Dëshmi për UFO, polici filmon “diskun” fluturues
Faqja 1 e 1

Mbrëmjen e së martës, Admir Jemishaj ishte në shërbim bashkë me komandantin e tij. Rreth orës 19:15, ata kanë parë një objekt të palëvizshëm në hapësirë. Objekti shihej me sy të lirë dhe se më pas e kanë parë akoma më qartë me dylbi .
I frikshëm por i bukur, është shfaqur befas mbi hapësirën e bregdetit të Semanit në Fier. Objekti që për 20 minuta ka qëndruar pa lëvizur në hapësirë dhe që pohohet të jetë disk fluturues, ka tërhequr vëmendjen e dy rojeve bregdetare.
Shkëlqimi vezullues, ndryshimi i ngjyrave dhe formave të diskut fluturues është parë me sy të lirë dhe me dylbi.
Madje shëmbëllimi i tij është fiksuar në video-celularë, duke shmangur çdo lloj dyshimi për fantazi të riprodhuara nga dokumentarët që jepen herë pas here në ekran për Ufot.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 19:15. Roja bregdetare, Admir Jemishaj ka treguar për NEWS 24, se ishte në shërbim me komandantin e tij, kur ka vënë re objektin që qëndronte pa lëvizur në hapësirë.
Sipas tij, disku kishte formë konike, i ngjashëm me planetin e Saturnit. Teksa ka përjetuar mirazhin e jashtëzakonshëm të objektit, Jemishaj është i bindur se bëhet fjalë për një disk fluturues, që kësaj here ka mbërritur në hapësirën shqiptare.
DISKU FLUTURUES
Shumëkush ka ndjekur përmes ekraneve televizive dokumentarë për disqet fluturues (për Ufot), por gjithçka ka mbetur në kufijtë e të pabesueshmes. Të paktën, për gjithë ata që nuk i kanë parë me sy. Imagjinata për qeniet që herë pas here vijnë e vizitojnë planetin tonë duke shokuar njerëzit, tashmë nuk është më e tillë, për dy roje bregdetare në Fier.
Ata kanë përjetuar me sytë e tyre shëmbëllimin e objektit të çuditshëm që ka qëndruar për disa minuta mbi hapësirën e bregdetit të Semanit. Mbrëmjen e së martës, Admir Jemishaj ishte në shërbim bashkë me komandantin e tij. Rreth orës 19:15, ata kanë parë një objekt të palëvizshëm në hapësirë, i cili u ka tërhequr vëmendjen.
Dy rojet pohojnë se objekti shihej me sy të lirë dhe se më pas e kanë parë akoma më qartë me dylbi. “Ishim me shërbim kur pamë një objekt krejt të veçantë. Ai qëndronte në horizont me detin në një milje lartësi.
Ngjyrat e tij ndryshonin herë pas here, nga jeshile në blu dhe në të kuqe. Për disa minuta kishte vetëm ngjyrë të kuqe ose blu. Ishte diçka e frikshme, por njëkohësisht dhe e bukur”, - tregon roja bregdetare, Jemishaj. Ai thotë se objekti në formë konike qëndroi pa lëvizur mbi hapësirë për 20 minuta dhe më pas u zhduk. “Jam i bindur se ishte disk fluturues. Atë e pamë me sy të lirë dhe me dylbi, madje bëmë fotografi me celularë”, - thotë Admir Jemishaj.
RIKTHIMI E ZHDUKJA
E ndërsa është zhdukur në çast, disku fluturues është shfaqur sërish mbi hapësirë. Kësaj here në lëvizje, duke ndryshuar me shpejtësi ngjyrat e format. Dy rojet bregdetare e kanë vëzhguar me dylbi objektin, derisa ai është zhdukur sërish nga hapësira. “Ishte diçka e jashtëzakonshme, diçka e mbinatyrshme, jashtë kësaj që jetojmë”, - pohon Admir Jemishaj.
(01/03/2007)
Nga Trëndafile Visha

Edituar për herë të fundit nga Explorer në 29.01.09 19:42, edituar 2 herë gjithsej
Admin- 1132
Similar topics
» Pame diskun fluturues
» Gjesti bujar i një polici
» Objekt Fluturues i Paindentifikuar (OFP)
» Rods - shufrat fluturuese
» Te rrembyer nga Disku Fluturues

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi