Celular qe ne vitin 1928...?
+2
Xhemajl
Estilen
6 posters
Faqja 1 e 1
Celular qe ne vitin 1928...?
Celular që në 1928 apo udhëtim në kohë?
Bëhet fjalë për pamjet nga filmi “The Circus” i Charlie Chaplin ku një kalimtare është kapur rastësisht nga kamera duke “folur me celular”.
Producenit irlandez i filmave, George Clarke dhe një fans i Charlie Chaplin tregon se po vështronte imtësisht filmin “The Circus” dhe mbeti i shtangur nga ajo që pa.
“E pashë dhe e ripashë disa herë dhe nuk mund të jepja asnjë shpjegim për atë që pashë. Prandaj vendosa hedhjen e videos në internet dhe për të patur një ide. I vetmi përfundim që unë mund të arrij edhe pse disa persona shprehen të sigurtë, edhe pse duket mjaft qesharak, është ai që kemi të bëjmë me një udhëtim në kohë”, deklaron Clarke.
Pjesa më e madhe e komentuesve të videos së hedhur në Youtube shkruajnë se gruaja ka ngritur dorën për t’u mbrojtur nga dielli. Por ka edhe nga ata të cilët komentojnë se kemi të bëjmë me një të vonuar mendore që ka qenë duke “folur me veten”.
Të shumtë janë ata të cilët nisur nga video shkruajnë se kemi të bëjmë me një “udhëtim në kohë” një realitet që të gjithë e kemi parë vetëm në filmin “Star Trek”.
Edituar për herë të fundit nga estilen në 27.10.10 15:31, edituar 1 herë gjithsej
Estilen- 713
Re: Celular qe ne vitin 1928...?
Një adhurues i pasionuar i filmave të Charlie Chaplinit ende është i shokuar kur vërejti se në njërin prej filmave të tij, një grua shihet duke folur me telefon mobil. Pasi filmi është xhiruar më 1928, kur edhe telefonat fiks ishin një gjë e rrallë, ku burrë nuk po ia gjen fijen logjike këtij filmi.
Në incizim shihet një grua duke folur derisa mban një send të çuditshëm në vesh. Skena i përngjan pamjeve tona moderne ku njerëzit shihen duke folur në telefonat mobil. Regjisori i cili vërejti këtë detaj po mundohet të gjejë një zgjidhje logjike, ndërsa gjëja e parë që i bie ndërmend është se ndoshta gruaja mund të jetë udhëtare e kohës, që edhe vetë atij i duket një ide qesharake. /Telegrafi/
Në incizim shihet një grua duke folur derisa mban një send të çuditshëm në vesh. Skena i përngjan pamjeve tona moderne ku njerëzit shihen duke folur në telefonat mobil. Regjisori i cili vërejti këtë detaj po mundohet të gjejë një zgjidhje logjike, ndërsa gjëja e parë që i bie ndërmend është se ndoshta gruaja mund të jetë udhëtare e kohës, që edhe vetë atij i duket një ide qesharake. /Telegrafi/
Xhemajl- 187
Re: Celular qe ne vitin 1928...?
Ekziston ndonje video mbi kete ? Eshte uploaduar ne youtube ky filmi i Charlie Chaplin-it apo te pakten kjo pjesa ?
DevilChild- 2
Re: Celular qe ne vitin 1928...?
DevilChild shkruajti:Ekziston ndonje video mbi kete ? Eshte uploaduar ne youtube ky filmi i Charlie Chaplin-it apo te pakten kjo pjesa ?
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Celular qe ne vitin 1928...?
nqs kjo gruaja kishte celular ne 1928, me ke do fliste se atehere s'ka pasur as mbulim me vale?!
Marinus_Scodra- 8
Re: Celular qe ne vitin 1928...?
Une nuk mendoj qe ka pasur radio aq te vogel,sa te mbahej ne vesh,bile radio ka pasur rrallekush ne ate kohe,vetem ndonje familje e pasur.
ushtaridardan- 14
Similar topics
» Ma hiq qafe atë celular!
» Shpirti djallëzor i dërgon mesazhe në celular priftit
» Enver Hoxha
» Bota në vitin 2025
» 10 parashikimet për botën në vitin 2025
» Shpirti djallëzor i dërgon mesazhe në celular priftit
» Enver Hoxha
» Bota në vitin 2025
» 10 parashikimet për botën në vitin 2025
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi