EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Krijesa e Tenbit”

Shko poshtë

“Krijesa e Tenbit” Empty “Krijesa e Tenbit”

Mesazh  xxxadixxx 28.02.13 13:11

“Krijesa e Tenbit”, kafsha pa emër e Uellsit

Kalimtarë të rastit në bregdetin e Tenbi në Uells u bënë dëshmitarë të zbulimit të trupit të pajetë të një krijese që shkencëtarët britanikë ende nuk mund t’i vënë një emër.

Bëhet fjalë për një krijesë pa qime, me katër këmbë, putra në formën e ariut, kokën në formën e kalit, trupin e një derri dhe dhëmbë e pjesën e nofullës me ngjashmërinë e një baldose.

Trupi i pajetë i krijesës monstruoze (dhe misterioze) u zbulua nga 27-vjeçari Peter Bailey. Fillimisht autoritetet njoftuan së bëhej fjalë për qenin e humbur të një banori, por 27-vjeçari këmbënguli se “monstra” e zbuluar ishte tepër e madhe për të ngjasuar me një qen.

Ai postoi fotografi në internet, ndërkohë që disa prej tyre i dorëzoi tek profesori Dan Forman i Universitetit të Shkencave në Suanse. Edhe ky i fundit, specialist i fushës e kishte të jepte një emër për krijesën, nisur nga fotografitë e marra.

“Është e vështirë të thuhet se cfarë kafshe është. Por nisur nga fotografitë, duke gjykuar nga përmasat dhe këmbët, them se mund të jetë një baldosë”, tha Forman.

Zbulimi ka tërhequr vëmendjen të shkencëtarëve, publikut dhe mediave, të cilat në mungesë të një emri të saktë, i bënë pagëzimin “Krijesa e Tenbit”.

“Krijesa e Tenbit” 182408_587173784627380_176831474_n
xxxadixxx
xxxadixxx

106


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi