Gjurmët që kanë lënë Ufot
Faqja 1 e 1
Gjurmët që kanë lënë Ufot
Gjurmët që kanë lënë UFO-t
Që në vitin 1450 para erës sonë, kur njeriu i lashtë shënoi në një copë druri vizatimet e “rrathëve të zjarrit” të zbritura nga qielli, ato kanë mbetur pa emër.
Prandaj quhen “Unidentified Flying Object”, (Objekte fluturuese të paidentifikuara) shkurt UFO. Edhe pse janë bërë me mijëra dokumentarë për to, madje edhe filma artistikë me protagonistë aktoren Kim Bassinger, ato kanë mbetur pa formë.
Sipas shkencëtarëve, të gjitha përgjasimet si qenie jeshile, me sy të mëdhenj dhe me kokë vezake, janë spekulime.
Disqet fluturuese kanë futur në punë investiguesit më të mirë, por pjesa më e madhe e rasteve të shfaqura kanë mbetur mister.
Të paktën, hetimet rreth tyre kanë shërbyer për përmirësimin e fluturimeve me avionë. Ndërkohë, raporte të pazakonta datojnë që në kohët antike.
Krahas veglave të punës, apo figurave që tregonin për jetën e tyre, njerëzit e lashtë kanë vizatuar apo kanë gdhendur nëpër shpella, edhe objekte të çuditshme që i kanë vizituar. Ndërsa agjencia e parë për hetimin e tyre është krijuar në 1948.
Në vitin 1954 rregullorja e “Air Force” i konsideronte shfaqje të tilla si “kërcënim i mundshëm i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara”. Cilat janë vendet ku UfO-t janë shfaqur më shumë, periudhat kur “vizitorët” e panjohur kanë zbritur në Tokë, pamjet vizive të regjistruara dhe rastet që nga lashtësia e deri në ditët e sotme.
Në numrin e sotëm të suplementit “Weekend” do të lexoni fakte interesante për misterin më të madh të të gjitha kohërave. Në këtë suplement gjithashtu do të testoni njohuritë tuaja në fjalëkryqet speciale.
Një objekt fluturues i paidentifikuar ose ndryshe, “UFO” quhet çdo objekt i dukshëm, i cili nuk mund të identifikohet nga vëzhguesi dhe që mbetet i paidentifikuar pas hetimeve.
Në kulturën popullore, termi “UFO” shpesh përdoret për t’iu referuar çdo anijeje hapësinore hipotetike apo të paprovuar aliene.
Termi “pjatës fluturuese” përdoret po kaq shpesh. por raporte “UFO”-sh janë bërë edhe më të zakonshme kur janë publikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1947.
Me dhjetëra mijëra raportimesh “UFO”-sh janë bërë që nga ajo ditë në të gjithë botën.
Megjithatë edhe më shumë pamje mbeten të paraportuara, për shkak të frikës ndaj shoqërisë dhe për stigmën shoqërore që rrethon subjektin e “UFO”-ve, dhe për shkak se shumë vende nuk kanë autoritetin zyrtar të sanksionuar për të marrë dhe për të vlerësuar raportet e “UFO”-ve.
Sapo një “UFO” identifikohet si një objekt i njohur (për shembull një mjet ajror apo një balonë), atëherë nuk klasifikohet më si një “UFO” dhe riklasifikohet përsëri si një objekt i paidentifikuar.
Historia
Fenomene të pazakonta ajrore janë raportuar gjatë gjithë historisë.
Shumë prej këtyre fenomeneve padyshim që janë astronomik në natyrë: Kometa, meteorë të shndritshëm, njëri apo të pestë planetët që mund të shihen me syrin e zbuluar, udhëkryqe planetare apo fenomene optikë atmosferikë si lloje të ndryshme resh.
Raportime të tjera historike duken se e sfidojnë shpjegimin prozaik, por vlerësimi i të dhënave të tilla është i vështirë, meqë informacioni në një dokument historik mund të jetë i pamjaftueshëm për të bërë një vlerësim praktik.
Për më tepër, shkalla në të cilën një raport historik nuk e përshkruan me kujdes apo madje e zbukuron ndodhinë, një fenomen i vëzhguar është mjaft i vështirë të vlerësohet.
* Ramayana e lashtë hindu e përshkruan përdorimin e makinave të ndërlikuara fluturuese, të cilat janë bërë objekt i spekulimeve ufologjike.
* Gjatë mbretërimit të faraonit Thutmose III, gjatë vitit 1450 para Krishtit, ekziston një përshkrim i shumë “rrathëve prej zjarri”, më të shndritshme se dielli dhe rreth 5 metra në masë, të cilat janë shfaqur në ditë të ndryshme. Ato më në fund kanë zbritur nga qielli.
* Autori romak, Iulius Obsequens, shkruan se në vitin 99 para Krishtit, “në kohën e përëndimit në Tarquinia, një objekt i rrumbullakët si një glob, një mburojë rrethore, mori rrugën nga qielli nga përëndimi për në lindje”.
* Në shtator të vitit 1235, gjeneral Kujō Yoritsune dhe ushtria e tij, vëzhguan rrathë të paidentifikuar drite në modele të çrregullta në qiell, natën pranë Koyoto, Japoni. Këshilluesit e gjeneralit i thanë të mos shqetësohej, ishte thjesht era që bënte që yjet të lëkundeshin.
* Në 14 prill të vitit 1561, qielli mbi Nuremberg, Gjermani, thuhet të jetë mbushur me një mori objektesh që dukej se ishin përfshirë në një betejë ajrore. Sfera dhe disqe të vegjël thuhet se kanë dalë nga cilindra të mëdhenj.
Këto ngjarje janë trajtuar si ogure të mbinatyrshme, engjëj dhe shenja të tjera fetare. Disa hetues kontemporanë besojnë se ata janë ekuivalenti i lashtë i raportimeve moderne të UFO-ve.
Rastet e para të raportimit të UFO-ve në histori
Para se termat “pjata fluturuese” dhe “UFO” të shpikeshin, ka pasur një numër të madh raportimesh për fenomene të çuditshme dhe të paidentifikuara. Këto raportime datojnë që nga mesi i shekullit të 19-të dhe deri në fillim të shekullit të 20-të. Ato përfshijnë:
* Në qershor të vitit 1868, hetuesit e këtij fenomeni përkufizojnë pamjen e parë moderne të dokumentuar dhe ajo ka ndodhur në qytetin Copiago, Kil.
* Në 25 janar të vitit 1878, “Denison Daily News” shkroi se një fermer nga vendi, John Martin, kishte raportuar se kishte parë një objekt fluturues të madh, të errët dhe rrethor, që i ngjante një tullumbaceje fluturuese “me një shpejtësi të mahnitshme”. Ai e krahasoi masën e saj kur i qëndroi mbi kokë me atë të “një pjate filxhani të madhe”.
* Raportime të “anijeve kozmike të mistershme” janë shfaqur në vitet 1887 dhe vitet 1896-‘97, dhe një tjetër valë ngjarjesh të tilla kanë ndodhur në vitet 1909-‘12 në New England, Evropë dhe në Zelandën e Re.
* Në 28 shkurt të vitit 1904, tre anëtarë ekuipazhi të “USS Supply”, 300 milje në përëndim të San Franciskos, të raportuar nga lejtnant Frank Schofield, që më vonë është bërë kryekomandanti i Flotës së Betejës së Paqësorit.
Schofield shkroi për tre objekte të kuq të shndritshëm dhe rrethorë të cilët fluturonin në një formacion skalioni që është afruar pranë reve, më vonë ka ndërruar kurs dhe është “ngjitur” mbi re, duke u ngritur menjëherë larg tokës pas 2 ose 3 minutash. Më i madhi kishte një pamje të dukshme, sa për gjashtë diej.
* Një fenomen i pazakontë ka ndodhur më 17 nëntor të vitit 1882, i cili është vëzhguar nga astronomi Edward Walter Maunder, nga “Greenwich Royal Observatory” dhe nga disa astronomë të tjerë evropianë.
Raporte të ndryshme për ngjarje të UFO-ve janë shkruar në revistën “Nature” dhe në gazeta të tjera shkencore. Maunder tek “The Observatory” raportoi një “vizitor të çuditshëm qiellor”, i cili kishte formën e diskut, formë siluri, formën e aksit apo ndoshta si një aerostat zepelini. (Kështu përshkruhej në vitin 1916).
Ishte më e shndritshme se shfaqjet e dukshme mëngjesore, cepat i kishte të përcaktuar mirë dhe ishte i zbehtë në qendër, në ngjyrë të bardhë në të gjelbër, rreth 30 gradë i gjatë dhe 3 gratë i gjerë.
Ai lëvizte me vendosmëri në qiellin e veriut, në më pak se 2 minuta nga lindja drejt përëndimit. Maunder tha se ishte shumë i ndryshëm në karakteristika nga një top meteori apo çdo auroral tjetër që kishte parë.
Megjithatë, Maunder (dhe disa astronomë të tjerë) mendonin se me siguri kishte lidhje me stuhinë magnetike të njollave diellore që kanë ndodhur në të njëjtën kohë. Maunder i quajti ato “rrezja mëngjesore”.
* Incidenti i quajtur “Fatima” apo “Mrekullia e diellit”, ka pasur dëshmitarë me dhjetëra mijëra njerëz në Fatima, Portugali, më 13 tetor të vitit 1917.
* Më 5 gusht të vitit 1926, ndërsa udhëtonte në malet Humboldt të krahinës Kokonor të Tibetit, Nicholas Roerich raportoi se anëtarët e ekspeditës së tij kanë parë lart në qiell një shqiponjë, të cilën po e vëzhgonin, “diçka të madhe dhe të shndritshme që pasqyronte diellin, si një vezë gjigante që lëvizte me një shpejtësi të madhe” (nga ditari i udhëtimeve në Altai-Himalaja, i publikuar në vitin 1929).
Edhe pse Roerich nuk e thotë se çfarë mendonte se do të kishte qenë objekti, në pasazhet më poshtëë diskutohen dëshmimet teozofike të civilizimeve të lashta dhe teknologjinë e tyre.
* Në teatrot ajrore evropiane dhe japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Luftëtarët-Fu” (topa me forma të shndritshme që ndiqnin anijet hapësinore), janë raportuar nga pilotë të Aleatëve dhe Boshtit.
* Më 25 shkurt të vitit 1942, Ushtria Amerikane gjurmoi një mjet hapësinor në radar mbi Los Anxhelos, në krahinën e Kalifornias. Anija qëndroi lart edhe pse ndërkohë kishin kaluar 20 minuta. Origjina e anijes nuk është identifikuar asnjëherë. Incidenti më vonë u bë i njohur si Beteja e Los Anxhelosit ose sulmi ajror i Bregut Përëndimor.
* Në vitin 1946, ka pasur më shumë se 2 mijë raporte të anijeve të paidentifikuara në vendet skandinave, së bashku me raporte të izoluara nga Franca, Portugalia, Italia dhe Greqia, të cilat më vonë janë quajtur “breshëria ruse”, dhe më vonë si “raketa fantazmë”, për shkak se mendohej se këto objekte misterioze ishin teste ruse të raketave të kapura gjermane Vi dhe V2.
Më vonë doli se nuk ishte ky shpjegimi i saktë dhe fenomeni mbetet i pashpjeguar. Më shumë se 200 të tilla janë gjurmuar në radar dhe mendohet se janë “objekte reale fizike” nga ushtria suedeze. Një fraksion i rëndësishëm i pjesës së mbetur mendohet se ka qenë një fenomen i keqidentifikuar natyror, si për shembull meteorë.

Admin- 1132
Re: Gjurmët që kanë lënë Ufot
Cilat janë ngjarjet që bënë bujë në Amerikë
Faza pas Luftës së Dytë Botërore e UFO-ve në Shtetet e Bashkuara fillon me një raport dëshmish nga biznesmeni amerikan Kenneth Arnold, në 24 qershor të vitit 1947, ndërsa fluturonte me aeroplanin e tij privat pranë malit Rainier, në Uashington.
Ai raporton të ketë parë nëntë objekte të shndritshme, që fluturonin përballë Ranierit drejt malit Adams që ndodhej pranë, me “një shpejtësi të pabesueshme”, të cilën ai e llogariti si 1200 milje në orë, duke e llogaritur udhëtimin e tyre nga mali Rainier për në malin Adams.
Dëshmia e tij rrjedhimisht pati vëmendjen e medias dhe të publikut. Arnorld më vonë tha se ato “fluturonin si pjatëza filxhani, nëse do t’i gjuanit ato mbi ujë” dhe tha gjithashtu se ishin “të sheshta si byreku në tepsi”, “me formën e pjatëzave të filxhanit”, dhe “në formën e gjysmëhënës, ovale përpara dhe të mysëta nga prapa ..., dukej si një disk i madh i sheshtë”. (Një, edhe pse më vonë ai e përshkruan tjetrin në formën e gjysmëhënës).
Përshkrimet e raportuara të Arnoldit patën vëmendjen e medias dhe publikut, dhe i bënë më të përdorshme fjalët “disk fluturues” dhe “pjatëz fluturuese”.
Ato që Arnold pa u ndoqën gjatë javëve në vazhdim nga qindra raportime të tjera, pjesa më e madhe e të cilave në Shtetet e Bashkuara, si edhe në vende të tjera. Ndoshta më i rëndësishmi i këtyre ishte ajo që pa ekuipazhi i “United Airlines”. Ata panë nëntë apo më shumë objekte në formë disqesh mbi Idaho, në mbrëmjen e 4 korrikut.
Në atë kohë, këto pamje kanë bërë edhe më shumë bujë se dëshmia e Arnoldit dhe për këtë arsye, raportimet e tij u bënë edhe më të besueshme. Gjatë ditëve në vazhdim, pjesa më e madhe e gazetave amerikane janë mbushur me histori të “pjatëzave fluturuese” apo “disqeve fluturues”.
Duke filluar me demaskimet zyrtare që filluan në natën e 8 qershorit me incidentin e UFO-ve të Roswell-it, raportimet e përditshme u zvogëluan, duke i dhënë fund kështu valës së parë të UFO-ve në SHBA.
Qëllimi i valës së UFO-ve amerikane të vitit 1947 ka mbetur i panjohur për dy dekada: Forcat Ajrore amerikane kanë hetuar me dhjetëra raportime, por nuk ka pasur asnjë regjistrim të centralizuar të ngjarjeve të raportuara të UFO-ve.
Gjatëve viteve në vazhdim, në vitet ’60, kërkuesi amerikan i UFO-ve, Ted Bloecher, (i ndihmuar nga fizikani James E. McDonald), zbuloi 853 disqe fluturues po atë vit nga 140 gazeta në Kanada, Uashington dhe çdo shtet tjetër amerikan, përveç Montanës. Këto raportime UFO-sh ishin më të shumta se ato që shkencëtarët dyshonin.
Disa prej këtyre historive ishin të varfra nga ana e dokumentimit dhe pjesa më e madhe ishin të copëtuara, por Bloecher argumentoi se rreth 250 raportime të detajuara (si ato të bëra nga pilotët apo shkencëtarët, dëshmitarët e shumtë apo pamjet e fotografuara), të bindnin për një mister të pastër.
Duke filluar në 9 korrik, shërbimet e zbulimit të Forcave Ajrore të Ushtrisë, në bashkëpunim me FBI-në, në mënyrë sekrete filluan një hetim formal të këtyre pamjeve, të cilat përfshinin edhe ekuipazhin e Arnoldit dhe të linjës ajrore “United”.
FBI-së iu tha se Inteligjenca po përdorte “të gjithë shkencëtarët e saj” për të përcaktuar nëse “fenomene të tilla mund të ndodhnin”.
Për më tepër, kërkimet “janë kryer me mendimin se objektet fluturuese mund të ishin fenomene qiellore” apo se “ata mund të ishin një trup mekanik i shpikur dhe i komanduar”.
Tri javë më vonë, ata arritën në përfundimin se kjo situatë “e disqeve fluturues” nuk ishte fare imagjinare dhe asnjë fenomen natyror.
Diçka me të vërtetë po fluturonte në qiell. Një shqyrtim i mëtejshëm teknik i divizioneve të Inteligjencës të Komandës së Materialeve Ajrore në Wright Field arriti në të njëjtin konkluzion, se “fenomeni është diçka reale dhe nuk është aspak fiktiv”, se këto ishin “objekte në formën e disqeve, metalike në pamjen e jashtme”, dhe po kaq të mëdha sa një anije hapësinore e ndërtuar nga njerëzit.
Ato karakterizoheshin nga “norma ekstreme ngjitjeje dhe manovrimi”, mungesë e përgjithshme zhurme, moslënie gjurmësh, fluturim i rastësishëm formacioni dhe sjellje “shmangieje kur shiheshin apo gjurmoheshin nga një anije miqësore apo radar”, që sugjeronte ose komandim manual, automatik ose të telekomanduar.
Kështu, në fund të shtatorit të vitit 1947, u rekomandua që një hetues i Forcës Ajrore të ngrihej për të hetuar fenomenin.
Kjo solli krijimin e një projekti të Forcave Ajrore në fund të vitit 1947, i cili u bë Projekti “Grudge” në fund të vitit 1948 dhe më pas projekti “Blue Book” në vitin 1952. “Blue Book” u mbyll në vitin 1970, duke i dhënë fund hetimeve zyrtare të Forcave Ajrore të “UFO”-ve.
Përdorimi i “UFO”-ve në vend të “pjatëzës fluturuese” në fillim u sugjerua në vitin 1952 nga kapiteni Edward J. Ruppelt, drejtuesi i parë i projektit “Blue Book”, i cili e ndjente se, “pjatëza fluturuese” nuk reflektonte diversitetin e këtyre pamjeve. Ruppelt sugjeroi se, “UFO” duhet të shqiptohej si një fjalë e vetme.
Megjithatë zakonisht shqiptohet duke i marrë fjalët të ndara: “U.F.O.” Ky term u përshtat menjëherë nga Forcat Ajrore, të cilat gjithashtu për një kohë të shkurtër kanë përdorur termin “UFOB”, rreth vitit 1954.
Ruppelt tregoi me hollësi eksperiencat e tij me projektin “Blue Book” në kujtesën e tij, “Raporti i Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (1956), gjithashtu dhe libri i parë që përdor këtë term.
Rregullat 200-2 të “Air Force”, të nxjerra në vitin 1954, e kanë përkufizuar një Objekt të Paidentifikuar Fluturues (UFOB), si “një objekt fluturues i cili nga performanca, karakteristikat aerodinamike, tiparet e pazakonta, nuk është konform asnjë anijeje hapësinore të njohur apo ndonjë lloji reaktivi, apo e cila nuk mund të identifikohet pozitivisht si një objekt familjar”.
Këto rregulla thonë se, “UFOB”-të duhet të hetoheshin si një “kërcënim i mundshëm i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara”, dhe “të përcaktohej aspekti teknik i përfshirë”.
Për më tepër, personeli i “Air Force” ishte udhëzuar të mos diskutonte çështjet e pashpjeguara me shtypin.
Në Kanada, Departamenti i Mbrojtjes Kombëtare ishte marrë me raportime, pamje të çuditshme dhe hetime për “UFO”-t në të gjithë Kanadanë.
Përveç hetimeve të kryera në fushat e drithërave në Duhamel, Alberta, ende incidenti i liqenit Falcon në Manitoba dhe incidenti në Shag Harbour në Skocinë e Re, mbeten “të pazgjidhura”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi