Si i kane mundur njerezit Vampiret
Faqja 1 e 1
Si i kane mundur njerezit Vampiret
Si i kanë mundur njerëzit vampirët
Ashtu si djajtë dhe fantazmat, edhe vampirët preferojnë orët e natës: në përgjithësi, koha e dhënë atyre shkon nga mesnata deri në këngën e gjelit. Megjithatë, nuk mungojnë ata që veprojnë edhe ditën.
Sido që të jetë, duke mos i pasur të gjitha prerogativat dhe avantazhet e Djallit, vampiri nuk duhet të largohet shumë nga varri i tij dhe, nëqoftëse ka ndërmend të transferohet, është i detyruar që ta marrë me vete arkivolin e tij. Megjithëse i lidhur me forcat e së keqes, qe mbi të gjitha Kisha që e lidh vampirin me figurën e Djallit, personazh i panjohur në botën sllave përpara futjes së kristianizmit.
Në shekujt e trishtuar të gjuetisë së shtrigave, në Gjermani, ashtu si dhe tjetërkund, nuk munguan akuzat për vampirizëm. Gjatë 6 viteve u dogjën 368 vampirë të supozuar, midis të cilëve deri fëmijë 5-vjeçarë.
Akuzat qenë aq absurde dhe të çmendura sa që nuk mund të bindesh se janë formuluar nga mendje të arsyeshme. Midis fundit të Gjashtëqindës dhe fillimit të Shtatëqindës, supersticioni tek vampiri intensifikohet, së bashku me modën e shkruarjes së traktateve lidhur me argumentin.
Si të mundësh vampirin

Sido që të jetë, duke mos i pasur të gjitha prerogativat dhe avantazhet e Djallit, vampiri nuk duhet të largohet shumë nga varri i tij dhe, nëqoftëse ka ndërmend të transferohet, është i detyruar që ta marrë me vete arkivolin e tij.
Megjithëse i lidhur me forcat e së keqes, qe mbi të gjitha Kisha që e lidh vampirin me figurën e Djallit, personazh i panjohur në botën sllave përpara futjes së kristianizmit. Ashtu si Djalli, edhe vampiri nuk mund ta nënshtrojë një njeri që i bën rezistencë, në kuptimin që mund të futet në shtëpi për herë të parë vetëm nëqoftëse ftohet. Më pas mund të futet lirisht.
Natyrisht, kjo nuk është ndonjë mbrojtje e madhe kundër vampirit, për sa të afërmit e të vdekurit sigurisht që do ta mirëpresin të dashurin e tyre që ka ndërruar jetë, jo të vetëdijshëm për faktin që tashmë është një jo i vdekur.
Megjithatë, është e mundur të përcaktohet identiteti i vampirit të supozuar nëpërmjet një pozicionimi të saktë të pasqyrave. Është besim shumë i rrënjosur fakti që refleksi i një njeriu (në një pasqyrë, në ujë apo, në ditët e sotme, edhe në një film fotografik) është në realitet ai i shpirtit të tij. Si shpirtra të tjerë malinj, vampiri nuk ka shpirt, kështu që nuk reflektohet asgjëkundi. Duke pasur parasysh shoqërimin e tij me Djallin, edhe vampiri përzihej nëpërmjet yshtjes, që varionte sipas traditave popullore.
Natyrisht, parasëgjithash duhej të sqarohej identiteti i vampirit. Duke ndjekur indikacionet e Kishës, në vendet e besimit ortodoks varret zbuloheshin për pretekstin më të vogël: ishte e mjaftueshme që një njeri të thoshte se kish ëndërruar aksh të vdekur në cilësinë e vampirit që të vrapohej për të kontrolluar.
Nëqoftëse nga trupi kishin mbetur vetëm kockat, atëhere rivarrosej me solemnitetin e duhur. Ama, nëqoftëse nuk kishte kurrfarë dyshimi rreth identitetit të vampirit, atëhere ishte e nevojshme të zbulohej varri i tij. Pasi që besohej se kuajt qenë të aftë ta kapnin praninë e së keqes, hipej një fëmijë mbi një mëz o krejtësisht të bardhë, o krejtësisht të zi dhe më pas lëshohej në varrezë. Herët a vonë kali do të ndalej, duke refuzuar që të ecte më tej: aty pushonte vampiri.
Përsa u përket metodave të përdorura për t'i hequr qafe, ajo më e përhapura dhe më e njohura ishte ngulja në hu, që konsiston në shpimin (mundësisht ditën, kur është joaktiv) me një shtizë të drunjtë, zakonisht frashër, bush apo trëndafil i egër, ose çdo dru tjetër që besohej se ishte përdorur për Kryqin. Metoda të tjera këshillonin që t'i ngulej një gozhdë apo një hekur i nxehtë në zemër ose në ballë, apo të gozhdohej në arkivol.
Këto praktika të fundit janë ndoshta me origjinë romake dhe të lidhur me "tabutë prej hekuri" të largëta. Antipatia e përgjithshme për të renë bëri që shfaqja e hekurit në shoqëritë primitive të mos pritej me favor, por, përkundrazi, fillimisht bile me terror.
Në të njëjtën mënyrë, primitivët supozuan që edhe djajtë i frikësoheshin hekurit, i cili u bë kështu një hajmali e fuqishme dhe, megjithëse i frikshëm, nuk i shmangej rastit për të përzënë çdo lloj entiteti të keq.
Metoda më drastike për të yshtur vampirin konsistonin në prerjen e kokës me tehun e lopatës dhe t'i mbushej goja me hudhër ose, në mungesë të saj, të digjej i gjithi. Edhe hudhra përdorej nga romakët për të mbajtur larg djajtë dhe shtrigat: kjo sepse besohej që shpirtrat malinj nuk i duronin erërat më të forta se e tyrja. Shumë i përdorur për të përzënë vampirët ishte trëndafili i egër, i cili, sipas traditës, përdorej për kurorat e gjembaçëve të Jezùsit.
Një vend nderi u takon pastaj objekteve të shenjta, si letrat e bekuara, kryqi dhe uji i bekuar. Uji në përgjithësi konsiderohej element i "pastër", së bashku me kripën. Për këtë motiv, mendohej se vampirët nuk mund të kalonin ujërat e rrjedhshëm, përveçse në periudhat e baticave dhe zbaticave.
Për të shpjeguar aspekte të caktuara themelore të supersticionit vampirik, duhet të kërkojmë që të dalim nga ato skema sempliciste, që i tregojnë personat supersticiozë si individë të pajisur me fantazi të tepruar apo të gatshëm për delir të lehtë. Le të provojmë kështu të imagjinojmë sesi duhej të rridhte jeta në fshatra të caktuara të humbura të Europës Lindore midis shekullit XVIII dhe XIX.
Në një hapësirë shumë të kufizuar zhvilloheshin aktivitete të lashta dhe përsëritëse: me ritet e lindjes dhe të vdekjeve alternoheshin ruajtja e atyre pak të mirave që secili posedonte, domethënë shtëpitë, arat dhe bagëtia.
Çfarë mund ta shqetësonte jetën e këtyre komuniteteve të qeta, që jetonin akoma në një klimë gjysëmpagane dhe ku prifti katolik haste vështirësi që të filtronte punën e tij? Qenë pikërisht ngjarjet e pakuptueshme, të lidhura me ciklin fillestar dhe final të ekzistencës tonë: lindjet e dyshimta dhe vdekjet e papritura e të pajustifikuara.
Shpesh, këto fakte qenë të lidhura me fenomene zije buke apo me qëllim të papritura sëmundjesh epidemike (murtajë, kolerë, li dhensh) që përhapeshin si vaji në lakra nga fshati në fshat. Disporporcioni midis shkakut (i panjohur) dhe efektit (deri tepër i dukshëm) përsëritej midis të goditurve nga epidemitë, forma të caktuara prej kohësh të fashitura. Mjedisi rrethues bëhej dora dorës gjithnjë e më pak i kontrollueshëm, në pikën sa të gjeneronte forma çmendurie kolektive në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Ashtu si murtaja milaneze e gjeti shkakun e saj tek "konsakruesit", ashtu dhe fatkeqësitë që goditën me shumë seri Europën Qendrolindore e gjetën tek vampirët. Duke pasur parasysh aktivitetin e veçantë të atribuuar atyre, nuk qe e vështirë për fantazinë popullore që ta shpjegonte, për shembull, me vampirin gjendjen e sfilitjes, dobësisë dhe përgjumjes së vazhdueshme spektrale e të sëmurëve nga murtaja.
Rastet më të famshme të vampirizmit të shekullit XVIII u verifikuan në fakt në vende të prekura nga valë të tmerrshme të epidemisë (Poloni, Hungari, Rumani, Dalmaci). Por është e vërtetë se në mungesë të sëmundjeve epidemike, vampiri e bënte njëlloj shfaqjen e tij, për të shpjeguar fenomene të pazakontë dhe të parrezikshëm si eklipset apo hëna e kuqe.
Përsa i përket pranisë të kufomave të padëmtuara edhe pas shumë vjetësh, fenomeni mund të shpjegohet në dy mënyra: kushtet e brendshme të trupit, domethënë gjendja e tij (mosha, gjendja fizike, shkaku i vdekjes, etj.) dhe kushtet e jashtme (temperatura dhe shkalla e lagështisë së terrenit, prania në të e substancave antifermentuese, ajrimi i mjedisit, vendi dhe sezoni në të cilin ka ndodhur varrosja, etj.).
Kushtet e veçanta (mungesë oksigjeni dhe lagështi) deri mund ta parandalojnë një lloj mumifikimi të trupit. Rritja e flokëve dhe e thonjve të kufomës mund të shpjegohet me efektin e shtrëngimit të teksturës epidemike.
Veç kësaj, disa raste vampirizmi të supozuar karakterizoheshin nga dalje të bollshme gjaku pas yshtjes. Kjo sepse në rast asfiksie (nuk është për t'u përjashtuar fakti që disa njerëz, prej neglizhencës, të varroseshin akoma të gjalla dhe të vdisnin pastaj në arkivol prej mungesës së ajrit) verifikohen grumbullime gjaku, për sa ky bëhet më i lëngshëm.
Rastet e varrosjeve të parakohshme nuk duhet të kenë qenë të rralla në shekujt e kaluar, edhe pse diagnozat qenë të vështira. Për shembull, gjendja e jermit e lidhur me katalepsinë prodhonte kushte që deri për syrin e mjekut më ekspert dukeshin të padallueshme nga vdekja. Prova e vetme e pakundërshtueshme ishte pikërisht dekompozimi.
Vampirë të famshëm
Për kontributin e dhënë për krijimin e mitit të vampirit, një përmendje speciale i takon Erzsébet Bàthory. Kjo grua fisnike psikopate mesjetare, me pamje enigmatike dhe trazuese, e quajtur "bisha e Csejthe", kishte lindur më 1560 nga dera e famshme hungareze Bàthory. E kaloi një pjesë të mirë të ekzistencës së saj në kështjellën e largët dhe të izlouar Csejthe, në Karpatet e Vogla (Sllovaki), nga e cila akoma sot mbesin gërmadhat.
Ishte bindur se me bërjen e banjës në gjakun e vajzave të reja mund të ruante bukurinë dhe rininë e saj dhe për këtë motiv shkaktoi vdekjen e 650 vajzave, të cilat dërgoheshin në kështjellën e saj me shkakun e futjes në shërbim të saj. Në fund, disa banorë të Csejthe, në bazë të deklarimeve të një viktime që kish arritur të arratisej, nxorrën në dritë paudhësitë e konteshës. Me urdhërin e Mbretit Matias të Hungarisë, u hap një hetim dhe një kushëri i konteshës Bàthory u ngarkua me drejtimin e tij. Shpejt u shpall procesi, i cili zgjati dy muaj (janar - shkurt 1611): vendimi qe që kontesha duhej të qëndronte e mbyllur në një krah të vogël të kështjellës së saj, ku dhe vdiq më 1614. U shpëtua nga një fund më i frikshëm për derën e famshme që përfaqësonte: bashkëpunëtorët e saj u hodhën në zjarr.
Në vendet latine miti i vampirit nuk pati shumë fat. Për shembull, në Francë u verifikuan më shumë se të tjerët episode personash të prekur nga psikopati seksuale të rënda. Shumë i famshëm është rasti i Mareshallit të Francës Gilles de Rais, i quajtur Mjekërrblu, që ka jetuar në gjysmën e parë të shekullit XV.
Në traditën popullore gjermane, vampirët janë në fakt të njohur mirë, me emra dhe karakteristika të ndryshme. Raste vampirizmi u sinjalizuan nga kronistët qysh nga viti 1343. Dëshmi të shumta lidhur me besimin tek të vdekurit që përtypnin tabutin apo vetveten në varr; prej një lloj projeksioni magjik, këta të ringjallur qenë të gjendje që t'i vdisnin të gjallët. Është e natyrshme të mendohet se bëhej fjalë në realitet për episode funeralesh të parakohshme.
Në shekujt e trishtuar të gjuetisë së shtrigave, në Gjermani, ashtu si dhe tjetërkund, nuk munguan akuzat për vampirizëm. Gjatë 6 viteve u dogjën 368 vampirë të supozuar, midis të cilëve deri fëmijë 5-vjeçarë. Akuzat qenë aq absurde dhe të çmendura sa që nuk mund të bindesh se janë formuluar nga mendje të arsyeshme.
Midis fundit të Gjashtëqindës dhe fillimit të Shtatëqindës, supersticioni tek vampiri intensifikohet, sëbashku me modën e shkruarjes së traktateve lidhur me argumentin. Në mënyrë të veçantë, qyteti i Lajpcigut u kap nga një epidemi letrare në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Edhe Gjermania pati vampirët e saj "realë" dhe Peter Kürten, "përbindëshi i Düsseldorf", pati patjetër privilegjin makabër që të jetë më i njohuri i shekullit të kaluar. Ditën ishte një bashkëshort i paqortueshëm dhe i afeksionuar pas së shoqes, por natën sorollatej nëpër qytet në kërkim të gjakut, pa të cilin nuk arrinte t'ia dilte, thuajse të ishte drogë. Ekzekutohet në vitin 1931, në moshën 48-vjeçare.
Në Angli, qysh në shekullin XII besohej se njerëz të caktuar të këqinj, pasi kishin vdekur, ktheheshin për t'u vërtitur nëpër tokë, përsa trupat e tyre ringjalleshin nga Djalli. Në shekujt e mëpasëm besimi tek vapmiri u zëvendësua nga ai i shtrigave. Megjithatë, gjatë murtajës së vitit 1655, midis episodeve të shumta të delirit, pati raste të ngjashme me vampirizmin.
Në fakt, njerëz të shumtë u varrosën akoma përpara vdekjes, në një gjendje vdekjeje të dukshme (duhej të bëhej fjalë për atë gjumë të thellë që shoqëron shpesh simptomat e murtajës). Sapo zgjoheshin, atyre u duhej që të dilnin nga situata e tyre e frikshme dhe mund ta imagjinojmë terrorin e atyre që qenë dëshmitarë të këtyre skenave dhe çfarë treguan më pas.
Midis vampirëve anglezë më të vonshëm më i njohuri është John Haig. Përvojat e tij janë treguar në një lloj ditar - rrëfimi të shkruar në burgun Wandsworth një natë përpara se të varej, në vitin 1949, në moshën 39-vjeçare. Prindërit e tij qenë anëtarë të një sekti fanatik puritan (Plymouth Brethrem), i cili abstenonte nga çdo kënaqësi mondane (konsideronte deri radion, kinemanë dhe gazetat si burim korrupsioni); por ai e jetoi pjesën më të mirë të rinisë së tij në një klimë të sëmuri mistik, i trazuar veç të tjerash nga një figurë nëne obsesionuese. Kështu, Haigh ra viktimë fenomenesh haluçinante të vazhdueshme.
Përgatiti
Armin Tirana

Admin- 1132
Similar topics
» Krijesat dhe fenomenet qe kane trembur njerezit
» Pse dikur njerëzit kanë jetuar 900 vjet ?!
» Njerëzit që kanë drejtuar botën në mënyrë sekrete
» A kane ekzistuar ne te njejten kohe njerezit dhe dinosauret ?
» A janë alienë njerëzit që kanë gjak Rh negativ?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi