Fëmijët e hënës
Faqja 1 e 1
Fëmijët e hënës
Fëmijët e hënës
"Nga gjithësia në tokë arritën dy lloje të qenieve njerëzore. Njërët për banim të tyre zgjodhën bregun e të tjerët detin. Erdhën me anije kozmike të ngjajshme me topat e zjarrtë, dhe në Tokë mbetën deri sa paraardhësve tonë iu dhuruan shumë njohuri dhe u zbuluan shumë fshehtësi..."-këto janë fjalët e paleontologut dhe arkeologut të njohur meksikan, Montezit, i cili është njëri prej shkencëtarëve të rrallë që besojnë se planeta jonë ka qenë nikoqire e mysafirëve nga gjithësia."
Montezi teorinë e vetë të guximshme me vite të tëra është duke u munduar ta argumentojë. Argumente të pathyeshme, siç pohon ai, ka me bollëk. Të dy llojet e mysafirëve nga gjithësia lanë gjurmë të panumërta të dukshme. "Vizitkartelat" e atyre që gjetën vendbanim në tokë i gjejmë gjithkund nëpër planetën tonë, në Lindjen e largët, në Afrikë, në brigjet e Pacifikut, në Amerikën Jugore dhe Veriore. Megjithatë, më së shumti gjurmë ka në vatrën e Inkëve misterioze, në Amerikën Latine.
Porta e diellit
Në jug të liqenit të quajtur Titikaka, në Bolivi, në lartësinë mbidetare 3893 metra, dikur egzistoi qyteti fantastik Tiahuanaka. Sot është qytet i vdekur i cili ofron argumente të panumërta se nën këtë nënqiell para njëzet deri tridhjetë vjetëve ishte një kulturë jashtëzakonisht e zhvilluar. Shtrohet pyetja se kush e ndërtoi këtë qytet dhe nga erdhën?
Si duket, në lëtë pyyetje përgjegjja më e saktë është vetë gërmadha e Tihaukonakos. Ndoshta banorët e kësaj kulture parahistorike ishin qeniet njerëzore të cilat kishin në duar vetëm nga katër gishta, Figurat e të cilëve janë gdhendur në "Portën e Diellit" të famshëm, e cila pos të dhënave kalendarike të zakonshme, ofron edhe stinët precize të vitit, barazimin e ditës dhe natës, lëvizjen e Hënës dhe rotacionin e Tokës. Figurat e atyre qenieve misterize janë të gdhendura në shumë vende, dhe fytyrat e tyre i mbulojnë maskat, të cilat jashtëzakonisht i ngjajnë "skafanderëve" kozmikë"!
Amerika Latine ofron edhe argumente të tjera që përkrahin edhe teorinë e Montezit.
Ç'na porositë dita e parë e verës
Arkeologu i njohur peruan Daniel Ruso në Ande zbuloi qytetin Markuhuashi, banarët e të cilit ndërtuan 12 liqene artificiale, prej të cilëve dy ende shfrytëzohen nga indianët. Në brigjet e atyre liqeneve ngriten shkëmbinjtë gjigantë, të cilët vetëm më 22 qershor, gjatë perëndimit të diellit, zbulojnë fshehtësinë e vet; një numër të madh të figurave të njerëzve të të gjitha racave që jetojnë në Tokë!
Këto figura të pazakonshme Daniel Ruso-ja i fotografoi, dhe kur zhvilloi filmin, e mbeti i befasuar: në vend të figurës së plakut me vija të buta dhe fisnikërore të fytyrës, të cilin e fotografoi në bregun e liqenit, në negativ doli fytyra e një njeriu të ri, pa asnjë rrudhë në fytyrë! Ky sekret gjer në ditët tona ende nuk u zbulua.
Gati tërë Amerika Latine ofron shumë mistere. Çka paraqesin, për shembull, figurat e "njerëzvejaguarë", të cilët në kokë mbajnë helmeta ndërsa trupin e kanë të mbështjellë me rrobe, të cilat i mbathin vetëm astronautët? Kush janë ndërtimtarët e tempullit më enigmatik në botë, të cilin në brigjet perëndimore e zbuloi arkeologu Julio Telo? Tempulli i kushtohet zotit-Jaguarit, dhe për nga vetitë e tij aq shumë dallohet prej ndërtesave për qëllime të ngjajshme saqë hulumtuesit i imponohet pyetja: a nuk paraqet ky tempull kopien origjinale të anijes kozmike, ky sipas legjendave të atyre trojeve, flitet se në atë vend zbritën nga qielli qenie të pazakonshme?!
"Ka edhe argumente të shumta për teorinë time se ndonjë civilizim tjetër ka jetuar një kohë të gjatë në fundin e detit", pohon arkeologu Montez. Duke e marrë parasysh legjendat e ndryshme të popujve të cilët jetojnë në det, në të cilët flitet për topat e zjarrtë që "hynin dhe dilnin" nga sipërfaqet e detit, Montezi ndërtoi teorinë e vetë fantastike. Sikur ky edhe ekzobiologu amerikan Carl Sagani i jep rëndësi të madhe legjendave të popujve bregdetarë. Prej të gjitha gojëdhënave, të cilat i shënoi gjatë hulumtimeve të veta, më autentike iu duk një legjendë e sumerëve e cila flet se dikur, në të kaluarën e largët, në anët rreth gjirit persik, prej kohës në kohë paraqiteshin qeniet e pazakonshme "akpalu", të cilët njerëzve iu dhuronin dituritë e veta të pasura.
Sagani dhe Montezi konsiderojnë se "ngjarja" e kësaj legjende u zhvillua diku rreth mileniumit të katërt para erë sonë, dhe si argument se në atë kohë egzistuan "njerëzit e ujit" mirret fakti se, duke iu falenderuar qenieve "akpalu", kultura sumere befsisht u zhvillua" gjendja e primitivitetit shtazarak".
Këti pohimi i bashkangjitet edhe një shkencëtarë, historiani i njohur francez Rene Alo, i cili thotë se sumerët sëpari jetuan në kripëroret primitive në bregun e detit. Më vonë, kur ranë në kontakt me qeniet "akpalu", të cilët jetonin në fund të gjirit Persik, kaluan në thellësi të tokës ku së shpejti ndërtuan qytetet dhe zhvilluan për atë kohë të largët kulturorë fantastike.
Teza e Montezit dhe Sagnit, lidhur me ndryshimin e befasishëm të kulturës së sumerëve përafërsisht është kjo: qeniet që kanë jetuar në fundin e detit dilnin me rrobet speciale nënujore në breg dhe aty ia përcillnin dituritë kryesore njerëzve primitivë. Për këtë shkakë banorët e asaj krahine shekuj të tërë m[ë vonë mbajtën në kujtesë "njerëzit peshq" të cilët i ndihmuan që ta pasurojnë dhe ta lehtësojnë jetën, dhe natyrisht, ta shpejtojnë zhvillimin e vetë.
Ishulli Lenosois me banorët e vetë të natës
Montezi me pohimet e veta shkoi edhe më larg, ku thotë se në planeti tonë edhe sot e kësaj dite jetojnë pasardhësit direktë të qenieve nga gjithësia, të cilët me shekuj banonin në fundin e detit. Edhe përkundër të tjerëve, të cilët thonë se Montezi duke zhvilluar teorinë e tijë e teproi, ai vazhdon: -"Ata janë fëmijët e Hënës, banorët e një ishulli të vogël brazilian, të quajtur Lenosoist.
Ata njerëz fshihen prej rrezeve të diellit dhe, praktikisht, jetojnë vetëm natën!
Dhe me të vërtetë, ky ishull bëri jehonë të madhe në botë para dhjetë vjetësh, edhepse nuk u arrit të jipet asnjë shpjegim konkret për natyrën e banorëve të tij. Ishulli është miniatrual dhe për shumçka i ngjanë një grumbulli të rërës, të cilin deti e hodhi jo largë bregut të shtetit brazilian Mranjao. Është rreth 160 km larg kryeqytetit të këtij shteti, Sao Luisit. E rrahin ujërat e Atlantikut, ndërsa në të jetojnë rreth 300 banorë. Brazilianët i quajnë "fëmijë të Hënës".
Përgjigjen në pagëzimin e tyre mund ta gjejmë në legjendat sipas të cilave banorët e parë të Lenosoisit erdhën nga Hëna.
Pra se të fillonin të jetonin në tokë, jetuan së pari në det, por kurrë nuk është konstatuar se pë ç'shkak dolën prej tij. Nëse i besohet kësaj legjende, mbetet fakti se "fëmijët e hënës "deri më sot nuk i janë përshtatur jetesës në tokë.
Banorët e këtij ishulli enigmatik as sot nuk mund t'i durojnë rrezet e diellit.
Qëndrimi i gjatë në dritën e diellit për ta paraqet një kob të madhë: shumë shpejtë verbohen, ndërsa vashat dhe djelmoshat njëzetvjeçarë për disa muaj marrin të gjitha vetitë e pleqëve dhe plakave prej 80 vjetëve! Lëkura iu rrudhet, muskujt dobësohen, ndërsa zëri merr një ton të dridhur të plakut. Pas kësaj vdesin shumë shpejt!
Dihet se për shkak të kushteve klimatike në Amerikën Latine jetojnë njerëzit me lëkurë të errët. Të bardhët të vetmit erdhën nga Evropa. Mirëp, banorët e Lenosoisit nuk i ngjajnë asnjërës nga racat e njerëzve. Ata e kanë lëkuren e bardhë si të qumështit, dhe të gjithë kanë, deri te i fundit, flokë të bardha!
Kjo i habitë edhe shkencëtarët të cilët nuk i besojnë legjendave dhe gojëdhënave të atij fisi enigmatik. Shumica e banorëve të Lenosoisit lëngojnë nga një sëmundje e panjohur, sëmundje e cila në indet e lëkurës së tyre nxitet nga rrezet e diellit. Banorët e ishujve fqinjë tregojnë gjëra të ndryshme, të cilat flasin për "banorët e rrezikshëm" të Lenosoisit dhe për atë shkak ishullin e kalojnë tërthorazi me milje përreth.
Te djelmoshat të cilët dalin në diell lëkura së pari iu rrudhet nën mjekërr, rreth bërrylave dhe gjunjve. Dukja e tyre së shpejti bëhet e mplakur, ndërsa shikimi shumë shpejtë fillon t'iu humbë. Për këtë shkakë ata kurrë nuk dalin gjatë ditës jashtë shtëpive të tyre të thjeshta. Atë kohë ata e shfrytëzojnë për fjetje në thasë të veçantë apo mbulesa rë veçanta për kokë, kështu që asnjë rreze dielli nuk depërton deri në sytë e tyre të ndieshëm. Për këtë jetojnë vetëm natën. Atëherë dalin prej kasolleve të tyre të errëta, shkojnë në punë dhe lahen.
Kohëve të fundit për fëmijët e hënës u interesuan edhe ekspertët mjekësorë. Një grup i mjekëve-specialistë brazilianë vizitoi ishullin dhe bëri analizat e banorëve. Është pritur që mjekët e fakultetit të mjekësisë të shtetit brazilian PARA t'i kryejnë hulumtimet dhe t'i shpallin rezultatet, por për natyrën e tyre nuk mundën të përgjigjen as specialistët më eminentë të Brazilit.
Mbetet vetëm shpresa se mjekësia, megjithatë, do të dijë diç më shumë për natyrën, poashtu edhe për shërimin e banorëve të Lenosoisit. Derisa të dihet diç më shumë për banorët e ishullit, mbetet teoria e Montezit se paraardhësit e Lenosoisit dikur të ardhur nga kozmosi, jetuan së pari në fundin e detit.
Nga Arben Shala

Admin- 1132
Similar topics
» Fëmijët e Zotit
» Femijet dhe jashtetokesoret
» Misteret e Hënës
» Mallkimi i Henes
» Femijet transformohen ne ZOMBI!
» Femijet dhe jashtetokesoret
» Misteret e Hënës
» Mallkimi i Henes
» Femijet transformohen ne ZOMBI!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi