EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 parashikimet për fundin e botës

Shko poshtë

10 parashikimet për fundin e botës  Empty 10 parashikimet për fundin e botës

Mesazh  Berti69 prej 17.05.14 23:32

10 parashikimet për fundin e botës  Spot23857-29780-ja_kur_do_te_ndodh_fundi_i_botes_

Nuk dihet se sa të vërteta janë por këto janë dhjetë parashikimet më të reja për fundin e botës.


1- 2014: NASA parashikon shpërthime të forta diellore

Viti 2014 duket se dielli do të jetë shumë aktiv ku do të intensifikohet derisa të arrijë në nivele shumë të larta. Kjo gjë mund të shkaktojë një stuhi magnetike, ku mund të hedh në erë satelitët tanë, kompjuterat dhe mund të hyjë në fushën magnetike të Tokës.


2- 2016: Armët biologjike do të asgjësojnë njerëzimin

Armët biologjike janë shumë të rrezikshme. Sipas parashikimit të fundit do të jenë ata shkaku që në vitin 2016 bota do të marrë fund. Sipas disa gërmimeve të bëra nga Sierra Nevada thuhet se: “ një armë biologjike do të shpërndahet kudo dhe do të shkatërrojë çdo formë të jetës humane”.


3- 2018: Ardhja e Krishtit në tokë dhe apokalipsi

Zbritja e Krishtit në tokë është parashikuar në mënyra të ndryshme. Sipas llogarisë së kristianit të njohur, Hal Lindsey dhe të korrigjuar më vonë nga F.Kenton Beshore, dhe moment do të jetë 2018.


4- 2020: Konflikti i fundit mes Krishtit dhe djallit

Flitet për një betejë mes Krishtit dhe djallit. Sipas të famshmit Jeane Dixon, ekspertit të paranormales, në vitin 2020, në planetin tonë do të vijë anti Krishti dhe profeti i rremë dhe kështu do të nisë një luftë mes Krishtit të vërtetë, i zbritur për t’i bërë ballë gjithçkaje.


5- 2029: Numri dy

Sërish apokalips, por këtë radhë parashikimin e bën Mike Filpp, i cili thotë se ka ëndërruar shenja të lidhura me numrin 2. Pasi deshifroi ëndërrën, zbuloi se bëhej fjalë për një shenjë paralajmëruese, d.m.th zbritja e Krishtit në tokë.


6- 2030: Robo-kalipsi

E keni menduar ndonjëherë nëse robotët do t’i suleshin njeriut? Nëse do të ndodhte do të ishte një “Robo-Kalipsi”. Kjo gjë është thënë nga Bill Joy, bashkëthemeluesi i “Sun Microsystems”, ndërsa mund të verifikohet në 2030.


7- 2240: Viti 6000

Ashtu si thuhet në Talmud, teksti i dytë fetar më i rëndësishëm e Judaizmit, data e vërtetë e apokalipsit do të ndodh 2240. Lajmi vjen nga disa ekspertë. Kalendari hebraik flet për lindjen e gjithësisë 3760 vjet para lindjes së Krishtit, kështu që viti 6000, do të jetë 2240.


8- 2280: Kodi i Kuranit

Sipas një kodi që ndodhet në librin e shenjtë, por i pazbuluar ndodhet numri 19. Kështu që pas një sërë llogaritjesh bota mund të marr fund në vitin 2280.


9- Pas 7.6 miliardë vjetësh Toka do të thithet nga dielli

Kjo është një nga teoritë më të besueshme. Ashut sic e kemi mësuar në na bankat e shkollës fundi I botës do të verifikohet pas miliarda vitesh, kur dielli nga forca për tu zgjeruar, do të arrijë të thith planetin tonë. Gjithsesi asnjë nga ne nuk do të jetë gjallë për të vërtetuar këtë gjë.


10- Vdekja termike e universit

Kjo është gjëja me e keqe që mund të ndodh, shkatërrimi i universit. Sipas kësaj teorie, universi do të arrijë në një gjendje ekuilibri dhe mungesa e energjisë termodinamike do të ketë efekte të tmerrshme, çdo formë jetë do të zhduket.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

10 parashikimet për fundin e botës  Empty Re: 10 parashikimet për fundin e botës

Mesazh  john abraham prej 18.05.14 11:16

Shume te ashtuquajtura profeci jane dhene ne te shkuaren per fundin e botes, asnjera nuk ja ka qelluar.....

Sa per ate kodin kuranor mbi numrin 19 nuk eshte i sakte...... Reshad Khalifa ka gabuar rende, nuk merret per baze.... plus qe ne kuran thuhet se kjo date eshte mbajtur e fshehte dhe do te vije papritur.
john abraham
john abraham

78


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi