10 parashikimet për botën në vitin 2025
Faqja 1 e 1
10 parashikimet për botën në vitin 2025
A jeni kuriozë të dini se si do të jetë bota në vitin 2025?!
Ja ku janë 10 parashikimet për botën dhe njerëzimin:
1. Ulje e lindshmërisë
Sipas raportit, ata që dikur janë quajtur “Baby Boomers”, personat të cilët kanë pasur numrin më të lartë të lindshmërive, do të arrijnë moshën 80-vjeçare, dhe bota do të ketë më tepër nevojë për një natalitet të lartë. Fonde të shumta do të menaxhohen për mënyrën se si kjo të arrihet.
2. Energjia diellore do të jetë burimi më i madh i energjisë në planet
Metodat për tërheqjen, ruajtjen dhe konvertimin e energjisë diellore do të bëhen kaq të përparuara dhe efikase, sa që energjia diellore do të bëhet burimi kryesor i energjisë në planetin tonë.
3. Diabeti i tipit 1 do të jetë i parandalueshëm
Nëpërmjet modifikimit të gjeneve njerëzore, i cili do të bëhet i mundur në realitet, do të mundet të parandalohen sëmundje të tilla si Diabeti i tipit 1.
4. Do të marrë fund mungesa e ushqimit
Në sajë të avancimeve në teknologjinë e ndriçimit dhe teknikat e imazhit, së bashku me modifikimin e kulturës gjenetike, mungesa e ushqimit dhe luhatjet e çmimeve të ushqimit do të bëhen gjëra të së kaluarës.
5. Transporti elektrik ajror
Inxhinieria e hapësirës ajrore dhe bateri të teknologjive të reja do të mundësojnë transportin e automjeteve elektrike nga toka në ajër. Avionët mikro-komercialë do të fluturojnë drejt qiellit në udhëtime të shkurtra.
6. Çdo gjë do të jetë dixhitale
Nga makina dhe shtëpia që i përgjigjen çdo dëshire, deri te pajisjet që mendojnë për veten e tyre, të gjitha do të drejtohen në mënyrë dixhitale.
7. Karburantet bazë që janë sot nuk do të ekzistojnë më
Do të ndryshojnë metodat e furnizimit dhe pajisjes me karburantet bazë, siç është nafta për shembull.
8. Trajtimet e kancerit do të kenë më pak efekte anësore
Zhvillimi i barnave do të jetë shumë herë më i saktë, duke përdorur antitrupa për të dhënë mekanizmat e sakta të veprimit, më tepër se efekte të mëdha negative të kimikateve toksike për pacientët, të cilat do të reduktohen në mënyrë të konsiderueshme.
9. Krijimi i hartës së ADN-së që në lindje
Evolucioni i nanoteknologjisë, së bashku me teknologjitë më të përhapura të të dhënave, do të arrijnë që të ndjekin hap pas hapi çdo fazë të jetës së njeriut, duke parandaluar sëmundjet që në formimin fillestar të tyre.
10. Transporti në hapësirë
Edhe pse në vitin 2025 njerëzit nuk do të jenë ende në gjendje për transport në hapësirë, një investim i rëndësishëm në këtë fushë do të zhvillohet.
Odin- 513
Similar topics
» Bota në vitin 2025
» Vizionarët: Çka na pret deri në vitin 2025
» Harta që bashkon trojet shqiptare në vitin 2035
» Celular qe ne vitin 1928...?
» 10 parashikimet për fundin e botës
» Vizionarët: Çka na pret deri në vitin 2025
» Harta që bashkon trojet shqiptare në vitin 2035
» Celular qe ne vitin 1928...?
» 10 parashikimet për fundin e botës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi