Shpirt në trup apo trupi në shpirt?
2 posters
Faqja 1 e 1
Shpirt në trup apo trupi në shpirt?
Koncepti i zakonshëm simbas të cilit shpirti është i ndërfutur në trup, nuk mund të mos i duket shumë i çuditshëm atij që zotëron edhe nocionet më elementare të metafizikës, jo vetëm pse shpirti nuk mund të “lokalizohet”, çka se bëhet fjalë për një “mënyrë të thëni” pak a shumë simbolike, por dhe sepse në këtë është e dukshme palogjikshmëria dhe përmbysja e marrëdhënieve normale.
Në të vërtetë shpirti nuk është tjetër veçse Atma, parimi i të gjitha gjendjeve të qënies në të gjitha stadet e manifestimit të tij; pra, të gjitha gjërat janë domosdoshmërisht të përmbajtura në parimin e tyre, e në të vërtetë nuk mund të jenë jashtë në asnjë lloj mënyre, e aq më pak ta përmbyllin atë brënda limiteve të tyre; pra janë të gjitha këto gjendje të qënies, -e për pasojë edhe trupi që është thjesht një formë e njerës prej tyre-, ato që duhet të përmbahen në shpirt në mënyrë të përhershme, e jo anasjelltas: E «pakta» nuk mund ta përmbaje «të shumtën», e aq më pak ta prodhojë atë, gjë e cila tjetërkund mund të jetë e zbatueshme në nivele të ndryshme, gjë të cilën do ta vërejmë në vijim.
Por le të shqyrtojmë tashpërtash rastin ekstrem, atë që i përket raportit mes parimit vetë të qenies dhe formës më të ngushtë të manifestimit të saj individual njerëzor.
Pikësëpari do mund të tundoheshim për të konkluduar që koncepti i zakonshëm nxitet vetëm nga injoranca e shumicës së njerëzve, dhe thjesht lidhet me një gabim gjuhësor që përsëritet pa u menduar e për forcë zakoni.
Por çështja nuk është aq e thjeshtë, e ky gabim, nëse gabimi egziston, ka arsye shumë më të thella se sa ç’mund të besohet me shikimin e parë.
Këtyre pikëpamjeve u duhet parathënë se imazhi hapësinor i “përmbajtësit” dhe i të «përmbajturit» nuk duhet të merret fjalë për fjalë, sepse vetëm njeri nga këta dy terma, trupi, zotëron në të vërtetë karakterin hapsinor, duke qenë se hapsira nuk është gjë tjetër veçse një nga kushtet e egzistencës së tij trupore.
Përdorimi i simbolizmit hapsinor dhe i atij kohor, siç e kemi përmendur, jo vetëm që është legjitim, por edhe i pashmangshëm. Mjafton të kemi përherë parasysh se gjithë çka nuk i përket botës trupore nuk mund të jetë, në të vërtetë, as në hapësirë e as në kohë… Simbas doktrinës hindu dihet se jivatma, i cili është në të vërtetë vetë Atma, por i parë në marrëdhënien e tij me individualitetin njerëzor, rri në qendër të tij dhe përfaqësohet simbolikisht nga zemra.
Kjo s’do të thotë aspak se jivatma është e mbyllur në organin trupor që mban këtë emër, ose në ndonjë organ të imtë korrespondues; do të thotë në fakt që, në një farë kuptimi është vendosur në individualitet, e më saktësisht në pjesën qendrore të tij. Në të vërtetë Atma nuk mund të shfaqet dhe as të individualizohet e, për më shumë arsye nuk mund të trupëzohet.
Njeriut të zakonshëm, ndërgjegja e të cilit në një farë mënyre është “zgjuar”, gjithçka që percepton në mënyrë pak a shumë errët prej formave të imta i shfaqet e mbyllur në trup, sepse ky perceptim i korrespondon vetëm marrëdhënies që ato kanë me të, më shumë se asaj që janë në vetvete; në të vërtetë format e imta nuk mund të përmbahen në trup dhe të kushtëzohen nga limitet e tij, ngase para së gjithash në to gjendet parimi i drejtëpërdrejtë i formës trupore, e mandej sepse ato janë shumë të prira kah një shtrirje pakrahasimisht më e madhe, për vetë natyrën e mundësive që mbartin.
Këto forma, për më tepër, nëse janë vërtetë të zhvilluara, shfaqen si “zgjatime” që shtrihen në të gjitha kuptimet përtej formës trupore, aqsa trupi gjendet në një farë kuptimi terësisht i «mbështjellë» prej tyre.
Nën këtë këndvështrim, atij që e ka realizuar individualitetin terësor i ndodh një farë «përmbysjeje», nëse mund të shprehemi kështu, në krahasim me pikëpamjen e njeriut të zakonshëm.
Në këtë rast kufinjtë individualë nuk janë kapërcyer ende, dhe kjo është arsyeja pse folëm në fillim për mundësinë e zbatimit në nivele të ndryshme.
Përsa kohë që qënia nuk e arrinte Atma-n si jivatma, sigurisht në marrëdhënie me individualitetin e tij, kjo i shfaqej si e përmbyllur në individualitet, e sigurisht nuk mund t’i shfaqej ndryshe sepse ai nuk ishte në gjendje t’i kapërcente limitet e kushteve të tij njerëzore.
Po kur ai arrin Atma-n drejtpërdrejt dhe në vetvete, atëherë individualiteti, e bashkë me të dhe gjitha gjendjet e tij individuale e mbi-individuale, i shfaqen të përfshira në Atma, siç është në të vërtetë, e nga pikëpamja e realitetit absolut, mbasiqë ato nuk janë asgjë tjetër veçse vetë mundësitë e Atma-s, përtej së cilës asgjë nuk mund të ketë kurrfarë vlere realiteti.
René Guénon
Përktheu: Shpëtim Kelmendi
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Shpirt në trup apo trupi në shpirt?
Rosa esht perjashta....po ndjehet ne qdo pjes te trupit... vetja e lart...
syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Similar topics
» Një njeri, një shpirt, një zot!
» Një trup që nuk prishet!
» I hyn djalli në trup, ja çfarë i bën!
» Dëshmitë, kur shpirti del nga trupi
» Trupi i pikturuar nëpër botë
» Një trup që nuk prishet!
» I hyn djalli në trup, ja çfarë i bën!
» Dëshmitë, kur shpirti del nga trupi
» Trupi i pikturuar nëpër botë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi