EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A janë alienë njerëzit që kanë gjak Rh negativ?

3 posters

Shko poshtë

A janë alienë njerëzit që kanë gjak Rh negativ? Empty A janë alienë njerëzit që kanë gjak Rh negativ?

Mesazh  Luli 21.08.15 22:11

A janë alienë njerëzit që kanë gjak Rh negativ? Auto_rhneg11440163915

Një teori e re thotë se njerëzit, të cilët kanë gjak të tipit Rh negativ, i takojnë një lloji të jashtëtokësorëve

Njerëzit kanë njërin nga këto grupe të gjakut: A, B, AB ose O. Shkencëtarët thonë se kjo ndarje është bërë në bazë të proteinave që gjenden në sipërfaqe të qelizave të cilat janë të ngarkuara me detyrën e luftimit të baktereve dhe viruseve. Pjesa më e madhe e qenieve njerëzore i kanë këto proteina, d.m.th. ata janë Rh pozitivë.

Por, një grup i vogël i njerëzve nuk i kanë këto proteina dhe quhen Rh negativë. Si shpjegohet ky ndryshim qenësor? Dhe, pse ekziston ai?

Përgjatë viteve janë bërë studime të ndryshme për gjetjen e përgjigjes në këto pyetje.


Zbulimi rrëqethës


Tani, shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një gjë fascinuese në lidhje me të qenit Rh pozitiv, apo negativ. Sipas kësaj teorie, në një të kaluar të largët, qeniet jashtëtokësore kishin vizituar Tokën dhe, me anë të manipulimeve gjenetike, kishin krijuar njerëzit Rh negativë, me qëllim që ta krijonin një racë “skllevërish”.

Dihet që pjesëtarët e popullit bask në Spanjë dhe Francë kanë përqindjen më të lartë të njerëzve me gjak Rh negativ. Rreth 30% sish kanë faktorin (rr) Rh negativ, kurse rreth 60% bartin njërin gjen (r) negativ.

Sipas mbështetësve të kësaj teorie, kjo shpjegon faktin pse nënat që janë Rh negative nuk tolerojnë fetuset me gjak Rh pozitiv.

Kjo teori shkon deri te kohët antike sumere, kur një racë tepër e përparuar e alienëve kishte ardhur nga gjithësia: anunakit, të cilët krijuan shoqëritë e para njerëzore.

Besohet se këto krijesa antike planifikuan dhe shkaktuan ndryshime gjenetike te speciet primitive njerëzore, duke krijuar krijesa më të forta dhe më të përshtatshme, të cilat përdoreshin si skllevër në një të kaluar të largët.


Familja mbretërore britanike, me origjinë aliene?


Mendohet se faktori Rh negativ është pjesë e trashëgimisë të cilën në Tokë e lanë anunakit. Ajo që është interesante, ka të bëjë me faktin se faktori Rh negativ është më i shpeshtë te familja mbretërore britanike, gjë që ka shkaktuar zëra se pjesëtarët e kësaj familjeje mund të kenë origjinë jashtëtokësore.

Shtrohet pyetja, çka nëse përkundër të gjitha qëndrimeve skeptike, njerëzit me gjak Rh negativ del që me të vërtetë kanë lidhje me “qeniet” që nuk janë nga Toka? Çka nëse kjo lidhje misterioze midis tyre ekziston ende? Si do të ndikonte kjo në ndryshimin e jetës në Tokë?
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A janë alienë njerëzit që kanë gjak Rh negativ? Empty Re: A janë alienë njerëzit që kanë gjak Rh negativ?

Mesazh  Luce 24.08.15 21:51

interesante un jam a negativ
Luce
Luce

Jeta eshte si nje enderr qe kur zgjohesh kupton se ke vdekur.

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A janë alienë njerëzit që kanë gjak Rh negativ? Empty Re: A janë alienë njerëzit që kanë gjak Rh negativ?

Mesazh  elektronika 26.08.15 5:27

Njerezit me grup gjaku Rezus negativ nuk jame jashtetokesore. Por ashtu si te gjithe te tjeret me rezus pozitiv jane produkt i eksperimenteve gjenetike qe kane kryer qeniet inteligjente ne Toke. Njerezit me rezus negativ kane nje avantazh me shume se te tjeret sepse jane te fundit qe u modifikuan. Atyre ju hoq rezusi (nje proteine) nga gjaku e cila ndodhet tek majmunet. Grupi i gjakut 0 + ose - eshte gjaku i te pareve,  gjaku i gjuetareve, pra gjaku i Neandertalit. Grupi i gjakut A dhe B eshte grup gjaku modern. (Por te gjithe kane faktorin D qe eshte i pranishem ne gjakun e majmunit quhen te tilla sepse kane te njejten ndertim).

Njerezit e grupit te gjakut me rezus negativ (i mungon faktori D, i mungon nje proteine) pergjithesisht kane temperature trupi 0.5 - 1 grade celcius me te vogel se te tjeret. Dhe sipas disa studimeve (qe nuk jane dhe shume te sakta per mendimin tim, sepse nuk jane te gjithe studiuesit te te njejtit mendim) kane koeficient inteligjence me te larte. Une personalisht kam njohur te tille, (me rezus negativ) dhe si te tjeret, ka qe kane inteligjence por ka dhe nga ata qe lene per te deshiruar (kane ngelur ne shkolle per disa vjet).

Pra per mua nga inteligjenca jane njesoj. Kodi i tyre gjenetik eshte programuar qe te dominoje te ardhmen e races njerezore. Kjo bazuar tek aftesia e nenave me rezus negativ per te "vrare" te gjithe fetuset me rezus pozitiv qe krijohen si rezultat i martesave me grupe gjaku me rezus te ndryshem. Ky program ka dale nga funksioni sepse sot per keto raste nenat bejne nje injeksion dhe organizmi e mban dhe e zhvillon fetusin deri ne lindje, pa probleme. Eshte i vertete rasti i presidenteve Amerikane te cilet nuk zgjidhen nese nuk jane me gjak rezus negativ. (kjo nuk eshte zyrtare dhe e bere publike por ata qe i kane kontrolluar te dhenat e tyre nuk kane gjetur asnje president me rezus pozitiv).

Kjo vlen edhe per familjet mbreterore, ato jane me rezus negativ. Prandaj thuhet se  jane me gjak blu sepse gjate testit te grupit gjaku i tyre merr ngjyre blu si pasoje e bazes se gjakut te tyre qe eshte bakri ( te tjeret kane baze hekurin).

Per te qene jashtetokesore  te gjithe jemi nga pak. Grupi i gjakut 0 +- ka per baze te ushqimit proteinat shtazore (mish nrgenes) A+-, B+-, AB+- kane proteinat bimore jane me te prirur per te qene vegjetariane. Grupi 0 +-eshte grupi me i perhapur 45% e popullsise dhe eshte gjaku me rezistent ndaj semundjeve.


A, B, 0  – kombinim i Aglutinogjeneve, që janë proteina të Erotrociteve, me Aglutininat, që janë proteina të plazmës së gjakut.
Grupi       Aglutinogjeni      Aglutinina

O                   -                        a+b              
A                   a                         b
B                   b                         a
AB                 a+b                     -

Nëqoftëse Aglutinogjenet e Eritrociteve takohen me kundër trupat, pra Aglutininat, specifike te plazmës (së një individi që merr gjak) atëherë ndodh një reaksion specifik imunologjik që shpie në ngjitjen e Eritrociteve – Aglutinimi iEritrociteve.

Grupi 0 është dhënësi/donatori universal.
Grupi AB është marrësi universal.
elektronika
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A janë alienë njerëzit që kanë gjak Rh negativ? Empty Re: A janë alienë njerëzit që kanë gjak Rh negativ?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi