Çdo shenjë e horoskopit që i irriton të tjerë
Faqja 1 e 1

Me çka i irritoni të tjerët?
Ta kuptojmë njëherë e mirë: askush nuk është i përkryer. Çdo shenjë e horoskopit ka diçka që i irriton të tjerët. Ja çka mund t’u shkojë në nerva shokëve tuaj te ju
Dashi impulsiv
Dashi është shenjë që vepron, që pranon çdo aventurë, vetëm që të dëshmojë se mund të tejkalojë sfidat. Për këtë shkak personat e kësaj shenje nuk janë në gjendje që të dëgjojnë të tjerët. Ata do të bënin mirë sikur të rehatoheshin dhe t’i qetësonin mendimet paksa.
Demi, optimist i përjetshëm
Optimizmi është veti e mrekullueshme… derisa jeni fëmijë. Demi duhet të pushojë së besuari se çdo gjë në botë është e mrekullueshme dhe të bëhet real. Duke ndjekur fluturat, Demi rrezikon që të shkatërrojë lidhjet me njerëzit.
Binjakët llafazanë
Binjakët janë persona të gëzueshëm, por llafet e tyre ndonjëherë sikur nuk kanë fund. Iu pëlqen aq shumë të flasin, sa që bien në dashuri me zërin e vet. Ata duhet të mësojnë sesi t’i dëgjojnë të tjerët, sepse komunikimi mund t’iu ndihmojë që të gjejnë shokë, por dëgjimi i asaj që thonë ta iu ndihmon që t’i ruajnë ata.
Gaforrja që ndryshon
Ndryshimet e disponimit te pjesëtarët e kësaj shenje, pa ndonjë paralajmërim, janë aq të shpeshta, sa që ju bëjnë të dyshoni mos ata vuajnë nga çrregullimi bipolar. Gaforrja ju tregon sa herë që përjeton ndryshime.
Luani i zhurmshëm
Luanët janë liderë, por shpesh ky rol mund t’i bëjë tepër të padurueshëm. Janë tepër të zhurmshëm, prandaj nuk preferohen në shoqëri. Luanët shpesh janë të detyruar që ta qetësojnë vet veten e tyre, në mënyrë që këtë të mos e bëjnë të tjerët.
Virgjëreshat e heshtura
Virgjëreshat janë njerëz tepër të qetë, që merren kryesisht me mendimet e veta. Meqë personalitetin e vet e shprehin me sjellje, ata shpesh janë ose të turpshëm, ose snobë. Ata duhet të mësohen të flasin. Të mos preokupohen shumë rreth asaj se çka do të mendojnë të tjerët.
Peshoret e vetmuara
Dobësia e peshores është pavarësia. Edhe pse duket se ajo iu ofron fuqi, kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, pjesëtarët e kësaj shenje shpesh e teprojnë me vetmi, apo duke vuajtur. Rrënoni muret rreth vetes dhe gjejeni lumturinë e vërtetë.
Akrepi dhe fuqia
Akrepit i pëlqen që ta ndjejë fuqinë. Por, keqpërdorimi i asaj fuqie është dukuri e shpeshtë te Akrepi. Sidomos arroganca, me të cilën Akrepi bëhet i prirë për arrogancë. Akrepi do të bënte mirë sikur të pajtohej se nuk është “supermen”.
Ah, Shigjetari
Shigjetarit i pëlqen që të mos ketë telashe. Për nga natyra, personat e kësaj shenje janë shumë argëtues, por meqë nuk mund t’i qetësojnë, të tjerët nuk rrinë shumë me ta. Nuk mund të jetoni gjithmonë sot për nesër.
Bricjapi punëtor
Për fat të keq, Bricjapi nuk e di domethënien e fjalës ekuilibër. Kur bëhet fjalë për argëtim dhe punë, kjo e dyta do të mbizotërojë gjithmonë. Kjo mund të frustrojë njerëzit rreth tyre, sepse cili është kuptimi i punës pa argëtim?
Ujori ekscentrik
Ujori me të vërtetë është person unik dhe i pëlqen që të argëtohet. Por, jetën dhe të gjitha problemet i merr shumë seriozisht. Te njerëzit e kësaj shenje duhet të ndryshohet vetëm mënyra sesi adaptohen. Nëse ndokush nuk ju merr seriozisht, atëherë humbet tërë pasioni që keni.
Peshqit patetikë
Kur të dashurohen, Peshqit përjetojnë emocione tepër të forta! E, pasi të përfundojë lidhja, edhe më të forta! Peshqit duhet të mësohen sesi të kanalizojnë dhembjen e tyre emocionale në diçka më produktive.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Similar topics
» Veset e këqija të çdo shenje të horoskopit
» Cila shenjë e horoskopit vozit më së keqi?
» Martesat sipas horoskopit
» Tradhëtarët sipas horoskopit
» Ana e errët e çdo shenje zodiake

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi