EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ZÂRA - Dëshmi lashtësie dhe autoktonie

Shko poshtë

ZÂRA - Dëshmi lashtësie dhe autoktonie Empty ZÂRA - Dëshmi lashtësie dhe autoktonie

Mesazh  Luli 16.04.14 0:47

Në Shpat

ZÂRA - Dëshmi lashtësie dhe autoktonie Dsc_1034

Thonë…
Zanat këtu rrinë,
Pranë burimeve,
Mes flladit të pyllit.
Vashave nur u japin.
Djemve trimërinë,
Muzën poetëve,
Pleqëve urtësinë.

ZÂRA-Dëshmi lashtësie dhe autoktonie

Në kujtesën popullore të shpatjanëve vijnë që nga thellësitë e shekujve ballada të ndryshme.

Disa nga këto janë të njejta me ato të trevave fqinje apo të tërë Ballkanit,por ka edhe të tilla që janë si krijime apo variante të veçanta dhe karakteristike vetëm për Shpatin.Ballada” Besa e Kostandinit” njihet si “Kostandini dhe Doruntina”, ”Kostandini e Dhoqina”,kurse në Shpat njihet si”Kostandini dhe Zârëza”.Emri “Zârëza” është formuar nga emri Zâra me prapashtesën zvogëluese dhe përkëdhelëse -za,karakteristikë kjo për të folmen e Shpatit.

Emrin e heroinës së balladës “Zârëza” e gjejmë edhe në disa ballada e këngë të tjera të folklorit të Shpatit,duke i dhënë kuptimin poetik bukurisë e fisnikërisë shpirtërore të gruas dhe vajzës shpatjane,deri në hyjnizimin e saj në drejtim të trimërisë dhe ndershmërisë ,duke e bërë si burim frymëzimi për këngëtarët dhe poetët popullorë.

Studjuesi Jorgo Panajoti në studimin”Çështje të poezisë popullore”(të Shpatit),botuar në “Shpati i Sipërm”(1987),ndërmjet të tjerave shkruan:”…Karakteristikë për poezinë shpatarake janë edhe disa emra poetikë,emra që i gjejmë në shumë këngë pa funksionin e tyre të mirëfilltë gramatikor,por për një arësye të një tradite artistike.

Ndër keta emra,që, në fakt janë dëshmi të qarta lashtësie dhe autoktonie,duket se më shumë autoritet kanë Zâra dhe Kostandini.I gjejmë keta emra në vargje të tilla(që janë marrë nga këngë të ndryshme):”…Haj, na merr Zârzën me pár…,Thirri Zârëza Zârzën-o…,Puna mar,o ustallar!Mirë se erdhe,moj Zâra jonë…,Kostandin,o vëllath i parë…,etj.


ZÂRA - Dëshmi lashtësie dhe autoktonie Diana-romake
Diana Romake

Zana,ashtu si Artemida tek grekët dhe Diana tek romakët,ishte hyjneshë e maleve me pyje të virgjëra,shesheve plot bar e lule,burimeve të kristalta;hyjnesha e gjuetisë dhe mbrojtëse e kafshëve ,nga të cilat dreri dhe ariu ishin kafshët e kultit të saj.Përrallat dhe legjendat për këto kafshë kulti të pyjeve të Shpatit kanë mbrritur përmes shekujve deri në ditët tona.

Gjahtarët tregojnë se,kur vret një ari,ai kthehet nga lindja,kryqëzon këmbët e para mbi gjoksin e tij dhe loton si njeri.Po ashtu edhe dreri i vrarë,kthehet nga lindja dhe derdh lot(qan) si njeri.

Në mitologjinë e shpatarakëve,dreri ishte një kafshë e shenjtë,e cila vinte në ditën e vendin e caktuar për tu flijuar.Vende të tilla flijimi kemi në Breg Shënlli(Zavalinë) dhe në Fushë Qore(kroj Fërku) në malet e Gjinarit.Në të dy vendet,meqenëse flijuesit nuk respektuan rregullat e flijimit,dreri nuk erdhi më dhe në vend të tij flijuan një lopë.Kështu është festuar deri në ditët e sotme.

Zanat janë figura të besimit popullor shqiptar që përfytyrohen si vasha me një bukuri të rrallë.Në jug të Shqipërisë ato quheshin zëra(Fjalor i Mitologjisë,Dhama,T;Tir.1987 fq.248).

Ndryshimi fonetik nga Zana në Zëra ka ndodhur në dialektin jugor në periudhën e parë të shqipes së vjetër.”Gjatë kësaj periudhe është përvijuar edhe ndarja dialektore midis të folurit veriorë dhe jugorë të shqipes nëpërmjet proçeseve divergjente të njohura:rotacizmi dhe ndërrimi i a-së para bashkëtingëllorëve hundore në të folmen veriore. (Demiraj,Sh.

“Gjuha Shqipe dhe historia e saj”Tir.1988,fq.209).Në të folurin e Shpatit,si e folur kalimtare,tek
emri Zanë është kryer procesi i rotacizmit para shek.VII si në dialektin jugor,duke dhënë Zârë,jo me ndërrimin e â-së në ë,por duke ruajtur nga dialekti verior hundorëzimin e â-së që na jep Zárë si tek zâri.

Disa mitografë janë të mendimit se emri Zana buron nga latinishtja Diana.Profesori Eqrem Çabej,kur analizon etimologjinë e fjalës shqipe sipas kërkesave të rregullave fonetike për prejardhjen e emrit Zana nga latinishtja thotë:”…khs:në njerën anë lat.Diana,zanë,zëre,më anë tjetër diabolis:djall,e para huazim më i moçëm i epokës pagane,e dyta më i ri,i epokës kristiane.”(Studime etimologjike në fushë të shqipes,fq.79).

I këtij mendimi është edhe profesor Shaban Demiraj kur thotë:”…Z e shqipes së dokumentuar është përftuar…nëpërmjet evolucionit të grupit/di-/.Kjo dëshmohet sidomos në huazimet latine,si gas-gandium,mriz-meridies,zanë-zëre-Dianë,etj.(Fonologjia historike e gjuhës shqipe fq.215).

Nga të dhënat arkeologjike mësojmë se në venbanimin e Lleshanit,që i ka fillimet në periudhën e bronxit të vonë,janë gjetur terrakota që imitojnë kokën e lopës,gjë që e bën studjuesin Riza Hasa të mendojë se venbanimi i Lleshanit mund të konsiderohet dhe si vend kulti në natyrë,karakteristikë për besimet ilire.

Këtu mund të kërkohet kulti i respektimit të blegtorisë,që lidhet historikisht me nderimin që i bëhej Dianës së Kandavëve,Zârës së Shpatit,perëndeshë me atributet e mbrojtjes së blegtorisë.Burimi historik citon Dianën e Kandavëve,”…Vendbanimi Lleshan është perëndimi i maleve Kandave dhe shërben si pikë orientimi për ta kërkuar e vendosur këtë monument kulti.(Hasa,R.”Elbasani-Enciklopedi,fq.633-634).

Toponime që lidhen me emrin Zâra

Kroi i Zârës-burim uji në lindje të fshatit Seltë,në të djathtë të rrugës që vjen nga Selta për në Nezhar,në pyllin pranë shkollës 9/vjeçare.
Kroi i Nuses-burim uji në pyllin e faqes perëndimore të kodrës në qendër të fshatit Jeronisht ku,sipas legjendës,vinte dhe pinte ujë Zâra.
Çuka e Zârës-majë mali(Çika),me lartësi 1640m,në lindje të fshatit Pashtresh.I kushtohet legjenda mbi pushtimin e Sopotit,ku përmenden edhe toponimet;Qafa e Kalit dhe Qafa e Markut.

ZÂRA - Dëshmi lashtësie dhe autoktonie Dsc_0700
Çuka e Zârës

Lugu i Zârës-luginë e veshur me pyje pishe e bredhi,në faqen jugore të malit të Çikës(Çukës së Zârës),fshati Pashtresh.
Kroi i Zârës-burim uji pranë rrugës këmbësore që kalon përmes Lugut të Zârës(si më sipër).
Zâra e Madhe-shesh në mes të pyllit,në lindje të Qafës së Burrave,në malin e Gjinarit,ku ndan me malin e Lleshanit.
Zâra e Vogël-burim uji në lagjen Qose të fshatit Shelcan,në jug të majës së Shijonit,ku ndodhen rrënojat e një venbanimi të periudhës së bronxit të vonë.

Filip Berdufi
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi