EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse shtrigat i hipin fshesës?

Shko poshtë

Pse shtrigat i hipin fshesës? Empty Pse shtrigat i hipin fshesës?

Mesazh  Zattoo 18.11.13 22:18

Pse shtrigat i hipin fshesës?

Pse shtrigat i hipin fshesës? 15210610

Nëse ndonjëherë keni bërë pyetjen pse fshesa, në imagjinatën kolektive, është kthyer në atribut kryesor të qenieve demone, përgjigjja gjendet në bukën e thekrës dhe në drogë.

Stereotipi i pamjes së shtrigës është gruaja keqbërëse e cila me veshje të zezë e të gjatë me një sheshir të mprehtë në kokë fluturon e hipur mbi fshesë.

Shpiegimi lidhet me bukën e thekrës dhe drogën, përkatësisht në kërpudhat halucinogene ergot.

Në mesjetë dhe deri në kohën e renesancës, buka në Europë gatuhej kryesisht nga mielli i thekrës. E në thekër rritet ergoti, një kërpudhë e cila në doza të mëdha mund të jetë vdekjeprurëse. Por në sasi të vogla kjo kërpudhë ka veti halucinogene, shkruan magazina “Atlantik”, duke cituar tekste mesjetare, në të cilat përshkruhen njerëzit  e goditur nga “çmenduria e papritur”, të cilët vallëzojnë rrugëve deri në alivanosje.

Pas kthimit në gjendje normale ata do të përshkruanin vizionet psikologjike që i pushtonin  gjatë gjendjes së përkohshme të transit.

Shumë më vonë, në shekullin XX, kimisti zviceran, Albert Hofmman sqaroi efektet e LSD-së pasi studioi ergotin.

Me kohë njerëzit filluan ta përdornin ergotin, jo më për të gatuar bukë, por për shkak të vetive halucinative të tij.

Po cii është roli i fshesës në gjithë këtë histori?

Ithtarët e ergotit nuk kanë mundur të kapërdijnë kërpudhën meqë ajo në këtë mënyrë do të mund të shkaktonte mundime të mëdha dhe irritime të lëkurës. Për të “fluturuar” pa pasoja të padëshiruara, duhej që droga të absorbohej përmes lëkurës, sidomos gjenitaleve. Dhe pikërisht këtu hynte në punë përdorimi i fshesës, më saktësisht bishti i saj që lyhej me yndyrën e bërë në bazë të ergotit.

Më 1976 psikologu amerikan, Linda Kaporel, paraqiti  hipotezën sipas të cilës në fund të shekullit XVII shteti Massachusetts ishte viktimë e “epidemisë” së ergotizmit, kurse epiqendër e asaj pandemie ishte Salemi.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi