Krijesa e çuditshme nga oqeani!
Faqja 1 e 1
Krijesa e çuditshme nga oqeani!
Kamera nënujore hulumtuese në oqean kanë xhiruar pamjet e një gjallese të pazakontë dhe të paparë deri më tani.
Edhe pse në shikim të parë duket si kandil deti, në të është vërejtur një rritje jo tipike. Shkenctarës gjatë shikimit të gjirimeve kanë menduar se mund të jetë një palcë që i ka takuar balenës pas lindjes, por për shkak të rritjeve jo të zakonshme dhe për shkak se gjallesa lëviz me dëshirën e saj e jo me dirigjim nga rrymat ujore, kanë hudhur poshtë këtë teori, shkruan Daily Mail.
Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se kjo më shumë ngjason me kandilin e detit Stygiomedusa Gigante, e cila mund të rritet deri në gjashtë metra, që është parë vetëm 114 herë në 110 vite, dhe se për këtë nuk ka shumë njohuri. Megjithatë, nëse ky krahasim ka kuptim, shkencëtarët kanë vërejtur krijimin e organeve të cilat asnjëherë më parë nuk janë vërejtur tek një kandil deti (meduzë).
„Fshikëza misterioze“ është titulluar kjo gjallesë nga mediat britanike për shkak të dukjes së saj, kurse shkenctarët shpresojnë se së shpejti do të mësojnë edhe më shumë për gjallesën jo të zakonshme nga thellësia e oqeanit.
gjilanasi- 361
Similar topics
» “Krijesa e Tenbit”
» Krijesat e çuditshme
» Dimensione paralele
» Histori të çuditshme
» Ëndrrat më të çuditshme
» Krijesat e çuditshme
» Dimensione paralele
» Histori të çuditshme
» Ëndrrat më të çuditshme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi