Edi Rama eshte nip i Ahmet Zogut
Faqja 1 e 1
Edi Rama eshte nip i Ahmet Zogut
EDI RAMA ËSHTË NIP I AHMET ZOGUT, GJYSHJA E TIJ ISHTE E DASHURA E MBRETIT
Gazetari Kastriot Myftaraj, i njohur për teoritë e konspiracionit, ka shkruar një artikull përmes të cilit pretendon se hedh dritë mbi të bëmat e Ahmet Zogut, të dashurat e tij dhe dokumentin e CIA’s për të.
Por pjesa më interesante në këtë shkrim është ajo për prejardhjen e Edi Ramës, Kryeministrit të Shqipërisë.
Myftaraj pretendon se Rama është nip i Ahmet Zogut, dhe këtë e lidh me faktin se gjyshja e Kryeministrit kishte punuar në kuzhinë te Zogut.
Lexojeni të plot artikullin.
Mbi dokumentin sekret të CIA-s për incestin e Mbretit Zog me motrën
Dokumenti i CIA-s i publikuar së fundi në gazetën “Dita”, ku një informator në rrethin familjar të Zogut informon në 1949 CIA-n se Zogu bashkëjetonte si burrë e grua me motrën e tij, ka ngjallur një kureshtje të madhe. Nuk ka dyshime për vërtetësinë e dokumentit të botuar në shqip, se atij i është bashkëngjitur edhe fotokopja e dokumentit në anglisht. Ky dokument se është një provë tjetër për vërtetësinë e disa gjërave të cilat unë i kam i kam thënë në shtyp dhe në televizion.
CIA duket se ka qenë shumë e interesuar për personin e Zogut në atë kohë, se ishte duke nisur operacionin për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri, me ç’ rast Zogu shihej si një nga opsionet për të drejtuar Shqipërinë paskomuniste. Prandaj CIA është shumë e interesuar edhe për jetën intime të Zogut. Motra e Zogut, për të cilën informatori i CIA-s thotë se kryente incest me vëllain e saj, në dokument del me emrin Xeneia (Ksenia).
Në të vërtetë kjo është Princesha Sanije, e cila e kishte oksidentalizuar emrin e saj në Ksenia, qëkurse pas martesës së saj në 1936 me djalin e Sulltan Abdyl Hamidit shkoi të jetonte në Paris, ku burri i saj u bë i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Francë. Më pas, kur Mbreti Zog iku në mërgim, edhe kjo motër me burrin e saj u bashkuan me “oborrin mbretëror” në Egjipt. Një tjetër provë që tërthorazi vërteton ato që thuhen në dokument është se në 1951, pra dy vite pasi informatori i CIA-s bën këtë raportim, Mehmed Abidi e divorcoi gruan e tij Sanijen, apo Ksenian.
Është shumë interesante që të bëhet pyetja se përse ky dokument u deklasifikua, pra u lejua qasja tek ai. Vërtet mund të thuhet se kaloi afati i klasifikimit dhe u lejua qasja te dokumenti.
Por nuk është në praktikën e shërbimeve të fshehta serioze që të deklasifikojnë dokumente mbi çështje veçanërisht delikate të jetës intime të ish-kryetarëve të shteteve të cilët kanë bashkëpunuar sinqerisht dhe duke marrë përsipër kosto të lartë personale, me vendin të cilit i përket ky shërbim i fshehtë. Në vitin 1949 CIA i kërkoi Ahmet Zogut që të përdorte autoritetin e tij si ish-kryetar i shtetit për të bindur sa më shumë emigrant politikë shqiptarë antikomunistë që të merrnin pjesë në operacionin amerikano-britanik për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri.
Shumë njerëz nga emigracioni politik antikomunist shqiptarë nguronin që t’ i hynin kësaj aventure, se dyshonin shumë te amerikanët dhe britanikët, të cilët i ngarkonin me përgjegjësi për fitoren e komunizmit në Shqipëri, prandaj i trembeshin tradhtisë.
Vetë Zogu para se t’ u kërkonte shqiptarëve që të merrnin pjesë në operacion u kërkoi amerikanëve fjalën e nderit se ishte e sigurt se nuk kishte tradhti nga brenda shërbimeve të fshehta amerikano-britanike.
Vitet e mërgimit në Britaninë e Madhe i kishin mësuar shumë gjëra Zogut. Pasi e mori këtë siguri Zogu i ftoi emigrantët politikë shqiptarë që të marrin pjesë në operacion. Fjala e Zogut pati peshë dhe bindi shumë njerëz që të merrnin pjesë në operacion.
Siç doli më pas operacioni dështoi për shkak të tradhtisë së Kim Philby-t, që informonte Tiranën nëpërmjet Moskës mbi desantimet në Shqipëri. Zogu u ndje i tradhtuar nga CIA dhe SHBA. Ndaj këtij njeriu CIA dhe SHBA kishin një detyrim që të mos e poshtëronin pas vdekjes. Unë besoj se CIA nuk do ta kishte bërë këtë gjë nëse nuk do të kishte një arsye të fortë. Arsyeja nuk është se në Shqipëri ka ndonjë rrezik që të kthehet monarkia me nipin e Ahmet Zogut, Leke Zogun e ri.
Nuk është rastësi që dokumenti bëhet publik vetëm katër muaj pasi Edi Rama u bë Kryeministër i Shqipërisë. Nga dokumenti kuptohet se CIA e ka në praktikën e vet që të interesohet edhe për detajet më intime të jetës së shtetarëve me të cilët bashkëpunojnë SHBA, duke përfshirë edhe ata të cilët qenë rrëzuar nga pushteti, siç ishte Ahmet Zogu.
Mund të merret me mend lehtë se CIA të njëjtën gjë vazhdon e bën edhe sot e kësaj dite me shtetarët shqiptarë, të cilët janë pushtet, pra edhe me Kryeministrin Edi Rama. Nga ky dokument mund të merret me mend lehtë ato që shkruan CIA në raporte: Kryeministri Edi Rama është në pushtet sot falë aleancës me Ilir Metën i cili publikisht para kamerave televizive e ka ironizuar Edi Ramën për akuzat që i ka bërë të atit në gjyqin e divorcit me gruan e tij, se nuk e njihte atësinë e të birit pasi ai kishte lindur nga incest i gruas së tij me vjehrrin e saj, domethënë me të atin.
Në raportin e CIA-s për këtë çështje me siguri që përmendet dhe emri i Mero Bazes mbi ato që ka shkruar ky në vitin 2000 kur Edi Rama, që në atë kohë ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u detyrua që të shkonte në gjykatë si i paditur nga ish-gruaja e tij për shkak se ai nuk i paguante asaj detyrimin financiar që kishte si prind ndaj të birit.
Në atë kohë Mero Baze botoi proces-verbalin e seancës gjyqësore ku Edi Rama përsëriti akuzat e tij ndaj ish-bashkëshortes se ajo e kishte pasur djalin nga incest me të atin e tij, vjehrrin e saj. Ishte, siç ka thënë vetë Edi Rama, “koha e sopatës’, kur ai dilte rrugëve me sopatë në dorë.
CIA, që kishte edhe dosjen e Zogut, nuk mund të mos i shikonte deklaratat e Edi Ramës për incestin e të atit të tij me nusen e djalit, domethënë të Edit, nën dritën e fakteve që kishte për incestin e Zogut. Them incest se marredheniet seksuale mes vjehrrit dhe nuses se djalit te tij nuk jane incest ne kuptimin biologjik, por ne traditen familjare shqiptare konsiderohet keshtu se ne familjen shqiptare nusja i drejtohej dhe ende i drejtohet vjehrrit me fjalen "baba" dhe "vjehrres' me fjalen "nene".
Se në dosjet e CIA-s duhet të jetë edhe një e dhënë tjetër, ajo se babai i Edi Ramës, Kristaqi, djali i gjatë i babait të shkurtër, siç e quanin me ironi në rrethet e artistëve në Tiranë, ishte djali ilegal i Ahmet Zogut.
CIA nuk mund të mos ketë regjistruar edhe atë që ka thënë Edi Rama në librin “Kurban” se Mbreti Zog ishte një hamshor, që do të thotë se ishte një mashkull që kryente marrëdhënie seksuale me shumë femra, siç quhen ata kuajt e racës që i mbajnë për të mbarsur sa më shumë pela. Por në oborrin e Mbretit hamshor punonte dhe gjyshja e Edi Ramës, Veronika-Maria Kolombi, e cila ishte një nga femrat më të bukura shqiptare të kohës.
Mbreti hamshor e martoi këtë zonjushë me shoferin e tij, Vlash Ramën, babain zyrtar të Kristaqit, qartësisht për të fshehur gjurmët e ushtrimit të hamshorisë të tij mbretërore mbi këtë zonjushë. CIA e cila paska shumë kureshtje për histori të tilla, me siguri që ka bërë dhe analizën gjenetike të Edi Ramës dhe Leka Zogut për të vërtetuar nëse Mbreti Zog ka pasur lidhje me gjyshen e Edi Ramës.
Me mjetet që ka CIA, mjafton një filxhan kafe i pirë në ambasadën amerikane nga Edi Rama dhe Leka Zogu, ku ata kanë lënë një sasi të vogël pështyme duke e vënë filxhanin në buzë (aq më tepër të dhënat e pasaportës biometrike) për të nxjerrë me saktësi nëse midis tyre ka afërsi gjenetike.
Fakti që ky dokument del pikërisht tani, është një provë e tërthortë se CIA e ka bërë testin gjenetik dhe Edi Rama ka rezultuar të jetë nipi i Ahmet Zogut. Incesti sot trajtohet nga shkenca si i ardhur nga një anomali e trashëguar gjenetike.
Kjo provohet dhe në rastin e Ahmet Zogut dhe nipit të tij Edi Ramës. Edi Rama, si trashëgimtar i denjë i gjyshit të tij incestuoz, akuzoi babain e tij për incest. Këtu gjërat nisin e marrin një rrjedhë të çuditshme nëse do të përdoret logjika e CIA-s, se atëherë del që Edi Rama ka pasur të drejtë dhe Ilir Meta nuk e ka tepruar me ato që i tha Edi Ramës publikisht. A mos na ka dhënë dokumenti i CIA-s edhe çelësin e misterit për vdekjen e Kristaq Ramës, babait të Edit, në kohën që ky u bë ministër.
Edi Rama kur u kthye në Tiranë nga Parisi në 1998, e manipuloi me mjeshtëri median, për t’ i paraqitur gjërat sikur ai u bë ministër me rastin e kthimit në Shqipëri nga Parisi për vdekjen e të atit, por e vërteta është se i ati vdiq në natën kur Edi Rama u kthye në Shqipëri për t’ u bërë ministër. Fatos Nano, njeriu që në atë kohë ishte Kryeministër, ka bërë një aluzion shumë të hollë për këtë gjë, në një intervistë të tij, duke thënë se e gjeti Edi Ramën në Paris dhe e ftoi të kthehet në Shqipëri për të marrë një portofol ministror, dhe nuk ia ofroi këtë kur Edi Rama ishte kthyer tashmë në Shqipëri. Në çdo rast, dokumenti i CIA-s është përgjigjia më e mirë për ata që thonë se është gabim të flitet për jetën intime të politikanëve, përtej një kufiri.
Dokumenti në fjalë tregon se CIA nuk i ve vetes asnjë kufizim në çështje të tillë, duke qenë se thotë që Zogu kishte dashnore motrën e tij. Ky ishte dokument sekret, mund të thotë dikush. Ashtu është, por shërbimet e fshehta mbledhin informata mbi politikanët e huaj me qëllim që t’ ua japin zyrave shtetërore të vendit të tyre të cilat merren me politikën e jashtme. Pra, qëllimi tekefundit është politik. Prandaj askush nuk duhet të habitet me këtë mënyrë të shkruari. Kjo është praktikë zyrtare amerikane.
Kastriot Myftaraj

Zattoo- 600
Similar topics
» Misteret e Ahmet Zogut
» 5G nje kancer
» Ahmet Zogu dhe serbët
» Mendoni se toka eshte nje top gjigand i rrumbullaket apo eshte e sheshte ?
» Kush jan ata që na qeverisin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi