Personazhe që kanë përjetuar eksperiencën e Robinson Kruzosë
Personazhe që kanë përjetuar eksperiencën e Robinson Kruzosë
Kemi lexuar “Plaku dhe deti” të Ernest Hemingueit, madje dhe Robinson Kruzonë të Daniel Defoe, por të humbim në mes të detit apo oqeanit, kjo nuk i shkon ndër mend askujt prej nesh. Ja se cilat janë pesë historitë e mbijetesës që kanë ndodhur vërtet. Edhe pse ata kanë qenë kapitenë, marinarë, luftëtarë dhe pilotë, nuk kemi si të mos habitemi nga guximi dhe besimi i këtyre burrave. Jose Salvador Albarengo ka bërë bujë këtë javë me historinë e tij. Pas më shumë se një vit në mëshirë të fatit në Oqeanin Paqësor, si dhe pas 8 vitesh larg nga atdheu i tij, Jose Salvador Alvarenga është kthyer më në fund në shtëpi.
Më 11 shkurt, pasi zbriti nga fluturimi prej Los Angeles, Alvarenga u pa në një karrige me rrota përpara një tufe gazetarësh në terminalin e aeroportit të kryeqytetit të El Salvadorit, San Salvador. I lodhur dhe i dobët, në dukje, ai nuk mundi të fliste në momentin që iu dha mikrofoni në duar. Alvarenga reagoi në mënyrë instiktive, duke fituar duartrokitjet e të pranishmëve, dhe u ul në heshtje në karrigen e tij me rrota, teksa njerëzit brohorisnin dhe blicet e kamerave nuk ndaleshin.
Më pas, vuri duart në kokë dhe nuk mundi të qëndronte më, duke u transportuar me karrocë. Ndalesa e tij e radhës do të jetë në një spital, ku Violeta Menjivar, zv/ministre e Shëndetësisë në El Salvador, informoi se gjendja shëndetësore e Alvarenga-s do të monitorohet. Vetëm kur çdo të të verifikohet, Alvarenga do të mund të jetë i lirë të lëvizë në vendlindjen e tij, El Salvador, por gjithsesi, është e kuptueshme se edhe kur të ndodhë kjo, ai vend do t’i duket disi i çuditshëm.
Mrekullia e tij, – disa thonë e pabesueshme, – një histori që tërhoqi vëmendjen e shumë mediave. Edhe aty ku ai u gjet, – në një ishull koralor në Ishujt Marshall, tepër të izoluar, që shtrihet në thellësi të Paqësorit rreth 2000 milje nga Papua Guinea e Re dhe 2400 milje nga Hawaii, – shpëtimi dhe rikuperimi i Alvarenga-s tërhoqi një sërë mediash. Ato u bënë aq shumë intensive, sa që ai shkoi në një vend të fshehtë për të shmangur zhurmat, bënë të ditur burime pranë kujdesit shëndetësor ndaj tij. Irene Sanchez, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të El Salvadorit, tha se Alvarenga “është ndierë i keqtrajtuar” gjatë dy javëve të fundit, pasi kishte kaluar aq shumë javë i vetëm.
Sa i përket vëmendjes së shfaqur nga gjithë të tjerët, Sanchez tha se “ai nuk e di se çfarë e pret”. “Ai nuk di që me shumë mundësi do të bëhet një njeri i famshëm, apo se si t’u përgjigjet interesimit të të gjithë mediave”. Odisea e tij nisi në fund të vitit 2012, kur – sipas thënies së tij, – ai la Meksikën për atë që supozohej të ishte një ekspeditë 1-ditore për peshkim.
Por, Alvarenga shtoi se ai dhe një shoqërues 23-vjeçar u përfshinë në rrjedhën e erërave të forta të veriut dhe u goditën nga një stuhi.Për shkak të ngjarjes, çifti humbi mundësinë e të përdorurit të motorëve të tyre, – sipas Alvarengas, – si dhe nuk kishin sinjal radioje për të raportuar gjendjen e tyre të rrezikshme. 4 javë nga ‘humbja e tyre’, shoqëruesi vdiq nga uria, sepse refuzoi të hante zogj të gjallë dhe breshka, bën të ditur Alvarenga.
Më pas, ai e hodhi trupin jashtë bordit. Ndërveprimi tjetër me qeniet humane për Alvarengën, ishte më 30 Janar, kur banorë të ishullit Ebon, një tjetër ishull koralor i të njëjtit arkipelag (Ishujt Marshall), spikatën vizitorin misterioz. Deklaratat e tij rreth periudhës së kaluar si i bllokuar në det nxitën një skepticizëm të gjerë se si mund t’i kishte shpëtuar ai një udhëtimi mbi 6000 milje detare në det të hapur.
Por, zyrtarët në Ishujt Marshall thanë vazhdimisht se nuk kanë asnjë arsye përse të dyshonin te historia e tij. Historia e tij tashmë jehon në vendlindjen e tij, fshatin bregdetar të Salvadorit, Garita Palmera. Tullumbacë e shirita kanë zbukuruar shtëpinë ku jeton familja e Alvarengas, si dhe një pankartë “Mirësevjen në Shtëpi” është vendosur në harkun e një peme palme.
1. William Blight
Në vitin 1789, ekuipazhi i anijes “Bounty”, bëri kryengritje dhe e largoi kapitenin britanik, Wiliam Blight dhe 19 burra të tjerë në mëshirë të fatit në Paqësorin Jugor, në një barkë të vogël. Të patrembur, Blight i drejtoi marinarët e tij dhe ata lundruan për 3,618 milje në oqean. Ata mbërritën në ishullin Tofoa në oqeanin Paqësor.
2. Eddie Rickenbacker
Ndërsa ishin në një mision për të inspektuar bazat e forcave ajrore në oqeanin Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1942, aeroplani i pilotit amerikan, Eddie Rickenbacker u godit dhe ra. Ai dhe shtatë të mbijetuar të tjerë kaluan tre javë në barkat e shpëtimit prej gome pranë ishujve Samoa para se t’i vinin në ndihmë.
3. Alexander Selkirk
Me kërkesën e tij, një marinar skocez, Alexander Selkirk (1676-1721), u la në një prej ishujve “Juan Fernández”, pas një mosmarrëveshjeve me kapitenin e anijes së tij. Selkirk jetoi i vetëm nga tetori i vitit 1704 deri në shkurt të vitit 1709. Novelisti anglez, Daniel Defoe u frymëzua nga historia e tij dhe shkroi “Robinson Kruzo”, në vitin 1719.
4. Ernest Henry Shackleton
Eksploruesi britanik, sër Ernest Henry Shackleton në vitin 1914 drejtoi një ekspeditë në kontinentin e Antarktidës me një anije të quajtur “Endurance”. 10 muaj më vonë anija u mbyt nga një përplasje. Shackleton dhe pesë nga 27 burrat e tij, lundruan 800 milje me një barkë të hapur për të kërkuar skuadrën e shpëtimit.
5. Apollo 13
Tre astronautë në bordin e “Apollo 13”, po afroheshin drejt hënës kur një shpërthim i prishi anijen kozmike. Edhe pse kishin burime të kufizuara oksigjeni dhe ishte ftohtë, ekuipazhi e solli me sukses anijen e dëmtuar në drejtim të Tokës.
T.O
Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195
» Parandjenjat
» 20 000 Ufo kanë zbritur në Tokë
» Gjurmët që kanë lënë Ufot
» Si i kane mundur njerezit Vampiret