EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Energjia kozmike vepron në Piramida

3 posters

Shko poshtë

Energjia kozmike vepron në Piramida Empty Energjia kozmike vepron në Piramida

Mesazh  Odin 16.04.12 9:42

Energjia kozmike vepron në Piramida

Energjia kozmike vepron në Piramida 300px-Kheops-Pyramid

Piramidat egjiptiane janë një nga çudirat më të mëdha botërore dhe ndërtesa më misterioze që ekzistojnë në Tokë. Enigma e konstruktimit të tyre si dhe efektet tjera rrezatuese që shkaktojnë ato, edhe sot e tërë ditën, mbetet një sfidë që seriozisht e vënë në sprovë njohurinë tonë të pakontestueshme materialiste e quajtur shkencë.

Vërtetë, shkencëtarët tanë mbeten të mahnitur jo vetëm nga mënyra e vetë projektimit dhe aftësisë së ndërtimit të këtyre piramidave gjigante, por edhe nga efektet e ndryshme misterioze që krijohen nga hapësirat labirinte të korridoreve të tyre, duke shkaktuar ndryshime kualitative në përbërjen materiale të disa substancave.

Nga tri piramidat më të njohura të faraonëve të Egjiptit të lashtë që gjenden në rrafshinën shkretinore të Gizit, afër Kajros (Keopsit, Kefrenit dhe Mikerinit), si më e madhe dhe më atraktive konsiderohet ajo e Keopsit. Ka një sipërfaqe prej 1300 m3, ndërsa perimetri i themeleve është 910 metra. Lartësia nga bazamenti e deri në maje të saj është 138 metra dhe hyn në grupin e shtatë çudive më të mëdha botërore.

Dihet nga te gjithe se tërë konstruksioni i saj piramidal, është i ndërtuar prej blloqeve të mëdha guri dhe secila prej tyre peshon 55 ton. Të gjitha këto blloqe janë të vendosura me një renditje tejet precize, gjë që, edhe i hamend shkencëtarët tanë, duke ju krijuar shumë dyshime të bazuara: nga kanë ardhur këto blloqe kolosale guri kur dihet se i tërë regjioni aty afër është një hapësirë shkretinore prej qindra kilometrash? Nëse janë marrë diku tjetër, atëherë, si janë transportuar deri aty? Si kanë mundur këto masa 55 tonësh të ngrihen në lartësira më të larta murale të konstruksionit të piramidës, pa pasur një teknologji të përsosur ndërtimore sikurse e kemi ne sota?

Forma piramidale dhe dimensionet e caktuara precize gjeometrike tek piramidat e Egjyptit, tek studiuesit tanë bashkëkohor, nuk shkaktojnë vetëm mëdyshje në mënyrën e konstruktimit dhe ndërtimit të tyre, por edhe tek efektete e caktuara mrekulluese që shkaktohen në hapësirën e brendësisë së saj. Kjo dukuri i ka sfiduar shumë shkencëtarë.

Pranimi zyrtar i efektit çudibërës të piramidave, së pari është regjistruar me rastin e njohur si “rasti Dërbal”.

Në Entin çekosllovak të zbulimeve te reja dhe Patentimit te tyre, nën numrin 91304, gjendet i regjistruar një zbulim i inxhinierit nga Praga,Karel Dërbal. Ai një kohë të gjatë interesohej për parapsikologjinë dhe fenomenet jashtë shqisore, dhe nga shumë hulumtime të veta të bëra nga kjo fushe, më në fund zbuloi se piramida ka një forcë mahnitëse, e cila transformon një lloj të energjisë kozmike, për ne ende të panjohur.

Po ashtu, ai vërtetoi se dhoma ku ishte vendosur kufoma e balsamuar e faraonit, gjendej në 1/3 e lartësisë, nga pika e mesit të konstruksionit të piramidës, gjë që, jo rastësish, mu aty ishte qendra e veprimit më të koncentruar të kësaj energjie specifike. Kështu, më tej, ai zbuloi se modeli me dimensionet e njëjta gjeometrike të Piramidës së Keopsit, i mpreh brisqet e rrojes qe jane konsuuar.

Ideja për këtë zbulim i rrodhi kur kishte vërejtur në brendinë e hapësirës së piramidave, një trup të maces së ngordhur i cili nuk qe shndërruar në skelet, por ishte i mumifikuar në mënyrë fantastike, pa asnjë gjurmë kërme. Me të kthyer në shtëpi, punoi një model të kopjuar të piramidës dhe eksperimentoi. Fenomeni i njëjtë u përsërit edhe në piramidën e improvizuar.

Dëbali mendonte se energjia e grumbulluar në piramidë mund të jetë bazë veprimi ndaj proceseve fizike, kimike dhe biologjike. Tehu i brisqeve ka përbërje “gjalpi” (yndyrore). Pas përdorimit kjo mprehtësi ulet, mirëpo jo gjithmonë. Disa sende mund t’i kthejmë në gjendje të mëparshme pas një kohe të caktuar, madje edhe përmbajtjen e tyre kristalore. Dëbeli logjikonte teorikisht: po qe se tehu i briskut te xhiletës është punuar nga çeliku kualitativ, përderisa nuk dëmtohet mekanikisht, atij mund t’i kthehet mprehtësia e mëparshme. Ai, me disa briqe xhiletë të deponuar nën piramidën prej kartoni, mund të kryente numër të pacaktuar rrojesh.

Konstruktimi i Piramidave te improvizuara

Ja udhëzimi praktik se si konstruktohet piramida e improvizuar nga kartoni me dimensionet gjeometrike të modelit të Piramidës së Keopsit.

Në qoftë se doni të bindeni në këto efekte të piramidës, punojeni një model nga kartoni, i cili duhet të jetë nga llojet e kartonit të rrafshët, e jo valor. Preni katër trekëndësha me dimensionet e bazës 23,4 cm. dhe të dy brinjëve me 22,3 cm. Të gjithë trekëndëshat i ngjitni me ngjitës duke përfituar formën e piramidës.

Piramida e fituar nga baza e deri në maje, patjetër duhet të jetë me lartësi prej 15 cm. Pas ngjitjes së katër krahëve të trekëndëshit dhe përfitimit të konstruksionit të piramidës, në një karton të njëjtë kopjojeni bazën nga forma e piramidës së përfituar dhe këtë katërkëndësh ndajeni në katër pjesë të barabarta.

Me ndihmën e busullës saktësisht caktojeni drejtimin veri-jug. Mbajtësin vendoseni në lartësinë prej 5 cm. (një e treta e lartësisë së piramidës) dhe atë mu në mes të boshtit. Tehun e ”thyer” të briskut xhilet vendoseni ashtu që anët e xhiletës të jenë të kthyera me drejtimin veri-jug. Kjo është e detyrueshme, përndryshe, në të kundërtën, nuk do ta kemi efektin e dëshiruar.

Piramida, në asnjë mënyrë, nuk duhet të vendoset në afërsinë e ndonjë hapësire ku veprojnë fushat e caktuara magnetike.Brisku Xhileti duhet të qëndrojë në piramidë së paku gjashtë ditë. Pas kësaj kohe, mund të përdorohet për rruajtje me kusht që, pas përdorimit, sërish të kthehet në piramidë. Kjo që e përmendëm si shembull me brisqet xhilet, nuk është e vetmja mënyrë ku mund të vërehet veprimi i fushës misterize magnetike nga hapësira piramidale.

Ju mund të bëni eksperimente të njëjta edhe me shumë artikuj tjerë. P.sh. nëse në brendi të piramidës futen zarzavatet e ndryshme, ato nuk prishen fare, veçse e humbasin sasinë e konsiderueshme të ujit. Kafeja, çaji, dhe birra, pas 10-15 ditëve, shndërrohen në artikuj të cilësisë së lartë.

Mjafton që njeriu në një piramidë të improvizuar sipas formës dhe dimensioneve të asaj që e prezentuam (premisa të njëjta, por madhësi më të madhe), të qëndrojë vetëm 15 minuta në ditë, dhe, pas disa dite, do të vërejë përmirësimet e dukshme të procesit të të mbajturit në mend dhe rritjen e shkallës së inteligjencës. Qëndrimi nën piramidë në rrethanat e njëjta shkakton, po ashtu, edhe humbjen e kilogramëve të tepërt nga trupi, tek tullacët – rritjen e flokëve, si dhe ka pasur raste të shërimit të mrekullishëm të sëmundjeve të ndryshme.

Por, çfarë efekti duhet të ketë piramida nëse ajo kthehet mbrapsht (me majë poshtë e baze siper)? Pas shumë eksperimenteve të bëra, në këtë pyetje përgjigjen na jep shkencëtari bullgar V. Litvinov. Rezultatet e tij të arritura tejkalonin çdo parashikim. Piramida e kthyer mbrapsht, jo vetëm se nuk i humb efektet e veta të theksuara, por ato, përkundrazi rriten edhe shumëfishohen.

Ta zëmë: virusi i gripit dhe antibiotikë të ndryshëm, arrijnë imunitet të shumëfishuar. Penicilina, e mbajtur disa ditë në piramidën e kthyer mbrapshtë, e rrit efektin e vet deri në dhjetë herë më tepër.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Energjia kozmike vepron në Piramida Empty Re: Energjia kozmike vepron në Piramida

Mesazh  Lapsi 30.05.12 15:27

Piramida është ndërtesa më e qëndrueshme, që pranon sasinë më të madhe të Energjisë Kozmike në planet. Forma piramidale me kënd 52 gradë e 51 minuta (për shkak të këtij këndi), pranon Energjinë më të lartë Kozmike. Piramida mund të ndërtohet me çdo lloj materiali. Është e rëndësishme të themi se materialet nuk luajnë asnjë rol në marrjen e Energjisë Kozmike. Piramida thjesht duhet të ketë drejtime perfekte: Veri, Jug, Lindje, Perëndim. Pjesa më e madhe e Energjisë Kozmike përqëndrohet në bazën e Piramidës, pra, në qendrën e saj, ajo pikë njihet ndryshe si “Dhoma e Mbretit” dhe prej andej përhapet në pjesët e tjera të Piramidës.

Gjendja Nirmala Sthithi – ose siç njihet ndryshe – Faza pa Mendime – arrihet tre herë më shpejt nëse dikush meditohet brenda mjedisit të Piramidës. Piramida mund të përdoret për komunikim me frekuenca më të larta. Meditimi brenda saj mund të ndihmojë gjithashtu në Terapi dhe në të gjitha Përvojat e tjera të Meditimit.
Lapsi
Lapsi

67


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Energjia kozmike vepron në Piramida Empty Piramida Visocicas lëshon sinjale radio

Mesazh  xxxadixxx 05.12.12 17:05

SARAJEVË - Piramide,radiofar apo antene satelitore. Cila është natyra e vërtetë e piramides se Visocicas,qe gjendet jo shumë larg nga Sarajeva, për momentin ajo është një mister që shkencëtarët janë duke hetuar. Por duke pasur parasysh te panjohurat per ate, misteret së bashku behen edhe me te medha. Cilet e kanë ndërtuar, pse dhe me kë kanë komunikuar?

Kodra Visocica,e njohur gjithashtu si Piramida e Diellit është e vendosur në Bosnje, jo shumë larg nga Sarajeva. Semir Osmanagiç është i bindur se ajo është një piramide artificiale, dmth e bere nga njeriu dhe jo nga natyra. Në këtë zonë, Piramida e Diellit nuk është e vetme, por ajo sigurisht që është më e madhja. Nëse supozimi është i saktë, atehere per Osmanagiç ajo eshte piramidave e pare në Evropë, pas atyre afrikane dhe amerikane,por e vjeter rreth 12 mijë vjet. Dhe me 220 metra ne bazament, Piramida e Diellit do tani eshte më shumë se e Keopsit qe ka permasa vetëm 147 metra.

E vërteta qëndron diku në mes tezës dhe shkencës,por zyrtari Osmanagiç dëshiron qe kodra e Visocicas dhe simotrat e saja te jene rezultat i sedimentimit natyrore. Në të vërtetë, duket se Piramida e Diellit ishte fillimisht një kodër me origjinë sedimentare,por e rimodeluar me vone, në formën e një piramide,nga njeriu. Por kjo mund ta shpjegojë natyrën e jashtëm të rritjes, megjithatë, mbetet e fshehur në mister ajo që fsheh(mbulon) kodrën.



Nga kulmi i saj Piramida e Diellit lëshon një rreze të fuqishme misterioze elektromagnetike. "Fenomeni - shkruan La Stampa - është hetuar nga SB Research Group, një grup hulumtimi italo-kroate-finlandez, i specializuar në archeoakustik dhe mbeshtetur nga Universiteti i Triestes.

Fizikanti kroat,Slobodan Mizdrak, pasi vendosi një transmetues në krye, ka dërguar valët ultrazanore dhe vale radio në drejtim të bazës së piramidës dhe ka regjistruar përgjigjen. "Eksperimenti zgjati 39 orë dhe jo 48 ore sa ishte planifikuar, sepse karburanti i gjeneratorit ka përfunduar përpara afatit", thotë Paul Debertolis, udhëheqës i ekspeditës. Të dhënat e mbledhura janë verifikuar nga tre qendra te pavarura:nga Instituti i Statistikave në Beograd, Zagreb dhe në atë të Matematikës së Avancuara në Vjenë.



Konstatohet se rrezatimi është i vazhdueshëm dhe gjenerohet nga një burim qe del në krye të piramidës, nga një thellësi 2,44 km. Aspekti më i pabesueshme është forma e burimit, i cili duket të jetë nga materie metalike,e ngjashme me një antene parabolike TV satelitore dhe e aftë për te drejtuar rrezet elektromagnetike në drejtim të kulmit virtual te piramidës.
Energjia kozmike vepron në Piramida 29385_539863306025095_1185643672_n
xxxadixxx
xxxadixxx

106


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Energjia kozmike vepron në Piramida Empty Re: Energjia kozmike vepron në Piramida

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi