Foster ishte gati të zbulonte fakte komprometuese për Clinton-in.

Zona 51

Zona 51 shfaqet në çdo listë teorish konspirative, veçanërisht në lidhje me alienët. Zona 51, në fakt është reale. Një fakt tjetër është se mbi këtë zonë nuk ka asnjë trajektore kalimi për linjat ajrore. Shumë programe televizive janë përpjekur të shpjegojnë se çfarë ndodh atje, por gjithçka është arritur është se vendi shërben si bazë eksperimenti për mjetet fluturuese. Sipas teorisë konspirative aty janë prodhuar armë të avancuara, të cilat s’mund të krijoheshin nga njerëzit, por mendohet se janë marrë nga disku fluturues që u përplas në Rosuell, në vitin 1947.

Blendina Cara
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teori të reja konspirative Empty Re: Teori të reja konspirative

Mesazh  Neo 21.02.10 21:00

Teori të reja konspirative

Teoritë konspirative nuk largohen asnjëherë përgjithmonë. Teksa disa zhduken disa të tjera lindin, ose të vjetrat rikthehen në një formë tjetër.

1. Barack Obama nuk ka lindur në SHBA.

Nuk është shumë e qartë ku ka lindur. Disa thonë në Indonezi, disa thonë në Kenia (idetë se familja e tij nuk kishte nënshtetësi havajane, kur ai lindi në Honolulu në vitin 1961 janë hedhur poshtë).

Ithtarët e kësaj teorie: Avokati Orly Taitz, redaktori i WorldNetDaily, Jospeh Farah, republikani Nathan Deal, ish kandidati presidencial, Alan Keyes.

E vërteta: Është hedhur poshtë. Janë ekspozuar shumë certifikata false lindjeje në Kenia dhe pavarësisht protestave për të kundërtën, certifikata e lindjes së Obama-s është vërtetuar nga shteti i Havait dhe imazhet janë shfaqur në televizion.

2. Ngrohja globale është mashtrim.


Propozuesit e teorisë se temperatura e tokës po rritet, po përpiqen të heqin hirin që i është hedhur syve botës. Disa thonë se ngrohja globale s’është e rëndësisë së lartë dhe të tjerë argumentojnë se edhe nëse kjo gjë po ndodh nuk është për shkak të aktiviteti njerëzor.

Ithtarët e kësaj teorie: Senator James Inhofe, shkencëtari kanadez i klimës, Tim Ball, gazetari dhe aristokrati britanik, Lord Christopher Monckton, Sarah Palin dhe National Review.

E vërteta: Mohuesit kanë marrë avantazhin e deklaratave të kujdesshme të shkencëtarëve, por në fakt shkenca është e qartë: Ngrohja është reale dhe shkaktohet nga njerëzit.

3. Goldman Sachs e krijoi më qëllim krizën ekonomike.

Matt Taibbi i “Rolling Stone” shkroi në korrik se banka e investimeve “Goldan Sach”, “një vampire që i ka zënë frymën njerëzimit” ka krijuar për vite më radhe flluska duke vënë bast kundër tyre. Si rezultat ndodhi çfarë ndodhi.

Ithtarët e kësaj teorie: Matt Taibbi, gazetari Robert Scheer, Glen Beck.

E vërteta: Goldman pa dyshim që doli më mirë se çdo konkurrent nga kriza financiare dhe drejtori ekzekutiv, Lloyd Blankfein pranoi se kompania “kishte marrë pjesë në gjëra që ishin të gabuar”. Kjo teori është e vështirë të pranohet në çdo variant sepse s’ka të dhëna empirike në dispozicion.

4. Plani shëndetësor i demokratëve do krijojë panele vdekjeje.

Pjesë e planit djallëzor të Obama-s mbi sigurimet shëndetësore do të jetë dhe krijimi i paneleve të ekspertëve që vendosin se cilët pacientë nuk ia vlen të trajtohen, duke u bërë kështu arbitra të jetës e vdekjes.

Ithtarët e kësaj teorie: Sarah Palin, senatori Charles Grassley, si dhe shumë pjesëtarë të nxehur të këshilleve bashkiake.

E vërteta: Palin, në fakt po i referohej një dispozite të draftit të legjislacionit që do themelonte konsultimin mbi kujdesin në kushtet e fundit të jetës. Sidoqoftë, nuk ka asnjë plan për të racionalizuar kujdesin shëndetësor si masë e shkurtimi të kostos.

5. Barack Obama është një mysliman sekret

Kjo teori ka tërhequr mbështetës njësoj si ajo e teorisë së lindjes dhe pretendon se Obama është indoktrinuar nga Islami, kur jetonte në Indonezi gjatë fëmijërisë. Sipas kësaj teorie ai po përpiqet të çrrënjosë në mënyrë sekrete trashëgiminë kristiane amerikane.

Ithtarët e kësaj teorie: Diktatori libian, Muammar Kaddafi, dhe mjeshtri i propagandës Jerome Corsi.

E vërteta: Jo. Obama i përket një kishe të krishterë në Çikago dhe ka një rekord mbështetjeje të qartë për Izraelin dhe për politikat e forta që çrrënjosin lidhjet e forta të Al-Kaedës në Afganistan dhe Pakistan.

6. Sarah Palin nuk është nëna e djalit të saj 1-vjeçar, Trig.

Sipas kësaj teorie ai mund të jetë djali i dikujt tjetër, mbase i vajzës së saj Bristol.

Ithtarët e kësaj teorie: Gazetari Andreë Sullivan ka qenë ithtari më aktivi i kësaj teori për ish-kandidaten për zëvendëspresidente e Amerikës.

E vërteta: Jo. Sullivan e ka krijuar gjithë këtë duke theksuar disa mospërputhje të vogla dhe duke kërkuar arsye e jo duke bërë akuza të drejtpërdrejta. Palin ka refuzuar të denjojë t’u përgjigjet pyetjeve të këtij lloji. Askush tjetër s’e ka ngritur këtë teori publikisht, edhe pse privatisht disa liberalë e konsiderojnë mjaft të gjetur.

7. ACORN është pjesë e konspiracisë liberale për të vjedhur zgjedhjet.

Koalicioni i organizatave të komunitetit fillimisht u vu nën shënjestër pas dyshimeve se disa anëtarë po mbushnin fletë regjistrimi false në mënyrë që të rrisin votat demokrate për zgjedhjet e vitit 2008.
Ithtarët e kësaj teorie: Glenn Beck, komentatorët konservatorë, Michelle Malkin dhe Andreë Breitbart, republikani Steve King.

E vërteta: Videot e James O’Keefe shfaqën përmbajtje të dyshimtë në fund të fundit, por asnjë prej tyre nuk provon një konspiraci të madhe të krahut të majtë ndërmjet demokratëve dhe ACORN për të vjedhur zgjedhjet.

8. FEMA po krijon kampe përqendrimi.

Qeveria ka krijuar në mënyrë të heshtur Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) si një qeveri hije. Sipas kësaj teorie edhe tani FEMA ka kampe përqendrimi në gjithë vendin. Ideja tërhoqi të majtët gjatë administratës Bush dhe u rikthye në modë pasi Obama u bë presidentë, duke tërhequr aderues të krahut të djathtë kësaj radhe.

Ithtarët e kësaj teorie: Glen Beck dhe interneti.

E vërteta: Është shumë budallallëk për t’u diskutuar.

9. Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike (CAIR) po përpiqet të infiltrohet në “Capitol Hill”.

Shkrimtari Dave Gaubatz aludon se grupi është i lidhur edhe me terroristët Islamikë edhe me xhihadin ndërkombëtar dhe po punon për t’u infiltruar në qeverinë amerikane, duke futur aty stazhierë.
Ithtarët e kësaj teorie: Dave Gaubatz, senatori republikan, Tom Coburn, republikania Sue Myrick dhe Joseph Farah.

E vërteta: CAIR është përpjekur të fusë stazhierë në Capitol Hill, por kjo është një praktikë e standarde për avokatinë e gjithë llojeve të grupeve. Nuk ka asnjë provë për motive të liga apo përpjekje për të inkurajuar xhihad ndërkombëtar.

10. Obama dëshiron t’i rekrutojë amerikanë në trupat e mbrojtjes civile.

Ky grup do ishte një lloj organizate me këmisha kafe që do vendosin rregullin në SHBA.
Ithtarët e kësaj teorie: Glen Beck, personaliteti mediatik i “Watergate”, G. Gordon Liddy dhe Ann Coulter.
E vërteta: Media liberale “Media Matters” thotë se kjo teori ka dalë nga një fjalim i Obama-s, ku argumentonte rëndësinë e shërbimit të jashtëm “AmeriCorps” dhe “Peace Corps”. Kjo është shumë larg pretendimit për një gestapo amerikane.

11. Revista “Time” do të kufizojë internetin vetëm për përdoruesit e licencuar.

Revista “Time” në bashkëpunim me grupet e pro-censurës po mbështet një plan që do kërkojë licencë për të përdorur internetin.

Ithtarët e kësaj teorie: Prezantuesi radiofonik dhe i pasionuari pas teorive konspirative, Alex Jones.
E vërteta: Revista “Time” ka botuar një histori që raporton për nj ekzekutiv të Microsoft, i cili do kishte dëshire të shihte licencimin në luftë me anonimitetin. Transmetimi i propozimeve aq të debatueshme është thuajse e kundërta e censurës, siç shpjegoi menjëherë Michael Scherer nga revista “Time”.

12. Sulmet 9/11 ishin komplot i brendshëm.


Ato që kanë mbetur nga ditët e Bush-it duket sikur s’duan të largohen. Këto teori vazhdojnë të argumentojnë se rënia e kullave binjake nuk ka ardhur nga jashtë dhe se ishte justifikim i SHBA për të nisur luftën dhe për të pasuruar kontraktorët e mbrojtjes.

Ithtarët e kësaj teorie: Alex Jones, David Ray, analistja e administratës së Reagan, Barbara Honegger, gazetari britanik Robert Fisk.

E vërteta: Edhe kundërshtarët më kokëfortë të George W. Bush nuk e besojnë këtë teori.

Newsweek
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teori të reja konspirative Empty Teorite me te reja konspirative

Mesazh  Estilen 06.04.10 10:52

Teorite me te reja konspirative

Grupi i Bilderbergut

Tentativat e një grupi të fuqishëm për të marrë kontrollin e botës

Numri i teorive konspirative shtohet nga ditë në ditë. Gjithashtu shtohet dhe baza e subjekteve që përfshijnë këto teori. Jo të gjitha janë për rendin e ri botëror e masonët që duan të udhëheqin botën.

Ekzistojnë teori të tjera që pretendojnë se energjia e lirë ekziston, ose se makina elektrike mund të ishte shpikur me kohë nëse kompanitë amerikane të naftës do e lejonin.

Dhjetë teori të reja konspirative supozojnë se Stonehenge është ndërtuar nga jashtëtokësorët dhe se aeroporti i Denverit është në fakt vend mbulimi për zyrat nëntokësore të stafit të Rendit të Ri Botëror.

Shumë pak teori konspirative janë të përpunuara aq mirë sa Rosuelli i Anglisë. Më 26 dhjetor 1980, një objekt fluturues i paidentifikuar (UFO) u raportua nga një patrulle sigurie pranë urës lindore në Udbrixh.

Policët fillimisht panë se ishte një mjet fluturues i rrëzuar dhe kur hyrën në pyll për të hetuar panë drita të çuditshme që lëviznin mes pemëve si dhe një dritë verbuese që vinte na objekti i paidentifikuar.

Dritat ishin të kuqe, blu, të verdha dhe një e bardhë. Disa prej personave të pranishëm aty pretendojnë se kanë parë një objekt metali në formë konike dhe se largohej sa ato afroheshin.

Sipas kësaj teorie personat e pranishëm atë natë u kërcënuan me vdekje dhe u urdhëruan të firmosin një dokument ku betoheshin se nuk do flisnin për këtë gjë; një prej tyre pretendonte se ishte detyruar të deklaronte se dritat që kishin parë i përkisnin një fari.

Sipas teorisë konspirative bëhej fjalë për një takim rutinë mes alienëve dhe ushtrisë së Britanisë së Madhe dhe asaj amerikane për të diskutuar me armët bërthamore.

Sipas teorisë standarde Sfinksi është gdhendur nga gurët gëlqerorë që kanë dalë në sipërfaqen e Gizës pas vitit 2540 para Krishtit. Teoricienët konspirative pretendojnë se ai është ndërtuar rreth 10 mijë vjet para Krishtit nga banorët e Atlantisit.

Është fakt se në vitin 1996 dy arkeologë nga Florida zbuluan dhoma dhe tunele para Sfinksit. Një vit më parë ishte zbuluar një derë anash tij, ku autoritetet egjiptiane e kishin ndaluar hyrjen.

Sfinksi është një pikë referimi madhore në masoneri dhe masoneria egjiptiane mëson se mençuria dhe tradita e saj vjen direkt nga të mbijetuarit e Atlantisit, të cilët e ndërtuan Sifnksin pasi Atlantisi u zhduk nga faqja e tokës e më pas themeluan civilizimin egjiptian.

Sipas teorisë konspirative, egjiptologët masonë e mbajnë të fshehtë këtë të vërtetë dhe çdo sekret që Sfinksi mund të fshehë në thellësi të tij.

Dhomat dhe tunelet në Sfinks rezultuan të ekzistojnë vërtet në shkurt të vitit 2000, kur arkeologët egjiptianë zbuluan varrin e Osirit ndërmjet piramidës Khafre dhe Sfinksit.

Incidenti “Rendlesham”

Shumë pak teori konspirative janë të përpunuara aq mirë sa Rosuelli i Anglisë. Më 26 dhjetor 1980, një objekt fluturues i paidentifikuar (UFO) u raportua nga një patrulle sigurie pranë urës lindore në Udbrixh.

Policët fillimisht panë se ishte një mjet fluturues i rrëzuar dhe kur hyrën në pyll për të hetuar panë drita të çuditshme që lëviznin mes pemëve si dhe një dritë verbuese që vinte na objekti i paidentifikuar.

Dritat ishin të kuqe, blu, të verdha dhe një e bardhë. Disa prej personave të pranishëm aty pretendojnë se kanë parë një objekt metali në formë konike dhe se largohej sa ato afroheshin.

Sipas kësaj teorie personat e pranishëm atë natë u kërcënuan me vdekje dhe u urdhëruan të firmosin një dokument ku betoheshin se nuk do flisnin për këtë gjë; një prej tyre pretendonte se ishte detyruar të deklaronte se dritat që kishin parë i përkisnin një fari.

Sipas teorisë konspirative bëhej fjalë për një takim rutinë mes alienëve dhe ushtrisë së Britanisë së Madhe dhe asaj amerikane për të diskutuar me armët bërthamore.

Sfinksi

Teori të reja konspirative Sfinksi

Sipas teorisë standarde Sfinksi është gdhendur nga gurët gëlqerorë që kanë dalë në sipërfaqen e Gizës pas vitit 2540 para Krishtit. Teoricienët konspirative pretendojnë se ai është ndërtuar rreth 10 mijë vjet para Krishtit nga banorët e Atlantisit.

Është fakt se në vitin 1996 dy arkeologë nga Florida zbuluan dhoma dhe tunele para Sfinksit. Një vit më parë ishte zbuluar një derë anash tij, ku autoritetet egjiptiane e kishin ndaluar hyrjen.

Sfinksi është një pikë referimi madhore në masoneri dhe masoneria egjiptiane mëson se mençuria dhe tradita e saj vjen direkt nga të mbijetuarit e Atlantisit, të cilët e ndërtuan Sifnksin pasi Atlantisi u zhduk nga faqja e tokës e më pas themeluan civilizimin egjiptian.

Sipas teorisë konspirative, egjiptologët masonë e mbajnë të fshehtë këtë të vërtetë dhe çdo sekret që Sfinksi mund të fshehë në thellësi të tij. Dhomat dhe tunelet në Sfinks rezultuan të ekzistojnë vërtet në shkurt të vitit 2000, kur arkeologët egjiptianë zbuluan varrin e Osirit ndërmjet piramidës Khafre dhe Sfinksit.

“Stonehenge”

Teoria aludon se egjiptian udhëtuan në Angli për të ndërtuar “Stonehenge” rreth viteve 3500-2500 para Kirshtit ose se është ndërtuar nga alienët.

Të dhënat më bindëse për ndërtimin e kësaj strukture nga jashtëtokësorët është gjithë vendi nuk përmban mbetje gurësh apo veglash të papërdorura. Zona rreth “Stonehenge” është e mbushur me barë dhe nuk është rast i piramidës së Gizës sepse ka blloqe gurësh në gjithë shkretëtirën përreth piramidave.

Si mund t’i kenë lëvizur njerëzit primitivë blloqet e gurëve rreth 400 kilometra pa lënë asnjë gjurmë? Shumë prej blloqeve dihet se janë marrë rreth 40 kilometra larg, por prapë fakti se një bllok peshon 25 ton e bën të çuditshme këtë vepër.

Duke lënë mënjanë mjedisin rrethues pa tëmetë e gjithë struktura është ndërtuar mbi bazën e rrënjës tre. Egjiptianët ishin astronomë të shquar dhe i ndërtuan piramidat e Gizës që të korrespondonin me yjësinë e Orionit dhe trajektoren e diellit e hënës.

Teori të reja konspirative Stonehenge_diagram

Stonehenge bën të njëjtën gjë. Sipas kësaj teorie konspirative, nëse atë nuk e kanë ndërtuar alienët atëherë e kanë ndërtuar egjiptianët duke përdorur teknologji aliene, në nder të vizitorëve jashtëtokësorë. E njëjta teori ekziston dhe për piramidën e Gizës.

Odesa

Një teori konspirative duhet të ketë një emër ngjethës. Supozohet që pranë fundit të luftës II Botërore, kur Gjermania e dinte se gjithccka kishte mbaruar, shumë prej oficerëve nazistë të rangut të lartë u arratisën në mënyrë sekrete drejt vendeve që s’kishin polici ekstradimi si Argjentina dhe Indonezia.

Këto nazistë, duke përfshirë dhe Hitlerin nuk janë kapur kurrë, sipas teorisë. Odesa ndahej në tre divizione. I pari drejtohej nga Otto Skorzeny, i cili krijoi mënyrën e nxjerrjes së nazistëve nga Evropa.

I dyti drejtohej nga Reinhard Gehlen, shefi i inteligjencës naziste ishte një organizatë globalë spiunësh nazistë me bazë në Mynih, e vetëquajtur “the Org”.

Divizoni i tretë, i drejtuar nga Martin Bormann parashikoi nxjerrjen e floririt nazist, pjesa më e madhe e vjedhur nga hebrenjtë, jashtë Evropës. Por kapitulli më tinzar i kësaj teorie konspirative përfshin bashkëpunimin e qeverisë amerikanë.

Projekti “Paperclip”, i cili është faktik ka pasur në fokus importimin e shkencëtarëve nazistë, të cilët u morën në punë nga NASA dhe sipas teorisë pa asistencën naziste s’do kishte pasur asnjëherë CIA apo ulje në hënë.

Trekëndëshi i Bermudeve

Teori të reja konspirative 445px-Bermuda_Triangle_LTsvg

Tashmë dihet shumë për Trekëndëshin e Bermudeve. Tre pikat e tij janë Bermuda, Majemi dhe Puerto Riko. Shumë aeroplanë dhe më shumë se 50 anije janë zhdukur pa gjurmë në këtë zonë dhe askush s’ka rënë dakord mbi një shkak universal.

Teoricienët konspirative kanë ofruar disa mundësi të çuditshme të asaj që trekëndëshi është dhe ata të gjithë pretendojnë se ka të bëjë me udhëtimin në kohë.

Është fakt se trekëndëshi i Bermudeve është një prej dy vendeve në tokë ky busulla nuk drejtohet nga veriu. Vend i tjetër është Poli i Veriut. Në trekëndëshin e Bermudeve busulla del jashtë përdorimit.

Rasti më bindës se ka diçka supernatyrore (ose shkencë e pashpjeguar) që ndodh në trekëndësh ndodhi më 7 qershor 1964, kur Carolyn Cascio fluturoi me avionin e saj Cessna me një pasagjer nga Nasau, Bahams për në ishullin Grand Turk.

Ky udhëtim është rreth 600 kilometra. Cascio la aeroportin e Nasaut duke udhëtuar në juglindje drejt ishullit dhe në kohën kur duhej të mbërrinte ajo kontaktoi me aeroportin e e Nasaut për të thënë se busulla po “rrotullohet në mënyrë të ccmendur” dhe më pas la radion hapur që të dëgjohej nga aeroporti.

Sipas raportimeve ajo u rrotullua rreth 30 minuta mbi aeroport dhe mund të shihej me sy të lirë nga poshtë, ndërkohë që ajo s’e shihte aeroportin. Më pas ajo s’u pa më. Sipas teorisë mendohet se ajo ka kaluar në një rrip tjetër kohor dhe s’ka mundur të kthehet në kohën ku ishte.

Baza aliene nën Antarktidë

Teori të reja konspirative Base211

Sipas kësaj teorie besohet se aktualisht nën akullin e Antarktidës jetojnë alieno ose aty ndodhen mbetjet e një civilizimi alien. Ata kanë krijuar artificialisht akullin për të mbuluar bazën e tyer dhe aty tani punohet për eksperimente që studiojnë ngjizjen embrionike aliene në trupat njerëzore.

Pjesa më shtangëse e kësaj teorie konspirative ka një artikull monumental evidence që e mbështet: Harta e Piri Reis e skicuar në vitin 1513. Piri Reis ishte një admiral arabik (dhe pirat), i cili lundroi në gjithë Oqeanin e Atlantikut jugor dhe sipas kësaj teorie ai nuk e vizatoi vetë hartën, por ia dhënë alienët, të cilët skicuan bregun aktual të Antarktidës.

Vija bregdetare e Antarktidës nuk shihet sot sepse është mbuluar nga akulli. Si e vizatoi atëherë Piri Reis? NASA ka përdorur rrezet X, apo fotografi satelitore të kontinentit dhe rezultatet e tyre janë njësoj me ato të hartës së Piri Reis.

Ata kanë argumentuar se harta është një mashtrim i fundit të viteve 1800. Por Antarktida s’ishte zbuluar deri në vitin 1818. Sipas kësaj teorie NASA do të mbajë të fshehur bazën aliene në shkëmbim të teknologjisë, ose të mbajë mbetjet sekrete me qëllim studimin e tyre privat.

Shpërthimi i portit të Çikagos

Më 17 korrik 1944 magazina e portit të Çikagos shpërtheu, duke vrarë 320 marinarë dhe shkaktoi plagosjen e 390 të tjerëve. Shumë prej të vdekurve dhe të plagosurve ishin marinarë me ngjyrë.

Porti shërbente si një depo municionesh për anijet që niseshin në Pacifik. Marinarëve me ngjyrë u kërkohej të shkarkonin dhe ngarkonin këto municione të të gjitha llojeve, edhe pse asnjë prej tyre s’ishte trajnuar në manovrimin e municioneve.

Marinarët me ngjyrë në atë kohë ngarkoheshin për të bërë punët më të rëndomta si gatim, pastrim dhe ngarkim anijesh etj. Shpërthim fatal i 17 korrikut shkaktoi një dëm të madh në njerëz dhe materiale.

Dëmi arrinte një kosto prej 9.9 milionë dollarësh (120 milionë sipas vlerës së sotme). Sipas teorive konspirative ky shpërthim nuk u shkaktua nga një gabim i thjeshtë njerëzor, por nga një test i vullnetshëm i bombës bërthamore.

Teori të reja konspirative Port_Chicago_250

Ekipi që punoi në projektin “Manhattan” në atë kohë arriti në përfundimin se shpërthimi ishte një shpërthim tipik bërthamor, e jo një i zakonshëm. Teoricienët konspirativë mendojnë se testi u krye në marinarët me ngjyrë për të parë efektet e shpërthimit mbi njerëzit, meqë kjo s’ishte vëzhguar më parë.

Karen Silkwood

Karen Silkwood ishte një teknike kimiste në centralin bërthamore “Kerr-McGEe” në Oklahoma nga viti 1973 e deri në vdekjen e saj, më 13 nëntor të vitt tjetër.

Puna e saj ishte të prodhonte plumba Plutoni për shufrat e reaktorit bërthamor. Sapo filloi punë ajo iu bashkua nj sindikate dhe u bë një prej zëdhënëseve kryesore të saj dhe organizueseve të grevave, duke u ankuar për dhunimin e kodit të shëndetësor:

Punonjësit ishin të ekspozuar ndaj ndotjes bërthamore dhe pajisjet e tyre të frymëmarrjes ishin difektoze, mbetjet bërthamore nuk depozitoheshin si duhet dhe më e keqja nga të gjitha, nuk kishte mjaft dushe për të gjithë punonjësit.

Kjo do të thoshte që pas orësh të të tëra pune në kontakt me plutonin-239, i cili është jashtëzakonisht i rrezikshëm, punonjësit duhet të shkonin në familjet e tyre me mbetje Plutoni në rroba.

Më 5 nëntor 1974 ajo kreu një kontroll rutinë dhe pa se niveli i Plutonit në gjak ishte 400 herë mbi limitin e lejuar. Ajo dhe fëmijët e saj u dërguan në labarotr për t’u testuar dhe askush nuk e ka kuptuar deri më sot si arriti të helmatisej në një mënyrë të tilla brenda tre ditësh.

“Kerr-McGee” pretendoi se ajo ishte vetëhelmuar për të fajësuar kompaninë, ndërsa Silkwood, në shtëpinë e së cilës u gjetën mbetje Plutoni deklaroi se kompania po përpiqej ta helmonte për t’i mbyllur gojën. Më 13 nëntor makina e saj u gjet e përplasur në një urë betoni.

Grupi Bilderberg

Nga gjithë teoritë konspirative mbi rendin e ri botëror në botë kjo duket më e besueshme. Grupi Bilderberg është një organizatë reale që takohet një ose dy herë në vit duke marrë me qira kate të tëra hotelesh luksoze.

Askush nuk e di kush janë anëtarët, përveç vetë anëtarëve të cilët mund të jenë 20 ose qiendra të tillë. Mendohet se ata janë financierë të fuqishëm, biznesmenë, politikanë dhe gjeneralë, qëllimi i vetëm i të të cilëve është të kontrollojnë ekonominë e botës, luftërat, politikën dhe gjithçka që i ndihmon të bëjnë para.

Henry Kissinger dihet se ka qenë dikur anëtar. Tony Blari është përfolur si i tillë. Të dy presidentët Bush janë përfolur si anëtarë, si dhe Vladimir Putin.
Badigardët në këto takime janë mercenarë të marrë me qera privatisht.

Grupi u formua gjatë luftës së Ftohtë nga Joseph Retinger, i cili ka qenë shef ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane, një organizatë progresive me qëllimin e një qeverie të vetme botërore.

REtinger mendonte se bota mund të jetonte në paqe nëse paqja arrihej mes një grupi të elitës së botës, duke e lënë publikun jashtë kësaj gjëje. Problemi me idenë e Retinger është se grupi Bilderberg duhet të ketë fuqi absolute dhe nëse e ka atë fuqi lufta mund të shpërthejë po aq shpejt sa paqja.

Sipas teorive konspirative, grupi Bilderberg ka krijuar luftërat më të mëdha të gjysmës së fundit të shekullit, që nga lufta Koreane e deri tek ajo e Afganistanit.

Aeroporti ndërkombëtar i Denverit

Aeroporti ndërkombëtar i Denverit është aeroporti më i madh në SHBA dhe i treti më i madh në botë. Teoritë konspirative e konsiderojnë këtë si vendin e fshehtë që qëndron mbi zyrat nëntokësore të Rendit të Ri Botëror.

Ky arsyetim vjen nga fakti se sipas kësaj teorie, baza është në mënyrë aspak normale rreth 40 kilometra nga qendra e Denverit. Aeroporti është jashtëzakonisht i madh dhe ka një pamje arkitekturale të çuditshme.

Ndërtesa kryesore përbëhet nga strukturë tende, si tendat e cirkut, prej cohe të bardhë që ka si qëllim t’u kujtojë vizitorëve imazhet e maleve Rocky, të cilët mund të shihen nga aeroporti.

Por sipas teorisë konspirative qëllimi i kësaj tende është t’i ngjajë tendave indiane në përpjekje për të kënaqur indianët e varrosur këtu. Është fakt që ndërtesa e aeroportit është vendosur pikërisht mbi vendin që dikur ka qenë varrezë indiane.
Teori të reja konspirative Denver-airport-address
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teori të reja konspirative Empty Re: Teori të reja konspirative

Mesazh  Estilen 06.04.10 12:42

Antarktida në hartën e Piri Reisit....
....dhe sekreti qe e mbulon ate vend ditet e sotme..

Teori të reja konspirative Avicenna2

Piri Reisi hartuesi i hartes se Antarctides ne vitin 1513.

...Piri Reis, një admiral i flotës detare arabo- turke, përpiloi një hartë deri diku të hollësishme të botës më 1513, gjysma e së cilës mbijetoi deri më 1929,kohe kur u zbulua dhe u vendos në Muzeumin Pallati Topkapi në Stamboll.


Disa pohojnë që harta e Piri Reisit përfaqëson vijën bregdetare të bregut Princes Marta të Tokës Mbretëreshë Maud (Queen Maud Land) në Antarktikë, ashtu siç ka qenë dukur ajo para se të mbulohej prej akullit.

Teori të reja konspirative Pirimap

Nje pjese e hartes te perpiluar nga Piri Reis''i


Nëse me të vërtetë harta përfshin Antarktidën, e cila nuk ishte e zbuluar deri më 1818 prej Evropianëve, atëhere lënda burimore e përdorur prej Piri Resit duhet të ketë ardhur në fund të fundit nga lundërtarë të lashtë apo krijues të lashtë hartash.

Një thënie e tillë u parashtrua fort prej Carls Hapgud (Charles Hapgood) në librin e tij ,Hartat e mbretërve të lashtë të detrave të botuar më 1966.

Hapgudi mendon se hartat burimore të Piri Reisit ishin vetë të mbështetura në harta të tjera të krijuara prej lundërtarëve të cilët qartësisht patën lundruar përgjatë brigjeve pa akuj të Antarktidës mijëra vjet para historisë së njohur si të regjistruar.

Në qoftë se Hapgudi është i saktë, atëhere hartat burimore duhet të kenë qenë vërtetë të lashta.

Burime akademike të besueshme, që përdorin analizat e mostrave të akujve të marra në zemër të Antarktidës, mendojne se akullnaja që shihet tani në Antarktidë ka qenë plotësuar midis viteve 38000 - 4000 p.e.s.

Ndërsa sipas gjeologëve, koha e fundit kur Antarktida ishte plotësisht pa akull ka qenë ndoshta rreth 14 milion vjet më parë.

Atehere c'fare te vertete fsheh kjo harte per Antarktiden,a ka te beje kjo me faktin se atje ekziston nje baza alienesh dhe qe mbahet sekret nga fuqite e medha....?
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teori të reja konspirative Empty Re: Teori të reja konspirative

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi