EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklarate e Qeverise Shqiptare ne Konferencen e Ministrave të Jashtëm,Paris 1946

Shko poshtë

Deklarate e Qeverise Shqiptare ne Konferencen e  Ministrave të Jashtëm,Paris 1946 Empty Deklarate e Qeverise Shqiptare ne Konferencen e Ministrave të Jashtëm,Paris 1946

Mesazh  Agamemndon 24.01.14 10:16



Drejtuar Konferencës së Ministrave të Jashtëm në Paris 1946



      KONFERENCËS SË MINISTRAVE TË PUNËVE TË JASHTME TË BASHKIMIT SOVJETIK,TË BRITANISË SË MADHE, TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMEIRIKËS DHE TË FRANCËS:


    

Deklarate e Qeverise Shqiptare ne Konferencen e  Ministrave të Jashtëm,Paris 1946 644562_522155234497181_1597291620_n

  Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë ka nderin t’u paraqesë Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme të fuqive kryesore aleate sa vijon:


Kufijtë që iu propozuan Shqipërisë më 1913 prej Konferencës së Londrës I linin Greqisë të gjithë Krahinën e Çamërisë që shkon nga Gjiri I Prevezës e deri te Kepi I Stillos, me një popullsi prej afro 600.000 shqiptaë autoktonë.


Duke shkelur çdo parim njerzor dhe të gjitha aktet ndërkombëtare, qeveria greke ka ndjekur kurdoherë një politikë shfarrosëse kundrejt minoritetit shqiptar çam, duke e shtypur nën një regjim burgimesh, plaçkitjesh, përdhunimesh të ndryshme, masash shpronësimi me force, tatimesh të mëdha dhe shpërnguljesh në masë.


E drejta e mësimit dhe e përdorimit të gjuhës amtare shqipe, e drejta e emërimit në detyra zyrtare, qoftë edhe në më të ultat e përfaqësimit,I ishin mohuar krejtësisht elementit shqiptar në Greqi.


Minoriteti çam ka jetuar në marrëdhënje të mira me popullin grek dhe ka bashkpunuar me të.Gjatë luftës së çlirimit kombëtar kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë, çamët kanë luftuar përkrah popullit grek në radhët e ELAS-it.Por në qershor 1944 dhe në mars 1945,bandat monarko-fashiste të gjenocidit grek Zervas e sulmuan minoritetin shqiptar të Çamërisë.Ato masakruan pa asnjë shkak 800 vetë:fëmijë,gra dhe pleq të pafajshëm dhe të pambrojtur, shkatërruan dhe dogjën 68 katunde dhe plaçkitën të gjithë vendin.


Ky terror I bandave greke, I ushqyer prej ndjenjave më të ulëta të një urrejtjeje shoviniste dhe fetare, arriti kulmin me shpërnguljen me force të afro 23 mijë çamëve që erdhën në konditat më të vajtueshme dhe u strehuan në Shqipëri. 

Qeveria shqiptare bëri përpjekje të mëdha për të lehtësuar vuajtjet e këtyre bashkëatdhetarëve fatkeq, me gjithë gjendjen e vështirë e ekonomike në të cilën ndodhej vetë Shqipëria, për shkak të dëmeve të mëdha që I la lufta.


Mungesa e sendeve të ndryshme dhe sëmundjet kanë shkaktuar gjer tani 2755 vdekje ndër çamët e ikur. Po t’ju shtojmë këtyre edhe mijra të vrarë gjatë 32 vjetëve të sundimit grek në Çamëri, katundet e rrënuara dhe gjendjen e mjeruar të çamëve të ikur, mund të merret me mend sa e madhe është tragjedia e hidhur e çamëve dhe të kuptohet indinjata e drejtë që ka shkaktuar shumë here kjo tragjedi në botën aktuale.


Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, dëshmuese e urrejtjeve që I shtohen dita-ditës popullsisë çame të goditur kaq rëndë dhe, duke pasur drejtpërdrejtë interes që t’I jepet fund martirizimit të saj, kërkonë që Konferenca Ministrave të Punëve të Jashtme të fuqive kryesore aleate, duke marrë parasysh të drejtat legjitime dhe sakrificat e bëra nga çamët në luftën kundër armikut të përbashkët, të ketë mirësinë të marrë masat urgjente që përmenden më poshtë:


1.Riatdhesimin e menjëhershëm të të gjithë çamëve të ikur. 

2.Sigurim dhe garanci përsa I përket të drejtave të tyre civile, kulturore dhe politike. 

3.Kthimin ose shpërblimin e të gjitha pasurive të tyre, ndihmë për rindërtimin e vatrave të tyre dhe sigurimin personal. 

4.Gjykimin dhe dënimin e të gjithë përgjegjësve të krimeve të kryera.


   Qeveria shqiptare është e bindur se Konferenca, duke pasur parasysh faktet e shkruara më sipër dhe në përputhje me parimet e proklamuara solemnisht, gjatë kësaj lufte, do të ketë mirësinë t’u jape fund këtyre padrejtësive, duke marrë masat e drejta në favor të çamëve.


KRYETARI I QEVERISË DHE MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME 
        GJENERAL KOLONEL 
           ENVER HOXHA


Paris 1946
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi