EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një njeri, një shpirt, një zot!

Shko poshtë

Një njeri, një shpirt, një zot! Empty Një njeri, një shpirt, një zot!

Mesazh  Jon 27.10.08 8:44

Një njeri, një shpirt, një zot!

Mrekullitë rreth nesh dhe jashtë njohurisë sonë

Pyetja që neve njerëzve na ndjek me milenie, është ekzistenca e shpirtit. Ndoshta kjo pyetje është e vjetër sa edhe raca njerëzore.

Shpirtat janë, dhe të gjitha religjionet në librat e veta të shenjta e pohojnë këtë. Poashtu këtë e pohojnë edhe besimet e fiseve pagane, qofshin primitive ose të ndonjë niveli të ulët të civilizimit.

Thënë simbolikisht, shpirtat ekzistojnë, janë brenda nesh, në trupin tonë. Ata kontrollojnë trurin dhe trupin tonë. Ata kontrollojnë edhe ndjenjat tona, na japin vullnetin ose na e marrin fuqinë.

Shpirtat janë pjesa hyjnore në ne. Pas vdekjes, shpirtat shkojnë te Krijuesi i tyre, ndërsa trupi, i pashpirtë, fizikisht dhe thjesht, mbetet në tokë për varrim ose për ndonjë zakon rituel të popujve dhe besimeve të ndryshme.

"Zoti është i vetmi Krijues i çdogjëje dhe i të gjithave, edhe asaj që shihet edhe asaj që nuk shihet, edhe materiales edhe shpirtërores, edhe i botës së vdekur edhe asaj të gjallë". Dhe sipas kësaj, edhe shpirti i njeriut është vepër, e poashtu edhe pjesë i të gjithëfuqishmit dhe të vetmit Zot.

Shumë vetë përpiqen që krijimin e shpirtit, në çfarëdo forme qoftë, t'ia përshkruajnë misticizmit. Mirëpo, a nuk u zhvillua besimi në Zotin pikërisht nga misticizmi i fiseve primitive në të kaluarën e largët?

Prej atij misticizmi mbi besimin në ekzistencën e "një force", u zhvillua edhe besimi në ekzistencën e Zotit. Natyrisht, me shpalljen nga ana e Zotit në momentet e duhura përmes pejgamberëve të caktuar ose të dërguarve të Zotit, filluar prej Ademit (Adamit) deri te i fundit, profeti Muhamed, u zhvilluan besimet e sotme në ekzistencën e Zotit, që prej kësaj theksohet se "zoti të gjitha i jep dhe të gjitha i merr".

Pra, besimi në Zotin, edhepse sipas disave është i mbështjellur me misticizëm, nuk duhet të nxit dyshim te njerëzit.

Shpirtat janë pjesë e Zotit. Me këtë edhe ne jemi vepër dhe pjesë e vet Krijuesit. Pasi që shpirti është Fuqi Hyjnore, prej këtu doli edhe besimi se pas vdekjes së njeriut, shpirti i tij shkon dhe bashkohet me Krijuesin e vet.

Shpirtat, të pastër ose mëkatarë, varësisht prej gjendjes në momentin e caktuar të vdekjes, do t'i përgjigjen Zotit për veprat e veta ose për mëkatet.

Si theksuam, shpirti është mbajtës i të gjitha emocioneve tona. Momentet e lindjes dhe vdekjes janë përjetime të vërteta edhe për ata që janë të pranishëm në këto.

Sepse lindja është çast kur shpirti hyn në trup, ndërsa vdekja është dalja e tij prej trupi. Për këtë arsye edhe na lë mbresë një ndjenjë e diçka joreales, misteriozes dhe madhështores, pikërisht për arsye se në atë çast të vdekjes edhe shpirti i të ndjerit është i pranishëm me ne në atë hapësirë.

Kur njeriu vdes, gjithmonë ekziston një ndjenjë se "dikush" ose "diçka" e vështron këtë ngjarje. Madje në disa religjione të njohura, kjo ndjenjë i përshkruhet shpirtave të miqve dhe kushërinjve të vdekur qysh më herët, që janë këtu të pranishëm, me qëllim që t'ia lehtësojnë dhe tregojnë udhën shpirtit që sapo braktisi trupin.

Shpirti vazhdon të dashurojë edhe pas vdekjes, sikur edhe ne që s'mundemi menjëherë t'i shlyejmë të gjitha ndjenjat e dashurisë ndaj të afërmëve kur vdesin. Për këtë edhe shpirtit të t'vdekurit i nevojitet kohë që të "adaptohet" dhe ta pranojë shkuarjen në amshueshmëri dhe të ndahet nga personat e afërt për të, të cilët i dashuroi sa ishte në trup.

Në çastin e braktisjes së trupit, shpirti me vete mban të gjitha ndjenjat të vetisë së tij siç janë dashuria, gëzimi, frika, stresi, vullneti, fuqia, etj. Me lutje dhe rituale të ndryshme religjioze, shpirtit i lehtësohet rruga në braktisjen e trupit, në braktisjen e kësaj bote materiale dhe botës së njerëzve të gjallë.

Te shumë popuj, e sidomos te besimtarët e religjionit Islam ose Myslimanët, qëndron besimi se nuk duhet tepër të pikëllohet në çastin e vdekjes së njeriut, por duhet që me lutje të caktuara ndaj Zotit, t'i lehtësohet shpirtit rruga në braktisjen e trupit, të afërmëve dhe kësaj bote, që është mjaft e logjikshme, sepse me pikëllimin e tepruar në çastin e vdekjes, vetëm sa i vështirësohet shpirtit rruga kah Krijuesi i vet.

Shpirti nuk vdes kurrë. Ai vetëm e lëshon trupin sipas urdhërit të Krijuesit të vet. Askush nuk e di momentin e vet të vdekjes. Zoti cakton se kush kur do të vdesë. Kjo është fshehtësi, të cilën Zoti e ruajti për vete.

Paramendoni se ç'do të kishte ndodhur sikur çdo individ ta dinte momentin e vdekjes së vet. Do të krijohej një kaos dhe kolaps i vërtetë. Për këtë edhe është mirë dhe e logjikshme që është kjo kështu. Zoti gjithmonë vendos atë ç'është më e mirë për ne. Për këtë edhe jemi më të qetë dhe më rehat, sepse e dijmë se kjo nuk është në fuqinë tonë.

Po t'i kishim ditur këto gjëra, jam i sigurt se do t'i kishim keqpërdorë, siç i keqpërdorëm të gjitha ato që janë në fuqinë tonë të njohjes.
Ekziston besimi se shpirtat e të vdekurve mund të thirren.

Te disa popuj primitivë, kontaktet me shpirtat e të vdekurve mund t'i realizojnë vetëm njerëzit e zgjedhur, si që janë shamanët.

Mirëpo, gjatë ritualeve të thirrjes së shpirtave, ekziston rreziku i madh i ardhjes së demonëve, të ashtuquajturve "shpirta të rebeluar prej Zotit" (edhepse edhe këta shpirta të këqinj janë krijuar prej forcës së Zotit), dhe sipas besimit të shumë popujve, këta janë energji ose forca negative, shpirta të tokëzuar, të cilët gjatë ritualeve të këtilla i robërojnë shpirtat e atyre njerëzve që e kryejnë ritualin dhe i vendosin ndër kontroll të vetin, pasi që ata posedojnë fuqi dhe forcë t'i mbizotërojnë shpirtat e njerëzve.

Për këtë edhe religjioni Islam, i Krishterë, ai Hebre dhe të tjerat religjione, e ndalojnë rreptë thirrjen e shpirtave, sepse konsiderohet se shpirti i të vdekurit nuk duhet të shqetësohet.

Njerëzit që nuk e besojnë Zotin, dhe të cilët nuk kanë arritur të bëjnë gjë me jetën e vet, zakonisht kërkojnë ndonjë ndihmë prej shpirtave të t'vdekurve. Në vend se me lutje t'i drejtohen Zotit, ata janë në kundërshti të Tij, duke kërkuar ndihmë nga demonët.

Megjithatë Zoti, në disa raste, lejon edhe kontaktin me "anën tjetër". Mirëpo, shpirti i të vdekurit nuk mund të vëjë kontakt me shpirtin e personit i cili është në gjendje të zgjuar, por vetëm në ëndërr, ku shpirti, në raste të veçanta, braktis trupin.

Njeriu, kur flen, kalon nëpër disa faza të gjumit të vet. Në të ashtuquajturën fazën REM të gjumit, kur aktiviteti i trurit tonë është dinamik, shpirti e lëshon trupin tonë, sepse në atë fazë të gjumit ekziston mundësia e shpimit të dimensionit kohor e hapësinor.

Shpirti ynë në këtë fazë lirohet prej gjithë racionales, është në gjendje ta njeh praninë e shpirtave të t'vdekurve të cilët kanë dëshirë për kontakt, dhe kjo fazë e gjumit është më e afërta me gjendjen e vdekjes.

Këto ëndërra krijohen kur në periudhën menjëherë pas vdekjes së ndonjë të afërmi, zakonisht ëndërrohen ëndërrat mbi të ndjerët, dhe komunikimi me ta gjatë gjumit është vazhdim i marrëdhënieve të tyre dhe neve, që mbizotëronin gjatë kohës së jetës së tyre.

Te disa popuj primitivë, si ata eskimezë e sibiras, ekziston besimi se njeiru i ka disa shpirta, deri sa te besimet monoteiste ekziston besimi siç përshkruhet në librat e tyre, "se njeriu ka vetëm një shpirt, i cili është pjesë e Zotit, që ia dha trupit të njeriut me lindjen e tij".

Shpirti ka vendbanim trupin, por pas vdekjes, sipas disave, shkon në pamjen e një mjegulle, reje, pëllumbi, madje edhe në formë të ndonjë kafshe.

Kjo më tepër paraqitet nga popujt paganë, dhe më së shumti te besimet shamanistike të indianëve amerikanë, eskimëve dhe popujve shamanistikë në ish Bashkimin Sovjetik, ku shumica prej këtyre janë fise të vjetra turke që jetojnë të shpërndarë këtyre viseve, madje edhe në disa pjesë të Sibirit.

Poashtu te shumë popuj është i zakonshëm besimi se shpirti del nga goja në formën e frymës. Madje disa pohojnë se kur shpirti del përmes gojës, shihet një mjegull e kaltërt se si e lëshon trupin.

Për shkak të këtyre pohimeve, disa shkencëtarë kryen matje precize te njerëzit që ishin buzë vdekjes, dhe konstatuan se, kur shpirti e lëshon trupin, pesha e trupit të njeriut zvogëlohet për 24 gramë. Megjithatë, përgjigje precize në këtë çështje nuk mund të jipet me asnjë llogaritje matematikore.

Arsyeja më e thjeshtë e kësaj është se çdo gjë që është jashtë njohurisë sonë dhe diturisë sonë, s'mund edhe të dëshmohet.

Deri më sot asnjë arritje shkencore e as ndonjë pohim nga shkenca zyrtare nuk mundi të konstatojë se me vdekjen fizike ndalet edhe çdo aktivitet shpirtëror. Për këtë edhe më tej mbetet pohimi dhe besimi se shpirtat, edhe pas vdekjes së trupit, ekzistojnë, dhe se ato kurrë nuk vdesin, por bashkohen me Zotin, pasi që janë pjesë e Tij.

Sa i përket aspektit të shkencave parapsikologjike, në hulumtimet dhe studimet që janë kryer gjatë gjithë këtyre viteve, u konstatua se shpirti mund të ndahet nga trupi i njeriut edhe kur ky është ende gjallë. Kjo ndodh në ritualet kur njeriu bjen në trans, pastaj kur ëndërron, ndër hipnozë, ndër dozë të madhe narkotiku, e poashtu edhe në gjendjen e të sëmurit në komë.

Poashtu janë të njohura edhe rastet e përjetimeve të vdekjeve klinike, kur shpirti në atë gjendje braktis trupin dhe kontakton me shpirtat e botës së "andejshme".

Kjo në parapsikologji quhet udhëtim jashtëtrupor. Kjo shkencë poashtu pohon se kur njeriu flen, shpirti i tij mund të ndahet nga trupi dhe ta kryejë të ashtuquajturin udhëtim astral.

Poashtu edhe porositë telepatike mes personave të lidhur emocionalisht, pa marë parasysh a janë këto emocione të dashurisë ose të urrejtjes, realizohen përmes shpirtave.

Sepse shpirti, ose fryma, paraqet energjinë që është në lëvizje të përhershme mes trupit në të cilin gjendet dhe rrethit të jashtëm ku trupi në atë çast lëviz. Kjo do të thotë se ai mundëson kontaktin e qenieve në dimensionin kohor e hapësinor.

Disa individë janë në gjendje që, pas mbizotërimit të ndonjë teknike meditative, ta fitojnë aftësinë që ta shpojnë dimensionin hapësinor kohor.

Kur vjen deri te kjo, atëherë krijohen fanitjet e ngjarjeve të ardhme ose të kaluara, gjë që kjo është i njohur si parashikim, dhe personat e këtillë quhen parashikues.

Këta persona janë të aftë t'i shpojnë të dy dimensionet, dhe shpesh të pranojnë porosi edhe në të tashmen, si parandjenja për ndonjë ngjarje të ardhme.

Parapsikologët poashtu zbuluan gjëra interesante se te njerëzit e këtillë, aftësia e shpimit të dimensionit hapësinor është më i lehtë se sa shpimi i dimensionit kohor. Ata munden që në çdo çast të pranojnë porosi nga vendet e ndryshme të botës.

Për komunikimin në këtë dimension, shkencat parapsikologjike erdhën në zbulimin se personat e këtillë më së shumti kanë suksese në veprimet e veta kur janë ndër hipnozë, në ndonjë lloj të caktuar të transit ose në meditim të thellë. Këto teknika meditative, që zakonisht vijnë prej Lindjes, nuk janë gjë tjetër pos përpjekje që mendja e njeriut të kontaktojë me shpirtin e vet.

Parapsikologjia këtë e shpjegon ashtu që pohon se disa popuj të Lindjes, me meditim janë përpjekur që të vendosin kontakt me shpirtin e vet, e me këtë në të vërtetë gjurmojnë pas njohjes së brendshme të së Vërtetës, që paraqet një tentim të realizimit të marrëdhënieve harmonike me fuqinë Hyjnore, e cila është në formë të shpirtit në trupin e njeriut dhe deri te i cili vjen me ndihmën e ritualeve të ndryshme religjioze.

Pa marë parasysh se ato rituale dallohen prej besimit në besim, këto kanë për qëllim të njëjtën gjë, e ky është njohja e Zotit.

Edhepse duket e çuditshme, e pamundur dhe paradoksale, shkencat parapsikologjike pohojnë se largimi nga Zoti është akt primitiv dhe pagan (që mendoj se në këtë kanë plotësisht të drejtë), dhe në anën tjetër poashtu pohojnë se vendosja e kontaktit me shpirtin e vet për çdo njeri është tepër e vështirë.

Pamundësia e kontrollit të impulseve, emocioneve dhe reaksioneve të papritura të mendjes sonë qëndrojnë, në përgjegjësinë e shpirtit në atë ç'ndodh, para se pjesa racionale e mendjes sonë është në gjendje të reagojë.

Për këtë arsye, besimi në një Zot dhe në rrugën e Tij është shpëtim për gjithë njerëzit, sepse me këtë edhe shpirti është më i qetë dhe më rehat, më i pastër dhe më i çiltër duke e pritur ditën e shkrirjes në Zotin.

Mehmet Bytyqi
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi