EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cila shenjë e horoskopit vozit më së keqi?

Shko poshtë

Cila shenjë e horoskopit vozit më së keqi? Empty Cila shenjë e horoskopit vozit më së keqi?

Mesazh  Odin 10.06.14 20:42

Cila shenjë e horoskopit vozit më së keqi? Interesante-cila-shenj-euml-e-horoskopit-vozit-m-euml-s-euml-keqi_hd

Nëse e njihni ndonjë “Peshore”, dilni nga makina, që të mos lëndoheni...!?

Kjo është menduar një herë të jetë një shaka e një faqeje kanadeze të internetit, që merret me kërkimet për sigurimin më të mirë të veturave. Megjithatë, pas kryerjes së hulumtimit për aksidente, ata u habitën me ca rezultate. Nga 100 mijë shoferë në gjashtë vitet e fundit, “Peshorja” del të jetë më e keqja nga 11 shenjat tjera të horoskopit.

"Nuk prisja asgjë në fillim, por kur pash se si disa shenja veçoheshin në numër për dënimet e dhëna, e tjerat për aksidente, derisa disa ishin kombinim i të dyjave, mbeta e shokuar”, thotë Lee Romanov, presidente e faqes InsuranceHotline.com..

Sipas hulumtimeve që u bënë, “Peshoret” që kanë lindur në periudhën 23 shtator - 22 tetor, do të duhej të pasqyrojnë harmoni dhe ekuilibër. Megjithatë, kjo nuk vlen kur rrinë ulur pas timonit dhe japin gazin, sepse kjo shenjë kishte numrin më të madh të aksidenteve (të pasuar nga “Ujori” dhe “Dashi”).

“Kur vozitni duhet të jeni të gatshëm për vendime, e në këtë ‘Peshoret’ nuk janë të mira”, thotë Romanov.

Në anën tjetër, shoferët më të mirë janë “Luanët” - ndonëse egoja dhe dëshira mbizotëron personalitetin e tyre - të pasuar nga “Binjakët” dhe “Gaforret”. Dënime më së shumti marrin “Peshqit”, pastaj “Dashi” dhe “Ujori”. “Binjakët”, “Shigjetarët” dhe “Virgjëreshat” kanë më së paku dënime.

Sidoqoftë, një gjë vlen në rrugë: pa marrë parasysh se cilës shenje të horoskopit i takon, të gjithë njëjtë duhet të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi