Fëmijët e Zotit
Faqja 1 e 1
Fëmijët e Zotit
Fëmijët e Zotit
Nuk ka dëshmi të vërtetë e cila thotë se religjioni është i programuar në ne, kjo është vetëm një dëshirë e akademikëve religjiozë.
Në fillim të kësaj jave kisha rastin të debatoja me një anëtar të Qendrës për Antropologji dhe Mendje të Universitetit të Oxfordit, për “gjetjet” e projektit të tyre të njohurisë, religjionit dhe teologjisë, për efektin që fëmijët janë të programuar të besojnë në një “qenie supreme”.
Hulumtimi është i financuar nga Fondacioni Templeton, një organizatë që ka qejf të gjejë, apo të futë religjionin në shkencë dhe të promovojë besimin në pajtueshmërinë e tyre, e cila del tek shpenzimi i parave për të “treguar” në fund se besimet e barinjve të lashtë janë njëlloj si fizika moderne.
Justin Barett, një i krishterë dhe anëtar i ekipit hulumtues të kësaj qendre (vihet pyetja nëse është hulumtim apo propagandë), thotë bashkë me kolegët e tij në faqen e internetit të qendrës:
Pse është besimi në qeniet mbinatyrore aq i zakonshëm? Për shkak të dizajnit të mendjes së njerëzve. Mendjet e njerëzve, në kushte normale të zhvillimit, kanë një aftësi perceptimi të besimit në Zot, në jetën pas vdekjes, në absolute morale dhe në ide tjera të cilat zakonisht asociohen me ‘religjionin’ ... Në një kuptim të vërtetë, religjioni është gjendje natyrale. Mosbesimi është relativisht i pazakonshëm dhe jo i natyrshëm.
Kjo thënie ishte tema e ligjëratës së Barettit në Cambridge, ku ai shpalosi arsyet e veta pse mendon se fëmijët janë të lindur të besojnë në dizajnin inteligjent/kreationizmin dhe qeniet supreme. Arsyet e vërteta të tij pse e mendon këtë, natyrisht, janë sepse ai është njeri i fesë i financuar nga një organizatë e bazuar në fe; por arsyet të cilat ai i deklaroi ishin se fëmijët kanë një tendencë të lindur kur janë të vegjël që t’i interpretojnë gjërat që ndodhin në botë, si rezultat i një veprimi të qëllimshëm.
Tani në këtë pikë ai dhe unë, një ateist i financuar nga asnjë organizatë që ka dëshirë të promovojë ateizmin, pajtohemi. Përvojat e hershme të fëmijëve janë rezultat i një veprimi të qëllimshëm të njerëzve tjerë të rritur përreth, duke qenë objekte të cilat gëzojnë interesin më të madh të tyre në muajt e parë dhe për arsye të mira evolucionare, ata janë tepër naivë, jo vetëm duke besuar se gjërat veprojnë ashtu si prindërit e tyre, duke lëvizur vetë dhe qëllimshëm, por gjithashtu duke besuar në zana të malit, Babadimrin dhe një sërë gjërash tjera.
Ata pothuajse heqin dorë nga besimi në të gjitha këto para pubertetit, pos nëse besimet janë të përforcuara socialisht, ashtu si ndodh me besimet religjioze dhe në një masë më të vogël besimesh tjera mbinatyrore. Pjekuria intelektuale është vetë procesi i pjesës së rëndësishme të largimit nga idetë se drunjtë dhe hijet veprojnë për arsye të njëjta si prindërit, njerëzit dhe qentë e macet; ky është një fakt shumë natyral, se fëmijët ndalen së përdoruri shpjegime qëllimore ndaj gjithçkaje në model të sjelljeve të prindërve të tyre, në fazat më të hershme të zhvillimit.
Por, Barett dhe shokët e tij nga gjysma e parë e këtyre fakteve të pandryshueshme konkludojnë se fëmijët janë të programuar që të besojnë në qenie mbinatyrore. Jo vetëm që kjo i shpërfill dëshmitë e psikologjisë zhvillimore mbi stadin e dytë të pjekurisë njohëse, por në vete është një kapërcim shumë i madh dhe plotë shpresë.
Aq më shumë e shpërfill faktin se një shtresë e madhe e njerëzimit (kinezët për shembull) nuk kanë besime në një qenie supreme, të lindur apo të mësuar, dhe se religjioni më primitiv është animizmi, një zgjerim i thjeshtë i shpjegimit të veprimit, që i jep secilit dru triadën e vet dhe secilës përroskë nimfën e vet pa nevojë të qenieve supreme.
Barett dhe miqtë thonë se fëmijët janë të programuar të besojnë se natyra është e dizajnuar. Këtë e konkludoi Baretti, si duket, duke u bërë fëmijëve të vegjël pyetje si: “pse është ky gurë me maje?” Si duket nuk i ka rënë ndër mend se semantikat e pyetjeve “pse” janë të tilla që kërkojnë një shpjegim që ka të bëjë me arsyet dhe shkaqet në përgjigje, loja e gjuhës është e kufizuar në këtë vijë: “pse është?” nxit një “sepse” automatike dhe se madje edhe fëmijët e vegjël e dinë që “sepse veç është ashtu” nuk është i kënaqshëm.
Andaj natyrisht, prej burimeve të kufizuara të cilat i kanë dhe ku arsyet janë shumë më të afërta sesa shkaqet (shkaqet të cilat shkenca natyrore më vonë i shquan me hulumtim), ata do të përgjigjen duke thënë atë që pyetësi dëshiron ta dëgjojë, një shpjegim, por në mungesë të dijenisë së shkaqeve, ata përgjigjen në mënyrë të paramenduar.
Një fëmijë i vogël mund të dijë pse diçka ka maje dhe për çfarë qëllimi, por jo edhe pse është bërë ashtu, posaçërisht nëse është një objekt natyror. Andaj e tëra që kjo gjë tregon është se pyetja është formuluar pavend e jo që Fondacioni Templeton ka vërtetuar se besimi religjioz është i lindur.
“Besimi religjioz” dhe interpretimet e fëmijërisë së hershme të asaj se si funksionon bota janë aq larg nga njëra-tjetra, sa që vetëm një dëshirë e parapërgatitur që kjo të interpretohet si “dizajn inteligjent” dhe “një qenie mbinjerëzore” shihet që është me tendenca dhe kjo është ajo që po ndodh këtu.
Kjo do të ishte një gjë e dobët po të ishte e tëra, por ka më shumë. Fondacioni Templeton është i pasur; i ofron para të mëdha secilit shkencëtar apo filozof, i cili do të thotë gjëra të mira për religjionin dhe e përkrah “hulumtimin” ashtu si përshkruhet më lartë në çka do që do t’i shtonte besueshmëri dhe respekt religjionit.
Faqja e internetit e grupit i paraqet qëllimet e tyre si serioze dhe të paanshme, por në të vërtetë është vetëm edhe një shembull se sa mirë të financuara dhe sa mirë të organizuara janë grupet religjioze, një fenomen i zakonshëm në SHBA, dhe i cili tani po e infekton trupin politik në Britani.
Por, Fondacioni Templeton do të bënte më mirë që të jetë i drejtë rreth synimeve të tij propagandistike, sepse gjersa përpiqet ta veshë veten me maskat e paanshmërisë, gjithmonë do të përballet me akuzimin se po e ndot ujin, ashtu siç u bë me punën e këtij instituti të Universitetit Oxford.
Në fakt unë e vë në pyetje rekomandimin që Okxord të merr fonde nga Fondacioni Templeton për punë të tilla. Pyetem nëse e ka bërë për shkak të kujdesit. Shpresoj se nuk do të merr të holla të cilat përkrahin hulumtime për astrologji, Tarot, vërtetim se hyjnitë olimpiade ende ekzistojë e gjëra të tilla.
Pohimet gjenerale të religjionit nuk dallojnë asnjë pikë për kah respekti intelektual nga këto lartë. Ndoshta Oxfordi duhet të mendojë sërish.
AC Grayling, The Gardian

Admin- 1132
Similar topics
» Femijet dhe jashtetokesoret
» Fëmijët e hënës
» Ti vlen!
» Horoskopi për prindrit & fëmijët
» Femijet transformohen ne ZOMBI!
» Fëmijët e hënës
» Ti vlen!
» Horoskopi për prindrit & fëmijët
» Femijet transformohen ne ZOMBI!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi