Vizionarët: Çka na pret deri në vitin 2025
Faqja 1 e 1
Vizionarët: Çka na pret deri në vitin 2025
Futurizmi nuk është shkencë ekzakte, por gjithmonë ofron perspektiva të ndryshme interesante të së ardhmes, të cilat do të mund të jenë para nesh. Disa parashikime kufizohen me të pamundshmen, disa janë të dukshme e disa, të cilat duken të befasishme, dëshmohen si të vërteta.
Nga distanca historike, sot e dimë se parashikimet e të ardhmes, të cilat i kanë ofruar Isaac Asimov apo Arthur C. Clarke me shpesh kanë dalë të sakta se të pasakta, si dhe detajet rrëqethëse distopike, të cilat i ka paramenduar William Gibson para vetëm tri dekadash.
Në bisedë për Huffington Postin, shtatë futuristët kryesorë të së sotmes kanë paraqitur pritjet e tyre për ndryshimet në teknologji dhe shoqëri, të cilat na presin gjatë dhjetë viteve të ardhshme.
Dr. Michio Kaku, profesor i fizikës teorike në Universitetin në New York dhe autor i librit ‘E ardhmja e mendjes”
-Në dhjetë vitet e ardhshme do të shohim kalimin e ngadalshëm nga interneti në rrjetin e trurëve, në të cilin anembanë planetit në çast këmbehen mendimet, emocionet, ndjenjat dhe kujtimet.Shkencëtarët qysh tash mund të lidhin
trurin me kompjuterin dhe të dekodojnë disa nga kujtimet dhe mendimet tona. Në një çast kjo do të mund të çojë në revolucion në komunikim, madje edhe në industrinë e argëtimit. Filmat në të ardhmen do të mund të transmetojnë edhe ndjenjat, e jo vetëm pamjet. (Tinejxherët do të egërsohen në mediet shoqërore, do të dërgojnë kujtime dhe ndjenja nga mbrëmjet e maturës, nga takimi i parë etj.).
Historianët e shkrimtarët do të mund t’i përshkruajnë ngjarjet jo vetëm digjitalisht, por edhe emotivisht.
Ndoshta do të zhduken edhe tensionet ndërmjet njerëzve, pasi që do të fillojnë të ndjejnë dhimbjen dhe vuajtjen e të tjerëve.
Dr. Ray Kurzweil, shpikës, pionier i shkencave kompjuterike dhe drejtor i inxhinieringut në Google
– Deri në vitin 2025, printerët 3D do të shtypin rroba fare lirë. Do të ketë shumë dizajne open sorce, por njerëzit edhe më tej do të shpenzojnë para për të marr dizajnet e top dizajnerëve aktualë, siç shpenzojnë sot para në libra-e, muzikë e filma, pa marrë parasysh në tërë përmbajtjen e bollshme pa para. 3D printerët do të printojnë organe njerëzore, duke shfrytëzuar qelizat amë të modifikuara me ADN-në vetanake të pacientit, që do të na ofrojë rezerva të pashtjerrshme të organeve pa drojë se organizmi do t’i përjashtojë. Ne do të mund të riparojmë organet e dëmtuara me qelizat amë të riprogramuara, si për shëmbull zemrën, e cila ka përjetuar dëmtime me rastin e sulmit në zemër. Prinetërt 3D do të shtypin module të lira, të cilët do të bashkohen për të ndërtuar shtëpi apo ndërtesë afariste, si kubëza.
Do të kalojmë më shumë kohë në realitetin virtual të zgjeruar, që do të na mondësojë të shkojmë në “vizita” madhe edhe nëse jetojmë qindra milie larg. Do të mund edhe të prekemi. Disa prej ‘njerëzve’, të cilët do t’i vizitojmë në realitetet e reja do të jenë avatarë. Do të jenë të bindshëm, por jo krejtësisht si njerëzit deri më 2025, për këtë duhet të presim 2030-ën. Do të mund të programojmë biologjinë njerëzore për të ndaluar shumë sëmundje dhe procesin e plakjes, për shembull të deaktivojmë qelizat amë të karcinomit, të cilat janë burim i vërtetë i kancerit, por edhe të ndalojmë avancimin e arterioskleroëzës, shkaktarin e sëmundjeve të zemrës.
Do të mund të krijojmë njerëzish të cilët kanë vdekur nga të gjitha të dhënat që kanë lënë pas vetes (emailet e tyre dhe dokumente tjera, fotografi, video, intervosta me njerëzit të cilët i mbajnë mend). Ata do të jenë të bindshëm, por jo krejt realë, jo deri në gjysmën e viteve 30-të, prandaj disa njerëzve kjo teknologji do t’u duket shqetësuese dhe rrëqethëse.
Dr. Anne Lise Kjaer, themeluese e agjencisë për parashikimin e trendeve Kjaer Global
– Organizata botërore e shëndetësisë parashikon se sëmundjet kronike do të jenë përgjegjëse për tri të katërtat e sëmundjeve deri në vitin 2020, kështu që evolucioni i shëndetësisë mobile (diagnostika e monitoringu mobil) do të çojë në revolucion shërimin e diabetit dhe tensionit të lartë të gjakut. Aplikacionet të cilat do t;i dizajnojnë mjekësorët do të ofrojnë informata kthyese efikase në kohë reale, do t kujdesen për probleme kronike në fazë shumë të hershme, dhe do t’u ndohmojnë njerëzve të avancojnë jetët në bashkësi në botën e zhvilluar, si edhe në vendet në zhvillim.
Ky avancim në kujdesin për shëndetin tonë është emocionues, por ajo që mahnit edhe më shumë është zhvillimi paralel i aplikacioneve të cilat do të kujdesen për shëndetin tonë mental, tash për tash të lënë pasdore.
Dr. James Canton, drejtor i Institutit për ardhëmrinë globale në san Francisco
– Aparatet e reja mobile do të mbulojnë tërë botën. Deri më 2025 do të ekzistojnë Interneti masvik i gjithkujt dhe gjithçkasë, i cili do t’i ndërlidhë të gjitha kombet, shoqëritë, firmat dhe personat me dijen e tërë botërore. Kjo do të përshpejtojë qasjen në arsim, shëndetësi, argëtim e ekonomi në kohë reale…
Inteligjencat artificiale do të bëhen të mençura sa njerëzit, madje edhe më të mençura. Do të jenë të instaluara në automobila, robotë, shtëpi e spitale, dhe d të krijojnë ‘ekonominë e inteligjencës artificiale’. Njerëzit e robotë tdo të bashkohen, fizikishte e digjitalisht, për të shëruar pacientët anembanë botës. Kirurgët-robotë do të operojnë nga largësia. Doktorët-robotë do të lindin fëmijë dhe t’ju shërojnë nëpërmjet telefonit mobil.
Mjekësia preventive do ta transformojë shëndetësinë. Diagnozat e hershme të sëmundjes me aparate që i marrin erë frymës sonë, dhe sekuentimi falas i ADN-së, i cili parasheh shëndetin tonë të ardhshëm do të jenë të gjithëpranishme. Ilaçet e personalizuara gjenetike do të pengojnë sëmundjet, duke shëtuar jetëra dhe miliarda në produktivitetin e humbur… Bitcoin gjeneratën e ardhshme do të zëvendësojë paranë etradicionale pre letre, duke krijuar një paradigmë të re të tregtisë e biznesit, e cila do të krijojë ekonominë e re.
Jason Silva, udhëheqës i emisionit ‘Brains Games’ në kanalin National Geographic
– Pajisja me softuerë biologjikë, mjekësia e personalizuar, asistentët me inteligjencë artificiale o të transformojnë shëndetësinë dhe mirëqenien e njerëzve. Automobilë që drejtohen vetë do të shihen gjithkah, transporti do të jetë automatik, i pastër dhe i lirë. Do të shpërngulemi në botën në të cilën qasja ëshë më e fortë se pronësia, dhe gjithçka e këmi aq afër, sa ta arrijmë me dorë.
Dr. Amy Zalman, drejtoreshë e ëorld Future Society-it
-Shkencëtarët tash kanë në disponim mënyra gjithnjë e më precize për shqyrtimin e trurëve tanë dhe truave, në mënyrë që të kuptojnë qëndrimet dhe sjelljen tonë. Vetëm para disa vitesh, shkencëtarët nga Harvardi kanë treguar se prijësit në të vërtetë kanë më pak stres, jo më shumë se ata që nuk janë prijës… Në Universitetin Ben-Gurion, hulumtimet në gjykatës kanë treguar se ata shqiptojnë dënime më të rënda para drekës – kur janë më së shumti të uritur.
Aplikimi i këtyre zbulimeve në mua zgjon frikë e respekt. Kuptimi më i saktë se s njerëzit punojnë – si ofrojmë besimin, si bashkëpunojnë e mësojmë, por edhe si luftojmë e urrejmë – është mjet të cilin ne dhe qytetarët mund ta shfrytëzojmë për të krijuar qeveri dhe të ardhme më të mirë.
Mark Stevenson, autor i librit ‘Një turne optimiste në ardhmëri’
– Teknologjitë nuk janë pjesa më e rëndësishme – ndonëse janë super cool. Me rëndësi është së çfarë bën shoqëria me to, e tash më i rëndësishmi është ndryshimi institucional… Ajo që vërtetë dëshirojmë të shqyrtojmë, sipas mendimit tim, janë mënyrat e organizimit të vetë neve. Libri im i ardhshëm mbulon, për shembull, revolucionin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në një qytet të vogël në Austri, zbulimin e ilaçeve open source në Indi, rrejtin e pacientëve të ngjashëm më PatientsLikeMe, dhe shkollat të cilat e përjashtojnë planin mësimor në mënyrë që t’ia dalin t’i mësojnë fëmijët diçka…
InfoGlobi
gjilanasi- 361
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi