Shqiponjë jo shqiptare në logot e Këshillit të Ministrave
4 posters
Faqja 1 e 1

Qeveria shqiptare përdor si simbol në mbledhjet e saj, një shqiponjë e cila nuk është simbol shqiptar. Denoncimi vjen nga historiani Pëllumb Xhufi.
“Ne shohim që është shtrembëruar shqiponja me dy krerë të cilën Ismail Qemali dhe partizanët na e lanë ndryshe dhe tani na kanë bërë atë shqiponjën që ju shihni çdo mbledhje qeverie tek ato lap top-ët që ministrat mbajnë bashkë me shefin e vet”, u shpreh Xhufi.
“Ajo shqiponjë padyshim nuk është shqiponja as e Ismail Qemalit as e Skënderbeut, po është tjetër”, vijon historiani i njohur. “Ky shtrembërim që kap dhe simbolet kombëtare, po prek sot dhe momentin simbol që është Vlora si vendi ku u mblodhën të gjithë patriotët shqiptarë nga të gjithë krahinat e Shqipërisë dhe shpallën pavarësinë”, është shprehur Pëllumb Xhufi.
Ndërkohë që Flamujt që valëviten në dritaret dhe ballkonet e qindra mijëra familjeve, apo bluzat që ata mbajnë veshur me shqiponjë, nuk përfaqësojnë flamurin dhe shqiponjës sonë kombëtare të përcaktuar me ligj. Flamujt që po shiten me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë nuk përfaqësojnë flamurin tonë kombëtar, shkruan “Gazeta Shqiptare”.
Flamuj, bluza, shalle, kapele kuq e zi po tregtohen në çdo cep të kryeqytetit dhe jo vetëm. Por fatkeqësisht shqiponja e ngjitur mbi to nuk është autentike, por është një falsifikim i shqiponjës sonë kombëtare, e cila sipas ligjit, duhet të ketë në krahë 9 pendë dhe në bisht shtatë pendë.
Ky mutacion i shqiponjës, siç e quan e përditshmja “Zëri”, shto dhe atë shqiponjën klandestine në logot e Këshillit të Ministrave, më e pakta tregon mungesë përgjegjshmërie, që në rastin e simbolit kombëtar nuk mund të kalohet me një buzëqeshje…
Duke parë papërgjegjshmërinë në çdo element të lidhur me historinë, dikush duhet të shkojë të numërojë dhe eshtrat e ish-mbretit.

Odin- 513
Re: Shqiponjë jo shqiptare në logot e Këshillit të Ministrave
Duket si shqiponje SLLAVE...!!!
Flavius- 79
Re: Shqiponjë jo shqiptare në logot e Këshillit të Ministrave
Te gjitha Shqiponjat kan nje Origjine !!!? .flakon shkruajti:Duket si shqiponje SLLAVE...!!!
Dhe kete mund ta zbulojm qe nga ANTIKA pra nga Shqiponja e arte nje Krenare e Romake - ve e deri te ajo Shqiponja Dy Krenare e Bizantit qe nga ajo e kan origjinen kryesore te gjitha Shqiponjat e shteteve Ballkanike ....
Tanki- Njeriu në krahasim me mendimet e tij, është sikur se një gotë prej qelqi i zhytur në fundin e oqeanit.
46
Re: Shqiponjë jo shqiptare në logot e Këshillit të Ministrave
KJO TEME NUK ESHTE HAPUR PER ORIGJINEN E SHQIPONJES POR PER SHTREMBERIMIN E SAJ.KY SHTREMBERIM ESHTE BERE PIKERISHT NGA PERFAQESUESIT E SHTETIT NEPERMJET SHPERNDARJES SE NJE FLAMURI ME SHQIPONJE QE NUK PERFAQESON ATE TE PERCAKTUAR NGA KUSHTETUTA E SHTETIT SHQIPTAR.
NE NJE KAPITULL TE VECANTE PER SIMBOLET E SHTETIT FLAMURI KA PERMASAT E SAKTA SE BASHKU ME SHQIPONJEN.KUR SHTREMBERIMI ZE FILL KETU,NE KUSHTETUTEN SHQIPTARE,LIGJI THEMELTAR I SHTETIT,E AQ ME TEPER NE PERVJETORIN SUBLIM TE 100 VJETORIT C'PRITET PER TE TJERA RASTE E TE TJERA LIGJE TE KUSHTETUTES.
SEGMENTET PERGJEGJESE KRAHAS VETENDESHKIMIT DUHET DETYRIMISHT TE DALIN PUBLIKISHT E TE KERKOJNE NDJESE PER GAFEN E BERE NE MOS PO NGA HESHTJA E GJATE QE PO PASIN VEME RE SE KJO SITUATE ESHTE E GATUAR ME DASHJE.

Dimitrov Xhunga- 100
Similar topics
» Deklarate e Qeverise Shqiptare ne Konferencen e Ministrave të Jashtëm,Paris 1946
» Mitologjia shqiptare
» Paradokse Shqiptare
» Mafia Shqiptare
» Agjentet me te famshem shqiptare
» Mitologjia shqiptare
» Paradokse Shqiptare
» Mafia Shqiptare
» Agjentet me te famshem shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi