EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femijet transformohen ne ZOMBI!

Shko poshtë

Femijet transformohen ne ZOMBI! Empty Femijet transformohen ne ZOMBI!

Mesazh  Zattoo 04.04.12 23:35

Semundja misterioze qe transformon femijet ne ZOMBI!


Femijet transformohen ne ZOMBI! 530863_202811356494063_100002956002389_337330_438264813_n

Ne Ugande po ndodh dicka e çuditshme!

Sa keq qe mediat tona si gjithmone nuk i japin aspak jehone lajmit, por mesa duket shteti afrikan eshte pushtuar nga nje semundje misterioze qe prek veçanerisht femijet, duke i tranformuar ne ate qe disai quajne "Zombie"!

Semundja eshte quajtur "Nodding Disease" dhe ka detyruar mijera femije te lene shkollen per shkak te simptomave te pashpjegueshme te tipit epilepsi,dhe qe duket se ne pak kohe ndryshojne personalitetin e adoleshenteve.

Nje vajze ugandeze me emrin Pauline, ka lene shkollen prej vitesh dhe nuk arrin te kujtoje as se si perdoret nje laps."Personaliteti i saj ka ndryshuar shume.Kur lindi ishte normale.Tani vetem leviz ne shtepi kot, pa pasur asnje qellim"- shpjegon e ema Grace Lagat.

CNN ishte nje nga organet e shtypit qe e para solli lajmin dhe intervistoi zonjen Lagat, e cila i ka te 2 femijet te prekur nga kjo semundje misterioze."Kur shkoj ne baçe, i lidh me litar.Nese nuk i lidh, kur kthehem ne shtepi nuk i gjej me."

Femijet e prekur nga kjo semundje, fillojne te hane litaret si kafshe te semure, dhe eshte kjo sjellje nje nga ndryshimet e personalitetit; nga ku lind "frika nga zombiet".

Te infektuarit nuk limitohen vetem me keto sjellje:ne disa raste,femijet vullnetarisht i kane vene flaken shtepive te fqinjeve, dhe deri tani duket se kemi mbi 200 njerez te vdekur.

Deri tari semundja ka prekur te rinj jo mbi 19 vjec, dhe shumica shkon nga 3 deri ne 11 vjec.

Gjate krizave,femijet bejne gjeste te perseritura me koke,levizje qe i kane dhene emrin semundjes (nod=tund koken) .

Anomalia e ketyre gjesteve qendron ne faktin qe duket se nisin nga disa situata te vecanta, si ndryshimi i motit.

Ne te vertete kjo semundje nuk eshte e re per shkence:ne vitet 60' ne Sudan, u verifikua nje rast shume i ngjashem, dhe semundja u perhap edhe ne Libi dhe Tanzani.

Epidemia ne Ugande eshte nje situate krejt e re, dhe me shume mundesi e shkaktuar nga nje virus/parazit/bakter i ri, me rezistent se ai i Sudanint 50 vjet me pare.

Organizata Boterore e Shendetit po mban ne vezhgim perhapjen e semundjes."Situata edhe e deshperuar,jua siguroj" shpjegon doktori ugandez Joaquin Saweka."Imagjinoni te jeni te rrethuar nga 26 femije, dhe 12 prej tyre te jene te prekur nga semundja."

Por asnje nuk eshte akoma i sigurte se cfare po e shkakton epidemine, gje qe ndihmon perhapjen e idese supersticioze qe femijet po transformohen ne zombi.


Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi