Ana e errët e çdo shenje zodiake
Faqja 1 e 1
Ana e errët e çdo shenje zodiake
Ashtu sikur gjithkush ka anën e tij të mirë, gjithashtu i ka të pranishme edhe të metat. Ja pjesa e prapme e medaljes apo e kundërta e çdo karakteri në mënyrë individuale.
DASHI
Këta persona të stuhishëm gjithmonë mendojnë se duhet të kenë rolin kryesor në gjithçka përreth tyre. Shkaku mund të jetë si pasojë e ndonjë të mete fizike. Persona egoistë që mendojnë vetëm për veten e tyre.
DEMI
Të vetkënaqur dhe fjalëpakë, të mërzitshëm dhe aspak interesantë.
BINJAKËT
Llafazanë kryesorë, tradhtarë dhe të poshtër, të cilët ndrrojnë kriteret për çdo 5 minuta.
GAFORRJA
Persona posesivë, fyejnë rëndë nëse ndokush nuk ju uron “mirmëngjes-in” në intonacionin e duhur, ndryshojnë disponimin kur t’ju vie ndërmend.
LUANI
Persona arrogantë, vazhdimisht duke nënvlerësuar të tjerët, plot plane të mëdha për të gjithë e në fund i përdorin vetëm për qëllime personale, kinse po shqetësohen edhe për të tjerët.
VIRGJËRESHA
Persona me neurozë obsesive që gjejnë lirimin e stresit duke pastruar shtëpinë apo banesën, duke u pajtuar me blerje të garderobës, duke u fokusuar në gjëra fikse, as më shumë e as më pak.
PESHORJA
Skizofrenë narcizoid, pasqyra është miku i tyre më i mirë, iu duhet rreth një javë të vendosin nëse do pijnë Coca Cola apo Pepsi, aq janë përtacë të mëdhenj saqë është një mrekulli kur zgjohen në mëngjes nga shtrati.
AKREPI
Persona autodestruktivë, të pakënaqur saqë depresionin e tyre nuk mund ta përballojnë, duke tërhequr edhe qindra njerëz të tjerë rreth vete. Nëse e nesërmja do të ishte fundi i botës, ata aspak nuk do të tronditeshin.
SHIGETARI
Persona dorëlëshuar dhe kumarxhi, kënaqen kur shesin mend tek të tjerët, ndërsa entuziazmin e kanë aq të madh saqë ringjallin edhe të vdekurit.
BRICJAPI
Mjeshtër të vërtetë të robërimit dhe fjala “më fal” nuk ekziston aspak në fjalorin e tyre.
UJORI
Persona vulgarë dhe perversë me sjellje të pahijshme.
PESHQIT
Gjithmonë presin që dikush t’i ngushëllojë, nuk mund të shkojnë as në tualet pa ndihmën e ndokujt, dhe gjënë më të vogël e shohin si ndjesi përfundimtare duke i shqetësuar njerëzit përreth. Gjatë kohës së pauzave, kur janë në gjendje të mire, mirren me thashetheme rreth problemeve të njerëzve tjerë, pastaj përsëri bien në depresion – duke qëndruar vazhdimisht në rreth.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Çdo shenjë e horoskopit që i irriton të tjerë
» Veset e këqija të çdo shenje të horoskopit
» Dasma te shenjat Zodiake
» Shenja më e mirë Zodiake
» Slloganet intelektuale zodiake
» Veset e këqija të çdo shenje të horoskopit
» Dasma te shenjat Zodiake
» Shenja më e mirë Zodiake
» Slloganet intelektuale zodiake
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi