EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

3 posters

Shko poshtë

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Empty Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  gjilanasi 07.02.15 20:09

Rimishërimi, 5 vjeçari: Isha grua kur vdiqa, më quanin Pam

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit 1b

Një djalë 5 vjeçar është i bindur se ai ishte një grua me ngjyrë 30 vjeçe në jetën e mëparshme dhe pretendon se mban mend se në jetën is gura vdiq nga një zjarr.

Kjo është historia e pabesueshme e Luke Ruehlman, nga Cincinnati, Ohio, i cili thotë se dikur quhej Pam dhe jetonte në Chicago derisa humbi jetën në një ndërtesë që u përfshi nga zjarri në vitin 1993.

Fëmija pretendon se ai u rimishërua dhe se e mban mend se u quajt Luke nga prindërit e tij.

Megjithëse kujtimet nga e kaluara kanë ndalur, nëna e Luke, Erika i tha stacionit lokal Fox8 se që nga mosha 2 vjeçe i biri i fliste për gjëra në të shkuarën.

Në fillim, tha ajo, ai thjesht përdorte emrin Pam dhe dukej i fiksuar me atë emër. Më vonë ai nisi t’i referohej pamjes së tij në jetën e shkuar si grua.

Erika tha: Ai filloi të thoshte: kur unë isha vajzë kisha flokë të zi, ose “unë përdorja vathë si ata kur isha vajzë”.

Nëna e 5 vjeçarit tha se kur ajo përballej me të birin se kush ishte Pam, ai në fakt i tha se Pam ishte ai dhe i tha se kujtonte një proces të çuditshëm kur “ishte shtyrë prap në Tokë” si i rilindur.

Djali i kishte thënë nënës së tij kur e kishte pyetur: Unë duhet të isha Pam, por vdiqa. Shkova në parajsë dhe pashë Zotin dhe ai më shtyu prap këtu dhe kur u zgjova isha bebe dhe ti më quajte Luke”

Erika tha se djali i saj përdorte fakte që nuk kishte se si ti kishte kopjuar apo dëgjuar nga dikush tjetër, madje e pamundur t’i kishte mësuar vet.

Pas kësaj historie, nëna e Luke zbuloi se ekzistonte një Pamela Robinson, e cila kishte jetuar në Chicago, por kishte vdekur nga një zjarr në Paxton Hotel në vitin 1993.

Shkencëtarët disa herë janë përballur me studimin e rasteve ku fëmijë mund të flisnin “gjuhë të vdekura”, të cilat sipas disa spiritualistëve lidhen me kujtimet nga jetët e mëparshme, por për rimishërimin nuk ka asnjë provë shkencore deri tani. Rimishërimi besohet në shumicë nga budistët, ndërsa njerëzit e quajnë një formë të jetëve të kaluar edhe atë që njihet si “deja -vu”.

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit 256B6FCD00000578-2943568-image-a-65_1423291310361
Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit 256B6FD900000578-2943568-image-a-66_1423291313536


Përgatiti: J.H
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Empty Raste te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Luli 04.03.15 10:17

Fëmija 3 vjeç, rimishërohet, njeh personin që e vrau dhe gjen eshtrat e tij

Një histori e pabesueshme që ka magjepsur mijëra lexues në të gjithë botën ka ndodhur në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit. Një fëmijë 3 vjeç, pretendon se arrin të kujtojë me detaje jetën e tij të mëparshme. Fëmija thotë se është varë dhe u ka treguar autoriteteve vendin ku ndodheshin eshtrat e tij, arma më të cilën është ekzekutuar, madje edhe emrin e vrasësit. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Golan, që ndodhet në kufi mes Sirisë dhe Izraelit.

Historia e vogëlushit është treguar nga doktor Eli Lasch, i cili ka bërë një libër për rimishërimin.

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit 1

Nuk ka prova shtesë për vërtetësinë e tregimit, por historia ka tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve anglo-saksonë, e cila javën e kaluar u bë virale. Fëmija në fjalë i përket etnisë druze, e cila beson në rimishërimin. Fëmijët  që i përkasin kësaj etnie dërgohen në vendet e jetës së mëparshme, për të kuptuar nëse i ruajnë ende kujtimet. Në këtë pikë, vogëlushi e kaloi kufirin. Ai tregoi vendin ku thotë se është varrosur dhe pas gërmimeve, aty u gjend një kadavër e seksit mashkull. Pak metra  më tutje ai tha se ndodhej edhe arma e krimit, e cila ishte një sëpatë.

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit 2

Ndër të tjera, fëmija ka lindur me një vijë ngjyrë rozë në pjesën e ballit, pika në të cilën thotë se është qëlluar me sëpatë. Ajo që e shton më shumë vërtetësinë e historisë, është se vogëlushi kujtonte emrin e tij të mëparshëm. Katër vite më parë, një person me një emër të tillë rezulton i zhdukur. Dëshmitarë të zonës thonë se atë kohë kujtojnë se personi që akuzohet për vrasje, është parë i zbehtë, por ai kurrë nuk e rrëfeu krimin e tij.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Empty Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Luli 08.03.15 16:31

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Empty Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Vizitor 08.03.15 18:41

kjo munde te jete qe xhindi percjelles i te vrarit eshte futur tani tek ky femija dhe me vete ka bartur jeten e atij personi.


Eshte e njejta gje sikurse te nje hardisk i nje kompjuteri te shkatrruar te vendoset ne nje kompjuter te ri, pra ai me vete bart edhe dosjet qe kane qene ne kompjuterin e kaluar.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Empty Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Luli 16.03.15 23:43

Aktori hollivudian rimishërohet tek djali 5-vjeçar?

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Djali4_thumb_medium400_0

Jeta e një nëne u kthye përmbys kur djali i saj 5-vjeçar i rrëfeu se në jetën tjetër kishte qenë një aktor Hollivudi dhe më pasi ishte rimishëruar.

Gjithçka nisi kur djali i saj ishte 4 vjeç dhe përjetonte vazhdimisht akthe dhe ëndrra të frikshme. Vetëm një vit më vonë, Ryan Hammons e ndau sekretin me nënën e tij. Duke folur në programin televiziv ‘Today’, në SHBA nëna e vogëlushit, Cyndi Hammons nga Oklahoma u shpreh: “Ai më tha; mami dua të tregoj diçka, unë kam qenë dikush tjetër”.

Gruaja tregon se fillimisht nuk i dha rëndësi, por nisi të besonte se nuk bëhej fjalë thjesht për imagjinatën e shfrenuar të fëmijës së saj, kur u përballë me nivelin shkokues të detajeve të imëta që ai mund të risillte nga e shkuara e tij.

Djaloshi i tregoi nënës së në jetën e tij të shkuar udhëtonte shpesh, punonte me yje të kinemasë si Rita Hayworth dhe kërcente në Broadway. Cindy, e cila është rritur në një familje të krishterë, nuk beson në rimishërim.

Nisur nga detajet e dhëna nga i biri, gruaja kërkoi në një librari në Hollivud ku gjeti një film të vitit 1932 me titull ‘Night After Night’. Duke shfletuar librin, 5-vjeçari ndali tek një aktor i panjohur i cili kishte interpretuar në film duke thënë: “Ky jam unë, kështu kam qenë”.

Përgjegjësi i arkivit e identifikoi aktorin e panjohur si Marty Martyn, i cili kishte interpretuar në pak filma dhe më pas ishte bërë një agjent në Hollivud. Ai kishte vdekur në vitin 1964. Të gjitha detajet e rrëfyera nga 5-vjeçari përputhen me jetën e aktorit, për të cilin nuk dihej asgjë deri në momentin që ai e bëri të njohur.

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Djlal2_thumb_medium400_0
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Empty Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Siroco 12.10.15 15:17

Djali i lindur sikur gjyshi i tij


Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Auto_bwo41444506588

Gus Taylor ishte një djalë i ri gjyshi, i të cilit kishte vdekur një vit para se të lindte ai. Kur Gus ishte pak më i madh se një vit, ai filloi të thoshte se ishte gjyshi i vet. Pasi që mbushi katër vjet, derisa shikonte fotografitë e vjetra familjare, ai ishte në gjendje që ta identifikonte “veten” në to, duke bërë me dorë kah pamja e gjyshit.

Gjëja tjetër e frikshme në lidhje me këtë rast, ishte se Gus, në moshën katërvjeçare, filloi që të fliste rreth vdekjes së motrës së tij. Gjyshi i Gus-it kishte një motër, e cila ishte vrarë dhe hedhur në Gjirin e San Franciskos. Fati i kësaj gruaje kurrë nuk ishte diskutuar në familje, kështu që Gus nuk kishte mundur që ta dëgjonte atë ngjarje nga t
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Empty Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Siroco 12.10.15 15:19

Dhimbja nga lëndimi i vjetër

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Auto_oli11444598394

Katërvjeçari Edward Austrian herë pas here ishte ankuar se kishte dhimbje fyti. Për më tepër, ai i kishte treguar nënës së tij disa rrëfime shumë të detajuara, në të cilat ai pretendonte se kishte qenë ushtar i Luftës së Parë Botërore, ku, sipas tij, ai ishte qëlluar në fyt dhe kishte vdekur.

Përfundimisht, pasi që kjo gjendje ishte bërë e padurueshme, prindërit e djaloshit kishin vendosur ta dërgonin tek doktorët, megjithatë ata nuk kishin arritur ta gjenin shkaktarin e dhimbjeve të fytit. Si rrjedhojë, doktorët kishin vendosur t’ia heqin bajamet nga fyti, veprim pas të cilit në pjesën e brendshme të fytit të katërvjeçarit kishte filluar të zhvillohej një cist, që i kishte lënë të habitur edhe doktorët.

Gjithsesi, me kalimin e kohës, pa asnjë lloj trajtimi, cisti kishte filluar të zhdukej. Pra, ka mundësi që shpirti i vjetër po i shëronte ngadalë plagët në trupin e ri.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Empty Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Siroco 12.10.15 15:20

Vajza gjen shtëpinë e saj të vjetër

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Auto_oli21444598414

Një vajzë e vogël që quhej Ampan kishte raportuar se i kujtohej jeta e kaluar si një pesëvjeçare. Ajo vazhdimisht kishte insistuar që prindërit e saj ta dërgonin në shtëpi, mirëpo ata gjithmonë i ishin përgjigjur, duke i thënë se ajo veçse ishte në shtëpi.

Si rrjedhojë, ajo ia kishte shpjeguar prindërve të saj se si ajo kishte jetuar në një fshat të afërt, në Buhom, dhe se kishte vdekur nga gripi, duke shtuar që në jetën e kaluar ajo ishte quajtur Somwong.

Kur Ampan i kishte mbushur tetë vjet ajo dhe familja e saj kishin shkuar në një festival fetar në Buhom ku Ampan i kishte dërguar prindërit e saj tek një shtëpi, për të cilën kishte pretenduar se kishte qenë e saja. Ajo më pas ishte takuar edhe me një grua, të cilën e kishte quajtur nënë.

Për më tepër, Ampan kishte thënë se po kërkonte një hajmali dhe kishte shkuar drejt e në vendin ku Somwong e kishte fshehur. Nga ajo ditë, Ampan rregullisht e kishte vizituar familjen e saj të vjetër.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Empty Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Siroco 12.10.15 15:21

Kërkimi i Bridey Murphy-t

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Auto_oli31444598432

Një rast shumë i njohur i reinkarnacionit është ai i gruas nga Kolorado që quhej Virgina Tighe, e cila ishte përzgjedhur që të hipnotizohej nga një burrë lokal, që quhej Morey Bernstein. Menjëherë pasi që kishte rënë në hipnozë, Virgina kishte filluar të fliste me një aksent të rëndë irlandez.

Supozohet që asaj i ishin kujtuar këngë dhe tregime irlandeze, gjatë kohës kur ka qenë nën ndikimin e hipnozës.

Ajo kishte thënë që ishte lindur në vitin 1798, dhe se quhej Bridey Murphy, për të vazhduar më pas me tregimin për familjen dhe bashkëshortin e saj. Morey Bernstein i kishte shënuar të gjitha gjërat që Virgina i kishte përjetuar dhe më pas i kishte përmbledhë në një libër, që ishte bërë bestseller.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Empty Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  gjilanasi 30.10.15 15:14

Shanti Devi

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit DF_MtSCSLq9MkQ3BeHacwYfDB6Q@300x333

Në vitin 1930, Shanti Devi, nga Delhi, Indi, e cila atëherë i ka pasur katër vjeç, u ka thënë prindërve të vet që dikur ka jetuar në vendin e quajtur Muttra (tani i njohur me emrin Mattra), që ka qenë nënë e tre fëmijëve, e cila ka vdekur gjatë lindjes, si edhe emrin e ka pasur Ludgi.

Duke pasur parasysh që kjo vajzë e vogël me këmbëngulje konstatonte se po e thoshte të vërtetën, prindërit e saj vendosën që të hulumtonin hollësisht tregimin e saj.

Doli që ekzistonte fshati i cili quhet Muttra dhe që aty një femër me emrin Ludgi kohë më parë kishte vdekur.

E kanë dërguar Shantin në fshatin ku menjëherë ka filluar të flasë dialektin lokal dhe menjëherë e ka njohur burrin dhe fëmijët nga jeta e mëparshme.

Madje i është përgjigjur saktësisht edhe 24 pyetjeve të cilat kanë konfirmuar që njeh të gjitha faktet e jetës së Ludgit.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Empty Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Luli 07.11.15 13:00

Në trupin e 4-vjeçarit jeton shpirti i një ushtari të vrarë në vitin 1983


Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit N-euml-trupin-e-4-vje-ccedil-arit-jeton-shpirti-i-nj-euml-ushtari-t-euml-vrar-euml-n-euml-vitin-1983-foto_hd

Një nënë e tmerruar beson se shpirti i një ushtari të vdekur mund të jetë i bezdisshëm për djalin e saj katër-vjeçar.

Michelle Lucas nga Virginia pretendon se katër-vjeçar flet për jetën e rreshterit Val S Lewis i cili u vra gjatë një sulmi terrorist me bombë në Beirut, Liban, në 1983.

“Mami, Mami, përse më lejuat të vdesë në atë zjarr?”, thotë djaloshi Andrew në kohën e gjumit pothuajse çdo natë.

Nëna e tij, Michelle Lucas, thotë Andrew flet gjëra të cilat një fëmijë katër vjeç nuk mund t’i dijë.

“Unë kam qenë e frikësuar. Jam frikësuar shumë. Nuk e di se ku vjen ajo. Doja të di “, thotë nëna Michelle.

Sipas nënës së tij, Andrew fliste gjëra të ndryshme si për shembull, adresën se ku ka jetuar ushtari Val Lewis, si dhe varrin e tij se ku është varrosur.

Kur ajo i tregoi foton e marinsave 31 vjet më parë së bashku me Val S Lewis i cili vdiq në Bejrut, djali heshti dhe i tha se: “këto janë miqtë e mi.”

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit ANDREW-LUCAS-facebook

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Lucas2
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Empty Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  gjilanasi 19.01.16 20:48

Djaloshi, që pretendon se shpirti i një piloti të vdekur në Luftën e Dytë Botërore ishte rimishëruar në trupin e tij

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Auto_jami11453216629

Britmat e tmerrshëm kishin çarë terrin e natës. “Aeroplani po digjet”! Kanë qenë fjalët e një djaloshi të vogël, i cili bërtiste teksa rrotullohej në shtratin e tij.

“Ai qëndronte i shtrirë në shpinë dhe gjuante me shqelma sikur të ishte duke u djegur vetë, apo sikur po mundohej të dilte nga arkivoli. Në fillim më ishte dukur sikur po përjetonte ndonjë ekzorcizëm, mirëpo pastaj i kam dëgjuar fjalët e tim biri”, ka thënë babai i fëmijës.

Vazhdimisht djali i vogël kishte përsëritur fjalët: “Aeroplani po digjet. Burri i vogël nuk po mund të dalë nga aeroplani!”.

Këto skena kanë qenë tronditëse për prindërit, ndërsa befasuese për ekspertët e dukurive paranormale.

Kur ankthet e natës kishin filluar të intensifikoheshin, djaloshi i vogël, që quhet James, kishte filluar të bëhej më i qartë në fjalët që i thoshte gjatë agonisë, e shpeshherë kishte përsëritur fjalët “Jack Larsen”, “Natoma” dhe “Corsair”.

Babai i James Leininger-it, Bruce, më pas kishte filluar të bëjë kërkime rreth emrave që i biri i tij i kishte përsëritur gjatë kohës së përjetimit të ëndrrave të frikshme. Ndërsa, nëna e James-it, Andrea, pa menduar shumë gjatë kishte thënë se ka mundësi që i biri i tij ishte rimishëruar.



Ankthi i parë


E gjithë kjo ngjarje kishte filluar natën e 1 majit të vitit 2000, kur kishin kaluar vetëm tri javë nga ditëlindja e dytë e James-it. Deri atëherë, ai ka qenë një fëmijë i lumtur, që jetonte me prindërit e tij në një shtëpi luksoze në Luiziana të Shteteve të Bashkuara, mirëpo, ankthi i natës së parë i kishte frikësuar shumë prindërit e tij.

Edhe në fëmijëri, lodrat e preferuara të James-it kanë qenë helikopterët dhe avionët ushtarakë dhe ndonëse ka qenë shumë i vogël, ka pasur njohuri të gjera për ushtrinë, sidomos terminologjinë e aeroplanëve ushtarakë.


“Kur një herë pata dashur t’ia blejë një helikopter dhe i pata thënë ‘shiko, është një helikopter me bombë në të’ ai më pati thënë që ajo që po ia tregoja nuk ishte bombë, ishte thjesht një bombol gazi”, ka thënë nëna e tij.

Kur Bruce e kishte pyetur James-in se kush ishte burri i vogël të cilin e përmendte në ëndrra, ai i ishte përgjigjur: “Unë”.

“Çka ka ndodhur me aeroplanin tënd”, e kishte pyetur Bruce. “Është qëlluar dhe është rrëzuar”, i ishte përgjigjur James-i pa hezitim. “Kush e ka qëlluar aeroplanin tënd”, e kishte pyetur i ati me këmbëngulje, për t’u befasuar nga përgjigjja e të birit, që i kishte thënë: “Japonezët”.
Image

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Auto_jami21453216632

Gjetja e fakteve


Tashmë i bindur se i biri i tij kishte përjetuar diçka të veçantë, Bruce kishte filluar të hulumtoj me më shumë seriozitet dhe e kishte zbuluar që “Corsair” kishte qenë një aeroplan ushtarak i përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërsa “Natoma”, një tjetër fjalë e përmendur nga James, kishte dalë të jetë një anije, nga e cila ishin nisur aeroplanët gjatë Luftës së Dytë Botërore,0 transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përfundimisht, ai kishte kërkuar edhe për James Huston-in, të cilin i biri e kishte përmendur disa herë në ëndrra, duke pretenduar se ai ishte quajtur ashtu. Dhe, kur kishte rënë në fotografitë e tij dhe ia kishte treguar të birit, ishte habitur nga reagimi i menjëhershëm i tij, i cili kishte thënë: “Ky kam qenë unë”.

Ankthet e natës së James-it kishin vazhduar deri në moshën tetëvjeçare, nga kur edhe janë ndalur, duke e lënë James Huston-in të pushojë i qetë në jetën e përtejme.

(Kosova Sot)
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Empty Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  gjilanasi 28.01.16 21:44

“Unë jam një mace”: Rasti i çuditshëm i bukuroshes norvegjeze

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Largea_cat31453995673

Një vajzë norvegjeze është e bindur se është një mace e mishëruar në trupin e një njeriu.

Duket e pabesueshme por ajo e mendon seriozisht këtë gjë.

20-vjeçarja Nano nga Oslo thotë se mund të mjaullijë si mace, shikon më mirë natën se sa ditën dhe urren qentë.

Ajo gjithashtu pretendon se ka aftësi të mbinatyrshme të nuhatjes.

Psikologët thonë se ajo mund të dalë nga ajo gjendje me ndihmën e specialistëve, por Nano thotë se do që të jetë një mace për gjithë jetën.

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit 30A3E94500000578-3419631-image-m-3_1453923108142

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit 30A3E93900000578-3419631-image-m-15_1453924709712

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit 30A3E93D00000578-3419631-image-m-16_1453924736298

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit 30A3E94900000578-3419631-image-m-9_1453923975180
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit Empty Re: Deshmi te Rimisherimit - Reinkarnimit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi