EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Terrorizëm barbar në Norvegji...

+6
beno
abramelin
nitty
Luli
Ufo
Estilen
10 posters

Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  Estilen 23.07.11 12:51



Pamjet e sulmeve që terrorizuan Norvegjinë




Terrorizëm barbar në Norvegji... Pamje-e-ndertesave-ne-qender-te-oslos

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe dëmtuar disa ndërtesa, përfshirë dhe zyrat e kryeministrit Jens Stoltenberg. Ndërsa pak orë më pas, një 32-vjeçar i armatosur do të kryente një masakër në një kamp fëmijësh në një ishull rreth 30 kilometra larg Oslos, duke vrarë rreth 90 persona.

Sulmi afër kryeministrisë

Sekretari norvegjez i Shtetit, Hans Kristian Amundsen, i tha CNN-it se kryeministri nuk ishte në ndërtesë në kohën e shpërthimit.

Terrorizëm barbar në Norvegji... Nje-grua-e-plagosur-rende-pas-shperthimit-te-bombes

"Mund të konfirmoj se kryeministri është i sigurt. Ai nuk ishte në zyrë dhe tani është duke punuar", tha Amundsen. Në një deklaratë dhënë televizionit publik të Norvegjisë, kryeministri Stoltenberg tha se “sulmi ishte serioz”, por theksoi se është herët të quhet sulm terrorist.

Stoltenberg tha se policia e kishte këshilluar të mos tregonte vendin nga fliste.

Sipas agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB, policia ka konfirmuar se sulmi është shkaktuar nga bomba. Deri më tash, asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për ngjarjen, e cila ka ndodhur rreth orës 3.30 të pasdites.

Burimet në Spitalin Universitar të Osllos i raportuan agjencisë Reuters për shtatë të plagosur, që kanë arritur për trajtim në këtë qendër. Shkalla e lëndimeve të tyre nuk ishte e qartë.

Dëshmitari Ole Tomi Pederson tha se po qëndronte në stacionin e autobusit, rreth 100 metra larg ndërtesës së qeverisë, e cila përmban dhe zyrën e kryeministrit. Ai tha se të gjitha dritaret ishin shkatërruar dhe se tymi kishte përfshirë çdo gjë. Një turist amerikan, Nik Soubi, ishte gjithashtu pranë në kohën e shpërthimit.

Terrorizëm barbar në Norvegji... Ndihma-e-shpejte-para-godines-se-qeverise

“Ne ishim rreth 50 metra larg vendit ku ka ndodhur shpërthimi, ishte e pabesueshme, si një lëvizje e ngadaltë, ishte si një dallgë e madhe që pothuajse rrëzoi karriget tona. Ishte vetëm një tym i zi në ajër. Të gjithë ndaluam dhe nuk kishim asnjë ide se çfarë po ndodhte. Ishte shumë e frikshme”, tha dëshmitari amerikan.

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar ashpër sulmin, duke e quajtur “një akt të neveritur të dhunës”. Uashingtoni është shprehur i gatshëm të ofrojë ndihmë, nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet norvegjeze.

Nga shpërthimi ka pësuar edhe zyra e gazetës më të madhe norvegjeze “Aftenposten”. Gazeta është njëra nga botimet e shumta evropiane që, disa vjet më parë, ribotoi karikaturat e profetit Muhamed, pasi një gazetë daneze ishte në shënjestër të kërcënimeve për botimin e tyre. Autoritetet në Danimarkën fqinje thonë se kanë penguar disa komplote terroriste që kishin lidhje me botimin e këtyre karikaturave në vitin 2005, e që shkaktuan protesta në shumë vende myslimane.

Komplote të ndërlidhura me rrjetin terrorist të Al Kaidës ka parandaluar edhe Norvegjia.

Vendi skandinav, anëtar i NATO-s, ka qenë disa herë objekt i kërcënimeve, sidomos për shkak të përfshirjes në konfliktet në Afganistan dhe Libi.

Sulmi ne ishull dhe autori i masakrës

Terrorizëm barbar në Norvegji... Anders-behring-breivik-32-vjecari-i-dyshuar-si-autori-i-sulmit-e-ishull
Anders Behring Breivik, 32-vjeçari i dyshuar si autori i sulmit ë ishull


Por bilanci më tragjik lidhet me ngjarjen në ishullin Utoeya. Të paktën 80 perosna raportohen të vrarë nga 32-vjeçari i arrestuar. Sipas mediave norvegjeze ai është 32 vjeçari Anders Bering Breyvik. Mendohet se autori i sulmit kishte lidhje me ekstremistët e krahut të djathtë. Ai mendohet se ka arritur në ishulli i maskuar si një përfaqësues i policisë.

Ai ka hapur zjarr, pasi u ka thirrur disa të rinjve në gjuhen norvegjeze. Ndërkohë që, po sipas medieve norvegjeze, ai mendohet të ketë qenë dhe në vendin e shpërthimit të bombës, dy orë para ngjarjes.

Terrorizëm barbar në Norvegji... Policia-ne-ishull-duke-gjetur-trupat-e-pajete-te-rreth-80-te-rinjeve

Në ishull u vranë 80 persona dhe 7 të tjerë janë vrarë në qendër të Oslo, ku shpërtheu bomba. Anders Behrin Breivik, ka ide të djathta ekstreme dhe është anti-islamik.

Në faqen e tij në Facebook, vrasësi i dyshuar e përshkruan veten si konservator, me besim kristian. Ndërsa mesazhi i tij i publikuar së fundmi në Twitter është një citim i një filozofi anglez, John Stuart Mill: “Një person me një besim, objektiv ka forcë më shumë se 100 mijë persona që nuk kanë asnjë interes".

NOA
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  Ufo 23.07.11 13:06

Ne ende përballemi dhe jemi të pambrojtur me këtë kërcënim, por kërcënimi i sotëm vjen nga fakti se duhet vetëm një grup i vogël që të kryejë një akt të tmerrshëm terrorizmi ose edhe një njeri i vetëm, dhe imagjino në një vend si Norvegjia që është nga më të mbrojturit dhe t'survejuarit në planet..
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Dëshmi nga ishulli i tmerrit

Mesazh  Ufo 23.07.11 13:56

“Papritur kanë nisur të shtënat. Vrapuam për tu fshehur, disa persona na ulërasin të largohemi nga ishulli. Një burrë po na qëllon, është veshur me uniformën e policisë. Na ndihmoni, lajmëroni policin”. Ky ishte alarmi i parë për tragjedinë që ndodhi dje në Utah, mesazhi është dhënë nga faqja e internetit të Bergensian Velve, një nga vajzat e reja që ndodhej në ishull.

Kjo ishte një nga dyshimit e shumta që janë përcjell përmes internetit dhe sms-ve. Kronika e gjallë e një ankthi. Adoleshentët e terrorizuar kërkojnë të fshihen mes pemëve dhe shkurreve, nuk e dinë çfarë po ndodh deh as përse, i vetmi qëllim i tyre është që të shpëtojnë jetën.

Përhapet panik, disa fillojnë të hidhen në ujë në mënyrë që të shpëtojnë por është shumë e vështirë të notosh nga temperatura e ulët e ujit dhe nga veshjet e rënda që mbajnë.

“Këtu po bëhet një luftë ju lutem mos më merrni në telefon”, këtë apel u ka bërë miqve të saj përmes celularit nga faqja e Facebook, një vajzë që ishte fshehur në një shkurre.

“Jemi ulur në plazh, një person nuk pushon së qëlluari me armë ju lutem na ndihmoni. Kur do të vijë policia”, një tjetër mesazh ky i publikuar në Twiter.

Ndërkohë që të rinjtë mundohen të vënë alarmin me të gjitha mundësit që kanë, ata që këtë situatë e kanë përjetuar më keq ishin
prindërit e tyre të cilët pas informimit në TV për atë që po ndodhte janë shpërngulur të gjithë në anën tjetër të bregut.

Nuk janë lejuar nga forcat e policisë që të arrijnë ishullin dhe i vetmi ngushëllim ishte ndonjë telefonat apo sms i fëmijëve të terrorizuar. “ Kam tre fëmijë në atë kamp, dy djem dhe një vajzë. Mora një sms nga vajza ime ku më thoshte se më donte shumë”, thotë një nënë mes lotëve dhe panikut.....
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  Luli 24.07.11 22:21

Ne histori dhe politike nuk ka rastesi.Ky njeri nuk ka vepruar koke ne vete, prapa tij qendron dikush tjeter.
Kjo nuk eshte thjesht nje “Platforme - lufte fetare” e cila eshte nje element i ideologjise se ekstremisteve te djathte, por nje “Rregull i Ri” Boteror mbase, qe konsiston ne ekzistencen e races “me vlera” ekzistences se asaj substance Njeri .
Vet deklaratat e Monstrumit (per te cilin eshte e nevojshme zhdukja e disa popujve) pas marrjes ne pyetje/Hetime, ne te cilen ky monstrum, ky krimb me permasa kaq te medha antinjerezore, formulon pergjigje te tilla strategjike, qe do te thote se ky krimb, nuk ka vepruar “Spontan” por mbas tij qendron vete Monstra e cila drejton operacionet ne shkalle Globale ne nivel Boteror.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  nitty 26.07.11 16:02

Me sa kam lexuar unë në një artikull norvegjez,një vajzë iu kishte afruar gjatë aksionit atij kriminelit duke i thënë:

Cfarë je duke bërë kështu?

Ai vrasësi iu kishte kthyer duke ia drejtuar armën duke i thënë,qenka rradha jote!


Më vjen keq për të gjitha viktimat,vërtet që kjo tokë mban shumë psikopat dhe më e keqja është që janë të fshehur si puna e këtij psikopati Norvegjez.Vetëm ngjarjet shokuese si kjo e Norvegjisë i zbulojn,kam frikë që ky nuk do jetë rasti i fundit i këtyre akteve terroriste!
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  abramelin 30.07.11 10:46

Anders Behring Breivik, autori norvegjez i masakrës ku gjetën vdekjen 76 persona në Oslo dhe në ishullin e Utoyas, do të kalojë të paktën 20 vitet e ardhshme të jetës së tij në burg.

Por, qëndrimi i mbyllur nuk duket se do të jetë aq traumatik sa pritet. Me shumë mundësi Breivik do të mbyllet në një burg model në Halden, i konsideruar si burgu më “human” në botë.

Struktura ka palestër, kuzhinë ku të burgosurit mund të mësojnë të bëhen shefa kuzhine dhe një sallë muzike.

Qelitë janë shumë komode: të arreduara me mobilje moderne, ajër të kondicionuar, televizor me ekran të sheshtë, dvd dhe minibar.

Dhe një detaj tjetër i veçantë: rojet e burgut qarkullojnë të paarmatosur
avatar
abramelin

19


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  beno 30.07.11 21:13

Si ka mundesi qe i gjith ky monstrum-akt te ndodhe , e askush mos e permend gjene me te rendesishme ,se perse u be ky akt terrorizmi?

Cdo dit gati shohim, bomba te montuara ne vende me shumice myslimane dhe lajmi i pare qe jepet eshte " sulm terrorist i ekstremisteve Islamik.."kurse ne thelb , askush s'jep detaje , per marrjen e pergjegjesis se ati sulmi, madje edhe organizatoret e sulmit , shohin qellimin e tyre te detajuar vetem ateher kur mediajt e permbushin ate lajm, duke u shprehur "sulmi nga terroristet islamik..." nga mund ta dijne ata ? kur askush s'mer pergjegjesi duke treguar ne detaje aktin,( si qe ka treguar ky novregjezi ne detaje se aktin e beri per te vetmin qellim :krishterizmin!), epo normalisht ata qe e bejne , me mire mund te dijn e qellimin!

Si do qe te jete shpreh keqardhje per viktimat, por duhet potencu se per gjithe keta viktima te ndodhura ,kishte vetem nje inicues : KRISHTERIZMI DHE ISLAMOFOBIA e skajshme ( duhet thene kjo per t'u perbush i tere lajmi)
beno
beno

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  Cimi Elezi 31.07.11 0:58

abramelin shkruajti:

Dhe një detaj tjetër i veçantë: rojet e burgut qarkullojnë të paarmatosur
Shto dhe nje tjeter,shumica e gardianeve jan femra.
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  rebelisistemit 01.08.11 10:15

Anetari i Lozhes Masone-autor i sulmeve ne Norvegji

Terrorizëm barbar në Norvegji... 284703_185206404877622_121434011254862_492687_6228063_n

Televizioni norvegjez TV2 njoftoi se Anders Behring Breivik u takon “qarqeve djathtiste” në Oslo dhe se në vitin 2008 është regjistruar si anëtar i lozhës lokale masone.Ai ai ishte mason i llozhes norvegjese sipas ritit suedes,nje nder llozhat me te rezikshme ne bote e cila gersheton nazismin me krishterimin.

...Tani, meqense jemi ne nje ngjarje dramatike, dhe duhet te japim opinione apo qendrime te matur, rreth masakres sone, aty shohim nje mori ngjarjesh, qe konkludojne pak a shume ne nje pike: indoktrinim izraelite!

Psh, Norvegjezet, e kane mbeshtetur kauzen e Palestinezeve me shume se kushdo tjeter. Masakra ka ndodhur pikerisht pas 65 vjeteve qe nga dita e shfaqjes se fashizmit Izraelit me grupin Irgun, te cilet shperthyen Hotelin King David ne Jerusalem duke vrar 91 persona dhe shume te plagosur. Ministri i Jashtem Norvegjez kete vit ka deklaruar se Norvegjia eshte gati t'a njoh Palestinen. Ministri i Finanacave gjithashtu bllokoi me bojkot disa ndermarrje Israelite, etj.

Norvegjia, ne anen tjeter, eshte nje ekonomi vitale, ndoshta nga vitalet ne bote, por i mungon elementi qe thame me lart: kunder-pushteti, ose demokracia popullore. Dhe sa here sheh mungesen e ketij kunder-pushteti, ne [do] shohim shfaqje te tilla. Nuk eshte atehere aspak e çuditshme, qe kur barazia ne pushtetin ekonomike dhe politike, nuk eshte pjese e nje kushtetute ose praktike, te shohim dukuri te tilla.

Gjithashtu, Norvegjia eshte pjese e konsesusit neoliberal, dmth, te atij konsesusi qe per element baze ka 'ndarjen kryqore' te popujve; pertej 'përça dhe sundo', element ky, perseri' izraelit. Nderkohe, sipas raporteve, masakruesi ka patur lidhje me Izraelitet, ose ato grupe qe duan te dominojne globin. Kjo s'do te thote, se ata i dine te gjitha dhe ne inskenimet tyre mund te marrin parasysh gjithçka, por nje gje eshte e sigurt: ata kane nje axhende veprimi!...(Ylli Permeti)

Terrorizëm barbar në Norvegji... 283890_187727161292213_121434011254862_500561_5660743_n

Burimi:https://www.facebook.com/bota.konspiracionit
rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  Ufo 01.08.11 11:54

Kjo duket fare e pabazë, teori të tilla konspirative veçse pshtjellojnë më keq mendjet e lexuesve, kemi dëgjuar, e lexuar aq shumë gjepura saqë jemi gati ti besojmë edhe vetë tashi.Mediat atë punë kanë, përveç informimit korekt bëjnë edhe skupe apo show të ndryshme që dihet tashmë se pse i bëjnë.Kjo e vërtetë do dalë një ditë në shesh, është fare e thjeshtë në ditën e gjyqit të tij do mësojmë edhe të ''vërtetën e madhe''. !!
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  rebelisistemit 01.08.11 12:36

Mbase kjo video eshte me e besueshme
rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  rebelisistemit 01.08.11 13:04

Ufo shkruajti:Kjo duket fare e pabazë, teori të tilla konspirative veçse pshtjellojnë më keq mendjet e lexuesve, kemi dëgjuar, e lexuar aq shumë gjepura saqë jemi gati ti besojmë edhe vetë tashi.Mediat atë punë kanë, përveç informimit korekt bëjnë edhe skupe apo show të ndryshme që dihet tashmë se pse i bëjnë.Kjo e vërtetë do dalë një ditë në shesh, është fare e thjeshtë në ditën e gjyqit të tij do mësojmë edhe të ''vërtetën e madhe''. !!

Vetem informim korekte nga mediat nuk po shohim!Vecse disinformim.
Ja disa brockulla nga mediat zyrtare sherbetore te elites,ne lidhje me kete ngjarje : http://top-channel.tv/artikull.php?id=215578&ref=fp (Oslo, grupi xhihadist merr përsipër sulmet)

Terrorizëm barbar në Norvegji... 228978_208868722497979_208605839190934_639483_1390973_n Terrorizëm barbar në Norvegji... 353029197

Terrorizëm barbar në Norvegji... 185570_209010565817128_208605839190934_639960_7869372_n
rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  Gon! 01.08.11 15:12

Masonët nuk janë të krishterë.!
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  rebelisistemit 01.08.11 16:32

Gon! shkruajti:Masonët nuk janë të krishterë.!

KJO LLOJ MASONERIE QE PRAKTIKONTE AUTORI ESHTE E LIDHUR ME KRISHTERIMIN SI NE SIMBOOLE, ASHTU DHE NE DOKTRINA (ESHTE ZYRTARE QE AI ISHTE PJESTAR I MASONERIS NORVEGJESE SIPAS RITIT SUEDES)
rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  rebelisistemit 01.08.11 17:56

rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  Gon! 02.08.11 13:22

Din të na spjegosh ti këtë ritin mason suedez? Kam dëshir të di më tepër nga ti për këtë rit suedez.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  Ufo 18.08.11 10:45

Policia norvegjeze mohon se është gjetur një bombë gjigante te terroristi Anders Bering Brejvik, i cili më 22 korrik kreu masakrën në ishullin Utoja dhe në Oslo.

Duke iu referuar burimeve të forcave të armatosura norvegjeze, kanali televiziv norvegjez NRK publikoi se në oborrin e Brejvikut në Rena, në veri të Oslos, është gjetur mbushje e gatshme eksplozive me peshë midis një ton dhe një ton e gjysmë.

"Gjetëm shumë plehra artificiale të përpunuara. Kjo është vetëm një pjesë e më shumë pjesëve të një bombe. Mungonin disa pjesë kryesore dhe ishte e nevojshme edhe shumë punë që të përgatitet bomba", thotë Roar Hansen nga shërbimi për informimin e policisë në
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  rebelisistemit 12.09.11 13:20

Anders Breivik Behring ka vepruar vetëm apo ishte ushqyer, e kontrolluar dhe bërë kokë turku nga fuqitë më të medha ,pa e kuptuar edhe vet kete ?!

rebelisistemit
rebelisistemit

Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)

80


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  Odin 30.04.12 22:18

Breivik ishte i lidhur me Mossad-in izraelit

Terrorizëm barbar në Norvegji... F.0430220036746_m

Hipoteza e Johan Galtung, sociolog me emër në Norvegji, se Anders Behring Breivik, mund të ketë patur lidhje me shërbimin sekret izraelit, Mossad, ka shkaktuar indinjatë dhe reagime në Tel Aviv.


Sociologu Galtung, drejtor i Qendrës Studimore për Paqe në Oslo, tha se autori i masakrës që la të vrarë 77 të rinj një vit më parë, teorikisht mund të ketë patur lidhje me Mossad-in, ose më e keq akoma, ka qenë agjent i tij.

Hipotezën e tij, Galtung e mbron duke u mbështetur fort tek deklaratat e Breivik në procesin gjyqësor kundër tij, ku ai shpreh haptazi një urrejtje të madhe vetëm ndaj myslimanëve.

Kjo ka sjellë reagimin e Izraelit, që e ka cilësuar hipotezën e Galtung krejtësisht boshe e pavlerë. Tel Avivi zyrtar reagoi duke thënë se shërbimet e tij sekrete nuk kanë të bëjnë me ekstremistët dhe nuk stërviten për të urryer.

Kjo deklaratë e sociologut me emër në Norvegji pritet të komentohet gjatë, ashtu si deklarata e një drejtuesi të njohur radiofonik në vendin nordik, i cili disa ditë më parë, duke komentuar deklaratën e Breivik se ishte frymëzuar nga një “hero lufte serb” për sulmin e ndërmarrë, i cilësoi serbët si “derra”.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Terrorizëm barbar në Norvegji... Empty Re: Terrorizëm barbar në Norvegji...

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi