Sinjale misterioze
Faqja 1 e 1
Sinjale misterioze
Sinjale misterioze
A mund të jemi kaq arrogantë sa të mendojmë se jemi i vetmi përjashtim në pafundësinë e universit? Çfarë do të ndodhte nëse do të interceptonim një sinjal apo një mesazh me origjinë aliene?
Ndërkohë që bota shkencore është e ndarë në debat, teologjia katolike pranon mundësinë e formave të jetës në botë të tjera. Astronomi jezuit, Atë Hoze Gabriel Funes pohonte në 13 maj të vitit që kaloi në një intervistë të dhënë për "Observatorin" roman se "është e mundur që në ndonjë qoshe të universit të ekzistojnë planete të ngjashëm me Tokën, ku ka patur një zhvillim të jetës". Ideja e formave inteligjente të jetës, të ngjashme me tonën, nuk bie ndesh me vizionin kristian, por përkundrazi, ajo mbështet idenë e një Ati Krijues të përbashkët, siç është shprehur në të kaluarën edhe Don Piero Koda, Minsinjor Korado Balduçi, si dhe Atë Xhorxh Koin.
IMPULSI MISTERIOZ
Një impuls i quajtur SHGB02+14A ka udhëtuar nëpër frekuencën 1420 MhZ. Është kjo gjëja më e rëndësishme që është zbuluar nga radioteleskopi i Arecibos në Porto Riko kur në shkurt të vitit 2003 nisi projekti SETI (Search for Extra Terrestrial Intelligence - një organizatë shkencore private), apo më saktë, një program shkencor që e ndan hemisferën qiellore në 200 pjesë, i pikas, i studion, i analizon. Sinjali vjen nga 1000 vite dritë larg Tokës dhe fuqia e tij e lëshimit rezulton e qëndrueshme ndryshe nga të tjerë që, deri tani, janë humbur nëpër zhurmat e fundit të universit.
Sipas disa shkencëtarëve, nuk bëhet fjalë për fenomene natyrorë, por për dikë që nga qielli përpiqet të vendosë një kontakt me ne. Debati mbetet i hapur, ndërkohë që bota shkencore është e ndarë ndërmjet filoalienëve dhe skeptikëve. Vala e radios vjen nga një pjesë e qiellit ku nuk duket të ketë galaksi.
Frekuenca e lëshimit përkon me një prej notave parësore me të cilat hidrogjeni thith dhe lëshon energji. Sipas studimeve të parë, sinjali nuk duket se vjen nga burime natyrorë por duket se është i ndërtuar artificialisht.
Diomethënë: I ndërtuar nga një inteligjencë aliene, e cila është në gjendje të përgatisë një urë transmetimi drejt pafundësisë në pritje që dikush nga ana tjetër e qiellit ta kapë sinjalin dhe të përgjigjet. Tani pritet momenti kur ai të rishfaqet dhe atëherë e gjithë kjo do të bëhet vërtetë interesante. Ndërkohë, mbeten të gjithë pikëpyetjet mbi këtë çështje.
ART DHE UFO
Nëse diçka reale ka ndodhur vërtetë, atëherë duhet të ekzistojnë patjetër gjurmët në kujtesën kolektive të njerëzimit.
Vetëm kështu do të shpjegoheshin misteret që përmbahen në artin e çdo epoke dhe çdo vendi. Në ikonografinë klasike gjenden figura të ndryshme në brendësi të veprave të krijuara e me autorë të ndryshëm, që riprodhojnë objekte të çuditshëm të ngjashëm me UFO-t.
Ndër veprat që kanë më shumë lidhje me këtë argument mund të përmenden "Tebaida" e Paolo Uçelos, e pranishme në Galerinë e Akademisë së Firences.
Piktura përmban skena të ndryshme të jetës në një manastir: poshtë në të majtë, Virgjëresha shfaqet në San Bernardo; sipër, një grup murgjish fshikullohen pranë një Kryqi; në qendër, në një shpellë të madhe është paraqitur Shën Zheromi teksa lutet përpara një tjetër kryqi me Krishtin të kryqëzuar, ndërkohë që lart, Shën Francesku, i gjunjëzuar pret stigmatat.
Në zonën e poshtme dhe djathtas është paraqitur ndoshta predikimi i Shën Romualdos. Po çfarë është ai objekti i kuq në shpellë, në qendër, në të djathtë të kryqit?
Një tjetër vepër është "Lajmërimi" i Karlo Krivelit, e pranishëm në Londër, në Galerinë Kombëtare. Këtu paraqitet një rreze që zbret nga qielli dhe që mbërrin tek Madona. Ajo rreze niset pikërisht nga një objekt fluturues i paidentifikuar, me formë disku që gjendet mes reve.
Rrezja që godet Madonën (dhe që nga ana e saj dëgjon fjalët e Engjëllit) shfaqet në shumë vepra të tjera të artit mesjetar dhe të rilindjes, por mbi të gjitha në Lajmërimet e shumtë të Pagëzuarve të Krishtit.
Më tej, "Lindja e Krishtit", e Bernardino di Betos, i quajtur Pinturikio. "Po të ngresh sytë në qiellin e zymtë, pak më sipër relieveve shkëmborë në horizont... Konturet dhe ngjyra e bërthamës përshkruajnë një sferë jo tamam të rregullt, me ngjyrë gri të hapur dhe në dukje metalike, e cila lëshon një sasi drite, duke e bërë të rrethohet nga një aureolë ngjyrë të verdhë në portokiall".
Dhe duhet të përmendim edhe Madonën me Fëmijën e Shën Xhovanit, e pranishme në Firence. Vepër e Sebastiano Mainardit ose Jakobo de Selaios, kjo pikturë paraqet një personazh që, me njërën dorë në ballë sheh drejt një objekti në qiell.
Me të është edhe një qen, i cili edhe ai sheh drejt një objekti të çuditshëm. Në Ungjillin sipas Lukës: "Në atë zonë kishte disa barinj që natën rrinin zgjuar për të ruajtur bagëtinë e tyre. Një engjëll i Zotit u shfaq para tyre dhe lavdia e Perëndisë i mbushi me dritë.
Ata i mbërtheu paniku, por engjëlli u tha: "Mos u trembni, kam për t'ju dhënë një lajmërim të gëzueshëm, për të gjithë: sot ka lindur në qytetin e Davidit një shpëtimtar, që është Krishti..."
Sigurisht, nuk mund të flitet për prova, por vetëm për dyshime, tregues apo interpretime që u përkasin fesë, shërbimeve të fshehtë apo dëshmive personale.
Por asnjë element të së vërtetës. Atëherë, si mund të interpretohen këto legjenda që qarkullojnë prej dhjetëra vitesh dhe që në veprat e çdo epoke gjejnë gjurmë evidente të shfaqjes së jashtëtokësorëve? Duket sikur njeriu dëshiron që me çdo kusht të zbulojë ekzistencën e një qenieje aliene.
TEORITË
Në vitin 1961, Akademia Kombëtare e Shkencave në SHBA organizoi një kongres për të diskutuar orientimin në studimet hapësinore. Ishte hera e parë që komuniteti shkencor përballej seriozisht me problemin e kërkimeve të sinjaleve të qytetërimeve jashtëtokësorë.
Në atë rast, astronomi Frank Drake paraqiti një ekuacion, i cili ishte i destinuar të shndërrohej në bazën e çdo lloj studimi të ekzistencës së alienëve.
N = R fp ne fl fi fc L
Ky ekuacion ishte një tentativë për të vlerësuar shkencërisht numrin e qytetërimeve jashtëtokësorë të pranishëm në galaksinë tonë dhe në gjendje të vendosin një kontakt me tokën.
N përfaqëson numrin e këtyre qytetërimeve, numër që korrespondon me produktin e fijeve të gërmave që ndodhen prapa një sinjali.
R është përqindja e formacioneve yjorë në Rrugën e Qumështit.
fp është fraksioni i yjeve që kanë planetë; "ne" është numri i planetëve për sistem diellor që janë në gjendje të kenë forma jete; "fl" është ajo pjesë e planetëve që praktikisht ka zhvilluar forma jete; "fc" është pjesa e qenieve inteligjente që janë në gjendje të komunikojnë; fm është pjesa e qenieve inteligjente që janë në gjendje të arrijnë dhe kolonizojnë më shumë planete; L është vlerësimi i kohëzgjatjes së këtyre qytetërimeve të zhvilluar.
Rëndësia e ekuacionit të Drake qëndron në faktin që i ka dhënë dinjitet shkencor një pikëpyetjeje të madhe që përndryshe do të kish mbetur objekt ekskluziv kultesh, legjendash metropoiltane dhe mitizimesh.
Vëmendja që gëzoi ekuacioni Drake në komunitetin shkencor lejoi nisjen e SETI-t. Ky projekt kërkimesh bazohet në idenë që qytetërimet alienë teknologjikisht të përparuar mund të zbulohen duke interceptuar sinjalet e tyre në valë radioje.
Deri tani, asnjë nga eksperimentet e shumë të SETI nuk ka zbuluar diçka që të mund të konsiderohet si një sinjal komunikimi ndëryjor.
Frank Drake ka thënë se në galaksinë tonë janë të paktën 10 332 qytetërime që janë në gjendje të vendosin një kontakt me ne, një numër që natyrisht e ka përllogaritur falë ekuacionit të tij.
Duke iu referuar deri në një farë mase ekuacionit të Drake, matematicieni i famshëm Aczel (autor i librave të ndryshëm shkencorë) ka konkluduar mes të tjerash se, cilido të jetë numri, probabiliteti i ekzistencës së alienëve është baraz me njëqind përqind.
Në epokat përpara kësaj tonës është debatuar mundësia e ekzistencës së jashtëtokësorëve dhe janë marrë në konsideratë të gjithë problemet që buronin prej kësaj.
Historiani Majkëll Krou ka përllogaritur se që nga kohërat e grekëve të lashtë e deri në vitin 1917, janë shkruar afro 170 vëllime mbi këtë argument. Dhe pas vitit 1917, numërimi i vëllimeve të shkruar jo vetëm nuk është bërë, por do të ishte e pamundur.
Sipas shkencëtarëve, jeta rregullohet sipas tre parimeve: ai i uniformitetit të natyrës, i kompletimit dhe parimi kopernikas, ose mediokriciteti.
1. Ligjet e natyrës janë të njëjtë në të gjithë universin. Si pasojë, proceset fizikë që kanë prodhuar jetën mbi tokë mund të verifikohen edhe diku tjetër.
2. Në natyrë, gjithçka që është e mundur ka prirjen të realizohet. Me fjalë të tjera: nëse asgjë nuk e pengon lindjen e jetës, jeta do të lindë.
3. Planeti tokë nuk zë një pozicion të veçantë dhe as nuk ka një status të veçantë në Univers. Eshtë një planet tipik që rrotullohet përreth një ylli tipik në një galaksi tipike. Koperniku ka përfunduar se Toka dhe njerëzimi nuk janë në qendër të Universit. Aplikuar ky në çështjen e jetës në botë të tjera, parimi të bën të mendosh që nëse toka nuk është e veçantë nga pikëpamja astornomike, gjeologjike, fizike dhe kimike, atëherë nuk duhet të jetë e veçantë as nga pikëpamja biologjike.
Pastaj, a mund të jemi kaq arrogantë sa të mendojmë se jemi i vetmi përjashtim në pafundësinë e universit?
Nëse merret e mirëqenë hipoteza që nuk ekziston asnjë Krijues me një tru të denjë për këtë emër dhe që universi ka lindur pak rastësisht dhe pak në vijim të një shpërthimi të madh, Big Bang-ut siç e e quajnë fizikantët, nuk do të ishte e çuditshme që aksidenti i quajtur jetë po verifikohet vetëm një herë?
Nga cilido këndvështrim t'i qasesh këtij problemi, konkluzioni duket të jetë përherë i njëjtë: ndoshta vetëm për një faktor thjesht statistikor, nuk mund të jemi të vetëm në univers.
Çfarë impakti do të kishte mbi mënyrën si e mendojmë vetveten dhe pozicionin tonë në kozmos zbulimi i ekzistencës së formave të jetës në planetë të tjerë?
Nuk ka asjnë dyshim, që qoftë edhe zbulimi i një mikrobi jashtëtokësor që mund të demonstrojë se ka evoluar i pavarur nga format e jetës mbi tokë, do të ndikonte në mënyrë domethënëse mbi vizionin që ne kemi mbi botën dhe do të sillte në shoqërinë tonë ndryshime të thellë po aq të rëndësishëm sa ata të revolucioneve të Kopernikut dhe të Darvinit: mund të quhej përfundimisht zbulimi më i madh shkencor i të gjithë kohërave.
Dhe në rastin më ekstrem, nëse do të arrinim të interceptonim një mesazh të alienëve, ka shumë mundësi që ai të kishte një efekt shkatërrimtar mbi njerëzimin.
Një mesazh i MUNDSHËM...
Çfarë do të ndodhte nëse do të interceptonim një sinjal apo një mesazh me origjinë aliene? Çfarë do të thoshte saktësisht për njeriun zbulimi se nuk jemi të vetmet qenie inteligjente në univers?
Shkencëtarët e Projektit Kolombi (në kuadër të programit të bashkëpunimit shkencor e teknologjik mes qeverisë italiane dhe asaj argjentinase) kanë ngritur një komision për të vendosur se si do të duhej të jepej lajmërimi në rast se do të interceptohej një sinjal alien dhe çfarë do të duhej bërë për të dhënë një përgjigje.
Janë hipotizuar forma të ndryshme sinjalesh alienë. Rasti më elementar do të ishte ai i një lloj fari. Do të bëhej fjalë thjesht për një akt komunikimi të ekzistencës së qytetërimti të tyre, për këdo që eksploron hapësirën.
Një rast më interesant do të ishte ai në të cilin fari do të transmetonte informacione mbi qytetërimin e tyre e ndoshta një ftesë opër t'u vënë në kontakt. Duke qenë se është e mundur të përfshish një sasi të madh informacioni në një sinjal radio apo lazer të shkurtër, mund të zbulojmë shumë gjëra vetëm duke analizuar sinjalin e shkurtër fillestar.
Eshtë e mendueshme që alienët të kenë zbuluar ekzistencën tonë në Tokë dhe që janë vënë në punë për të na kontaktuar. Mund të jenë vënë në dijeni mbi ne në mënyra të ndryshme. Sinjalet e radios që shkojnë nga një qoshe e tokës në tjetrën, është e mundur që të përhapen edhe në hapësirë me shpejtësinë e dritës.
Një antenë me ndjeshmërinë e duhur mund të ketë përcjellë sinjalet tona radiofonike dhe televizive që tani duhet të kenë udhëtuar me dhjetëra vite dritë. Një impiant edhe më i ndjeshëm mund të përcjellë rrezet gama të prodhuar nga eksperimentet bërthamorë të kryer në atmosferën tonë. Prania jonë mund të deduktohet edhe duke u bazuar në faktin që toka është një Planet në të cilin ishte e mundur të zhvillohej nëj formë inteligjente jete.
Eshtë e mundur edhe që alienët të kenë vizituar herë pas here tokën, duke ditur që shpejt kjo formë jete inteligjente do të zhvillohej. Mund të kenë lënë apo dërguar shumë kohë më parë një sondë me qëllimin që t'i lajmëronte për zhvillimin e një shoqërie teknologjike.
Një sondë e tillë mund të jetë në orbitë në sistemin diellor. Por ekziston edhe një tjetër mundësi: ajo e zbulimit të një mesazhi alien mbi tokë, apo pranë saj. Cilat do të ishin pasojat e mundshme të interceptimit të një mesazhi alien mbi tre hipotezat alternative që lidhen me origjinën e jetës?
Nëse zbulojmë ekzistencën e qenieve jashtëtokësore, a do të ishte e mundur të vazhdonim të këmbëngulnim në tezën e mrekullisë së origjinës së jetës. Natyrisht, nga pikëpamja logjike, nuk është e pamundur që jeta ka lindur mrekullisht dhe është përhapur në univers.
Megjithatë, kjo hipotezë do të hidhte dyshime mbi teorinë e origjinës hyjnore të inteligjencës dhe vetëdijes.
Një sinjal alien do të na detyronte të arrinim në konkluzionin që inteligjenca është e zhvilluar në mënyrë të pavarur nga ne në pjesë të tjera të universit dhe se homo sapiens-i nuk zë një vend të veçantë në rendin e gjërave.

Jon- 1159
Similar topics
» Sinjale Misterioze
» UFO-t japin shenjat e para? Sinjale misterioze përtej galaktikës
» Energjia kozmike vepron në Piramida
» Re misterioze...
» 10 vende misterioze

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi