EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krijesat më të çuditshme përgjatë historisë

Shko poshtë

Krijesat më të çuditshme përgjatë historisë Empty Krijesat më të çuditshme përgjatë historisë

Mesazh  Fikrro 15.06.13 23:24



Krijesat më të çuditshme përgjatë historisë






Krijesat më të çuditshme përgjatë historisë Krijesat



Leviatani


Sipas fjalorit, leviatani është një krijesë e madhe detare me origjinë të panjohur, që është parë shumë herë nga detarët e hershëm. Njerëzit hamendësojnë se, në të vërtetë, ka qenë ndonjë balenë a një peshkaqen i madh, por kjo teori nuk ngre edhe aq kandar, kur e kupton se detarët e lashtë e kishin zakon të kalonin tërë jetën e tyre në det, kështu që e dinin me siguri ndyshimin midis një balene apo peshkaqeni dhe të një leviatani. E pranojmë se lundërtarët anijembytur binin dendur në të tillë dëshpërim, sa të pinin ujë deti, i cili pastaj i dehidratonte dhe u shkaktonte halucinacione dhe vdekjen. (Sidoqoftë, kjo gjë nuk e shpjegon faktin se si qindra e qindra burra të fuqishëm e me mend në kokë ktheheshin nga deti duke rrëfyer
histori për përbindëshin gjigant dhe të mistershëm.) Lopa e detit mund t’u përshtatet historive që shoqërohen nga jermia, sepse shkencëtarët tashmë kanë ‘vërtetuar’ se ato iu janë dukur detarëve si sirena. Nuk e di për ju, por për mua një lopë deti është aq larg të qenit një grua e bukur me bisht, sa ç’është një lopë pemë.

Kronikat e vjetra vikinge tregojnë, gjithashtu, rrëfenja për krijesa gjigante detare. Unë jam e bindur se shumë nga këto rrëfenja janë të vërteta, por jam, gjithashtu, e bindur se këtu kemi të bëjmë me kallamarë të përbindshëm. Kohëve të fundit një krijesë e tillë doli në breg në Australi, ashtu si dhe në kontinente të tjera. Shkencëtarët kanë gjetur lloje deri në 60 këmbë të gjatë – shumë nga ne mund të kujtojë se ka parë tablo të lashta, ku detarët luftojnë me përbindësha të mëdha detarë me tentakula.
Besoj se ne nuk i shohim këto kallamarë, sepse ata qëndrojnë vetëm në pjesët më të thella të oqeaneve, të cilat janë të vetmet vende që mund të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për këto krijesa vigane. Ndryshe nga shumë balena të mëdha, të cilat kanë si haje kryesore planktonet dhe krilat, kallamarët ushqehen me peshq dhe kafshë të tjera detare – prandaj jam e sigurt se, po të ishin të uritura, ata do të sulmonin gjithçka apo këdo për të siguruar ushqim.


Këmbëmadhin


Ata që mëtojnë se e kanë parë Këmbëmadhin e përshkruajnë gjashtë deri në dhjetë këmbë të lartë, me peshë nga 500 deri në 800 paund. Nuk e di ç’mendoni ju, por për mua një diferencë prej katër këmbësh dhe 300 paundësh nuk është tamam saktësi – sidoqoftë, nuk mund të mos e pranojmë se, ashtu si në rastin e Nesit, shumë njerëz kanë pohuar se e kanë parë atë. Ndryshimi qëndron në faktin se, me sa duket, Këmbëmadhi ka përshkuar shumë kontinente, kurse Nesi është kufizuar kryesisht në Liqenin e Lokut në Skoci. Por popullariteti i Këmbëmadhit harliset e venitet njësoj si dhe popullariteti i Nesit. Çdo disa vjet raportohen raste të shumta të dukjes së tij; pastaj, krej papandehur, kushedi se për çfarë arsyesh, ai tretet sërish në terr.Për shembull, në vitin 1998, alpinisti amerikan Kreg Kalonika raportoi se teksa zbriste nga një vend fushimi në lartësi të Everestit, ai pikasi dy krijesa të çuditshme, që kishin gëzof të zi, të dendur dhe feksitës. Ato ecnin mbi dy këmbë si njerëzit, por kishin krahë më të gjatë se ato të njerëzve dhe koka shumë të mëdha. Kregu betohet se ato nuk ngjanin me asnjë
kafshë që rron mbi dhe, dhe me sa duket ai i njeh të gjitha llojet e kafshëve – beson se ata ishin dy jeti. Kregun e shoqëronte kuzhinjeri i tij nepalez, që i pa gjithashtu krijesat.
Kërkuesit po bëjnë ende punë në terren, po në tetor të 2000-së një grupi prej tyre iu mbush mendja se Këmbëmadhi ekzistonte vërtet – 14 prej tyre kishin një javë që ndiqnin kafshën bishtnuese dhe me sa duket gjetën gjurmën e një trupi leshtak, të shtrirë në brinjë, duke u orvatur të arrinte ca fruta. (Nuk dua t’ju dukem antishkencore apo budallaqe, po nga e dinin ata se po orvatej të arrinte frutat, edhe pse shmbëllimi termal provonte se gjurma e trupit ishte vetëm disa orëshe?)Sigurisht, ata që dyshojnë në ekzistencën e Këmbëmadhit janë të shumtë, por të shumtë janë edhe skeptikët që tani besojnë në ekzistencën e tij. Xhimi çilkati, që respektohet së tepërmi nga agjentët e FBI-së, të shtetit dhe të forcave lokale ligjore si ekspert për gjurmët e gishtërinjve, dhe që provoi njëherë e mirë se Këmbëmadhi nuk ekziston, ndeshi njëherë disa forma gjurmësh që e lëkundën me themel skepticizmin e tij.


Demonët


Çështja e demonëve ka qenë gjithmonë tejet e diskutueshme, sado që ka qarkulluar qysh kur se ka filluar të shkruhet historia.
Duket se gjithçka që njerëzit nuk mund të shpjegojnë – qoftë ky shpërthim vullkanik, sëmundje, murtajë, zi buke apo veprim i natyrës – ia veshin “shpirtrave të këqinj”. Me ç’duket, e vetmja mënyrë për të shpjeguar fatkeqësitë që bien mbi kokat tona është t’ia mveshi këto një qenie të ligë apo një Zoti të zemëruar, që duhet zbutur me therorira.
Duke patur parasysh vuajtjet që ne njerëzit kemi hequr përgjatë historisë, është e kuptueshme që kemi shestuar mitologjinë tonë, për të shpjeguar padrejtësitë e jetës. Sigurisht, unë besoj se e keqja ekziston në botë, por nuk mendoj se ajo mund të lidhet me ndonjërën nga ato qenie për të cilat do të flas në këtë kapitull. Por qeniet njerëzore thuajse kanë nevojë të fajësojnë marrëzinë e botës apo ndonjë fuqi keqëdashëse të padukshme, në vend që të marrin përgjegjësitë mbi vete.
Ja dhe shpjegimet për disa nga demonët më të njohur:


Liliti


Besohej se Liliti, për të cilën flitet në Talmud dhe Bibël, i bënte gratë që të dështonin apo të mbesnin shterpa, dhe burrat të bëheshin impotentë. (Vini re se edhe kur është negative, femra është dhënëse dhe marrëse e jetës.) I ati i saj ishte


Perëndia e qiellit Anui, forca e parë lëvizëse dhe krijuesi i Universit.


Në Alfabetin e Ben Sirahut thuhej se Liliti ishte gruaja e parë e Adamit dhe, njësoj si ai, ishte e mbrujtur nga dheu. Ajo i kërkoi Adamit që të jetë e barabartë me të, por ai nuk pranoi, prandaj ajo, me sa duket, u çiftua me djajtë, duke lindur kësisoj fëmijë djallëzorë. (Nuk e di ç’mendoni ju, po për mua kjo është një tjetër mënyrë për ta paraqitur gruan si inferiore
përkundrejt burrit.) Legjenda thotë se nëse një njeri var një hajmali mbrojtëse, Liliti nuk mund t’i bëjë keq atij apo asaj.



Banshitë dhe sirenat


Folklori kelt flet për shumë frymë femërore – të mira dhe të këqia. Një nga më të famshmet në Irlandë dhe në disa pjesë të Skocisë është banshia (apo beansidhe) – thuhet se kur dikush është në prag të vdekjes mund të dëgjohet klithma e banshisë.
Kam shëtitur Ishujt Britanikë dhe kam biseduar me disa njerëz tejet të zgjuar dhe të shkolluar, të cilët, pasi kishin dëgjuar këto kuja, kishin marrë vesh se një i dashuri i tyre kish vdekur. Kjo ndodhte kaq shpesh, sa m’u desh të pyesja Fransinë.
Fillimisht, shpjegimi i saj m’u duk një çikë si i vështirë për t’u gëlltitur, por ai është shpjegimi më i logjikshëm që mund të jepet.


Inkubusi dhe Sukubusi


Inkubusi dhe sukubusi janë, përkatësisht demoni mashkullor dhe demoni femëror, që ngashënjejnë personat e sekseve të kundërta, zakonisht gjatë natës apo gjumit. Në të vërtetë këto miti zunë fill në “Kohët e Djegieve”, kur djegia e femrave në turrë të druve qe bërë një gjë fare e zakonshme.


Gazeta Standart
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi