Gargoilët dhe shtrigat
2 posters
Faqja 1 e 1
Gargoilët dhe shtrigat
Shumica e gargoilëve që shikoni në fasadën e kishave duken si kopje gjysmëperëndish. Gargoilët janë krijesa mitike (quhen edhe “groteske”), të cilat i gdhendnin muratorët si ullukë, për të kulluar ujët nga çatitë e godinave. Fjala gargoil rrjedh nga fjala frëngegargouille, që do të thotë “fyt” (nga e njëjta rrënjë rrjedhin edhe fjalët gargarë dhe gurgullimë).
Gargoilët ishin një veçori artitekturore e ndërtesave romake, si ato të zbuluara në Pompei, që shërbenin për të mbajtur larg të keqen. Nga mënyra se si shikojnë, duket sikur ata mbajnë të keqën jashtë dhe kujdesen që ajo të mos futet brenda. Sa më takon mua, gjithnjë kam menduar se është e pahijshme të mbash këto figura të ashtuquajtura mitologjike jashtë shtëpisë. Unë përnjemend s’besoj se është e nevojshme të merakosemi për mite, që na kanë ardhur nga një botë që nuk kishte dijen apo shkencën për të shpjeguar arsyen se përse ndodhnin në të vërtetë gjërat. Me fjalë të tjera, përse të shqetësohemi për një botë demonësh, që veçse na acaron, dhe që është përdorur për të frikësuar turmën? Mjeksia dhe mitet ndryshojnë; fundja, për vite e vite të tërë epileptikët kundroheshin si të pushtuar nga djalli.
Dhe në kohët e hershme, kur njerëzit nuk dinin asgjë për gjenet dhe mikrobet, për gjithçka fajësoheshin “humoret* e këqinj” që futeshin në trup. Njerëzit merrnin gjak për të nxjerrë humoret e këqinj – madje, disa njerëz, si Xhorxh Uashingtoni, gjatë këtyre orvatjeve gjetën vdekjen nga gjakderdhja. Me sa duket, njerëzit e asaj kohe nuk mund t’i shpëtonin mallkimit apo pushtimit të djallit. (A zini besë se edhe sot e kësaj dite ka njerëz që më pyesin se mos janë të mallkuar? Ata thjeshtë nuk duan të marrin mbi vete përgjegjësitë për rrjedhën e studimit të kësaj jete.) Është e sigurt se demonët nuk futen në trupin tonë, por energjia negative apo ndonjë person toksik mund të na bëjnë të ndjehemi të këputur dhe të sëmurë. Shpesh nëpër leksionet e mia them se ne nuk na sëmurin mikrobet, por njerëzit dhe rrethanat – domethënë, në nuk mund “të tresim” jetën, ndaj dhe na dhëmb stomaku; ose marrim mbi vete aq shumë, sa na dhëmb kurrizi.
Trupat tanë na flasin vërtet: vazhdoni t’i thoni dikujt se ju ka thyer zemrën dhe do të përfundoni me probleme kardiake; nëse dikush ju bën t’ju “vlojë gjaku”, do t’u rritet tensioni i gjakut. Nuk dua t’ju ndërgjegjësoj së tepërmi, por mos përdornin shumë fjalë negative, që trupi të mos ju përgjigjet. Për t’ju treguar sa e zgjuar jam (mos harroni, kurrë nuk kam mëtuar se jam psikogjenia e vetvetes), nuk e kuptova deri vonë se burri im i sprasëm po më zinte frymën me trysninë që ushtronte mbi mua. Pas divorcit, mjeku im më zbuloi një tumorr në fyt (falë Perëndisë, beninj), që ishte një plagë përqark kordave të mia zanore. Meqë nuk pija duhan dhe gjithnjë kisha patur një zë të ngjirur, si të gjithë gratë në familjen time, nuk i isha shqetësuar për fytin tim, dhe mjeku e zbuloi tumorin gjatë një kontrolli rutinë.
(E dija se Perëndija, Fransina dhe engjëjt e mi e kishin ndihmuar ta gjente.) Më vonë e pyeta se çdo të më kishte ndodhur. Ai m’u përgjigj: “Do të të kishte mbytur dalë e ngadalë.” Atëherë, ju mund të quani qeniet e errëta, si ish burri im, “demonë”, por ata s’janë veç se shpirtëra të shkëputur nga Perëndia për shkak të krenarisë së tyre. Ata mund të na luajnë mendsh fare me personalitetin e tyre shpërfillës dhe sociopatik, por ata janë këtu që ne të mësojmë. Unë besoj vërtet që s’do ta njohim kurrë, por bukuria e jetës së këtushme dhe asaj në Anën Tjetër përbëhet nga kërkimi i Perëndisë dhe mistereve të botës.
Siç thotë Fransina: “Po qe se të vjen në mend pyetja, përgjigjja do të jetë e mundshme”. Pra, lexoni dhe qëmtoni, dhe do të arrini përndritjen dhe përgjigjjen e të gjitha pyetjeve tuaja. Në mesjetë ekzistonte termi “humore themelore”, të cilat ishin katër lëngjet kryesore të trupit (gjaku, gëlbaza, vreri i verdhë dhe vreri i zi), për të cilët mendohej se përcaktonin cilësitë fizike dhe mendore të një personi (Shënimi i përkthyesit).
Shtrigat
Shtrigat janë keqkuptuar e, shpesh, edhe janë përfolur gjatë shekujve. Ne e përfytyrojmë si një plakaruçe pranë një kazani, ku çoç zien, për të rrënuar viktimën e saj të pafat: këtij përfytyrimi i shtojmë edhe macen e saj të zezë dhe mendimin se ajo merr urdhëra nga djalli (ndodh që shtriga të marrë edhe vetë formën e një maceje, për t’i sjellë fat të keq kujtdo që i kapërcen rrugën).
Këto të gjitha janë legjenda dhe bestytni të vjetëruara – por për pjesën më të madhe të namit të tyre të keq shtrigat i detyrohen këtyre shekujve të fundit, gjatë të cilave Inkuzicioni vrau në Europë me mija njerëz, si dhe Salemit në Masaçustets, ku u zhvillua gjyqe të ndryshme kundër shtrigave. Jam e sigurt se në kohë të ndryshme ka patur shumë njerëz të ligj, të cilët orvateshin të ushtronin magjinë e zezë – e cila është e rrezikshme, sepse gjithçka që lëshojmë kthehet sërish – por shtriganët e vërtetë ushtrojnë një prej feve më të lashta që ekzistojnë. Unë nuk mund të them këtu se padija s’është lumturi, prandaj përpara se të më gjykoni, shqyrtoni parimet zanafillore të fesë, që përfaqësojnë shtrigat.
Edhe pse Vika* moderne u krijua në vitet ’50-të të shek. XX, rrënjët e saj na shpien në një fe të lashtë panteiste, sipas së cilës Zoti ishte kudo në natyrë; ajo është shumë e lidhur edhe me parimin femëror apo Hyjneshën.Shtriganët përdorin namatisjet, por ushtruesit e vërtetë i përdorin ato për qëllime të mira, siç janë ndjellja e shirave në kohë thatësie, shërimi i bagëtive a gjësë së gjallë etj. Njerëzit nuk e kuptojnë se pohimet janë në të vërtetë pjesë e një lloji të ritualit vikan – këto shtriga të bardha besojnë se po të përsërisim shumë herë një gjë, ajo do të vijë tek ne, dhe se ne jemi krijuar për të bërë mirë. Sigurisht, brenda çdo grupi ka përherë disa kokrra që krijojnë një figurë të keqe për të gjithë grupin.
(Përshembull, “TV Psikikja” zonjusha Kleo na ka poshtëruar gjithë ne psikikëve.) Një shtrigan që i keqpërdor fuqitë e tij, zakonisht është një qenie terri, që ka keqpërdorur në mënyrë flagrante energjinë e programimit pozitiv. A jam unë shtrigë, apo më mirë, a dua unë të jem shtrigë? Jo, por unë e adhuroj ngulmimin e tyre për të mbajtur gjallë besimin. Dhe, megjithëse unë s’kam shqiptuar kurrë ndonjë formulë magjike dhe s’kam qenë kurrë Shtrigë, kam lexuar dhe studijuar nga literatura e tyre aq, sa ta dij se një Shtrigan i vërtetë priret nga mirësia, harmonia dhe mbrojtja e planetit.
Sylvia Browne.

gjilanasi- 361
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi