EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Horoskopi për prindrit & fëmijët

2 posters

Shko poshtë

Horoskopi për prindrit & fëmijët Empty Horoskopi për prindrit & fëmijët

Mesazh  Zattoo 20.06.11 16:11

Horoskopi për prindrit

Horoskopi për prindrit & fëmijët 6138410

Për prindin në shenjën e Dashit

Një shembull inspirues për tu ndjekur

Si prind në shenjën e Dashit, jeni udhëheqës i natyrshëm. Keni shumë energji, dhe jeni të apasionuar mbas gjërave të juaja. Fëmijët tuaj ju konsiderojnë si inspirues, argëtues, sypatrembur dhe një shembull të mrekullueshëm për të ndjekur – përveç kur jeni paksa si josensitiv dhe autoritar.

Po, mendja juaj është e shpejtë dhe gjuha juaj edhe më e shpejtë, dhe ndonjë herë thuani gjëra që më vone ju bëjnë të ndiheni i penduar. Poashtu keni dhe ca si damar, dhe kur fëmijët tuaj ju bëjnë të zemëruar, e dinë saktë se ku dhe përse. Por së paku e lini nervozizmin tuaj të ju kalojë menjëherë pasi që e keni zbrazur nga gjoksi! Dhe fëmijët tuaj gjithmonë e dinë se ku qëndrojnë me ju.

Stili aktiv i jetës suaj është gjë që ju shkon më së miri për shtati juve dhe familjes tuaj. Merrni fëmijët tuaj dhe shkoni në një shëtitje në natyrë, ose thirrni ata në një lojë volejbolli apo futbolli në park – por përkujdesuni që të mos jeni tepër konkurues, posaçërisht nëse fëmijët tuaj janë sensitiv. Shpërthimi agresiv i energjisë mund jetë një barrë ca si e tepruar për ata.

Në anën tjetër ju jeni tifozi i tyre më i flakët dhe ata e dinë plotësisht këtë. Ju do të jeni gjithnjë në vijat para anësore duke brohoritur për ata në çfardo rasti që të jetë, qoftë në ndonjë debat, qoftë në ndonjë ndeshje basketbolli.

Fëmijët tuaj gjithmonë do të çmojnë sinqeritetin tuaj, qoftë edhe kur është jo mendjemprehtë, dhe energjinë tuaj rinore e cila ju mban të ri edhe gjersa ju mplakeni. Veni në pah këtë gjë që të ju tregoni anën tuaj të butë. Ata kanë nevojë që të dinë se mund të mbështeten në përkrahjen tuaj emocionale po aq sa edhe në forcën dhe energjinë tuaj dinamike.

Për prindin në shenjën e Demit


I durueshëm, praktik, dhe plotësisht i butë

Si prind në shenjën e Demit ju siguroni një ndikim udhërrëfyes të shkëlqyer në jetën e fëmijëve tuaj. Praktik dhe i durueshëm, gjithmonë jeni gati me buzëqeshje dhe përqafim, sa herë që fëmija juaj ka nevojë për to. Keni çdoherë një ndjenjë të mirë se çfarë është në pyetje më të vërtetë, prandaj rrallë ndodhë që të nevrikoseni për ndonjë gjë.

Jo, faji juaj kryesor si prind është butësia juaj. Mposhteni lehtë kur janë në pyetje kërkesat e fëmijëve tuaj për ëmbëlsira, akullore, shkuarjen në kinema apo në luna park…. por ju vetëm doni që ata të jenë të lumtur.

Por, prapëseprapë përdorni arseyen e shëndoshë për të siguruar se janë duke u ushqyer me ushqim të shëndoshë dhe se janë duke u marrë me aktivitete fizike. Kjo nuk paraqet ndonjë problem pasi që jeni në mënyrë të natyrshme të lidhur me tokën. Ju gjeni kënaqësi në shumëllojshmërinë e ushqimeve të shëndetshme, natyrale dhe keni dëshirë ti ndani ushqimet me familjen tuaj. Shëtitja së bashku pas darkës do ti bëjë mirë shëndetit fizik dhe emocional të familjes suaj.

Fëmijët duket se ndihen tejet të sigurtë nga dashuria juaj. Ju jeni plot dashuri dhe keni kënaqësi ti ledhatoni të vegjëlit e juaj. Ju do ti mësoni fëmijet tuaj për vlerat themelore të shenjës së Demit, për vlerat e besnikërisë, të punës së rëndë, dhe të qëndrueshmërisë.

Ju keni kënaqësi të jeni rrethuar nga njërëzit, kafshët shtëpiake, dhe gjërat që i çmoni më së shumti, prandaj dhe shtëpia e juaj si pas së gjitha gjasave është në rrëmujë, plot me ngjyra dhë shumë komforte. Vetëm përkujdesuni të jeni pak sa fleksibil kur fëmijët tuaj thonë dhe bëjnë gjëra të cilat nuk i prisni. Kokëfortësia është njënga veset e juaj të famshme, por fëmijët tuaj kanë nevojë për mëndje përparimtare dhe stabilitet.

Për prindin në shenjën e Binjakëve


Bashkëbiseduesi i madh

Si prind i lindur në shenjën e Binjakëve ju bini një sens humori dhe argëtimi në shtëpi. Ju pëlqeni ta bëni kureshtare familjën tuaj intelektualisht, dhe shpesh do të gjendeni duke zgjidhur fjalëkryqe së bashku me fëmijët tuaj, apo duke lozur Scrabble pas darkës.

Bisedimi dhe debati janë pjesë e përbërëse e jetës suaj familjare. Ju pëlqeni ti lexoni fëmijëve tuaj, të shkoni në kinema së bashku, apo ti përcjellni TV show programet dhe pastaj së bashku ti diskutoni. Ju çmoni mëndjen e mprehtë dhe pëlqeni që dhe fëmijët tuaj të jenë aq mendjemprehtë, kureshtar, dhe të informuar sa jeni edhe ju vetë.

Komunikimi është një nga fuqitë e juaja, por ju tentoni ti debatoni intelektualisht emocionet e juaja, duke u zënë ngusht nga logjika, dhe duke kursyer në lidhjet e juaja intime. Prandaj bëjeni të ditur fëmijëve tuaj se si ndiheni, posaçërisht se sa i doni dhe i përkrahni. Dhe bëhuni zemërgjërë dhe ngushëllues kur ata kanë nevojë për këtë gjë.

Fëmijët tuaj do të adhurojnë mendjen tuaj të mprehtë dhe të dhënë pas argëtimit. Shijet e juaja ndryshojnë nga çasti në çast dhe kjo për fëmijët tuaj është shumë zbavitëse dhe stimuluese.

Përkujdesuni që të ju siguroni një bazë stabile. Fëmijët kanë nevojë për gjëra të përditshme, dhe është me rëndësi që t’ju përmbaheni ritualeve në të cilat gjithmonë mund të llogarisin siç janë, darka të rregullta familjare, përrallat para gjumit, koha për ti bërë detyrat, koha për aktivitete sportive dhe gjëra të tjera. Mund të bini argëtim në familje dhe ti përgatitni që të jenë sa më të suksesshëm në jetë.

Për prindin në shenjën e Gaforres

Një ndjenjë e përkatësisë

Si prind në shenjën e Gaforres jeni shumë i përfshirë në procesin e rritjes dhe kujdesit ndaj fëmiut tuaj. Ju gjeni kënaqësi nga çdo moment të mrekullueshëm, të shtatëzanisë, lindjes dhe rritjes së fëmiut tuaj. Ju jeni e dashur, mbrojtëse, sensitive, dhe e mëshirshme. Nëqoftëse jeni një Gaforre tipike, atëherë ju jeni një gjenerator i përkujdesjes, duke krijuar kështu një shtëpi me ambijent të sigurt dhe të këndëshëm për të dashurit tuaj.

Përkujdesja është se si ju e tregoni dashurinë tuaj ndaj të tjerëve, dhe kjo është fuqia e juaj – por kontrolli ndaj të tjerëve nuk është ajo që dëshironi. Keni si nevojë primare të ndiheni e sigurtë, komfort, dhe e dashur nga të tjerët. Ju mundoheni që të beni çdo gjë për familjen tuaj kështu që ata të mund të mbeshteten tek ju.

Kjo është me vend kur jeni duke u kujdesur për një foshnjë, por çdo prind Gaforre duhet të mbajë në mend: Në rast së bëni çdo gjë për fëmijën tuaj ata nuk do të mësojnë të përkujdesen për veten. Përkujdesuni që të ju mësoni të gjitha shkathtësitë që ju i keni përvetësuar.

Përkujdesja e tepërt është edhe një grackë të cilën prindi në shenjën e Gaforrës duhet evituar. Në rast se në mënyrë konstante silleni vërdallë rreth fëmiut tuaj, atëherë lënja që të shkojnë nga ju kur të rriten do të paraqet sfidë dhe vështirësi. Por, mbrenda vetes suaj, ju jeni të vetëdijshëm se kjo është pjesë e vazhdueshme e ciklit se jetës.

Tradita flet me veten tuaj: disa mund të ju konsiderojnë dhe ca si te modës se vjetër. Zakonet e festave, ritualet familjare, bile dhe ceremonitë fetare e mbushin shpirtin tuaj me një ndjenjë të fortë të vazhdimësisë dhe të bashkesisë e cila ju ndihmon të përparoni. Ndjenja e parezistueshme e këmbëve tuaja në shtrojën e pragut të shtëpisë, e rrethuar me të dashurit tuaj, duke mbrojtur të vegjëlit tuaj nën krahët tuaja zemërgjera, ky është ideali për të cilin ju jetoni.

Për prindin në shenjën e Luanit

Krenar dhe i dashur

Si prind në shenjën e Luanit jeni besnik ndaj familjes, mbrojtës dhe i kujdesshëm. Ju jeni i apasionuar dhe i çiltër në shfaqjen e emocioneve tuaja, prandaj dhe fëmijët tuaj e dinë se kur jeni në disponim të mirë dhe entuziast – dhe poashtu e dinë kur jeni i pikëlluar dhe i mërzitur.

Me vetëbesimin e natyrshëm, entuziazmin tuaj, ju jeni gjithmonë figura qendrore e familjes. Fëmijët tuaj e duan zemërgjërsinë tuaj dhe ju i gëzoni ata me dhurata të shpeshta. Nëse fëmiu juaj e thëret ndonjë mik të tij të vogël në shtëpi dhe të gjithë jeni të disponuar, atëherë ju do ti merrni që të gjithë për të shkuar në kinema apo për të ngrënë akullore, apo ndonjë gjë edhe me ekstravagante, pa marrë parasysh a mund ta financoni apo jo. Ju gjithmonë përkujdeseni për të dashurit tuaj.

Por ju keni dëshirë që të ju lavdërojnë për gjërat që i bëni. Ju keni anën tuaj tjetër, anën e pasigurisë dhe kur përkujdesja juaj nuk është e mirënjohur atëherë ju ndiheni keq. Por mbrenda vetës e dini se jeni i adhuruar nga të gjithë dhe çdo lëshim i pavëmendshëm kalon shpejt dhe gjërat janë përsëri në anën tuaj.

Për prindin në shenjën e Virgjëreshës


Standarde të larta

Si prind në shenjën e Virgjëreshës jeni i butë, por keni standare të larta dhe gjithmonë keni shpërblime për gjërat e bëra në mënyrë perfekte. Ju keni kënaqësinë që ti mësoni fëmijve tuaj që gjithmonë ti kryejnë detyrat dhe obligimet në jetë, që të përkujdesen ndaj gjërave të tyre, dhe që të jetojnë një jetë të shëndetshme dhe aktive.

Ndonjëherë mund të gjendeni në situata kritike – por ju e dini edhe kur fëmijët tuaj nuk e dinë – që ju doni vetëm që ata të jenë të shëndetshëm, intelegjent, dhë të aftë sa më shumë që është e mundur. Prapëseprapë duhet të ja përkujtoni vetes së fëmijët gjithmonë mundohen që të arrijnë maksimumin e tyre megjithëse rezultatet mund të jenë nën nivelin e dëshiruar.

Ju jeni praktike, e dobishme, dhe stabile, pra jeni në gjendje të ju siguroni fëmijëve tuaj një bazë të fortë në jetë, si emocionale ashtu dhe ekonomike. Ndonjëherë jeni pak sa kursimtare por kjo është vetëm për të menaxhuar sa më mirë parat për shkollimin dhe rritjen e tyre. Ju jepni pa kursim përkujdesjen dhe kohën tuaj të lirë, dhuntinë tuaj më të vlefshme në jetë.

Ju jeni një strateg, dhe keni syrin e mprehtë për detalje, prandaj ka të ngjarë që të jeni nën përkujdesje të llogarive shtëpiake dhe buxhetit familjar. Mos u frikësohuni që ndonjëherë të harxhoni ca më tepër për kënaqësitë e fëmijëve tuaj. Kjo shfaqje e papritur e ekstravagancës dhe përkujdesjes do të thotë shumë për ata.

Fëmijët tuaj me siguri që do të ju kuptojnë që ju vetëm dëshironi që ata të kenë jetë sa më të mirë që është e mundur. Por gjithmonë mos harroni të jeni zemërgjerë me lëvdata dhe dashuri, pasi që këto gjëra nuk do të ju kushtojnë ndonjë gjë.

Për prindin në shenjën e Peshores

Paqeruajtësi

Si prind në shenjën e Peshores, ju mundoheni të krijoni një jetë të qetë dhe harmoni shtëpiake për fëmijët tuaj. Për ju është me rëndësi që të rrisni familjen tuaj në një mjedis të bukur dhe bile luksoz, dhe bëni çdo gjë që është e mundur që të shmangni konfliktet në shtëpi. Kështu që mund të jeni pak sa e manipulueshme, posaçërisht kur e ndjeni së fëmijët tuaj bëhen me insistues apo kur mësojnë se si të manipulojnë me ju për të marrë gjërat që dëshirojnë.

Është gjë e mirë që jeni aq të vetëdijshëm me vlerat dhe bindjet e juaja të vërteta. Kjo do të ju ndihmojë që të vendosni kur është e nevojshme që të ndikoni pozitivisht në jetën e fëmijëve tuaj – nënkuptohet gjithnjë pa e tepruar. Nuk mund të rrini pa e futur një sens të stilit dhe shijës në fëmijët tuaj, pasiqë përkujdesja estetike janë pjesë e natyrshme e personalitetit tuaj.

Ju keni kënaqësi të thirrni miq në shtëpinë tuaj, dhe gjithmonë do të përkujdeseni që ti mësoni dhe fëmijët tuaj të sillen me edukatë dhe respekt më të tjerët. Fëmijët tuaj do të mbështeten tek ju për ti zgjedhur mosmarrveshjet mes tyre. Pasiqë nuk jeni komod me tensionet, ky nuk do jetë një detyrë që do te ju përshtatet, por ju jeni diplomat i lindur, dhe kjo gjë do të ju konvenojë. Kjo është gjëja më natyrale për ti mësuar ata rreth kompromisit dhe kooperimit, dy talenteve të juaja të mëdha.

Pasi që keni prirje të jeni i pavendosur, duhet të mësoni të tregoheni i vendosur më fëmijët tuaj kur është nevoja.

Për prindin në shenjën e Akrepit

I qetë dhe i fuqishëm

Si prind në shenjën e Akrepit ju jeni një qendër emocionale e familjes suaj – pa marrë parasysh se a vëreni këtë ju apo jo. Ju jeni të apasionuar, sensitive dhe të fuqishëm, dhe të lidhur fortë me fëmijët tuaj.

Fëmijët e juaj ju shohin si person kompleks dhe misterioz dhe juve ju duhet shpesh të shkoni kundër natyrës suaj që të dukeni i hapur dhe i sinqertë. Ju do të keni një marrëdhënje shumë më të afërt, dhe shumë më të efekteshme, në rast se jeni ca më sensibil me ta, dhe kjo nënkupton komunikimi me ta i ndjenjave dhe i problemeve tuaja, dhe dëgjimi me kujdes i fëmijëve tuaj për po të njejtat gjëra.

Interesi juaj i natyrshëm për historinë dhe psikologjinë ju bënë ideal për ti ndihmuar fëmijët tuaj rreth detyrave shtëpiake apo projekteve shkollore. Ju poashtu jeni shumë perceptiv, pasi që kombinoni një fokusim të mprehtë në çështje, me pikëpamje emocionale dhe shumë intuitive, dhe gjithmonë do të keni nje këndvështrim unik për të gjitha gjërat që do të mund të ju nevojiten fëmijëve tuaj, dhe poashtu për të gjitha ndjenjat e tyre.

Por çfarëdo që mendoni se dini dhe kuptoni rreth fëmijëve tuaj, gjithmonë i inkurajoni ato që ti shprehin me fjalët e tyre përjetimet dhe ndjenjat e tyre, dhe mbi të gjitha mos i përdorni sekretet e tyre kundër tyre.

Si prind në shenjën e Akrepit do të tentoni ti kontrolloni herë pas herë ato, por këto gjëra nuk kanë lidhje me fëmijët tuaj dhe duhet ti lini të lirë.

Bëhuni i vetëdijshëm për këto gjëra dhe në vend të tyre përqendrohuni që të jeni zemërhapur, me besim të njëra – tjetra, me ciltërsi emocionale, dhe dashuri të vërtetë. Nëqoftëse i arrini këto gjëra, atëherë do të krijoni një familje ku të gjithë do të ndihen të sigurt dhe komod.

Për prindin në shenjën e Shigjetarit

I gëzuar dhe optimist

Si prind në shenjën e Shigjetarit ju bjeni ngrohtësi në jetën e fëmijeve tuaj me optimizëm dhe humor, dhe i mësoni me shembuj të panumërt për gëzimin e eksplorimit të botës. Jeni avanturist në zemër dhe i mësoni fëmijët tuaj që ta vështrojnë botën me të njejtën mendje të hapur dhe kurreshtje sikur ju.

Pasi që liria është nevoja juaj primare si njeri, ju jeni tejet lejues edhe për fëmijët tuaj, dhe nuk keni dëshirë të limitoni ata pa ndonjë arsye. Ju e kuptoni rëndësinë e ca limitimeve dhe zakoneve, por në përgjithësi filozofia e juaj jetësore bazohet në të gjeturit e kuptimit dhe të reales nëpërmjet eksperiencës suaj personale. Ju keni dëshirë që fëmijët tuaj vetë ta zbulojnë botën dhe të vijnë në konkludimet e veta në bazë të asaj çfarë kanë përjetuar.

Udhëtimi është një gjë e mrekullueshme për të ju shfaqur fëmijëve tuaj zakone të ndryshme nga ato të tyre. Ju e dini që edukimi dhe eksperienca mund të arrihen në shumë mënyra dhe jo vetëm me anë të shkollimit tradicional, dhe ju do ti mësoni fëmijët tuaj sa më shumë për botën që i rrethon, me të gjithë diturinë që e keni për kohën dhe botën. Fëmijët tuaj do të jenë gjithmonë të inspiruar nga mendja juaj e hapur, dhe jo nga një mendje e cila mendon se i di të gjitha përgjegjjet.

Për prindin në shenjën e Bricjapit

Një mjeshtër furnizues

Si prind në shenjë të Bricjapit, ju fokusoheni në punën e rëndë që e bëni dhe tek përmbushja e obligimeve që i keni. Në të vërtetë ju mund të punoni ca si në mënyrë të tepruar. Qëllimet e juaja janë të mira por mund ti jepni shumë rëndësi e të qenit furnizues i ndërgjegjëshëm, dhe më pak rëndësi gjërave tjera, siç janë kalimi i kohës më fëmijët e juaj dhe zhvillimi i një lidhjeje të dashur më ata.

Mund të jeni me komfort me kërkesat rigoroze të karierës suaj, se sa me kalimin i situatave të pakëndëshme emocionale me ata, por e keni një përparësi: Bricjapi gjithmonë kërkon përmirësim dhe përsoshmëri. Në rast diçka mungon në lidhjen tuaj më fëmijët, ju jeni në gjendje ta gjeni dhe të punoni për ta përmirësuar.

Ju do ti mësoni fëmijët tuaj për vleftën e parave dhe përgjegjshmërisë, dhe do ti edukoni në rëndësinë e të mbajturit e premtimeve. Në të vërtetë ju do të jeni një figurë e vërtetë plot autoritet në jetën e tyre.

Njëra prej detyrave tuaja si prind është të disponoheni pak dhe të jeni më i dashur dhe më spontan.

Në këtë mënyrë do të krijoni një balans mes punës dhe argëtimit, dhe fëmijët tuaj do të ju duan dhe respektojnë edhe më shumë për mundin e bërë. Ju do të jepni një shembull të mirë për ta kur është në pyetje maturia, planifikimi, dhe puna e mundimshme për të arritur synimet tuaja.

Për prindin në shenjën e Ujorit

Rëndësia e të qenit unik

Si prind në shenjë të Ujorit, ju i inkurajoni fëmijët tuaj që të jenë të lirë dhe të pavarur. Mund të keni jetë familjare të pazakontë. Shtëpia juaj ka gjasa të jetë e mbushur me vepra origjinale arti të fëmijëve tuaj, projekte në zhvillim e sipër, gjëra tjera interesante.

Pasi që keni dëshirë gjithmonë që ti shtyeni kufijët e çfarë konsiderohet normale, nuk do të ju pengojë kur fëmijët tuaj ti ngjyrosin flokët në të gjelbërt, apo të veshin rroba të reja shumëngjyrëshe. Për ju këto forma të reja të vetëshprehurit janë të jesh i ri. Por ju keni dhe mjaft besnikëri dhe stabilitet që të siguroni një bazë të fortë familjare.

Ju thjesht nuk jeni të kufizuar nga traditat e vjetra familijare apo gjinore, dhe jeni i lumtur me lirinë tuaj

Gjithmonë keni pasur llojlloj miqësh dhë të njohurish, dhe do ti mësoni fëmijët tuaj të jenë me mendje të hapur dhe kurreshtar për njerëzit nga të gjitha lëmitë e jetës. Ju poashtu ushqeni aftësinë e tyre për të menduar në mënyrë përparimtare dhe në zgjedhjen kreative të problemeve të tyre. Ju shërbeni si model për të shikuar kah e ardhmja dhe jo në të ngecurit në të tashmen apo në të kaluarën.

Problemi i juaj i vetem si prind do të jetë në hapjen e fëmiut tuaj emocionalisht. Ju keni prirje të keni më shumë komfort me mendimet intelektuale së sa me emocione, prandaj do të duhet të mësoni që të përkujdeseni ndaj tyre kur ata të jenë të shqetsuar.

Për prindin në shenjën e Peshkut

Nëpër sytë e fëmiut

Si prind në shenjën e Peshkut, jeni shumë të kujdesshëm, të mëshirueshëm, dhë të dedikuar mbas nevojave të fëmiut tuaj. Që nga koha kur janë foshnje ju e ndieni dhembjen e tyre në mënyrë akute, gjer sa ndieni gëzim në çdo zbulim që ata bëjnë në botën e tyre të ndritshme ku jetojnë.

Në njëfarë mënyrë e tërë eksperienca e juaj jetësore është si e një fëmiu. Ju jeni më pak të kufizuar nga kërkësat e jetës reale, dhe jeni tejet imagjinativ dhe kreativ. Ju do të kaloni orë të tëra më fëmijët tuaj duke ëndërruar, dhe do të jeni po aq të fascionuar me mrekullitë e botës sa dhe ata.

Ju do ti mësoni fëmijëve tuaj rëndësinë e të ëndëruarit – e të lënit imagjinatës të mendoj, e të trokiturit në intuitën e vetes, të besuarit në forcat dhe energjitë e veta, dhe të perceptimit përtej botës së përditshme.

Përkujdesuni që të jeni në tokë duke u kapur fortë për jetën reale. Dikush prapëseprapë duhet të jetë se paku me një këmbë në tokë! Dhe ju duhet ti mësoni fëmijët se si ti përmbushin obligimet serioze të jetës. Në të vërtetë do jetë një ushtrim pozitiv të kryeni këto detyra, dhe e gjithë familja do të ndihet më mirë.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Horoskopi për prindrit & fëmijët Empty Re: Horoskopi për prindrit & fëmijët

Mesazh  Zattoo 10.07.11 0:13

Horoskopi për fëmijët


Për fëmijët e lindur në shenjën e Dashit


Udhëheqës i lindur

Nëqoftëse djali apo vajza juaj e lindur në shenjën e Dashit ka lindur para kohës së caktuar, kjo gjë nuk duhet të ju befasojë: fëmijët e lindur në shenjën e Dashit janë gjithmonë ata të cilët prijnë përpara grupit. Me pamjen ‘A kemi mbërritur ende në cak’, ata janë të padurueshëm të mbërrijnë dhe të startojnë menjëherë!

Fëmijët e lindur në shenjën e Dashit posedojnë një natyrë pasionante, kreative dhe të parreshtur. Ata duket se kanë më shumë energji se cilido fëmijë tjetër, me vitalitet që mund të krahasohet vetëm me trimërinë e tyre të natyrshme. Qëndrimi i tyre ‘unë i pari’ mund të jetë sfidë për çdo njërin që tenton të luftojë apo të debatojë me shpirtin e tyre të lartë dhe mbylljen kokëfortë në vehte.

Legjendar për sinqeritetin e tyre të drejtpërdrejtë, fëmijët në shenjën e Dashit i thonë gjërat ashtu siç i shohin. Mund ti tejkalojnë kufinjët sepse janë impulsiv vetvetiu nga natyra dhe kanë prirje të mos shikojnë përpara para se ta hedhin hapin.

Si prind i një fëmijë të vogël Dash, për ju nuk janë të huaja shpërthimet epike të tij te zemërimit. Po, fëmijët e lindur në shenjën Dashit e kanë të vështirë ti mbajnë emocionet e tyre nën kontroll, por kjo ka dhe anën e vet pozitive: ata nuk mbajnë inat. Njëherë sa të shuhet stuhia e fishekzjarreve ashtu do të shuhet dhe zemërimi i tyre.

Pasi që fëmijët e lindur në shenjën e Dashit janë fantastik për të startuar projekte të medha, por jo dhe aq të interesuar që ti kryejnë gjer në fund, duhet të jeni i duruar me fëmijën tuaj gjersa e udhëheqni hapin e tyre në mënyrë të butë por të vendosur , duke e ndihmuar që të qëndrojë në shteg.

Poashtu përkujdesuni që të ketë sa më shumë aktivitete fizike. Çdo aktivitet i fuqishëm fizik do të jetë një çlirim i shkëlqyeshëm i energjisë së saj, dhe nëse është ndonjë sport me konkurrence aq më mirë.

Po sigurohuni që ta vërë helmetën apo ndonjë rekuizit tjetër esencial sigurie. Në ngutinë e tyre të përjetshme, fëmijët e lindur në shenjën e Dashit kanë prirje që të jenë viktimë e aksidenteve.


Për fëmijët e lindur në shenjën e Demit

I krijuar për komfort dhe jo për shpejtësi


Ajka e sojit të mirë – ky është fëmiu i juaj i lindur në shenjën e Demit mbrenda vetes së tij. Edhe si foshnje ata janë te ëmbël, të dashur, dhe të ledhatueshëm. Poashtu kanë dhe prirje të jenë të fortë dhe guximtar.

E njoftoni fëmijën tuaj me natyrën e hapur sa më parë që është e mundëshme. Fëmija i lindur në shenjën e Demit gjithmonë lulëzon në një ambient natural. Fëmijët pak më të rritur në shenjën e Demit kanë kënaqësi të kenë një kopsht të vogël, bimë shtëpiake, apo kafshë të vogla për tu kujdesur, dhe janë tejet të zellshëm në detyrat e veta.

Fëmijët në shenjën e Demit e përjetojnë botën nëpërmjet shqisave të veta: atyre ju pëlqën se çfarë shije, ndjenja, zëra, dhe aromë kanë gjërat. Në fakt, që nga momenti kur lindin, ata kanë qejf të hanë – edhe pse mund të krijojnë një listë të ushqimeve më të preferuara dhe me kokëfortësi të refuzojnë çdo gjë të re për të ngrënë. Mos u shqetësoni! Në mënyrë të qetë ju ofroni ushqim të posaçëm për foshnje të blerë në barnatore, dhe në fund ata do të zgjerojnë mënyrë e tyre. Por evitoni ushqimet me shumë sheqer të cilat mund të jua prishin apetitin e tyre të shëndetëshëm.

Edhe kur janë ende të vegjël, fëmijët e lindur në shenjën e Demit, janë të praktik dhe të suksesshëm me të holla. Nevoja primare për të gjithë njerëzit në shenjë të Demit të të gjitha moshave është siguria. Foshnjat e vogla në shenjën e Demit kanë dëshirë të jenë të mbështjella dhe ti mbajnë në grykë, gjë që i bën të ndihen të sigurta. Disa fëmijë kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes, gjersa ca të tjerë zhvillojne dukurinë që të kapen pas batanijes së tyre mbajtëse apo ti grumbullojnë pasuritë e veta në një vend. Lejoni që dashuria juaj të jetë parajsa e tyre.

Fëmijët e lindur në shenjen e Demit nuk jane të ngutur. Në të vërtetë ata janë plotësisht të ngadalshëm – gjë të cilën ju si prind duhet ta bashkërendisni për skemën tuaj të orarit. Mos fusni shumë aktivitete mbrenda një dite, dhe mos prisni që fëmija juaj gjithmonë ta mbaj hapin. Thjesht nuk ka gjasa të shumta të ndodhë ndonjë gjë e tillë.


Për fëmijët e lindur në shenjën e Binjakëve

Një mëndje e shpejtë dhe e shkathët


Fëmija i juaj i lindur në shenjën e Binjakëve gjithmonë do të ju shikojë me sytë e tij të kthjellët, dhe të gëzuar, duke ju bërë të qesheni gjithnjë kur ju tregon se çfarë ndodh në mëndjen e tij! Dhe në rast se fillon të flas që në moshë të re atëherë ai është duke e treguar natyrën e tij të çiltër.

Fëmijët e lindur në shenjën e Binjakëve gjithmonë duan të jenë komunikativ, tërheqës, dhe të shoqërueshëm, por edhe në rast se fëmija juaj në shenjën e Binjakëve është i tipit të qetë, ai prapëseprapë ka mendje të shpejtë, është kurreshtar, dhe mentalisht i preokupuar me botën rreth tij. Përkujdesuni që të jetë gjithmonë i rrethuar me libra dhe enigma, dhe i lini mjaft hapesirë dhe pajisje për projektet e tij të shumta. Fëmijët e lindur në shenjën e Binjakëve e pëlqejnë çdo gjë të re, dhe kanë prirje të kërcejnë nga njëra gjë në tjetrën në të njejtin moment. Posa të jenë njohur me sfidën e re ata mërziten me atë, dhe fillojnë të shkojnë me tutje. Poashtu dhe disponimi i tyre mund të ndryshojë sa të lëvizësh syrin.

Shumë fëmijë të lindur në shenjën e Binjakëve, janë të pavendosur apo shpesh e ndërojnë mendimin. Ana tjetër e medaljes është aftësia e tyre për tu adaptuar. Fëmijët e lindur në shenjën e Binjakëve shpesh preferojnë shumëllojshmërinë e përjetimeve, me sens të mirëkuptimit nga ju, por si prind mundi ti ndihmoni të përqëndrohet dhe ta zhvillojë talentin e tij të posaçëm.

Fëmija i juaj lindur në shenjën e Binjakëve, do të dallohet në përpjekjet intelektuale siç janë, leximi , shkrimi apo debatimi, si dhe çdo gjë që kërkon shkathtësi, siç është luajtja në piano. Për shkak të shumëllojshmërisë së interesimeve të tyre, ata kanë prirje të kenë shumë miq dhe shpesh do të jenë në qendër të vëmendjes.


Për fëmijët e lindur në shenjën e Gaforres


Një shpirt i ndieshëm


Fëmija i juaj i lindur në shenjën e Gaforres, vajzë ose djalë, ndihet më së miri kur është në shtëpi i rrethuar me njerëzit, kafshët, po aq sa dhe me ambientet familjare, tingujt dhe aromat shtëpiake. Në rast se stili juaj familjar i jetesës është ca si me avanturistik, fëmijës suaj të lindur në shenjën e Gaforrës do ti duhet diçka që to ti shërbejë si spirancë; shtroja e saj me e preferuar, apo kafsha e saj kukull me dashur e ruajtur në arkë.

Gjërat tradicionale, ritualet e përditshme, dhe rutina familjare e bëjnë të ndihet mirë, prandaj është me rëndësi që të keni rregullisht së bashku darka familjare, dhe të caktoni një rutinë të darkës dhe të shtratit për të që ta pasojë. Fëmijët e lindur në shenjën e Gaforrës janë të kujdesshëm, sensitiv, dhe mund krejt lehtë të mposhten nga situata të zhurmshme dhe kaotike. E vogla e juaj mund të pëlqejë më shumë një mbasdite të qetë duke përgatitur ëmbëlsira më një ditë të kaluar në luna park.

Dhuroni fëmijës suaj të lindur në shenjën e Gaforrës ndonjë kafshë apo ndonjë bimë për tu kujdesur dhe ajo pothuajse instiktivisht do të dijë se si të veprojë.

Përkujdesja është në natyrën e Gaforrës, prandaj mos u befasoni në rast së fëmija juaj përfundon tërë kohën duke pruar në shtëpi çdo qen të vogël që ajo e gjen në rrugë! Puna juaj si prind i një Gaforreje është të siguroni një bazë stabile familjare, me plot dashuri dhe përkujdesje, pasi që siguria emocionale është gjëja kryesore për të cilën Gaforrja ka nevojë.

Ushqimi është poashtu shumë me rëndësi për fëmijët Gaforre. Ata kalojnë më së miri me një dietë të rregulltë, të thjeshtë dhe me ushqim natyral.

Dhe së fundi i leni të vetëm. Fëmijët Gaforre janë më shumë emocionalisht të lëndueshëm se shumica e fëmijëve tjerë, dhe kur ndihen të rrezikuar ata tërhiqen në guacën e tyre për deri sa jeta të mos bëhet e sigurtë përsëri. Lërini të vetëmbrohen në mënyrën e vet personale, dhe pastaj në mënyrë të butë i inkurajoni të flasin për ndjenjat e tyre.


Për fëmijët e lindur në shenjën e Luanit


Një besnikëri zëmërluane

Ngrohtësia, besnikëria dhe zemërgjërsia, janë vetëm disa nga karakteristikat vezulluese të fëmijës suaj të lindur në shenjën e Luanit. Fëmijët në shenjën e Luanit janë entusiaste dhe të dashura, dhe e përjetojnë jetën me tërë zemrën e tyre të madhe.

Sensitiv, krenar, dhe pak sa dembel, fëmijët në shenjën e Luanit duken të jenë zemërluanë për nga jashtë, por në të vërtetë ata janë shumë të lëndueshëm emocionalisht. Një fjalë e rëndë mund ta luhatë fare balansën e vetëbesimit e një Luani, prandaj duhet të jeni tejet të kujdesshëm se si flitni me një Luan, posaçërisht kur është koha për disciplinë.

Nevojat primare të një Luani janë vëmendja dhe miratimi i të tjerëve, prandaj fëmiu në shenjën e Luanit do të bëj çmos për të siguruar miratimin e prindërve, shokëve dhe të çdonjërit rreth e rrotull. Këta të vegjël kanë një prirje të natyrshme për dramaticitet. Fëmija i juaj mund të ju bëjë shfaqje të papritura që nga mosha e re, dhe mund ta vëreni se si shikon shpesh vetën në pasqyrë, apo se si vishet me rroba të shumëngjyrëshme.

Gjersa kriticizmi i lëndon shpirtin e tyre, fëmijët e lindur në shenjën e Luanit përparojnë shumë në komplimentet dhe në mirënjohjet për sukseset e tyre. Dhe ata ka shumë gjasa që të grumbullojnë tituj e dhurata kalorësish që nga fëmijëria e gjer në moshë të rritur. Fëmija juaj i vogël Luan mund krejt lehtësisht të bëhet yll i korrit të shkollës, grupit të dramës, ekipit të futbollit apo çdo skenë tjetër që e lejon atë të shkëlqejë.

Përkujdesuni që ta lavdëroni fëmijën tuaj për fuqitë e tij të shumta të mbrendshme që i ka, duke përfshirë ndjenjën e tij të fortë të besnikërisë dhe moralit. Ai mund të mos e kuptojë se këto dhunti të mbrendshme që i ka janë më shumë të rëndësishme dhe të admirueshme, se sa aftësia e tij për ti impresionuar të tjerët me humor dhe me pamjen e tij tërheqëse.


Për fëmijët e lindur në shenjën e Virgjëreshës

Në kërkim të përfeksionit


Prakticiteti dhe vetëdija me vëmendje për çdo detal, janë dy karakteristikat më shquara të fëmiut tuaj të lindur në shenjën e Virgjëreshës, dhe atë që nga mosha më e re. Ju mund ta gjeni atë duke i renditur lodrat e veta apo duke kursyer parat që ju i ja jepni për të blerë ndonjë gjë shumë të dëshiruar, gjersa fëmijët tjerë i shpenzojnë paratë në kënaqësitë e menjëhershme.

Fëmija juaj i vogël në shenjën e Virgjëreshës nuk të ngjarë që të jetë mendjelehtë. Ajo më përpara i mendon të gjitha mundësitë dhe pamundësitë dhe gjithmonë zgjedh atë që është më reale. Virgjëreshat kanë kritere dhe standarde të larta të vlerësimit, prandaj janë të kujdesshme vetvetiu nga natyra, dhe ndonjëherë mund të duken të rezervuara, por kjo është se kanë dëshirë që ta kenë ndonjë situatë nën kontroll më parë se sa të hidhen në mes të saj.

Fëmiu i juaj në shenjën e Virgjëreshës është një ndihmës i natyrshëm. Asaj i pëlqen rregulli dhe gjithmonë dëshiron që ti përvishet punës dhe ti shërbejë familjes dhe më vonë tërë botës – karakteristike e cila duhët të shkathtësohet dhe të zhvillohet.

Si prind i një Virgjëreshë, duhet që ti qetësoni kërkesat e fëmiut tuaj për perfeksionizëm, duke e mësuar se dhe gjërat e vogla kanë vlerë të madhe. Zhvillojeni vetëbesimin e saj sa më shumë që është e mundur, pasi që gjasat janë që fëmiu juaj të jetë tejet modest dhe i tërhequr në vete.

Ndihmojeni Virgjëreshën tuaj të vogël të relaksohet dhe të kënaqet me kënaqësitë e thjeshta të jetës duke dalur jashtë në natyrë – për shëtitje të gjata ose për not. Ushqimi i balansuar, fjetjet me orar të rregulluar, dhe pushimet e rregullta janë të gjitha me rëndësi për fëmijën tuaj në shenjë të Virgjëreshës i cili ka prirje të jetë i zemëruar dhe shqetësuar. Çdo gjë që përmirëson relaksimin do ti ndihmojë fëmijës suaj që të jetë i qetë dhe i përqëndruar.


Për fëmijët e lindur në shenjën e Peshores

Një i dashuruar, jo një luftëtar


Sa herë që ka tensione në shtëpi, fëmija i juaj në shenjën e Peshorës do të shndërrohet në rolin e pajtuesit.

Fëmijët në shenjën e Peshorës kanë dëshirë që të gjithë shkojnë në harmoni, dhe konfliktet i shqetësojnë ata. Në rast se janë të lindur në një familje të zhurmshme dhe ekspresive, ata duhet të mësojnë që të futen në mesin e saj, gjë që mund të jetë shumë e vështirë për fëmijët e lindur në këtë shenjë.

Në përgjithësi, harmonia është interesi primar për fëmijët Peshore, dhe ata bëjnë çdo gjë që munden për ta siguruar. Kjo nënkupton dhe të qenit e dashur me prindërit, me të afërmit, dhe me shoqet.

Peshoret instikntivisht kuptojnë se duhet ti tërheqin të tjerët me ëmbëlsi. Ato janë këndëshme dhe të sjellshme, por shtytja e tyre për ti ndihmuar të gjithë mund të çojë dhe në vështirësi.

Mund të jenë të pavendosura – duke u brengosur së çdo vendim që ato mund të marrin mund të ofendojë ndonjëri apo të shkaktojë ndjenja të lënduara. Ato poashtu kanë vështirësi të japin mendimin e tyre në mënyrë implikuese, gjë që do të thotë se ajo do të lejojnë që të gjithnjë miqtë e saj të kalojnë mbi të gjersa ajo përpiqet që të verë gjërat në vend.

Por, nga ana tjetër, shkathtësitë e saja të lindura për komunikim dhe ndjenja e fortë për drejtësi e bëjnë atë mikeshë të papërsëritshme. Ato poashtu kanë dhe ndjenjë të zhvilluar të balansit shije të rafinuar që në moshë të re.

Negociator të natyrshëm, fëmijët Peshore kanë sukses në ribashkimin e njerëzve, duke krijuar kompromis dhe duke kërkuar kooperim në vend të konfliktit. Si prind i një peshoreje, puna juaj do të përfshijë dhe të mësuarit e saj se mosmarrveshjet e kohëpaskohshme janë gjë normale dhe e pashmangshme në jetë. Ndihmojeni që ta ndërtoj vetëbesimin e saj dhe së të jesh në debate nuk do të thotë të jesh dhe ofenduese.


Për fëmijët e lindur në shenjën e Akrepit


Personal dhe misterioz


Thënia ‘Uji i qetë përmbys bregun’ përshkruan në mënyrë perfekte fëmiun tuaj në shenjën e Akrepit. Mund të duket e qetë në sipërfaqe, por një mijë gjëra ndodhin përmbrenda. Si prind i saj kur nuk do të dini se çfarë mundon krejt atë, fëmijët e lindur në shenjën e Akrepit kur nuk tregojnë plotësisht atë së çfarë kanë përbrenda.

Fëmijët e lindur në shenjën e Akrepit kanë vullnet të fortë, janë apasionant, dhe të fuqishëm, dhe ndjenja për të qenë i sigurt i drejton ata që të kontrollojnë veten dhe të tjerët. Një lidhje e fortë, dhe e qëndrueshme emocionale, është ndër nevojat e tyre më primare, por fatkeqsisht ata mund ta testojnë ketë lidhje edhe pa qenë të vetëdijshëm për ketë gjë.

Fëmija juaj në shenjën e Akrepit, kohe mbas kohe mund të duket i dashur, i ftohtë, i devotshëm, obsesiv, i këndshëm, i manipulueshëm….

Fëmijët në shenjën e Akrepit, kanë një frekuencë dhe thellësi aq të gjërë të ndjenjave, sa që ju mund të vëreni se fëmija i juaj është duke ju treguar vetëm majën e ajsbergut të ndjenjave të saja të vërteta – edhe se ju do të mund ta kuptonit shumë më mirë, nëqoftëse do të ju linte mbrenda, por me kusht se nuk do të tregonit sekretin.

Fëmijët e lindur shenjën e Akrepit lulëzojnë në misteriet e jetës, dhe kanë prirje për të kuptuar motivimet e të tjerëve. Ata do të mund të pëlqejnë leximin e tregimeve më të papritura dhe shikimin e filmave horror që nga mosha më e re, dhe do të kenë dëshirë që të kenë miqësi sa më komplekse të cilat ato do ti gërshetojnë.

Është shumë lehtë për fëmijet në shenjën e Akrepit që tërhiqen në gjëra obsesive, hakmarrëse, me sjellje të pa kontrolluar, prandaj përkujdesuni që ta mësoni fëmiun tuaj për rëndësinë e të falurit, si dhe krijimi i marrëdhënjeve të balansuara me njerëzit e tjerë. Në rast se e drejtoni fëmiun tuaj Akrep me kujdes, ajo do të zhvillojë talente nga të cilat një ditë do të kenë dobi që të gjithë.


Për fëmijët e lindur në shenjën e Shigjetarit

Me prirje për avanturë në zemër


Fëmiju i juaj i lindur në shenjën e Shigjetarit është i lindur për avanturë. Për fëmijët Shigjetar, jeta është për tu përjetuar. Ata kanë dëshirë që fluturojnë jashtë dhe të gjithë botën ta bëjnë kokëposhtë – këmbëlartë.

Nëqoftëse foshnja juaj Shigjetar has në çfarëdo lloj problemesh edhe para se të fillojë të ecën, mos u befasoni. Fëmijët Shigjetar kanë dëshirë ti kalojnë kufinjët e vendosur nga prindërit e tyre për hulumtuar rreth e rrotull.

Mësimi dhe të kuptuarit e gjërave është nevoja primare e fëmiut tuaj Shigjetar, prandaj si prind i tij ju do ti ndhmonit shumë atij në rast se do ta bënit jetën e saj argëtuse, të shumëllojshme, dhe stimuluese sa më shumë që është e mundëshme. Pushimet e largëta familjare janë ato më të preferuarat, poashtu dhe shëtitjet e gjata endacake në natyre si dhe lojërat e thjeshta symbyllurazi në oborrin prapa shtëpisë.

Fëmija juaj Shigjetar është një sportist i natyrshëm dhe të ketë nevoje që të mirret me plot aktivitete fizike për të harxhuar tepricën e energjisë që e ka. Lejeni që të bashkangjitet ekipit të futbollit apo të notit, apo merreni me vete në ndonjë sheti në natyrë.

Mendja e tyre poashtu ka nevojë për stimulans, prandaj përkujdesuni që mbledhni plot libra për të lexuar dhe poashtu plot dokumentarë në DVD për shikuar, dhe merreni me vete në muzeume, në kopsht zoologjik, në galeri të arteve sa më shpesh që mundeni.

Kënaqeni nevojën e tij për të qenë i lirë dhe merruni me diskutime të gjëra rreth ndonjë gjëje më të për të mësuar botëkuptimet e tij universale.

Dhe së fundi fëmijët në shenjën e Shigjetarit kanë dëshirë të jenë të shëndritshëm, të gjallë, dhe të hapur prandaj gjithmonë do të kenë rreth të gjërë të miqve. Mos pritni që ditëlindjet e një Shigjetari të jenë festime të vogla intime – se ka plot të vegjël që dëshirojnë të jenë afër fëmiut tuaj.


Për fëmijët e lindur në shenjën e Bricjapit

I pajisur për sukses


Duke fjetur, dukë ëndërruar, apo duke luajtur symbyllurazi, këto janë gjëra që nuk i çmon shumë fëmiu i juaj i vogël i lindur në shenjën e Bricjapit. Ky fëmijë është tejet i motivuar që të humbas kohë me ndonjë gjë mendjelehtë.

Fëmijët në shenjën e Bricjapit kanë prirje që të jenë praktik dhe të orientuar nga profitet që në moshë të re, dhe janë të vullnetshëm që të punojnë shumë për të arritur rezultatet që i dëshirojnë. Ata mund të dinë që të vegjël se çfarë do të bëhen kur të rriten. Dhe në rast se kanë zhvillim të ngadaltë apo stagnojnë në ndonjë fushë – mos u shqetsoni, fëmijët në shenjën e Bricjapit përmirsojnë rezultatet e tyre me kalimin e kohës.

Fëmijët në shenjën e Bricjapit janë planifikues. Suksesi dhe lavdërimet janë nevojat e tyre kreysore. Ata kanë dëshirë që të tjerët të shohin se sa të mençur, sa punëtor të palodhshëm, dhe sa kompetent janë ata për të patur gjithmonë lëvdata dhe fjalë të mira për veten e tyre.

Duke i japur fëmijës suaj Bricjap para për të shpenzuar, dhe duke e rritur shumën për çdo ditëlindje, është mënyrë e mirë që ta mësosh atë për vlerën e parave. Mos u habiteni në rast se e shihni të rruaj paratë e saj në kasën e saj të vogël të parave, dhe ti shpenzoj rastësisht vetëm për ndonjë gjë tejet të dëshiruar dhe të rëndësishme.

Fëmija i juaj Bricjap është vëlla dhe motër më e madhe e përkryer, për shkak se kjo shenjë ka ndjenjë të madhe natyrale të përgjegjësisë. Prapëseprapë përkujdesuni që të mos e ngarkoni më shumë përgjegjësi në moshë të re, sadoqoftë sukseshëm ta përballojë ajo këtë gjë. Dhe fëmijët me serioz kanë nevojë për kohë të lirë dhe për të lojtur.

Poashtu përkujdesuni që ti mësoni fëminë tuaj Bricjap se sa dobishëm është të jetë fleksibil në jetë. Përndryshe do të jetë tejet lehtë për Bricjapin tuaj të vogël të rrëshqet në mënyrën e vrazhdë e të jetuarit dhe shikimit të gjërave.


Për fëmijët e lindur në shenjën e Ujorit


Udhëhëqes i tjetër lloji


‘Duke marshuar në ritmin e daulles së tij’ e përshkruan fëmijën tuaj në shenjën e Ujorit dëri pikën e fundit. Ky vogëlush është i veçantë gjer në thelb dhe gjithmonë do të ju befasojë invencionizmi dhe origjinaliteti i tij.

Ujorët janë shumë të shoqërueshëm dhe kanë prirje të kanë shumë miq, dhe nga sa më shumë tradita kulturore të ndryshme aq më mirë për të. Fëmijët në shenjën e Ujorit janë tërhequr nga shumëllojshmëria dhe përjetimet e reja. Fëmija i juaj Ujor mund ti pëlqejë ushqimet e reja të cilat fëmijët tjerë nuk duan fare ti provojnë – siç janë feferonët e kuq, djathrat me shije të fortë, apo guaca të gjalla – dhe do ti kalojë me orë të tëra në dhomën e tij në shpikjen, e ndonjë gjëje teknike, inovative, dhe mbi të gjitha të pabesueshme.

Zhvillimi i lirisë dhe individualitetit së tij është ndër nevojat e tij primare, prandaj si prind i një Ujori duhet ti jepni sa më shumë hapsirë dhe liri. Në rast se nuk ju lejohet të artikulohen, ata mund të bëhen të pandëgjueshëm, kokëfortë dhe depresiv.

Lejojeni fëmiun tuaj Ujor që të vishet si të dëshiron që në moshë të re, dhe i dhuroni plot libra, pajisje për art, dhe mjete tjëra për të zhvilluar kreativitetin e tij unikal. Fëmijët Ujor kanë prirje të jenë të qetë dhe intelegjent. Janë përparimtar në mënyrë të natyrshme në të menduarit dhe në perspektiven e botës, dhe mund të bëhen zgjedhës të shkëlqyeshëm të problemeve.

Fëmija i juaj Ujor mund të ju befasojë më gjërat që i interesojnë dhe me zgjedhjet e tij, por në rast e përkrahni do të mund ta vëreni së është gjeni i llojit të tij. Këta fëmijë kanë vetëm nevojë për kohë për të shprehur gjenialitetin e tyre.


Për fëmijët e lindur në shenjën e Peshkut


Një ëndërimtar

Një imagjinatë e thellë kreative e përshkon mendjen e fëmijës suaj të lindur në shenjën e Peshkut, duke e inspiruar atë me ngjyra të ndryshme dhe drita vezulluese. Ju mund ta gjeni atë duke vështruar qiellin, por në mendjen e saj të pafund rrjedhin plot gjëra – ndjenjat, impresionet, dhe copëza të intuitës të lidhura në një mozaik të pasur të imagjinatës.

Peshqit janë shumë sensitiv dhe të mëshirueshëm, kanë nevojë për më shumë dashuri nga prindërit e tyre. Peshku i juaj i vogël do të dëshiroj të mbahet në grykë tërë kohën dhe pashtu do të don të përqafohet nga prindërit plot herë, si dhe të inkurajohet gjithnjë kur të rritet.

Fëmijët në shenjën e Peshkut janë më shumë të interesuar për instiktet e tyre se sa për logjikën e tyre, dhe më shumë të interesuar për fantazitë dhe ëndërrat e tyre se sa për jetën reale. Si prind i një Peshku, ju do të mund ta ndihmoni që të vij në tokë, pasi që evitimi dhe ikja janë dy karakteristikat kryesore të Peshkut.

Poashtu është dhe idealizmi. Peshku juaj mund të ketë vizione të mëdha se do të mund të ishte jeta por të gjitha këto ëndëra bien në tokë kur ndeshen me realitetin e ashpër.

Pasi që fëmija juaj Peshk është aq senzitive emocionalisht (po aq dhe fizikisht dhe psiqikisht), duhet të jeni e kujdesshme së çfarë influence i është ekspozuar fëmija juaj Peshk.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Horoskopi për prindrit & fëmijët Empty Re: Horoskopi për prindrit & fëmijët

Mesazh  Luli 17.08.11 9:31

Shenjat e horoskopit për karakterin e foshnjave tuaja


Nganjëherë nuk e dini pse foshnja juaj qan dhe çka dëshiron? Shumëçka rreth kërkesave dhe rreth karakterit të tyre mund t’i mësoni nga horoskopi i foshnjave tuaja.


Dashi - Mos prisni që ky vogëlush të rrijë i qetë dhe të luajë. Kjo thjesht kurrë nuk do të ndodhë! Duke pasur parasysh që është lindur me shenjën e zjarrit, kjo foshnje gjithnjë do të jetë në lëvizje dhe vërtet që vështirë se do ta mësoni t’i ndajë gjërat e veta. Foshnjat me shenjë të dashit kënaqen duke qenë në qendër të vëmendjes, dhe të realizojnë krejt çka kanë për qëllim. Prindër kini kujdes!



Demi - Kjo foshnje ka nevojë të madhe për prekje, prandaj përkëdheleni dhe putheni sa më shumë. Demat e duan rehatinë, prandaj të fëmijëve tuaj sigurojani dhomën me temperaturë ideale, shtrat të rehatshëm dhe lodra interesante. Për foshnjën dem, gjithçka duhet të jetë e pranueshme. Mos u brengosni nëse foshnja juaj ende nuk i ka mësuar gjërat të cilat moshatarët e vet tashmë i dinë, sepse demat të rejat i pranojnë ngadalë, me tempin e tyre.



Binjakët - Këto foshnja të cilat kënaqen në shoqëri vërtet do të përpiqen të komunikojnë që nga ditët e para. Janë kureshtarë dhe hulumtues të vegjël të vërtetë, e nëse nuk ka një sfidë të re për ta mërziten shpejt. Përfshijeni foshnjën tuaj në lojëra grupore, ajo do të kënaqet me shoqëri dhe do të shihni se shumë shpejt do të jetë e preferuara e të tjerëve.



Gaforrja - Foshnjat e lindura me shenjën e gaforres janë shumë emotive, prandaj mos u habisni nëse qan shpesh. Pikërisht për këtë përpiquni që foshnja juaj gjithmonë të ndihet e mbrojtur dhe mos lejoni lëkundje negative në afërsi të saj. Për të vegjlit me shenjën e gaforres familja dhe shtëpia janë shumë të rëndësishme. Foshnjat gaforre nganjëherë mund të jenë shumë të heshtura, e kjo mos të ju brengosë.



Luani - Kjo foshnje është e zëshme sa edhe vetë luani! Prandaj, harroni ëndrrat e qeta, sepse i vogli me shenjë të luanit dëshiron që çdo çast i tij të jetë i këndshëm dhe i rehatshëm. Po ashtu dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe e do publikun, prandaj mos u befasoni nëse një ditë shpreh dëshirë për të shkuar në grupin e dramës. Me moshatarët e vet miqësohet shpejt dhe bëhet “udhëheqës i tufës”!



Virgjëresha - Foshnja me shenjën e virgjëreshës mund të jetë shpesh nervoze dhe e papërmbajtur. Si pritni ndryshe të bëhet i përkryer? Kjo foshnje e do rutinën dhe nuk e duron as shmangien më të vogël nga shprehitë ditore. Mund të jetë nazeqare kur është fjala për ushqim, mirëpo përveç kësaj nuk do të ketë shumë kërkesa të veçanta. Foshnjat me shenjë të virgjëreshës mund të luajnë vetëm me orë të tëra dhe nuk kanë nevojë të madhe për vëmendjen e rrethit.



Peshorja - Kjo foshnje do të kënaqet me vëmendjen e të tjerëve në çfarëdo vendi. Prandaj, mos u befasoni pse në ordinancën mjekësore sillet sikurse në shtëpi. Është sharmante, e qeshur dhe thjesht e pa-rezistueshme. Foshnja me shenjë të peshores e do shoqërinë dhe është diplomate e vërtetë, e për këtë shpesh do ta luajë rolin e ndërmjetësuesit në konfliktet e shokëve të vet. Rehatia është po ashtu shumë e rëndësishme për këtë fëmijë, kurse lojën dhe shoqërinë thjesht e adhuron.



Akrepi - Vogëlushi me këtë shenjë duhet thjesht të jetë në qendër të vëmendjes! Kjo foshnje është nga pak misterioze, prandaj është vështirë që gjithnjë të kuptohet se çka do dhe për çfarë qan. Fëmijët me shenjën e akrepit shumëçka mbajnë në vetvete dhe kryesisht është vështirë të nxirret diçka nga ta. Nga ana tjetër, foshnjat akrep e dinë çka duan dhe si ta fitojnë atë. Janë fëmijë shumë të mençur dhe të fuqishëm, prandaj prindër ruajuni!



Shigjetari - Kjo foshnje e shkujdesur dhe e lumtur do të ecë shumë shpejt. Është e pavarur, me shpirt të lirë dhe dëshiron të hulumtojë. Vogëlushi me shenjë të shigjetarit e adhuron ambientin e lirë dhe shpesh do të trokasë në derë derisa të ju bëjë të ikni jashtë. Foshnjat shigjetarë janë të patrembura dhe dëshirojnë të hulumtojnë secilën gjë të re të cilën e shohin, prandaj jeni syçelë, sepse shigjetari juaj i vogël mund të humb lehtë. Këta vogëlushë e duan shoqërimin dhe kënaqen në udhëtime.



Bricjapi - Ky fëmijë është shumë i disiplinuar, metodik dhe shumë i organizuar. A është me të vërtetë një fëmijë? Paj, po dhe jo. Bricjapët nuk janë të dhënë pas aventurave e sjellja e foshnjës me këtë shenjë mund të jetë pothuajse e mërzitshme. Kur është në pyetje të mësuarit, nuk duhet të nguteni, foshnja bricjap e ka tempin e vet me të cilin zbulon dhe mëson gjërat. Këta fëmijë janë gjithmonë të përqendruar dhe shumë të zellshëm gjithçka që punojnë.



Ujori - Foshnjat me shenjë të ujorit mund të duken të vetmuara, mirëpo ato duan ta kalojnë kohën vetëm. Madje edhe kur qajnë, foshnjat ujorë nuk duan përkrahje. Këta vogëlushë mund të jenë rebelë të vërtetë, që për prindërit e tyre paraqet një sfidë të madhe. Me ta duhet të punoni mjaft në socializim.



Peshqit - Foshnja me këtë shenjë do të fillojë të qajë, nga një shikim, pa arsye. Kjo është pjesë e personalitetit të këtyre foshnjave të turpshme, së bashku me vetinë që të mbajë emocionet e saj për vetvete. Vogëlushi me shenjë të peshkut mund të jetë shumë i shqetësuar dhe i ndjeshëm për gjërat të cilat ndodhin në familje, prandaj kurrë mos u grindni dhe mos bërtisni para tyre. Këto foshnja janë ëndërrimtare të vërteta, prandaj shpesh mund të humben në mendime larg nga realiteti.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Horoskopi për prindrit & fëmijët Empty Re: Horoskopi për prindrit & fëmijët

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi