Njerëzit që kanë drejtuar botën në mënyrë sekrete
Faqja 1 e 1

Sundimtarët sekretë që drejtuan botën nën hijen e liderëve
Pas çdo burri të suksesshëm fshihet një grua e mençur, thotë një shprehje e famshme. Ky mund të jetë rasti për Woodrow Wilson, bashkëshorten e të cilit e detyroi paaftësia e tij fizike të luante një rol të rëndësishëm në vendimmarrje. Por duhet thënë se pas çdo lideri të madh, fshihet një lider sekret, i cili udhëheq me të vërtetë vendin dhe luan politikën. Në listë ndodhen gjithë liderët, të cilët pas vetes kanë pasur një lider më të madh që ka ditur të udhëheqë nga hija.
Liderët sekrete
Pavarësisht se mësoi të lexonte vetëm në moshën 10-vjeçare Woodrow Wilson mbikëqyri hyrjen dhe fitoren e Amerikës në Luftën I Botërore, u dha femrave të drejtën e votës dhe i dha formës Ligës së Kombeve, si dhe fitoi një çmim Nobel për paqe. Në vitin 1919 Wilson pësoi një goditje, e cila i paralizoi anën e majtë. Bashkëshortja e tij Edith u detyrua atëherë të merrte një pjesë të madhe të vendimeve në dorë. Ajo arriti ta mbante gjendjen e bashkëshortit të saj të fshehtë nga pjesëtarët e stafit në Shtëpinë e Bardhë, si dhe nga gjithë kombi për thuajse gjashtë javë. Edhe pse në kujtimet e saj ajo shkruan se ka marrë përsipër vetëm çështjet të cilat mund të zgjidheshin pa praninë presidenti mendohet se ajo ka qenë forca kryesore që ka ndikuar në vendimin për t’u dhënë grave të drejtën e votës.
Kur Aleksandri i Madh vdiq ai ishte shpallu mbret i Azisë dhe kishte një mbretëri që shtrihej nga Greqia dhe Egjipti e deri në Indinë moderne, duke përbërë një prej perandorive më të mëdha e më të larmishme që bota ka parë ndonjëherë. Ai ishte një luftëtar i madh, por ishte gjithashtu dhe një djalë mamaje. Nëna e tij Olympia njihet si një grua e bukur dhe ambicioze, gati për të bërë gjithçka që djali i saj të kishte sukses. Kur Aleksandri i Madh nuk ishte në vend, Olympia grumbullonte aleatë dhe bëhej gjithnjë e më e fuqishme duke ushtruar pushtetin e saj. Kur kthehej Aleksandri dhe regjenti Antipater i ankohej për nënën e tij, ai as s’ia vinte veshin. Kjo i dha nënës së tij mundësinë për të qenë një lojtare kyçe në çështjet e perandorisë.
Burrat e mëdhenj pas liderit
Mbreti Tut është më i njohuri nga gjithë faraonët dhe zbulimi i varrit të tij ndikoi në përhapjen e famës së madhe të Egjiptit në gjithë botën. Sot, maska e varrimit të fytyrës së Tutit është një është një prej imazheve më të njohura në botë. Ishte në fakt veziri i madh Ay, zyrtari më i lartë pas faronit, i cili udhëhoqi Egjiptin teksa faraoni ende fëmijë qëndronte në fron. Ay lindi si njeri i thjeshtë dhe ishte zyrtar, i cili i kishte shërbyer më parë babait të Tutit. Të gjitha vendimet e mëdha dhe të vogla janë marrë prej tij.
Edhe sot e kësaj dite egjiptologët nuk bien dakord mbi mënyrën se si ka vdekur Tuti. Disa spekulojnë se Ay mund të ketë pasur rol në vdekjen e tij dhe fakti është se kur Tuti mbërriti në moshën e duhur për të marrë në dorë mbretërinë, ai vdiq. Cari Nikolla II ishte perandori i fundit i Rusisë dhe ai bashkë me familjen e tij patën një fat mjaft të trishtë.
Në vitin 1905, kur djali i tij Alexei u sëmur bashkëshortja e tij thërriti mistikun Rasputin, i cili thuhet se e shëroi. Që atëherë, Rasputin u bë njeriu dhe parashikuesi i familjes mbretërore, veçanërisht i mbretëreshësh, e cila ia dëgjonte këshillat dhe kishte besim thuajse të verbër tek njeriu i pazakontë. Thuhet se Rasputin i ka dhënë carit një prej këshillave më të këqija që ishte se fitorja në Luftën I Botërore mund të arrihej vetëm nëse Nikolla vetë udhëhiqte ushtrinë. Por cari s’kishte eksperiencë ushtarake dhe duke dëgjuar këshillën e udhëheqësit të tij shpirtëror shkoi në luftë duke humbur.
Përveç se ka qenë një prej pushtuesve më të mëdhenj të botës, Genghis Khan ka frymëzuar një sërë legjendash e skenarësh kinematografike për të krijuar mbi figurën e tij. Ai njihej për metodat e tij luftarake që nuk shfaqnin kurrë mëshirë. Në rrethin e këshilltarëve të Genghis Khan-it ishte dhe Yelu Chucai, një njeri i mençur, i cili e gjeti veten papritur në këtë pozicion. Yelu ishte një zë i rëndësishëm gjatë udhëheqjes mongole dhe një zë i rëndësishëm në veshët e prijësit të egër. Kur mbërriti në Kinë, Genghis Khan kishte në plan vetëm të zhdukte dhe të vriste kë i dilte përpara, ndërsa Yelu e bindi që të mos i shkatërronte qytetet kineze, por t’u vinte atyre taksa dhe në këtë formë do të fitonte më shumë. Herë pas herë ai arrinte ta bindte Khanin që të tregonte mëshirë.
Napoleoni ka qenë padyshim një prej gjeneralëve më brilantë që ka parë bota. Por ndërkohë që ai ishte duke i shpallur luftë gjithë botës, Charles Maurice de Talleyrand-Perigord shërbente si ministër i Punëve të Jashtme. Ai ia kalonte Napoleonit në çdo strategji dhe bënte marrëveshje fshehurazi me Austrinë dhe Rusinë, në mënyrë që të mbante Napoleonin nën kontroll. Talleyrand-Perigord ishte gjithnjë në anën e duhur gjatë kohërave më të turbullta politike për Francën, zakonisht në anën e tyre që nuk u pritej koka. Ai e njihte lojën e politikës si askush tjetër.
Kur Napoleoni e thirri për t’i thënë se kishte marrë vesh se ai po komplotonte ndaj tij, Talleyrand-Perigord thjesht tundi kokën i bezdisur. Kur Napoleoni ishte në ekzil Talleyrand-Perigord e ndihmoi atë të arratisej dhe madje ia doli ta kthente prapë Napoleonin në pushtet. Pas 100 ditësh në pushtet Napoleoni u mund në betejën e famshme të Uoterlusë. Talleyrand-Perigord ka thënë, “Regjimet mund të ngrihen e të bien, por unë jo”.
Gruaja pas Woodrow Wilson: Edith Bolling Galt Wilson
Pavarësisht se mësoi të lexonte vetëm në moshën 10-vjeçare, Woodrow Wilson mbikëqyri hyrjen dhe fitoren e Amerikës në Luftën I Botërore, u dha femrave të drejtën e votës dhe i dha formën Ligës së Kombeve, si dhe fitoi një çmim Nobel për paqe. Në vitin 1919 Wilson pësoi një goditje, e cila i paralizoi atë në anën e majtë. Bashkëshortja e tij Edith u detyrua atëherë të merrte një pjesë të madhe të vendimeve në dorë. Ajo arriti ta mbante gjendjen e bashkëshortit të saj të fshehtë nga pjesëtarët e stafit në Shtëpinë e Bardhë, si dhe nga gjithë kombi për thuajse gjashtë javë. Edhe pse në kujtimet e saj ajo shkruan se ka marrë përsipër vetëm çështjet të cilat mund të zgjidheshin pa praninë presidenti, mendohet se ajo ka qenë forca kryesore që ka ndikuar në vendimin për t’u dhënë grave të drejtën e votës.
Njeriu pas mbretit Tut: Veziri Ay
Mbreti Tut është më i njohuri nga gjithë faraonët dhe zbulimi i varrit të tij ndikoi në përhapjen e famës së madhe të Egjiptit në gjithë botën. Sot, maska e varrimit të fytyrës së Tutit është një prej imazheve më të njohura në botë. Ishte në fakt veziri i madh Ay, zyrtari më i lartë pas faronit, i cili udhëhoqi Egjiptin teksa faraoni ende fëmijë qëndronte në fron. Ay lindi si njeri i thjeshtë dhe ishte zyrtar, i cili i kishte shërbyer më parë babait të Tutit. Të gjitha vendimet e mëdha dhe të vogla janë marrë prej tij. Edhe sot e kësaj dite egjiptologët nuk bien dakord mbi mënyrën se si ka vdekur Tuti. Disa spekulojnë se Ay mund të ketë pasur rol në vdekjen e tij dhe fakti është se kur Tuti mbërriti në moshën e duhur për të marrë në dorë mbretërinë, ai vdiq.
Njeriu pas carit Nikolla II: Grigori Rasputin
Cari Nikolla II ishte perandori i fundit i Rusisë dhe ai bashkë me familjen e tij patën një fat mjaft të trishtë. Në vitin 1905, kur djali i tij Alexei u sëmur, bashkëshortja e tij thërriti mistikun Rasputin, i cili thuhet se e shëroi. Që atëherë, Rasputin u bë njeriu dhe parashikuesi i familjes mbretërore, veçanërisht i mbretëreshës, e cila ia dëgjonte këshillat dhe kishte besim thuajse të verbër tek njeriu i pazakontë. Thuhet se Rasputin i ka dhënë carit një prej këshillave më të këqija që ishte se fitorja në Luftën I Botërore mund të arrihej vetëm nëse Nikolla vetëudhëhiqte ushtrinë. Por cari s’kishte eksperiencë ushtarake dhe duke dëgjuar këshillën e udhëheqësit të tij shpirtëror shkoi në luftë duke humbur.
Njeriu pas Genghis Khan: Yelu Chucai

Njeriu pas Napoleonit: Charles Maurice de Talleyrand-Perigord
Napoleoni ka qenë padyshim një prej gjeneralëve më brilantë që ka parë bota. Por ndërkohë që ai ishte duke i shpallur luftë gjithë botës, Charles Maurice de Talleyrand-Perigord shërbente si ministër i Punëve të Jashtme. Ai ia kalonte Napoleonit në çdo strategji dhe bënte marrëveshje fshehurazi me Austrinë dhe Rusinë, në mënyrë që të mbante Napoleonin nën kontroll. Talleyrand-Perigord ishte gjithnjë në anën e duhur gjatë kohërave më të turbullta politike për Francën, zakonisht në anën e tyre që nuk u pritej koka. Ai e njihte lojën e politikës si askush tjetër. Kur Napoleoni e thirri për t’i thënë se kishte marrë vesh se ai po komplotonte ndaj tij, Talleyrand-Perigord thjesht tundi kokën i bezdisur. Kur Napoleoni ishte në ekzil, Talleyrand-Perigord e ndihmoi atë të arratisej dhe madje ia doli ta kthente prapë Napoleonin në pushtet. Pas 100 ditësh në pushtet, Napoleoni u mund në betejën e famshme të Uoterlusë. Talleyrand-Perigord ka thënë, “Regjimet mund të ngrihen e të bien, por unë jo”.
Gruaja pas Aleksandrit të Madh: Olympia
Kur Aleksandri i Madh vdiq, ai ishte shpallur mbret i Azisë dhe kishte një mbretëri që shtrihej nga Greqia dhe Egjipti e deri në Indinë moderne, duke përbërë një prej perandorive më të mëdha e më të larmishme që bota ka parë ndonjëherë. Ai ishte një luftëtar i madh, por ishte gjithashtu dhe një djalë mamaje. Nëna e tij Olympia njihet si një grua e bukur dhe ambicioze, gati për të bërë gjithçka që djali i saj të kishte sukses. Kur Aleksandri i Madh nuk ishte në vend, Olympia grumbullonte aleatë dhe bëhej gjithnjë e më e fuqishme duke ushtruar pushtetin e saj. Kur kthehej Aleksandri dhe regjenti Antipater i ankohej për nënën e tij, ai as s’ia vinte veshin. Kjo i dha nënës së tij mundësinë për të qenë një lojtare kyçe në çështjet e perandorisë.

gjilanasi- 361
Similar topics
» Si i kane mundur njerezit Vampiret
» Krijesat dhe fenomenet qe kane trembur njerezit
» Pse dikur njerëzit kanë jetuar 900 vjet ?!
» A kane ekzistuar ne te njejten kohe njerezit dhe dinosauret ?
» A janë alienë njerëzit që kanë gjak Rh negativ?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi