Enver Hoxha
+12
Fakiri
nojre
Ushtari i krishtit
Alien & Ufo
Gon!
dante
Niko_
maqomaqo3
Nikolaos
Kinich-Ahau
Estilen
Jon
16 posters
Faqja 1 e 1
Enver Hoxha
Jeta dhe vepra e Enver Hoxhes
Enver Hoxha ishte udhëheqësi i Shqipërisë për 40 vjet, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (Partia Komuniste). Ka mbajtur postin e Ministrit të mbrojtjes në vitet 1944-1953, të Ministrit të punëve të jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1946 - 1954.
Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër. Por për ditëlindjen e tij ekziston një çertifikatë lindje e përdorur nga vet Enveri për tu regjistruar në fakultetin e Montpelejesë e cila shumë qartë tregon që ditëlindja e tij është 3 tetor 1908.
Edukimi
Mësimet e para i mori në Gjirokastër 1917-1924 në shkollën Drita ku dallohet për vullnetin e tij por ka vështirsi sepse i merret goja. Liceun e nisi në vendlindje më 1924 por më pas e vijoi në Liceun e Korçës më 1927-1930 ku ndihmoj ekonomikisht nga baba Ceni. Vitet e qëndrimit në Korçë luajtën rol të rëndësishëm për formimin dhe edukimin revolucionar të të riut Enver Hoxha.
Në tetor 1930 Enver Hoxha fiton të drejtën e studimit, bursa iu dha për në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (specialiteti i biologjisë) në Universitetin e Montpeljesë,Francë. Në mars të vitit 1934 i ndërpritet bursa nga Ministria e Arsimit. Më pas shkon në Paris ku qëndron gjer nga fundi i vitit 1935. Për të siguruar mjetet më minimale të jetesës kryen punë të rëndomta e të rastit dhe njëkohësisht ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë, futet në ambientet e punëtorëve parizianë, frekuenton klubet e edukimit marksist të PK të Francës, krijon lidhje me organin e KQ të PKF "Ymanite". Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në Belgjikë. Emërimet per çdo nënpunes firmoseshin nga vete mbreti Zog pasi studiohej kadidatura nga zyra sekrete e Ministrisë së Jashtme Pas disa muajsh, në fillim të verës 1936, pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste
Në korrik të vitit 1936 Enver Hoxha kthehet përfundimisht në atdhe dhe prej këtyre momenteve ia kushton përpjekjet dhe qëllimin e jetës së tij luftës për çlirimin e popullit. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topulli në Gjirokastër se ai dhe gjihë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të. Pasi mbetet muaj të tërë pa punë, në prill të vitit 1937 mundi të sigurojë një vend si profesor i frengjishtes në Liceun e Korçës. Shumë shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me grupin komunist "Puna" të Korçës dhe bëhet simpatizant i kësaj lëvizje komunste.
Krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare
Merita më e madhe historike e Enver Hoxhës qëndron në faktin se ai kuptoi thellë domosdoshmërinë jetike të krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë si kusht vendimtar për mobilizimin, organizimin dhe udhëheqjen e popullit në luftën për çlirim kombëtar e shoqëror. Të gjitha forcat e përpjekjet e tij ai ia kushtoi realizimit të kësaj detyre themelore. Shumë shpejt krijoi lidhje të shëndosha me militantë të tillë komunistë si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj, dhe së bashku me ta, luftoi e punoi për t’i dhënë fund situatës së grindjeve e përçarjeve që ekzistonin midis grupeve të atëhershme komuniste dhe për të krijuar në baza marksiste-leniniste Partinë Komuniste të Shqipërisë. Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të pandërprerë, përfaqsuesit e të tre grupeve komuniste, të korçës, të shkodrës dhe të të rinjve themeluan Partinë Komuniste Shqiptare.
Zgjedhja e Enverit si lidër i komunistëve
Mbledhja themeluese nga (8-14 nëntor 1941) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar i KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm. Më 23 nëntor 1941 Enver Hoxha merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSH, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinsë Komuniste Shqiptare.
I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregtar e intelektual, ai gjatë gjithë vitit 1942, në ilegalitetit zhvillon një veprimtari të dendur anti-fashiste në Tiranë. Në krye të KQ të Partisë, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të PKSH për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e vendit dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Si Komisar Politik i Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Natcionalçlirimtare (korrik 1943) e më pas Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare (maj 1944), Enver Hoxha vuri gjithë aftësitë e talentin e tij për krijimin, rritjen e kalitjen e UNÇSH si një ushtri e popullit. Ai dha një kontribut të shquar për fitoren historike të LANÇ: çlirimin e atdheut me forcat e veta dhe vendosjen e mbrojtjen e rendit demokratik popullor. Me propozim të KQ të PKSH më 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi i Parë Antifashist Nacionalçlirimtar i popullit shqipëtar, Kongresi i Përmetit, i cili themeloi shtetin shqiptar të demokracisë popullore. Komiteti Antifashist, që doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e parë demokratike popullore e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, u emërua President i këtij Komiteti. Mbledhja e Dytë e KANÇ-it (tetor 1944), që u mbajt në Berat, vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist në Qeveri Demokratike Provizore të Shqipërisë. Enver Hoxha u emërua Kryeministër. Më 28 nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore në Shqipëri, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.
Aktivitetet politike
Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943-1948.
Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.
Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.
Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.
Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të vitit 1954.
Gjakmarrja në kohën e Hoxhës
Gjatë periudhës hoxhiste fenomeni i gjakmarrjes u shua në mënyr totale, askush nuk i merrte jetën askujt në bazë të Kanunit. Në veri të Shqipërisë në ato kohë thuhej: -Gjakun ma merr Shteti. Sepse e dinin të gjithë që po vrave Shteti do të të vrasë. Në kohën e Hoxhës bëhej një edukim dhe propagande rrënjësore në popull për ta shuar e zhdukur këtë fenomen, më 1975 ndodhi që një djalë i ri të merrte gjak pas 60 vitesh pritje të familjes së tij, sipas ligjit në fuqi autori duhej dënuar me vdekje, por Hoxha i'a fali jetën duke thënë që Partia dhe personat e saj në atë vend nuk kanë punuar si duhet për të edukuar e ndalur këtë djalë që mos të mos kryente krimin. Për këtë shkak ai shkarkoi te gjithë drejtuesit e partisë dhe të komunës atje.
Nderime
- Hero i Popullit- Për meritat në udhëheqjen e LANÇ
- Hero i Popullit - Për luftën e tij në mbrojtjen e socializmit.
- Hero i Punës Socialiste.
- Medalja e Çlirimit.
Nderime të huaja
- Urdhri i Trimërisë së Klasit të I-rë i (Bullgari) 9 shtator 1944.
- Urdhri i Heroit Kombëtar (Jugosllavi) 1946. (I kthyer mbrapsht pas prishjes me Titon).
- Urdhri i Leninit. (Bashkimi Sovietik). (I kthyer mbrapsht pas prishjes me Hrushovin).
- Urdhri i Suvorov i Klasit të Parë. (Bashkimi Sovietik). (I kthyer mbrapsht pas prishjes me Hrushovin).
Veprat:
Kosova është Shqipëri
Kur lindi Partia
Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re
Mes njerëzve të thjeshtë
Me Stalinin
Për shokët e mi pionierë
Vite të rinisë
Vite të vegjëlisë
Titistët
Hrushovianët
Ne kete video prej 1 ore dhe 20 minutash jepet jeta dhe vepra e plote e udheheqesit me te madh te Shqiperise, Enver Hoxha:
Kenge nga nje grup mirditor, kushtuar ditelindjes se Enverit.
Linku i Enver Hoxhes:
http://espressostalinist.wordpress.com/
www.kombetare.com
Jon- 1159
Re: Enver Hoxha
Spiridion Kacarosi pranë Enver Hoxhës
Viti 1936 është një çast interesant për jetën e Enver Hoxhës. I ardhur nga Brukseli, ai shfaqet në një fjalim patriotik në gusht 1936 me rastin e rivarrosjes së eshtrave të Bajo Topullit nga Saranda në Gjirokastër, fjalim i cili u botua në faqen e fundit të "Demokratia" të Gjirokastrës, në numrin e 1 gushtit 1936.
Ky fjalim është falsifikuar gjatë viteve të regjimit komunist, sikur ishte botuar në faqen e parë. Por për fatin e Enver Hoxhës, një muaj më vonë, në të njëjtën valë patriotike, do të rastiste që prefekti i Shkodrës, Javer Hurshiti, do të zbulonte vendin se ku ishin varrosur Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli (AQSH, F.152, V.1936, D.176).
Në fund të muajit shtator 1936, në ceremoninë e zhvilluar në nderim të përcjelljes së eshtrave të dy patriotëve, Hoxha do t'i
bashkëngjitej delegacionit gjirokastrit të kryesuar nga Beso Gega, kur ndodhej në Tiranë.
Mërgata gjirokastrite kishte pushuar një ditë në Tiranë dhe prej andej, një ditë më vonë ka marrë me vete edhe Enver Hoxhën. Por bashkë me Enver Hoxhën udhëtoi në Shkodër edhe Spiridion Kacarosi, njeriu i hekurt i shërbimit sekret shqiptar, drejtues absolut në vitet 1930-1935 dhe bashkëdrejtues edhe në vitet 1935-1937.
Kacarosi, njohës i vjetër i Enver Hoxhës qysh gjatë kohës kur ky ishte nxënës në Korçë, shfaqet në tribunën e bashkisë ku zhvillohej ceremonia në fjalë. Një foto e Marubit ka fiksuar kështu një moment historik.
Në mes të fotos, një djalosh lexon jo i sigurt një fjalim që nuk u botua asnjëherë, fjalim të cilin e kishte injoruar e para gazeta "Demokratia". Në këtë gazetë u botuan të plota fjalimet e Ernest Koliqit e të Padër Anton Harapit, por nuk u gjend
asnjë vend, as edhe një fjalë për djaloshin gjirokastrit që doli nga rreshti i dytë në të parin, vetëm sa për të lexuar një fjalim.
Është e qartë se një promovim i tillë ishte i domosdoshëm për Enver Hoxhën, pikërisht në kohën kur ai ishte në prag të emërimit si mësues në Korçë. Spiridion Kacarosi, i cili në këtë kohë formalisht paraqitej si drejtor i Korrespondencës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por duke vazhduar bashkëpunimin me Harito Hariton, e ka pasur nën kujdesin e tij Enver Hoxhën gjatë kësaj paraqitje në Korçë.
Një fat i keq do t'i priste personat që duken në foton e fjalimit të Enver Hoxhës. Maliq Bushati, Daut Çarçani, Padër Anton Harapi u pushkatuan.
Kryebashkiaku Zenel Prodani u burgos. Beso Gega pas burgut vdiq në mënyrë tragjike. Por Kacarosi shpëtoi, jo për shkak të mëshirës së Hoxhës, por për shkak të kamuflimit të vet dhe të veprimeve të tij, të cilat gjithnjë bëheshin tërthorazi.
Si pasojë e këtyre veprimeve, Kacarosi u internua, por nuk u burgos, duke shërbyer sërish në mënyrë të kamufluar për të përçuar të fshehtën e madhe, atë që lidhej me udhëheqësin e ardhshëm komunist të Shqipërisë, për promovimin e të cilit ishte kujdesuar vetë. Në vitin 1936, një raport i Zef Kadarjes ngrinte shqetësimin se liceu i Korçës ishte kthyer në një fole
bolshevike dhe duhej punuar sa më parë për prishjen e kësaj foleje.
Në këtë kohë, Enver Hoxha vjen në Korçë. Misioni i tij nuk ishte ai i militantit komunist, por i njeriut që përpiqet të zbulojë militantët komunistë. Kjo e shpjegon më mirë edhe faktin pse asnjëherë Hoxha nuk qe i dyshuar ose kontingjent komunist gjatë viteve të mbretërimit të Ahmet Zogut.
Zhdukja e dëshmitarëve
Për çështje të tilla, sidomos për ngjarje me rëndësi, organi kompetent do të ishte Zyra Politike, materialet e së cilës nga Enver Hoxha janë parë me kujdes gjatë kohës që ky ka qenë në pushtet dhe sigurisht, duke mos i lënë mundësi brezave të gjejnë aty të vërtetën e hidhur.
Por si për t'i shkuar punëve deri në fund, Enver Hoxha do të tregohej hakmarrës, sidomos me njerëzit që kishin dijeni për jetën e tij. Me porosi të tij u vranë me atentate gjatë luftës, ish-qarkkomandanti i Korçës, Skënder Çami (më 1943) dhe ish-
prefekti i Korçës, Veli Vasjari (më 1944).
Këta kishin dijeni të plotë mbi Hoxhën për kohën që ai kishte shërbyer si mësues në liceun e Korçës, në vitet 19371939, që janë edhe vitet më delikate të jetës së Hoxhës.
Por edhe persona të tjerë në të tilla funksione, si ish-qarkkomandantët Tahsim Bishqemi, Daut Çarçani, Shyqyri Borshi, Gjysh Dedeja, etj, ish-prefektët Zef Kadarja, Javer Hurshiti, Kolë Tromara, etj, u shkuan në plumb pse informacioni i tyre për Korçën dhe Gjirokastrën ishte shumë i madh, madje i rrezikshëm.
Me frikën për kujtesën e mundshme të aktivitetit të tij në vitet 30, Enver Hoxha i drejtohej pushtetit me vullnetin për të zhdukur njerëzit që dinin shumë.
(Pjesë nga libri "Shërbimi sekret shqiptar 1922 1944", i autorit Kastriot Dervishi)

10 Misteret e Enver Hoxhes
........10 Misteret e Enver Hoxhes...
Enver Hoxha eshte njeriu i cili ne historine e Shqiperise ka marre me vete shume mistere, jo vetem si drejtues i nje sistemi i cili kishte ne thelb te fshihte te verteten por dhe si nje diktator i famshem ne periudhen qe drejtoi vendin.
Misteret e Hoxhes fillojne qe ne rinine e hershme te tij ku edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual. Askush nuk thote dot me siguri nga erdhi dhe si arriti te mbante nen urdhra nje popull qe historikisht njihej per kryeneçesi ndaj udheheqesve.
Misteret vijojne me marrjen e PKSH-se, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundershtareve dhe aleateve te tij, prishjen e marredhenieve me aleatet me te medhenj te Shqiperise, Rusine dhe Kinen, planet kunder tij nga anglo-amerikanet per ta rrezuar dhe deri ne fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut.
Edhe momenti i fundit i jetes se tij eshte i mbushur me mistere, semundjet e tij kurre nuk u bene publike, po ashtu vdekja u arrit te mbahej e fshehte per dy dite.
Me 11 prill behen 25 vjet qe Enver Hoxha ka nderruar jete, por thuajse eshte bere shume pak per te zbuluar misteret e tij. Enver Hoxha eshte nder te paktet, qe kundershtaret e donin nga frika dhe te vetet e donin nga mallengjimi.
Sistemi qe ai instaloi ne Shqiperi me gjithe perparesite dhe mangesite qe ka, kurre nuk mund te hiqet nga memoria historike e vendit. Çdo fakt i ri qe del per diktatorin komunist, aq me shume rrit pikepyetjet per te kaluaren e tij.
Ne keto 20 vjet jane thene e sterthene nje pafundesi faktesh per te, por askush nuk ka marre persiper te beje nje biografi te tij, jo vetem per ndjesite qe ai shkakton ne popull, por dhe per faktin se do duhet nje pune voluminoze nga historiane serioze per te nxjerre ne drite anet e erreta te Enver Hoxhes.
1. Mosha e rinise se Enver Hoxhes edhe sot ka pikepyetje te medha. Ish-diktatori komunist, ne kujtimet e tij e kalon periudhen e rinise si revolucionar, por kurre nuk jepen permasat reale te aktivitetit. Pse nuk e shau kurre pushtetin e Mbretit Zog?
Ish-diktatori komunist eshte padyshim njeriu qe ka marre me vete ne boten e pertejme me shume mister se çdokush tjeter qe ka drejtuar kete vend. Misteri i pare, qe edhe ne ditet e sotme ka te beje me rinine e tij, shkollimin dhe aktivitetin ne France.
Pjesa e erret e jetes se ish-udheheqesit komunist, Enver Hoxha, ajo qe ka te beje pikerisht me vitet e rinise se tij, eshte formesuar ne kujtimet e tij dhe ne tekstet e pafundme te biografeve te tij, si kohe aktiviteti revolucionar, pa marre asnjehere permasat e saj reale dhe te verteta.
Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos ne periudhen 1927-¬1939, ngec ne arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjeteve te regjimit te tij, ka bere ketu punen e saj.
Aktiviteti "revolucionar" i djaloshit Hoxha, ne keto vite, ka te beje me qendrimin e tij ne Korçe (1927-¬1930), "studimet" ne Montpelje (1930-¬1934), jetesa ne Paris (1934-¬1935), detyra e diplomatit ne Bruksel (1935¬-1936) dhe ardhjen ne liceun e Korçes, ne kohen kur ketu kish filluar perhapja e propagandes bolshevike dhe kerkohej qe te kontrollohej nga sherbimi sekret.
Ne misteret e shumta qe mbulojne jeten e ish-diktatorit komunist, eshte ajo qe Enver Hoxha kurre nuk e shau sherbimin sekret te Mbretit Zog, ndonese nuk la qelize te ketij regjimi pa share e mallkuar.
Se dyti, asnjehere Hoxha ne kujtimet e tij kilometrike dhe as biografet e tij te shumte, nuk japin sqarime pse shefi i mevonshem i komunisteve nuk kreu sipas ligjit, sherbimin e detyrueshem ushtarak.
2. Nje nga misteret e medha te Enver Hoxhes eshte padyshim dhe ardhja e tij ne krye te Partise Komuniste me 8 nentor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua te ishte drejtues, nderkohe qe me pare del si lider i komunisteve, cili ishte ndikimi i jugosllaveve ne ngritjen e tij?
Mbledhja per formimin e PKSH filloi ne mbremjen e 8 nentorit 1941 dhe aty erdhen perfaqesuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçes ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani.
Nga Grupi i Shkodres ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i te Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po keshtu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, per te cilet te tre grupet kishin rene dakord qe te ishin si ndermjetes dhe t'i ndihmonin per punet procedurale.
Ne mbledhje, ishte Koçi Xoxe ai qe mori ne dore frenat e partise, por me vone kjo gje u kalua ne hije dhe drejtimin e PKSH-se e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri ne prill te vitit 1985.
3. Vrasja e Qemal Stafes eshte nje pjese e erret e historise se Enver Hoxhes. Edhe pse ish-sekretari i Rinise Komuniste u vra nga pushtuesit enigme, kane ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti per te shkuar ne Vlore ne 5 maj te vitit 1942.
Ne daten 4 maj 1942, Qemal Stafes iu caktua nje detyre nga udheheqesi i PKSH-se, Enver Hoxha, per te shkuar ne qytetin e Vlores. Qemali, duke qene ne ilegalitet te plote, strehohej ne nje shtepi tiranase, e cila nuk bente pjese te shtepite e dyshuara per strehim komunistesh.
Vendndodhjen e tij ne ate shtepi e dinin shume pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjehere nuk ka dale me siguri nese ishte nje kurth prezenca e Qemal Stafes ne ate shtepi, apo ishte thjesht nje rastesi.
Megjithate, gjate periudhes se komunizmit nuk eshte folur shume me kete teme pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjate asaj kohe per vrasjen e Qemal Stafes, ka bere qe pas viteve '90 te diskutohet qe vrasja e tij te kete ardhur si pasoje e ndonje drejtuesi te larte te Partise Komuniste te asaj kohe, qe ishte ne dijeni te vendndodhjes se tij.
Por te gjitha keto dyshime nuk jane zbardhur ende, megjithese shpeshhere te njohurit apo personat qe kane qene deshmitare te asaj kohe, kane hedhur idene duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund te jete spiunuar. Fakt eshte qe djali 21-vjeçar nuk arriti te realizonte dot deshirat dhe synimet qe ai kishte.
4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfare ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset ne vendimmarrjen e Hoxhes, pse i prishi marredheniet me Titon dhe çfare synonte me refuzimin e planit Marshall?
Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet ne histori si diktator qe ka eliminuar me radhe bashkepunetoret e tij me te ngushte. Qysh nga vitet e Luftes, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijne per Qemal Stafes, vdekja e te cilit edhe ne ditet e sotme eshte e mistershme.
Kulmi eshte denimi i Koçi Xoxes, apo dhe vetevrasja e Nako Spiru. Ne vitin 1948 Hoxha prishi marredheniet me nje nga aleatet e tij te ngushte, qe drejtonte Jugosllavine, Jisif Tito. Nje vit perpara kesaj, Enver Hoxha kishte refuzuar te merrte pjese ne planin Marshall.
Fakti qe Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi dhe per faktin se do te cenohej ndjeshem marredhenia me Stalinin, qe aso kohe ishte aleati me i ngushte i Shqiperise dhe i vete pushtetit komunist.
Plani Marshall, si nje plan per rimekembjen e ekonomise, nese do te pranohej nga Shqiperia, do te sillte nje sere perparimesh ne vend. Edhe sot kane mbetur mister bisedat e Hoxhes me Stalinin per te refuzuar propozimin amerikan.
5. Arsyet e eliminimit te disa figurave kryesore qe ishin bashkepunetore te tij si Koçi Xoxe dhe te tjere, jane padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marre ne varr. Cilat jane taktikat e tij per te mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u perball me tentativat per ta rrezuar nga pushteti, çfare qendrimi mbajti me diversantet?
Misterin per denimin e Koçi Xoxes, fare mire e zbardh deshmia e Prokurorit te Pergjithshem te asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siç deklaron vete Spahiu, ai u detyrua qe te deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor.
Duhet thene qe pendimi i Bedri Spahiut behet me i besueshem kur kujton qe keta te dy kishin marredhenie jo fort te ngrohta. Me vdekjen e tij, Koçi Xoxe mori dhe shume mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllaveve? Kishte plane per rrezimin e Enver Hoxhes, donte apo nje rilidhje me shtetin fqinj, keto e te tjera mistere mbulohen me trupin tij.
Gjate gjithe periudhes qe Enver Hoxha ishte gjalle, deri ne vitin 1985 propagandoi me te madhe qe Koçi Xoxe e kishte tradhtuar ate vete, por edhe atdheun, duke punuar per armiqte me te medhenj, siç i cilesonte Enver Hoxha, jugosllavet.
A ishte Koçi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e denoi Enveri me nje motivacion te tille absurd po t'u referohesh rrethanave te kohes? Ne kohen e Luftes, Shqiperia kishte marredhenie shume te mira me shtetin jugosllav.
Kjo erdhi per nje sere arsyesh, por sidomos per faktin qe kishin nje qellim te perbashket, ate te luftimit te armikut nazi-fashist, i cili kishte marre me dhune territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt nje ideali siç ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftes edhe marredheniet midis ketyre dy vendeve filluan te ftoheshin.
Keshtu, ne vitin 1948 vjen dhe divorci i nje marredhenieje disavjeçare. Por kete zhvillim do te vinin dhe viktimat e para pas saj. Keshtu Koçi Xoxe, i cili kishte qene ne marredhenie mjaft te mira me jugosllavet, u etiketua nga Enver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si nje agjent me rrezikshmeri te larte dhe nje devijant i asaj qe quhej "vija e Partise".
Goditjen me te madhe ndaj ushtarakeve te larte, Enver Hoxha e filloi ne prag te Kongresit te Pare te PKSH-se. Asokohe dhe me pas, gjate vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkepunetorin e tij me te afert gjeneral-leitenant, Koçi Xoxen.
Me 1949 Shtetet e Bashkuara dhe organizata te zbulimit britanik ishin duke punuar me Mbretin Zog. Ata rekrutuan refugjate shqiptare dhe emigrante nga Egjipti, Italia, dhe Greqia, ata qe ishin trajnuar ne Qipro, Malte dhe Republika Federale e Gjermanise dhe ata te infiltruar ne Shqiperi.
Njesitet guerile hyne ne Shqiperi ne vitin 1950 dhe 1952, por ata u vrane apo u kapen nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishte sovjetik, duke punuar si nje oficer nderlidhes ne mes te sherbimit te zbulimit britanik dhe Shtetet e Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit te infiltrimit ne Moske, si dhe menyren se si Enver Hoxha arriti te mbante pushtetin.
6. Pse i prishi Shqiperia marredheniet me Jugosllavine, Rusine dhe me pas me Kinen, çfare qellimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kerkoi aleate te rinj ne vendet komuniste?
Padyshim qe ne listen e gjate te mistereve te cilat Enver Hoxha i ka marre ne boten e pertejme jane dhe arsyet e prishjes se marredhenieve te Shqiperise me tre vende ish-komuniste siç ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina.
Pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavet, Enver Hoxha, nje dekade e gjysme me vone u prish dhe me ruset, te cilet sipas tij kishin shkelur vijen marksiste-leniniste dhe nuk perfaqesonin me as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi per historiane te ndryshem, pasi eshte e pamundur qe te gjesh nje arsye te vertete perse Hoxha largohet nga aleati i tij me i madh qysh prej ardhjes ne pushtet.
Pas BS, Enver Hoxha afrohet me Kinen, e cila po e ndihmonte mjaftueshem ekonomikisht vendin tone. Mirepo dhe kjo marredhenie do te pesonte krisje ne menyre te pashpjegueshme.
Politika e Shqiperise ishte nje gershetim i maoizmit dhe respektit per Stalinin, busti i te cilit ishte karakteristike ne çdo qender te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise. Por, pavaresisht borxhit ekonomik te Shqiperise ndaj Kines, i cili zinte nje pjese te madhe te mallrave te importuara ne vend, qe nga letrat higjienike, e deri tek traktoret, sloganet qe vleresonin miqesine Shqiperi-Kine, shiheshin shume rralle.
Thuhej se Hoxha nuk ishte i kenaqur me pajtimin e Kines me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne vend gjendeshin shume pak keshilltare kineze. Ata te gjithe mbanin veshje perendimore.
Ne historiografine e Shqiperise, prishja e marredhenieve te Shqiperise me tre aleate te rendesishem te saj, eshte ende e pazbardhur dhe do te duhet ende nje kohe e gjate per ta zbardhur.
7. Si ruhej Enver Hoxha, çfare te vertete ka lidhur me sozite e tij dhe kush ishin ata qe Hoxha i shikonte realisht si armiq te tij?
Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja qe ka munduar prej kohesh shqiptaret, ka marre pergjigje nga me te ndryshmet. Por ne vend qe te sqaronin, ato e kane dendesuar edhe me teper mjegullen rreth temes intriguese.
Vetem tashme, pas 18 vitesh pas vdekjes se njeriut qe udhehoqi me dore te hekurt Shqiperine, nje deshmitar pranon te flase. eshte rrefimi i njerit prej njerezve te sigurimit te afert te jetes se Hoxhes, ai qe duket se ka shkundur pluhurin qe mund te varroste perfundimisht enigmen e madhe. Historia e tij dhe e sozive te Hoxhes, eshte e thjeshte.
Enver Hoxha jo vetem ka patur dytes, por njerezit ne nje rol te tille, mesohet te kene qene plot kater. Per sigurimin e jetes se Enver Hoxhes, ne udhetimet jashte Tiranes, sidomos gjate pushimeve ne malin e "Dajtit", ne vilat e plazhit te Durresit, ne Vlore, Pogradec ose vizita te ndryshme te vendit, mobilizohej Drejtoria e dyte ose drejtoria e "sigurimit te Udheheqjes", Garda dhe grupi i sigurimit te afert.
Byroja Politike kishte hartuar nje rregullore te posaçme, e cila detyronte te gjitha Deget e Puneve te Brendshme ne rrethet ku do te kalonte autokolona, te qendronin ne gatishmeri numer nje, 24 ore perpara dhe per disa ore me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve ne rruge.
Te gjithe shqiptareve, qe kane jetuar ne ate kohe ne qendrat e banimit prane rrugeve nacionale, i ka rene rasti te pakten qe nje here ne jete te jetojne kete skene: "Nje autokolone me 4-5 makina levizte me shpejtesi, por pa zhurme, pa sirena e drita te ndezura.
Ne mes te tyre, zakonisht qendronte nje limuzine e zeze, e ndryshme nga benz-at e zinj te udheheqesve te tjere komuniste. Nje grumbull i tille makinash luksoze ishte nje ngjarje e jashtezakonshme per rruget e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private.
Kjo autokolone, qe ishte me e gjate se e udheheqesve te tjere, ishte shenja me e mire se ne te po udhetonte Enver Hoxha. Ajo qe eshte e vertete ne te gjithe kete histori, eshte fakti se sozite e tij, me se shumti ishin manekine, pra njerez qe mbanin veshur brenda makines gjate udhetimit, vetem rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane "luajtur" kurre Enver Hoxhen jashte hapesires se brendshme te "Mercedezit" te zi.
Megjithese askush nuk e pranon kete fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizem, si nje nga shume enigmat qe kane shoqeruar regjimin komunist ne Shqiperi. Por, per te kuptuar me se miri detyren specifike ekstra te kater sozive te diktatorit, mjafton te permendet nje fakt i panjohur:
Megjithese ata kane siguruar ne 46 vjet pa nderprerje jeten e Hoxhes, ne dhjetera e qindra dalje te tij ne publik, portreti i tyre nuk figuron ne asnje prej mijera fotografive te publikuara te ish kreut te shtetit. Madje as ne njeren nga fotot e albumit te madh e luksoz te botuar me rastin e 80 vjetorit te lindjes se Enverit.
8. Ka pas nje plan te CIA-se per te eliminuar Enver Hoxhen? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikaneve, kur nderkohe ishte krahu i djathte i Hoxhes?
Ai qe hedh drite me shume mbi enigmen e ekzistences se nje komploti ne fund te viteve '40 dhe fillim te viteve '50, kunder qeverise komuniste ne Shqiperi, eshte Nikolas Beathels. I cili, ne librin e tij "Tradhtia e madhe",- bazuar ne te dhenat e dokumenteve autentike arkivore te sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan:
"Qeverite amerikane dhe britanike, kishin miratuar ne parim nje operacion te fshehte me synimin per te shkeputur nje vend te Evropes Lindore nga blloku socialist. Per shume arsye, per realizimin e ketij objektivi, ishte zgjedhur Shqiperia. Ky ishte vendi me i vogel dhe me i dobeti ne radhen e vendeve te tjera socialiste.
Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanise se Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, ne baze te ligjit mbreteror te Luftes se II Boterore, e konsideronte Shqiperine shtet armik dhe i kishte shpallur asaj lufte (nje vendim qe formalisht eshte ende ne fuqi?!).
Ne veri dhe ne Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas eksperteve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante nje qendrim neutral per çfaredolloj ndryshimi qe mund te ndodhte ne Tirane. Ne keto rrethana, Shqiperia dukej e izoluar dhe me mundesi te mira per t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit te Maltes".
Sipas Bethelit, "anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte te vazhdueshme me grupet e emigranteve shqiptare, te gjithe fraksionet e te cileve filluan te bashkonin perpjekjet e tyre per çeshtjen e kunderrevolucionit".
Ne kete kohe, ne Itali ndodheshin 750 emigrante, ndersa ne Greqi, 800 shqiptare te arratisur. "Per te ndihmuar ne riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dergoi ne Rome lordin Xhulian Emer".
Zv/ Ministri i Luftes ne qeverine e Londres, pas eksperiences gjate luftes ne perberje te misioneve angleze ne territorin tone, konsiderohej si njohes i mire i Shqiperise. Britania vuri ne dispozicion te pergatitjes se grupeve desante, ishullin e Maltes, e cila "ishte nje baze e avancuar dhe terren i pershtatshem per imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave permes detit dhe ajrit ne Shqiperi".
Oficeret britanike Maikell Bruke dhe David Smajli, u moren me pergatitjen speciale te trupave desante. Nje grup ne perberjen e te cilit bente pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mesimet e shifrimit te radiokomunikimit.
Ndersa amerikanet, moren persiper pjesen me te madhe te mbeshtetjes financiare dhe logjistike te operacioneve ushtarake. Si baze prapavije dhe depo materialesh, ata vune ne dispozicion aeroportin e Mhelus ne Libi.
Gjate 5 viteve, per pergatitjen dhe realizimin e operacioneve desante per rrezimin e qeverise komuniste te Hoxhes, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vete. Sipas ish-Drejtorit te CIA-s, Eilliam Colby, "operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute".
Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i ambasades shqiptare atje ishte shume aktiv.
Po ashtu edhe ne Athine. Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverise shqiptare ne mergim", Mit'hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesaj vdekje ende te mistershme "ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaçeve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se).
Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mit'hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit "Shqiperia e Lire" ishin atje, mendohet se kishte njoftuar nderkohe agjentet e KGB-se ne New York qe te vepronin mbi Mit'hat Frasherin, ashtu siç kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mit'hat Frasheri u gjend i vdekur siç supozohej nga njee atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne New York me anijen "Coronia".
9. Pse i prishi marredheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun, cilin kerkonte Enveri te linte pasardhes te tij, a ishte Ramiz Alia njeriu qe po projektonte per te drejtuar vendin? Çfare kishte biseduar me Hysni Kapon deri ne vitin 1979?
Jo rastesisht, vetem pak dite pas prishjes se lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skender Shehut, gjerat moren per keq ne familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze te Mehmet Shehut, Byroja Politike gumezhinte me historine roze te djalit te kryeministrit dhe fanatiket e luftes se klasave luftuan me mish dhe me shpirt qe çifti te ndahej.
Por, dilema me e madhe edhe sot e kesaj dite eshte nese historia e Silva Turdiut u perdor si arme ne luften e brendshme te Byrose, apo ajo ishte thjesht nje viktime ne kurthet e Bllokut?
Ne debatet e shumta te eksperteve dhe historianeve, kur flitet per kryeministrin me jetegjate te regjimit komunist, jepen detaje qe tregojne se ne nivelet e larta te Partise Komuniste, Shehu kishte jo pak kundershtare, te cilet luftonin me çdo mjet qe te gjenin prova per ta rrenuar karrieren e tij.
Njera prej armeve qe u perdor ishte vajza me biografi jo te mire qe hyri ne shtepine e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza te tjera, te cilat lidhen me motive te tjera, te cilat e shtyne kryeministrin t’i jepte fund jetes. Gjithsesi, prishja e nje lidhjeje perfundoi me nje fund tragjik edhe per Mehmet Shehun dhe rrenimin e familjes se tij.
Po ashtu, disa kohe me vone Enver Hoxha denoi Ministrine e Brendshme, te ciles i kishte besuar nje pjese te mire te pushtetit. Edhe denimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz.
Ka shume hipoteza lidhur me denimin e tij. Ato qe me shume duket se kane zene vend, jane hipotezat e frikes se Hoxhes per marrjen e pushtetit nga nje njeri i cili dilte nga sfera e influences se tij. Mendohet se Hoxha si pasardhes te tij kishte parashikuar Hysni Kapon.
Por vdekja e tij ne vitin 1979 prish planet dhe ne skene del ideja e Ramiz Alise. Per te trasheguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej te largoheshin njerezit me te forte siç ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.
10.Misteri i fundit eshte padyshim semundja dhe vdekja e Enver Hoxhes. Pse u mbajt semundja dhe vdekja, e fshehte per nje kohe te caktuar?
Enveri ishte nje koleksion semundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, me 1983-in dhe 1984-en, kishte humbur gati krejtesisht syte ne menyre te pakthyeshme, nderkohe qe dy dite para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt.
Tashme eshte shkruar mjaft per faktin se diabeti i rende kishte ndikuar ne kete fund te keq. Humbja progresive e mundesive te tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij te tmerrshem, ate pushtet, qe njerezit e tij te aferm, me nje fshehtesi gjithnje e me te madhe, e ruanin deri ne absurditet, duke shkaktuar situata tragjike.
Momentet e fundit te Hoxhes jane shoqeruar nga hije dyshimi te medha. Dyshimtare te kohes tregojne se vdekja e tij u mbajt e fshehte per dy dite. Me 11 prill te 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur.
Ceremonia e tij u shoqerua me homazhe madheshtore, sa ne psikozen e njerezve u duk se nga ai moment e pas Shqiperia nuk do te kishte me te ardhme. Trupi i tij u vendos ne varrezat e deshmoreve. Shume pikepyetje u ngriten asokohe, nese do te ishte Piramida vendi ku do te vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhes.
Tirana Observer..

Estilen- 713
Enver Hoxha - trashëgimtari i Stalinit
Pse Enver Hoxha eshte trashegimtari i Stalinit
22 dhjetor, viti 1961
Duke akuzuar me zemërim se Shqipëria po mban “me qëllim marrëdhënie të rënduara me Bashkimin Sovjetik," javën e kaluar Rusia urdhëroi ambasadorin e saj në Tiranë që të mbledhë plaçkat dhe të kthehej në shtëpi. Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë ishte urdhëruar më parë nga Moska, ndërkohë që të dy vendet shkëmbyen akuza të ndërsjellta se u janë përgjuar ambasadat. Kjo ishte hera e parë që dy vendet e kuqe ndërprenë marrëdhëniet diplomatike.
Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik
Që nga Kongresi i 22-të i Partisë, kur Hrushovi denoncoi publikisht Shqipërinë për kundërshtimin e saj të anti-linjës së Stalinit, vendi i vogël ka qenë zëvendësues midis Moskës dhe Pekinit të cilët kanë luftuar me njëri-tjetrin. Formalisht duke u prishur me Shqipërinë, Hrushovi është duke përhapur lajmin se ai nuk do të pajtohet me Pekinin. Ndërkohë ai është duke i detyruar kinezët e kuq që ose ti vijnë tek thembra ose të zgjerojnë publikisht ndarjen. Ndërkohë. Shqipëria vazhdon të sfidojë Moskën si enklavë e fundit e stilit komunist stalinist. Gjetkë në Evropën komuniste, bustet e dikurshme familjare dhe imazhet janë zhdukur. Por vizitorët e fundit në Shqipëri, sidomos një grup gazetarësh gjerman, gjetën ende fotografitë e vjetra të Stalinit në një mjedis shkatërrues të Ballkanit. Në kryeqytetin Tirana, sheshi i gjërë Skënderbej krenohet me uniformat e bardha të tre policëve të trafikut rrugor, por për ta nuk ka ndonjë trafik që ta drejtojnë. Shumë policë të armatosur rëndë me mitraloz dhe ushtarë bëjnë roje para ministrive dhe ambasadave, në cepat e rrugës, në parqe, para dhe prapa hoteleve. Roje të tjera, të armatosura me mitralozë, ruajnë rezidencat e zyrtarëve të lartë të Kuq për ti mbrojtur ato nga "admiruesit shumë entuziastë”.
Sigurimi i Shtetit
Përveç njerëzve me uniformë, Tirana është e mbushur edhe me njerëzit e veshur me rroba civile të Sigurimit, policia sekrete e Shqipërisë, e cila është e njohur për “metodat e marrjes në pyetje" të cilat variojnë nga përdorimi i gjarpërinjve helmues në një kafaz tek goditja elektrike kur i burgosuri përpiqet të drejtohej apo të ulej. Sipas një studimi të Kombeve të Bashkuara, 80.000 prej 1.700.000 qytetarëve të Shqipërisë u hodhën në kampet e përqendrimit në mes të viteve 1945 dhe 1956, dhe 16.000 prej tyre vdiqën atje. Pranverën e kaluar, një duzinë e ushtrisë shqiptare dhe oficerë të marinës, u procesuan në një sallë gjyqi të improvizuar në kinemanë “Partizani” të Tiranës, si pro komplotistë sovjetik. Ata u shpallën fajtor dhe u pushkatuan nga një skuadër pushkatimi. Për turistët e rastit, Sigurimi dukej më shumë komik se vdekjeprurës. Toga të tëra të njerëzve të Sigurimit gjurmonin dy e nga dy secilin nga vizitorët e huaj. Çdo përpjekje për të biseduar me një shqiptar rezultonte që ai të përfshihej në rrezen e dëgjimit të një agjenti të sigurimit. Një turist në plazhin e Durrësit arriti të shmangte edhe hijen e tij duke notuar përtej linjave të lejuara për të ndaluar një vajzë shqiptare me bikini. Vajza, duke shkelur ujin tha: "Unë do të doja të kisha një bisedë të gjatë me ju, por ju duhet ta dini se në këtë vend kjo është e pamundur."
Diktatura e Enver Hoxhës
Vizitorët rrallëherë kanë zbuluar tendencën e ndonjë shqiptari për të kritikuar qeverinë, apo prapambetjen vendit dhe Sigurimi nuk është arsyeja e vetme. Tradicionalisht krenarë, të dyshimtë ndaj të huajve, të mbushur me një besnikëri klanore, shqiptarët i përgjigjen ankesave në lidhje me vendin e tyre me zemërim të madh. "Kjo është rruga," do të belbëzonte një shqiptar i mesëm. "Ju duhet vetëm të na kuptoni ne." Kjo lloj sedre e njëjtë kombëtare shfaqet vazhdimisht nga bosi i kuq Enver Hoxha, dhe përfaqëson pjesën më të madhe të forcës së tij. Shqiptarët kanë një prirje mesdhetare për fjalime ekstravagante dhe akuzuese, dhe Hoxha është i njohur edhe nga armiqtë e tij si një mjeshtër i kësaj mënyre oratorie. I gjatë dhe i pashëm, me flokë të trasha, Hoxha tërheq duartrokitje të stuhishme për fyerjet e tij ndaj Hrushovit. Fotoja e Hoxhës është suvatuar mbi çdo mur në vend.
Profili i tij dominon njësitë monetare të Shqipërisë, leku, dhe në mbledhjet e Komitetit Qendror komunist (shumica e të cilëve janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe bosin e kuq nëpërmjet lidhjeve të gjakut ose martesave) Hoxha flet nga një podium i zbukuruar, me një bust të vetvetes nga prapa. Ashtu si vendi i tij, Hoxha është plot me surpriza. Në vend që të jetë një injorant, një udhëheqës i ashpër malsor, ai është një ish-mësues dhe ishte bir i përkëdhelur i një tregtari të mirë mysliman. Megjithëse ai ka mentalitetin e një banditi, sjellje e tij është ajo e një borgjezi të kulturuar dhe reflekton arsimimin e tij në universitetet e Francës dhe Belgjikës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hoxha mori udhëheqjen e një grupi gueril komunist dhe jo vetëm që pastroi Shqipërinë nga pushtuesit italian, por eliminoi edhe guerriljen rivale. Nga 14 anëtarët e Komitetit të parë Qendror, Hoxha është i vetmi që ka mbijetuar.
Prapambetja e Shqipërisë
Regjimi i tij stalinist ka bërë pak për ekonominë e prapambetur të Shqipërisë. Pak rrugë të shtruara dhe disa ndërtesa të mëdha janë relike të pushtimit italian. Nuk ka makina private ose autobuzë; shqiptarët udhëtojnë nga njëri fshati në tjetrin me gomar ose në kamionë të hapur. Hekurudha është vetëm është 70 km e gjatë, dhe porti kryesor në Durrës mund të shkarkojë vetëm një anije. Kontrasti më evident është midis varfërisë së masave dhe luksit grotesk të elitës komuniste. Nuk ka asnjë rrugë të mesme midis karrocës me gomar të fshatarit dhe Mercedesit me shofer. Toka bujqësore është pothuajse plotësisht e kolektivizuar, dhe shumica e fshatarëve paguhen praktikisht me një lek dhe një premtim. Tirana ka një transmetues televiziv që transmeton në një total prej 200 filmash e vendosur nga ana e zyrtarëve të partisë. Punëtorët shqiptarë kanë vrima në pantallonat e tyre me pjesë gome të vullkanizuar, por në “klasën e re” burrat veshin kostume të tipit italian, dhe vajzat kanë fustane koktejlesh.
Lidhjet me Kinën
Teknikët satelitor sovjetik janë zëvendësuar nga ekspertët e kuq kinez që prej prishjes së marrëdhënieve me Moskën. Kinezët merrnin të njëjtat pagat të ulëta si bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë dhe me zell kalonin kohën e tyre të lirë duke studiuar gjuhën e vështirë amtare, por shumica e shqiptarëve ksenofobë i konsiderojnë si diçka e dalë nga një kopësht zoologjik. Filma kinez shfaqen në kinematë e shumta të hapura (një vizitor komentoi se Shqipëria ka "filma për këmbësorët"), dhe në errësirë studentët shpesh fishkëllejnë me bilbil propagandën e rëndë. Shqipëria ka sfiduar më shumë se njëherë fqinjët gjigant nga Roma, Perandoria Bizantine e deri tek pushtuesit turq. Edhe nën komunizëm duket se nuk ka humbur asgjë nga talenti i saj i vjetër. Por, nëse Enver Hoxha do t’ia hedhë apo ajo, kjo nuk varet prej atij, por mbi vendimet që merren në Kinën e Kuqe të largët. Pra çështja nuk është nënshtrimi i Shqipërisë tek Hrushovi, por tek Pekini. Për momentin, Hoxha vazhdon të denoncojë Hrushovin si një tradhtar të marksizmit, ndërsa Pekini i Kuq shpalli se: "Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë si një gjigante në pararojën e kampit socialist të Evropës Jugperëndimore."
Detaje
Sipas një studimi të Kombeve të Bashkuara, 80.000 prej 1.700.000 qytetarëve të Shqipërisë u hodhën në kampet e përqëndrimit në mes të viteve 1945 dhe 1956, dhe 16.000 prej tyre vdiqën atje. Pranverën e kaluar, një duzinë e ushtrisë shqiptare dhe oficerë të marinës, u procesuan në një sallë gjyqi të improvizuar në kinemanë Partizani të Tiranës, si pro komplotistë sovjetik.Por vizitorët e fundit në Shqipëri, sidomos një grup gazetarësh gjerman, gjetën ende fotografitë e vjetra të Stalinit në një mjedis shkatërrues të Ballkanit. Në kryeqytetin Tirana, sheshi i gjerë Skënderbej krenohet me uniformat e bardha të tre policëve të trafikut rrugor, por për ta nuk ka ndonjë trafik që ta drejtojnë.

Kinich-Ahau- 29
Enver Hoxha
Shteti i Diktaturës se proletariatit
Sunduesit e rinj të Shqipërise trashëguan një vend jashtëzakonisht të varfër, të persekutuar nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmëria e sëmundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e të drejtave më themelore civile dhe qytetare. Për eliminimin e tyre komunistët ndërmorën një program radikal modernizimi që synonte pavarësinë sociale dhe ekonomike të Shqipërisë, si një suplementim të reformave të filluara qysh nga Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 1912.
Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i'u dhanë atyre fshatarëve që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si sejmenë dhe bujkrobër. Kjo masë theu gjithashtu dhe bazën fuqimore të klasës së bejlerëve. Për më tepër, qeveria shtetëzoi industrinë, bankat dhe gjithë kapitalin tregtar dhe të huaj në vend. Pak kohë mbas reformës agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si rezultat, fshatarësia humbi tokën që i'u dha në fund të Luftës së Dytë Botërore. Socializmi nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përhap në zonat e thella malore dhe për pasojë shkaterroi institucionin e vjetër tradicional të kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën patriarkale të familjes.
Për sigurimin e mjeteve financiare dhe teknologjike, si dhe për financime ushtarake dhe politike, Shqipëria aderoi në kampin komunist me Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinën (1961-78). Ekonomikisht, Shqipëria përfitoi së tepërmi nga këto aleanca. Qindra milionë dollarë u investuan në industrinë e rendë dhe mekanizmin e mjeteve të prodhimit. Me mijëra këshilltare dhe specialistë erdhën në Shqipëri për të mbikqyrur zhvillimin e ekonomisë. Për pasojë, popullsia shqiptare doli nga errësira shumëshekullore dhe për disa kohë mundi të gëzonte një standard relativisht të lartë jetese. Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatët e tij komunistë dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar për tradhti ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe paqësim me Perëndimin kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së bashku, Shqipëria adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit "me forcat e veta" duke u pozicionuar si vendi i vetëm stalinist në gjithë bllokun komunist.
Programi Enverist për modernizmin dhe transformimin e Shqipërisë nga një vend i prapambetur në një shoqëri industriale të përparuar ishte në një farë mënyre një sukses i jashtëzakonshëm dhe me të vërtete brenda katër dekadash Shqipëria përparoi shumë në zhvillimin e bujqësisë, industrisë, arsimit, arteve dhe kulturës. Një arritje e veçantë ishte tharja e zonave moçalore bregdetare dhe kthimi i tyre nga zona malarike në toka bujqësore dhe industriale. Gjithashtu simbolik ishte edhe zyrtarizimi i dialektit toskë të shqipes dhe më pas Kongresi i Drejtshkrimit.
Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare. Në kundërshtim me nenet e Kushtetutës qeverisja e Hoxhës u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh (por jo përheëe) përsekutimin e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin. Udhëtimi jashtë shtetit ishte i ndaluar për të gjithë përveç atyreve që shkonin me punë ose sponsorizim shtetëror. Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe në shume raste ose u shkatërruan ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore. Shpëtuan vetëm ato që përbënin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut në qëndër të Tiranës. "Nëse ka ndonjë të mirë që u ka ardhur shqipëtarëve nga komunizmi kjo është "liria (çlirimi)" ndaj feve.
kenga e Enver Hoxhes
"Enver Hoxha e mprehi shpatën, edhe nji herë për situatën
Kjo është shpata që u rrin te koka, gjithë armiqve që ka bota
Enver Hoxha t'u ngjate jeta, sa keto male sa keto shkrepa
zanin shqipes lart ia ngrite, ti kete popull ne drite e qite...."
Ushtria e Enver Hoxhes
vdekja e Enverit

Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 17.01.12 14:04, edituar 4 herë gjithsej
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Enver Hoxha
Enver Hoxha ishte nje njeri i mire dhe jo i keq sic mendone ekstremistet e djathte (nazistet,fashiztet,ballistet,zogistet). ai nuk ka bere ndonje krim kunder njerezve te pafajshem ,e kam fjalen personalisht . ai vepronte sic ja servirnin gjerat dhe informatoret e tij . njerezit me t eligj ishin spiunat qe sot jane kthyer ne krahun tjeter dhe qe quhen 69 -ca . ata spiunonin kusherinjte ,shoket e tyre dhe me servilizmin e tyre perpiqeshin te benin nje jete me te mire . duke futur ne burg edhe njerez te pafajshem ne syte e udheheqesve deshironin te dukeshin si heronj . kta pseudo heronj jane ata njerez qe duhet te urrejne ekstremistat e djathte . spiuna ka edhe sot plot po sot meren me llafe ndersa ne ate kohe punonin per shtetin .saliu eshte njeriu me servil me hipokrit ,me negativ qe ka patur historia e shqiperise . deri dje hante buke ne shtepine e Enver hoxhes dhe sot e pershtyn nje te vdekur .Enver Hoxha prehet ne paqe dhe ai vdiq me nderin me te madh ku zbesoj se ndonje udheheqes tjeter duke perfshire edhe njerezit me te medhenj te hisorise te kete patur nderimi kaq te medha sa qanin trecereku i shqiptareve .
maqomaqo3- 96
Re: Enver Hoxha
"Xhaxhi" Enver ishte diktator i rreptë, nacjonalist, i zgjuar, ndëshkues mizor për ata që ishin kundër ideve të tij dhe për ata që donin ti zinin vendin, apo që donin ta hiqnin qafe! Bëri shumë të mira për vendin, gjithashtu bëri edhe gjëra të këqia dhe mori vendime të gabuara. Po, u dënuan dhe vuajtën kot shumë njerëz të pafajshëm, por mua më bën përshtypje sot, kur ja hedhin të gjith fajin Enverit dhe antarve të tjerë të byrosë politike të atëhershme. Kjo ësht qesharake! Nuk ka mundësi që 500 apo 5000 njerëz të nënshtrojnë një popull të tërë.
Niko_- 57
Re: Enver Hoxha
ka mundesi edhe shum biles i nderuar, nuk eshte nje praktike e njohur vetem ne shqiperi, ti thuaj si ka mundesi qe nje person i vetem te mbante nen vete nje Rusi apo nje Kine me miliona e miliarda banor ? E vetmja arsye eshte frika ! Po lexoja nje postim per Azem Galicen, qe ishte bere nje mit, dhe me emrin e tij qe ngjallte frike, edhe te tjeret perfitonin per te fituar betejat, edhe pse ishin ne minorance, ate benin edhe komunistat, ne emer te partise dhe liderit te saj paranojak ngjallnin frike tek shqiptaret. Kush ka jetuar dhe ka moshe ta dije ate periudhe, 1 ne 5 shqiptare ishte spiun, dhe asnjeri nuk e dinte nje gje te tille, jo rradhe vellai spiunonte vellane e vet, per nje Kg mish apo per 2 shishe qumesht me teper, sepse njerezit po vdisnin nga uria dhe nuk e ngopnin barkun me buk, nga natyra e njeriut secili ndiqte ligjin e mbijeteses, ishte ajo periudha ku shqiptaret mesuan korrupsionin dhe hajdutllekun, ku ai qe jetonte me mire pas byrose ishte shitesi i bulmetores apo ushqimores, pasi vidhte ne peshe dhe tepricen e kembente me shitesin e metrazheve apo ia jepte pergjegjesit te lagjes per ta lejuar qe te degjonte stacione te huaja ne radio. Duhet ti jetosh ato kohe per te folur, nqs e ke bere duhet ta dish kete, por me duket se e ke kaluar femiren tende vitet e para te demokracise, pa fyerje kjo e fundit sepse edhe un do kisha deshire ta kisha bere nje gje te tilleNiko_ shkruajti: "Xhaxhi" Enver ishte diktator i rreptë, nacjonalist, i zgjuar, ndëshkues mizor për ata që ishin kundër ideve të tij dhe për ata që donin ti zinin vendin, apo që donin ta hiqnin qafe! Bëri shumë të mira për vendin, gjithashtu bëri edhe gjëra të këqia dhe mori vendime të gabuara. Po, u dënuan dhe vuajtën kot shumë njerëz të pafajshëm, por mua më bën përshtypje sot, kur ja hedhin të gjith fajin Enverit dhe antarve të tjerë të byrosë politike të atëhershme. Kjo ësht qesharake! Nuk ka mundësi që 500 apo 5000 njerëz të nënshtrojnë një popull të tërë.
dante- 36
Re: Enver Hoxha
Një grup qytetarësh nga Ferizaj, të tubuar rreth “Frontit për mbrojtjen dhe kultivimin e rrugës revolucionare të shokut Enver Hoxha”, kanë organizuar marshin përkujtimor me rastin e 25 vjetorit të ndarjes nga jeta te ish-liderit komunist shqiptar.
Kryesuesi i këtij fronti, profesori i sociologjisë Remzi Hasani, ka thënë se Enver Hoxha ishte ai që urdhëroi zhdukjen dhe çrrënjosjen e analfabetizmit, që mobilizoi tërë një popull për ndërtimin e jetës së re, duke ngritur fabrika, uzina, plantacione e deri te ndërtimi i gjiganteve të fuqishme elektrike dhe sistemit të modernizuar të mbrojtjes së atdheut.
Duke i bërë një rekapitullim të së tashmes, Hasani nuk ka lënë pa përmendur edhe zhvillimet nëpër të cilat po kalon kombi. “Sot, fatkeqësisht, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët, të huajt sillen si zot shtëpie, kurse vendorët si ardhacak. Kjo ndodh pasi që në vitet e 90-ta filloi epoka e errët e përmbytjes shqiptare, e shkatërrimit të të gjithë asaj që populli e kishte ndërtuar për 40 vjet së bashku me komandantin legjendar Enver Hoxha”, tha Hasani.
Në Ferizaj prej pas luftës janë mbajtur shumë takime përkujtimore kushtuar Enver Hoxhës, ndërsa edhe një shesh në qytet nga përfaqësuesit e këtij fronti është i pagëzuar me emrin e ish-liderit komunist.
Organizatori, akuza Berishes dhe Kadarese Degraduan figuren e Enver Hoxhes
Ka vite qe datevdekjet apo ditelindjet e Enver Hoxhes shenohen ne menyre te vecante ne Ferizaj. Ne fillim keto shenime mbaheshin larg syve te opinionit, por ne vitet e fundit ato mbahen me manifestime publike.
25 vjetori i vdekjes se diktatorit komunist, qe udhehoqi per kater dekada Shqiperine socialiste, u shenua ne Ferizaj te shtunen nepermjet nje marshi perkujtimor i organizuar ne hotelin Bolero.
Derisa vite te meparshme keto lloj organizimesh i benin qarqe te lidhura me LPK-ne, por organizimin e se shtunes e kishte bere Fronti per mbrojtje dhe kultivimin e rruges revolucionare te shokut Enver Hoxha.
Ne sallen e dekoruar me foto te Hoxhes (qe te pranishmit e quajne Xhaxhi Legjendar) binte ne sy flamuri kombetar dhe rreshtimi i disa djemve te rinj te veshur me fanela me portretin e Hoxhes ne gjoks.
Te tubuarit degjuan me vemendje fjalen e Remzi Hasanit, i cili si zakonisht foli per meritat historike te liderit Hoxha. Ne fjalen e tij te stermbushur me epitete per figuren e Hoxhes, Hasani kishte potencuar se sa me shume qe largohemi nga epoka e Enverit, ajo aq me madheshtore behet.
U permend edhe kontributi i Hoxhes per ceshtjen e Kosoves. Ne vitin 1980 me urdherin e Enverit u be stervitja ushtarake Shibeniku -80, ku moren pjese 560 mije trupa me qellim te verifikohej gatishmeria e forcave ushtarake shqiptare per zbatimin e planit teper sekret ushtarak Shperthimi qe kishte per synim ti niste 220 mije trupa me mision- clirimin e Kosoves, pjeses perendimore te Maqedonise dhe hapesirat shqiptare ne Mal te Zi, - theksoi Hasani.
Fjalimi u permbyll me akuza ndaj kryeministrit aktual shqiptar Berisha si dhe ndaj shkrimtarit shqiptar Kadare, te portretizuar qe te dy, sipas folesit, si fajtoret kryesor per degradimin e figures se Hoxhes.
Sot, fatkeqesisht, si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove dhe gjithandej ku jetojne shqiptaret, te huajt sillen si zot shtepie, kurse vendoret si ardhacak. Kjo ndodh pasi qe ne vitet e nentedhjeta filloi epoka e erret e permbytjes shqiptare, e shkaterrimit te te gjithe asaj qe populli e kishte ndertuar per 40 vjet se bashku me komandantin legjendar Enver Hoxha, tha Hasani,
Nga ky grup i njejte vite me pare ishte nisur edhe nisma qe nje sheshi te Ferizajt ti vihej emri i Enver Hoxhes, por kjo gje u kundershtua nga Kuvendi komunal i Ferizajt.

Fyhet Nënë Tereza, nënçmohet Skënderbeu, madhërohet Enver Hoxha.
SHKRUAN: EXPRESS
Në kuadër të marshit përkujtues organizuar në shenjë nderimi të 21-vjetorit të vdekjes së Enver Hoxhës, liderit komunist të Shqipërisë, enveristët ferizajas emëruan me emrin e tij sheshin e vogël në qendër të qytetit.
"Kërkesën tonë me mbi 800 nënshkrime të qytetarëve, zyrtarët komunalë e hodhën me motivacion se ajo kishte arritur me vonesë. Ne sot kemi 1280 nënshkrime, ndaj nga ky manifestim shkojmë drejt në sheshin para pllakateve të kinemasë dhe duke ia uruar njëri-tjetrit emër-timin, e legjitimojmë kërkesën tonë", u tha të pranishmëve në sallën e hotelin “Libeten" ideatori i kësaj iniciative, profesori i sociologjisë Remzi Hasani, i cili njëherazi është edhe kryetar i rrethit të Lëvizjes për Kosovën, parti kjo e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me deputetin nga kjo anë Emrush Xhemajlin.
Kështu edhe ndodhi. Mbi 200 enveristë të ardhur edhe nga anë tjera të Kosovës, nga hoteli marshuan qetë deri tek sheshi i vogël dhe me shtrëngim duarsh i uruan njëri-tjetrit pagëzimin e sheshit me emrin e prijësit të tyre ideor dhe shpirtëror.
Dëshmitarë të kësaj ceremonie ishin vetëm dilerët, të cilët edhe para lufte e kanë shfrytëzuar këtë hapësirë për të kryer transaksionet e tyre me marka, dollarë e franga zvicerane. Si zakonisht, kësaj ceremonie i parapriu manifestimi i zakonshëm dhe tash-më tradicional i dy lindjeve të Enver Hoxhës.
"Shqipëria e Enver Hoxhës ishte shteti më i fuqishëm i planetit. Gjenerali Veli Lika tashmë ka bërë publike dëshminë se Enver Hoxha qe i gatshëm që me 150 mijë forca ushtarake të nisë çlirimin e Kosovës që në vitin 1980. Tash as në Shqipëri, as në Kosovë nuk mund të prodhohet as edhe një gjilpërë. Tash na mungojnë njerëzit, por nuk na mungojnë idetë për ta shpjerë Shqipërinë përpara. Dhimbjen do ta kthejmë në forcë, lotët në qëndresë", tha ndër të tjera në fjalën hyrëse ideatori ikësaj iniciative Remzi Hasani.
Profesori i gjuhës shqipe dhe njëherazi kryetar i sindikatave të arsimit të Komunës së Ferizajt, Rexhep Sadiku, tha se "nuk jemi nostalgjikë, siç na cilëson propaganda antikombëtare. Ne jemi ndërgjegjja e kombit. Nuk presim gjë nga ata që për këshilltar marrin Azem Vllasin. Ne do t'i mbajmë duart larg nga vllasët. Sheshi që do ta emërtojmë me emrin e shokut Enver, do të jetë shekulli i ëndrrave tona. I kemi mbushur sheshet e qyteteve tona me emrin e Nënë Terezës, ndërsa ajo më së paku mund të jetë nëna jonë. Ajo ka mundur të jetë fetare e mirë, por jo edhe kombëtare e mirë".
Gani Neziri, anëtar i kryesisë së PDK-së në Gjilan, pasi lexoi një vjershë kushtuar prijësit shpirtëror të tij, ndër të tjera tha se "Skënderbeu arriti vetëm 25 vjet ta mbajë Shqipërinë të pavarur, ndërsa shoku Enver Hoxha e mbajti dyfish më shumë. E mbajti Shqipërinë të pavarur për 50 vjet". Në këtë tubim foli edhe kryetari i veteranëve të UÇK-së, Sherif Krasniqi, i cili tha se edhe komandanti i UÇK-së Adem Jashari ishte i frymëzuar nga vepra e Enver Hoxhës. Enveristët e Ferizajt si zakonisht pasi nga monitori përcollën fjalimin e Enver Hoxhës nga Kongresi VIII, ku prijësi i tyre sulmon jugosllavët, manifestimin e mbyllën me një këngë për të.
Të mos harroj të përmendi një gjë që ta mësojnë Enveristët Kosovarë; Në vitin 1946 në Vlorë kishin dalur shumë parulla që shkruanin "kush zë në gojë çështjen e Kosovës, bën punën e armikut" dhe ata që bënin "punën e armikut" dënoheshin rëndë në atë kohë. Edhe atë jo vetëm në Vlorë, por kudo në Shqipëri ka qenë e ndaluar të flisje për Kosovën dhe po të ishe me origjinë nga Kosova denoheshe dhe përndjekëshe pa asnjë faj të vetëm! Futeshe në burg vetëm nëse përmendje Kosovën. Ky pra është ai "Xhaxhi Enver" që e deshi Kosovën shumë.

Gon!- 294
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Enver Hoxha
ta djegim saliun te gjalle se ka vrare mijerea shqiptare te pafajshem ne 97 edhe me tej . sali ... seshte gje tjeter vecse nje i semure psiqik qe mafja shqiptare e genjen me 2 kocka dhe ha si qeni (San Bernard) bashke me familjen e tij djersen dhe buken e ketij populli . ky eshte diktatori i shek . 21 qe zdo popullin e tij. saliu e ka pronotuar nje bilete per ne ferr ,atje e pret Hitleri ,Sadami,Bin Laden ,Milloshevic edhe shume te tjere . atje saliu me lul bashen do rine 500 vjet ne nje qeli qe do i torturoje satanai me gjemba .nuk e ka te gjate saliu se miljonat qe ka me njane ne 21.12.2012 nuk do vlejne me shume se nje karoce me jonxhe
maqomaqo3- 96
Re: Enver Hoxha
Në këtë botë ç'nuk po na zenë veshët, tashi na doli se edhe Enver Hoxha, paska qenë agjent i Zogut, po mirë more vëllezër edhe në pastë qenë, unë personalisht nuk shoh këtu ndonjë të keqe, pasi ai ka qenë (ndoshta) agjent i një shqiptari e jo si këta derdimenët e sotëm që janë agjentë greko-sllavë..Të gjithë kemi dëgjuar, apo jo ??
Alien & Ufo- 13
kenge kosovare per Enverin
Kosovaret i kushtojne kenge Enverit:
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
enveri
eshte i vetmi njeri ce i shpalli lufte rusise askush nuk guxonte te kruhej me rusine ndersa xhaxhi enveri nuk e kishte problem shum
Ushtari i krishtit- 152
Re: Enver Hoxha
Feja, Enver Hoxha dhe një histori familjare
Ende s’i kisha mbushur nëntë vjet, kur regjimi i kohës, i quajturi pushtet i popullit, e shpalli zyrtarisht Shqipërinë vend ateist dhe ndaloi me ligj çdo formë të ushtrimit të fesë. Besimi në Zot u përcaktua si “opium për popullin” dhe u shpall armik kombëtar. Kishat dhe xhamitë u rrafshuan, librat fetarë u dogjën, klerikët, ata që shpëtuan nga burgu, u veshën me kominoshe e me çizme dhe u dërguan të punonin në ferma e në uzina, të fitonin bukën e gojës. Në kodin penal u shtuan nenet, me dënime deri në dhjetë vjet burg për këdo, që bënte kryq apo të binte në gjunjë për t’u falur qoftë edhe brenda shtëpisë së tij.
Më kujtohet heshtja që sundonte në shtëpinë tonë në Tropojë tek sa gjyshi dëgjonte në radio lajmet. Gjithë populli, sipas radios, rinia sidomos, por edhe gratë, burrat, pleqtë ishin ngritur në këmbë me pishtarë në dorë të digjnin errësirën robëruese, me të cilën feja e kishte mbushur trurin e njerëzve të paditur për shekuj e shekuj me radhë. Kjo shënonte fundin e pakthyeshëm të së kaluarës. Unë ndërkohë isha i mbushur plot me një ndjesi të përzier turpi dhe sikleti, por që nuk guxoja ta shprehja në sy të gjyshërve dhe të nënës. Të nesërmen, në shkollë, mësuesja do i pyeste një nga një fëmijët nëse ishin bashkuar me prindërit gjatë shembjes së xhamisë, gjatë djegies së rasos së priftit apo gjatë rrafshimit të varrezave të qytetit, ku deri dje, të gjallët e pagdhendur u kishin vënë te koka të vdekurve kryqe apo gjysmëhëna të gdhendura në gur apo të derdhura në allçi.
Mua më vinte, qysh një ditë para, turp kur të nesërmen do të isha i detyruar të pohoja faqe gjithë klasës se gjyshi, gjyshja ashtu si edhe nëna ime nuk ishin bashkangjitur me gjithë popullin për të çuar në vend fjalën ndriçuese të Partisë. Për babain nuk kisha ç’thoja. Ai dilte si zakonisht nga shtëpia ndaj të gdhirë për të shkuar në punë e kthehej në mbrëmje vonë, pasi mua më kishte zënë gjumi. Unë e dija se ç’po ndodhte gjithandej tashmë, ani pse nëna, me t’u kthyer nga shkolla, nuk më lejonte më të vija këmbën jashtë pragut të oborrit. E dija nga radio dhe kaq do të më kishte mjaftuar për ta treguar gjerë e gjatë euforinë e përditshme të asaj përmbysjeje të pashembullt në historinë e Shqipërisë. Por do të vinte çasti kur mësuesja do të më pyeste konkretisht se në cilën ngjarje kishin marrë pjesë të djeshmen vetë prindërit e mi. Cilit hoxhë ja kishin rruar mjekrën në mes të lagjes, nën yshtjet gazmore të turmës revolucionare? Aty do të skuqesha e do të më mbulonin djersët e turpit. Isha i sigurtë se gjyshi, gjyshja dhe nëna ime kishin qëndruar mbyllur në shtëpi, a thua se i fshiheshin një murtaje. Dhe jo vetëm kishin qëndruar mbyllur në shtëpi, por edhe njëri me tjetrin ishin marrë vesh më shumë me shenja se me fjalë, gjë që nuk më kishte ndihmuar mua as të kuptoja disi se çfarë mendonin ata. Shpresa e vetme për të më nxjerrë nga sikleti mbetej babai, për ditën e të cilit nuk dija asgjë. Ai vazhdonte zakonin e vet të daljes në agim e të kthimit afër mesnatës. Por, edhe kur qëllonte, në të rrallë, të kthehej pak më herët, dhe bëhej kështu pjesë e darkës familjare, ai nuk çelte kurrë biseda rreth ditës së tij të punës. Por as gjyshërit, ashtu si nëna ime, të paktën faqe ne, fëmijëve nuk e pyesnin. Ky ishte një rregull që zbatohej me rreptësi të plotë. Në një nga këto mbrëmje, unë nuk e përmbajta dot ankthin dhe, i mbushur me një guxim të papritur, e pyeta se ku po e zhvillonte ai betejën e vet. Babai, i vetmi i shkolluar në familjen tonë, madje i shkolluar në Tiranë, do të duhej ta mirëkuptonte hallin tim. Ende pa e mbaruar pyetjen, babai më përfshiu me një vështrim të çoroditur.
- Cilën betejë?- Kishte sakaq një zë të acaruar, por që unë nuk desha ta vija re. Duhej t’i tregoja se dija edhe unë të isha i vendosur.
- Betejën kundër fesë, siç po bën mbarë populli ynë përparimtar.
- Nuk janë punë për ty këto,- ma preu shkurt. – Ti je ende i vogël. Dëgjove? Nuk janë punë për ty këto. – Unë mbeta pa gojë. Babai nuk ishte treguar kurrë kaq i paduruar me mua. Edhe kur nuk i pëlqenin ndërhyrjet e mia, ai prapë e gjente fjalën e duhur për të më sqaruar dhe nuk e humbiste butësinë. Kësaj here ai u bë krejt tjetër.
Si nuk ishin punë për mua këto? Përndryshe pse mësuesja na pyeste me aq hollësi? Këto dhe shumë pyetje të tjera të ngjashme më vërshuan mizëri në kokë, por që nuk bëhej më fjalë t’i shtroja. Babai jo vetëm më kishte hequr guximin me ashpërsinë e vet të panjohur, por edhe më kishte tronditur shumë. Ai kishte një autoritet të tillë mbi mua, sa edhe duke më folur me butësinë e zakonshme, unë do të ndjehesha thellë-thellë i detyruar të besoja se ajo që po ndodhte nuk ishte vërtet punë për mua e se mësuesja gabonte që na përziente ne, fëmijëve, në këtë histori të ngatërruar. Ky babai tjetër, që po zbuloja, vërtet ma mbylli gojën me ashpërsinë e vet të huaj, por edhe më zgjoi një inat të fuqishëm kundër atyre që më kishin bërë kokën, inat që unë, sigurisht, do të duhej ta mbaja përbrenda si një zjarr të pashuar. U ndjeva i dobët, i braktisur. Nuk kisha më kujt t’i kërkoja ndihmë. Ku do i fshihja të nesërmen djersët e ftohta, kur të pohoja para gjithë klasës se prindërit e mi i kishin bërë bisht detyrës historike?
Edhe ashtu, duke zier nga inati, e dija megjithatë që nuk do të më bënte zemra të shisja prindërit e mi para të tjerëve dhe vetëm do të heshtja me sytë ulur, duke e ndjerë fund e krye fytyrën të më digjte nga turpi. Por mësuesja nuk do të ndjente pikë mëshire për mua. Edhe pa pohimin tim ajo do e merrte me mend ç’po ndodhte dhe do të më drejtohej, duke më tundur gishtin, që ta shihnin të gjithë shokët, se prindërit e mi ishin dezertorë ndaj detyrës së madhe të revolucionit. Kjo është shumë e rëndë, do e ngrinte ajo zërin edhe më shumë. E kupton ti sa e rëndë është kjo? Domethënë se më takonte mua në vazhdim të bëja detyrën time, që do të thoshte se duhej të shpjegoja përse ata i kishin bërë bisht detyrës revolucionare. Kjo ishte më e tmerrshmja: Nuk pranohej të ishe i sinqertë. Unë mund ta kisha kapërcyer pyetjen e saj me një mbledhje të supeve. Mund edhe të bëlbëzoja nëpër dhëmbë duke u betuar se nuk e dija ç’i mbante prindërit e mi larg asaj stuhie. Por jo, mësuesja doemos që nuk do të kënaqej me përgjigjen time. Ajo do të më urdhëronte kërcënueshëm të tregohesha i sinqertë. Bijtë e Partisë, do të më skërmitej mësuesja, e hapin zemrën para shokëve.Apojo? Do të kërkonte ajo mbështetjen e klasës. Unë do të dëgjoja një “po” bubullimë, që do bënte edhe muret e shkollës të dridheshin.
Sinqeriteti që më kërkohej në shpjegimin e sjelljes së prindërve të mi, sipas mësueses time, do të thoshte që unë të shpalosja para fëmijëve të tjerë gjithë përçmim se prindërit e mi ishin besimtarë të verbuar dhe nuk u bënte zemra të bashkoheshin me fjalën e Partisë. Me fjalë të tjera, e kishin trurin të mpirë nga opiumi fetar. Unë nuk isha në gjendje të pohoja me zemër në dorë se prindërit e mi ishin njëmend besimtarë të devotshëm. E dija se në shtëpinë tonë kremtoheshin të gjitha festat fetare, ca nga të cilat, siç kam mësuar më vonë, nuk kishin lidhje me islamin si, bie fjala, Shën Gjergji, Shën Kolli e ndonjë tjetër. Në betimet e pathyeshme të gjyshërve dhe të nënës time hynte edhe “Për emër të Zotit”. Nuk gatuhej kurrë mishi i derrit. Por kaq nuk i mjaftonte mendjes time prej fëmije të shprehej me siguri se prindërit e mi ishin besimtarë të verbër. Në të vërtetë kisha edhe një pengesë e pakapërcyeshme për ta pranuar një cilësim të tillë. Sipas “fjalës së Partisë”, besimtarët e verbër ishin njerëz injorantë. Ndërkohë që babai im ishte ndër burrat më të shkolluar të krahinës tonë. Për gjyshin nuk e dija sa shkollë kishte kryer, por e shihja me sytë e mi se ai pjesën më të madhe të ditës e kalonte duke lexuar. Gjyshja dhe nëna ishin më larg botës së dijes, por as ato nuk më dukeshin aspak injorante. Isha i vendosur të mos e poshtëroja familjen time sikur edhe në zjarr të ma fusnin kokën.
Mbetej vetëm një mundësi e dytë: të pranoja se të mëdhenjtë e familjes time ishin të lidhur me armikun e jashtëm. Na ishte thënë e përsëritur se feja, qoftë ajo e Krishtit e qoftë ajo e Muhametit, ishin ngulitur me përdhunë ndër trojet shqiptare nga pushtuesit e huaj. Ky ishte një spekullim shumë i rafinuar nga ana e makinës propagandistike të regjimit. Vite më vonë, për interesat e mia letrare i kam studjuar me vemendje botimet e asaj periudhe. Në fjalimet e Enver Hoxhës e për rrjedhim në mijëra faqe shkruar nga të tjerët, nuk gjendet asgjë që do t’i përngjante sadopak një debati publik, qoftë ky edhe debat midis ateistëve dhe teologëve. Ateizmi shpallet si ideologji zyrtare e vetme dhe në emër të tij përdoren instrumenta të dhunshme për asgjësimin e kundërshtarëve, kristianë apo myslimanë. Enver Hoxha shmangu qëllimisht polemikat mbi përmbajtjen e dogmës së njërës apo tjetrës fe. Si bir i një mullai, ai me siguri e dinte mirë se nuk mund ta ç’rrënjoste besimin nga kokat e shqiptarëve duke përdorur logjikën, filozofinë apo moralin. Vendimin e vet, një vendim tërësisht politik, ai e justifikon duke tërhequr krejt vemendjen mbi disa elementë historikë, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me mesazhin e Krishtit apo të Muhametit. Ai u përqëndrua në kontekstin historik kur kishin lindur këto dy fe. Perandoria romake në fillim e pastaj perandoria osmane, ku kishin bërë pjesë trojet shqiptare në këto periudha suksesive të antikitetit e të mesjetës jepnin fakte të mjaftueshme për t’u kujtuar si pushtues të të parëve të tanë. Spekullimi i propagandës zyrtare qëndronte te identifikimi i misionarëve të fesë si trashëgimtarë të ushtrive pushtuese për të arritur në përfundimin se këto fe ishin mish i huaj në karakterin kombëtar të shqiptarit dhe si të tilla duheshin ç’rrënjosur nëpërmjet një operacioni kirurgjikal radikal. Enver Hoxha shpallte si objektivin e vet madhor pastrimin përfundimtar të identitetit të shqiptarit, duke synuar në të vërtetë një tabula rasa të trurit të shqiptarit, që do të thoshte as më shumë e as më pak veç një përgatitje klinike e shqiptarit për të hyrë lirisht në kallëpin e njeriut të ri.Pot’i referohemi edhe teorisë leniniste për revolucionin komunist, njeriu i ri nuk ka identitet kombëtar.
Kushdo e mbronte në ato rrethana tmerrësisht dramatike dhe të ndërlikuara njeriun shqiptar nga shpëlarja e trurit?
Misionarët e fesë, si trashëgimtarë të ushtrive pushtuese, duhej detyrimisht të ishin në shërbim të armiqve të jashtëm. Për ta vazhduar historinë time, mua më mbetej pra vetëm një mundësi e dytë: të pranoja se të mëdhenjtë e familjes time nuk merrnin pjesë në veprën çliruese të Partisë sepse bënin me qëllim punën e armikut të jashtëm. Rrjedhimisht, ata nuk mund të quheshin ndryshe veçse tradhëtarë të atdheut. Unë më mirë pranoja të ma shkulnin zemrën me darë se sa që prindërit e mi të ishin tradhëtarë të atdheut. Isha në hall të madh si të shpëtoja pa i denoncuar prindërit e mi siç do të ma kërkonte mësuesja nëpërmjet urdhërit për t’u treguar i sinqertë.
Dy-tri ditët e para, ma thotë mendja rastësisht, gishti i mësueses nuk u drejtua nga unë. Por unë isha gjithë kohës me gjak të ngrirë. Një mëngjes u ngrita nga shtrati i vendosur të mos shkoja në shkollë. Jam i sëmurë, i thashë nënës, pa guxuar t’i pohoja të vërtetën. Dhe ajo bëri sikur më besoi, madje pa më pyetur fare ku më dhimbte. Nuk më çoi sigurisht as te mjeku. Dhe nuk tregoi asnjë kujdes të veçantë, siç do të kishte treguar po të kishte menduar se isha vërtet i sëmurë. Gjyshi me gjyshen po ashtu nuk bënë zë. As unë nuk u ankova e as nuk vazhdova të shtirem sikur po vuaja. Ishte si një marrëveshje e heshtur mes nesh. E mjaftueshme. Nuk shkova në shkollë gjatë gjithë javës, sa nisi të qetësohet disi fushata e luftës kundër fesë. Puna e madhe mbaroi. Kishat e xhamitë u dogjën e u rrafshuan deri në themel në mbarë krahinën dhe nuk mbeti më klerik për t’u shfaqur mbi faqe të dheut tonë.
Me sa mbaj mend, ajo është hera e parë që kam gënjyer dhe, për më keq, kam gënjyer me mirëkuptimin e pashpallur të prindërve. Them se arsyeja kryesore pse u detyrova të gënjeja lidhet me përplasjen e papajtueshme mes asaj çka mendoja unë se ishte sinqeritet në përgjigjen që do t’i kisha dhënë mësueses dhe asaj çka mësuesja quante sinqeritet në përgjigjen që priste prej meje. Në rrethana të tilla, ishte e qartë se o do të gënjeja veten, duke u hequr si i sëmurë, o mësuesen duke denoncuar prindërit e mi si tradhëtarë të atdheut. Me atë mendjen time të torturuar nga ankthi nuk isha në gjendje të gjeja një rrugë të tretë për t’i shpëtuar gënjeshtrës. Nëna ime thoshte se gabimin e fal jo vetëm robi por edhe Zoti. Gënjeshtrën jo. Refleksi i kësaj edukate më tha se, duke gënjyer veten, unë të në vërtetë po bëja vetëm një gabim. Mirëkuptimi i heshtur që gjeta menjëherë te prindërit ma përforcoi bindjen se po bëja vërtet vetëm një gabim, të cilin ata të parët, domethënë prindërit, po ma falnin. Ishte një lehtësim i çmueshëm për ndërgjegjen time të trazuar.
Vite më vonë, kur isha aftësuar tashmë për t’i analizuar gjërat, jam siguruar plotësisht se kisha bërë zgjedhjen më të përshtatshme. Gjyshja ime ka qënë e vetmja në trungun tonë që ka dhënë një shpjegim me zë të lartë për këto lloj shmangiesh të pjesëtarëve të familjes time nga ngjarjet ekzaltuese sajuar nga regjimi i kohës për ta përfshirë në faj gjithë njerëzinë, me të madh e të vogël. Na ka ndihmuar Zoti të ruajmë veten, thoshte ajo. I qofshin falë! Gjyshi, nëna apo babai nuk i komentonin kurrë monologjet e saj dhe unë, gjatë rritjes time, nuk e kam marrë ndonjëherë vesh nëse edhe ata mendonin po ashtu si ajo. Por kjo hollësi nuk ka asnjë rëndësi për historinë. Gjyshja ime, – me siguri edhe shumë të tjerë si ajo, – e shihte kërdinë që po zhvillohej nëpër rrugë e sheshe si një molepsje, nga e cila mund të mbroheshe vetëm me ndihmën e një fuqie mbinjerëzore. Përsa më përket mua, asokohe, doemos që nuk kisha asnjë gjykim për përfitimet që do të kishte regjimi duke e shtyrë një fëmijë të sajonte gjithë ato akuza kundër të mëdhenjve të familjes së vet. Po të shprehesha për një çast me fjalët e gjyshes time, do të më duhej të thosha se Zoti më ruajti pa hyrë në një lojë që do të kishte qënë shumë e rëndë në të ardhmen më së pari për vetë mua. Jo thjesht pse do i poshtëroja prindërit faqe shokëve të mi e rrjedhimisht faqe gjithë njerëzisë. Në retrospektivë përfytyrohen pa zor të madh pasojat që do të binin mbi ta si “armiq”. Bashkë me ta, në thesin që do të merrte rrokullimën, do të ishim patjetër edhe unë e dy vëllezërit e mi më të vegjël. Unë nuk kam parasysh as edhe këto pasoja kur vlerësoj tani se ajo lojë do të kishte qënë tepër e rëndë më së pari për vetë karakterin tim. Qysh nga ai çast unë nuk do ta dija më kurrë me saktësi ç’lidhje kishte midis sinqeritetit dhe të vërtetës. Ky do të ishte një deformim me ndikim ndoshta të pashërueshëm në marrëdhëniet që fëmija i asaj kohe do të kishte në vazhdim me të tjerët edhe kur të rritej.
Në familjen tonë myslimane prej gjashtë brezash, vetëm gjyshja ishte aq besimtare sa ta zbatonte në përditshmëri besimin e vet. Gjatë atyre ditëve të rrënimit të kishave dhe xhamive, veçanërisht ajo ishte bërë si e ndërkryer. Por, ashtu si të tjerët në shtëpi, as ajo nuk fliste shumë. Vetëm shkonte nga një dhomë në tjetrën duke mërmëritur me vete:”Nuk bën shqiptari kështu. Nuk bën shqiptari kështu.” Pastaj ulej në një qosh të minderit, mbyllte sytë dhe vazhdonte të mërmëriste me majat e buzëve si në një kllapi. Mendja më thotë se lutej. Më vonë e kam dëgjuar disa herë t’i shprehte nënës time brengën e vet të pangushëllueshme, të mbirë në shpirtin e saj të lodhur pikërisht gjatë ditëve të asaj batërdie: do të vdiste pa e mbajtur edhe njëherë ramazanin. Ishte një brengë që ia dinin edhe shumë të tjerë në lagje e më gjerë. Ajo nuk e fshehu kurrë që besonte në Zot. Por ramazanin nuk guxonte ta mbante. Kam frikë se i bëj dëm djalit, thoshte me këdo kur i binte fjala. Babai im ishte djali i saj i vetëm. Frika e saj kishte arsyet e veta. I kishte qëlluar shumë herë gjatë periudhës së ramazanit ta provokonin duke e shtyrë të pinte kafe jo vetëm në shtëpitë e të tjerëve, ku mund të qëllonte për vizitë, por edhe brenda në shtëpinë e saj. “Vizitorë” të ardhur qëllimisht për të verifikuar, kur shihnin se ajo e merrte pa ngurrim kafenë, e pyesnin si me çudi pse po e prishte agjërimin.
-Nuk e mbaj më qysh se u ndaluan punët e Zotit,- u përgjigjej ajo me pak zë e duke rrëzuar sytë, si njeri i zënë në faj. Fytyra e saj mbështillej me një pikëllim naiv. – Kam frikë se i bëj dëm djalit, – shtonte përmes një ofshame.
Në vitin 1984 isha vendosur tashmë me punë si gazetar në Tiranë. Bashkë me gruan dhe djalin e sapolindur shkuam në vendlindjen time të festonim me familjen vitin e ri. Në një nga bisedat që pata me gjyshen,- gjyshi kishte vdekur ndërkohë- e ftova të vinte tek unë në periudhën e ramazanit. Aty do të mund të agjëronte lirisht. Gjyshja, ndjesë pastë, më përfshiu me një vështrim të papërcaktueshëm. Ajo heshti një çast pa m’i shqitur sytë sikur po më hetonte, pastaj më drejtoi pyetjen më të papritur:
- A jeni me Enverin ju atje në Tiranë?
- Lëre Enverin në punë të vet!- iu shmanga unë përgjigjes.- Ti në shtëpinë time do të mbash ramazanin. Kjo të duhet ty.
Ajo i dha vetes një grimë kohë, që nuk ishte kohë për t’u menduar para se të merrte vendimin. Ishte një kohë e nevojshme për t’u siguruar se më kishte dëgjuar mirë. Ose ishte një kohë që ajo ia dha vetes për të shijuar një gëzim të pashpresuar. Fytyra e saj zuri të çelet, të mbushet me dritë dhe përsëri më befasoi.
- Jo, - tha, - nuk vij. Do të pres ditën të agjëroj në shtëpinë time.
Dreqin s’e pollëm ne këtu, na e dërguan nga Tirana. – Kishte folur rreptë, aq sa iu mbarua fryma. – Juve atje u paska dalë frika, Zot shyqyr! Nuk do të vonojë e kjo dallgë e mirë do të vijë deri këtu. Do ta pres,- theksoi plot vendosmëri,- nuk do të vdes pa mbërritur kjo dallgë e bekuar edhe këtu.
Tetë vjet më vonë, në mars 1992, diktatura kishte rënë tashmë dhe unë kthehesha në vendlindje si kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare. Ditën e votimeve gjyshja nuk pranoi ta shoqëronte askush në dhomën e fshehtë, veç meje. Ajo ishte analfabete dhe duhej ndihmuar të votonte. Siç e pohoi pa ndonjë bezdi faqe babait tim dhe vëllezërve të mi, ma kishte borxh votën dhe donte të ma lante borxhin me dorën time. Ishte e kotë t’i thosha se në të vërtetë unë i kisha asaj një borxh të madh.
Kjo histori e fëmijërisë më ka ndjekur si një parabolë për më shumë se dyzet vjet dhe ka patur mbi mua, sidomos gjatë rinisë, ndikimin e një antidote kundër edukimit zyrtar, që isha i detyruar të merrja, si gjithë moshatarët e mi. Disa nga dyshimet e mija, që do të më shtynin më vonë drejt vendimesh substanciale për jetën time, e kanë zanafillën pikërisht te vuajtja ime e turbullt e atyre javëve, siç mund të jetë e turbullt vuajtja e një të vogli, i cili nuk arrin dot ta kuptojë sado që ta shtrydhë trurin, pse sinqeriteti merr dy kuptime krejt të kundërta dhe madje pa shpresë për t’u pajtuar ndonjëherë, njërin brenda në shtëpi, ku isha “biri” e tjetri jashtë saj, atje ku isha “nxënësi”. Gjyshja ime ka ndërruar jetë tashmë. Ajo arriti të agjëronte trembëdhjetë herë para se të mbyllte sytë e lumtur. Por e di se, po të mundej të ndërhynte në përsiatjet e mia tani, do të më përsëriste pa asnjë mëdyshje se “Zoti e ndihmoi birin të fitonte mbi nxënësin”.
Nga Besnik Mustafaj

Enver Hoxha dhe paradoksi numerik !!!
mbase ska ndonje kuptim ose mund ta quajme rastesi por, po paraqes keto fakte:
Enver Hoxha 1908-1985
Shqiperia Sip. 28 000 km2
Deshmore ne lufte 28 000 jane te renet, dakort derir ketu
Enveri jetoi 77 vjet te ccilat po ti shumezojme me 365 dite te vitit + 10 dite jane te viteve te Brishta dalin 28 000 e ca dite me teper qe po ti heqim ato muajt e teper dalin afersisht 28 000 dite????
te jete rastesi ???

nojre- 3
enveri
po te bejme nje krahsim te thjesht sot vendi jone vuan nga kriza por politika jone akoma vazhdon me propagnden se ne kemi rritje ekonomike ce eshte absurditeti me i madh por kisha dicka per te theskuar ne politiken e xhaxhi enverit njerezit pavaresisht se keqtrajtoheshin ose terrorizoheshin nga regjimi i asaj kohe xhaxhi enveri kishte nje gje te mire pa shkolle pa pune edhe pa shtepi nuk te linte madje babi me ka thene se kur ne nuk kishim shtepi edhe ishim te dermuar nga gjendja ekonomike partia na gjeti shtepi edhe nuk na la jashte kurse sot me keta politikanet e mallkuar as nje kasolle qeni nuk e gjen per te strehuar koken madje edhe qeni ka standarte me te mira per te jetuar zoti na ndimofte
Ushtari i krishtit- 152
i nderuar
Enveri nuk e ngriti ceshtjen e Kosoves sepse nuk kishte perkrahje nderkombtare mos harro se komunistet ishin armiqte e perendimit edhe amerika britania franca kishin per synim ta shkaterronin komunizmin por mos harro dicka se xhaxhi enveri ne vitin 1946 greqia kerkoi akoma territore ne shqiperi duke pretenduar saranden permetin korcen por fal nderhyrjes edhe aftesive te xhaxhi enverit shqiperia nuk u copetua ja ku e ke videon shikoje deri ne fund se si e shpetoi xhaxhi enveri edhe nje her copetimin e shqiperise ne vitin 1946
Ushtari i krishtit- 152
ne vitin 1946
ne vitin 1946 edhe nje her shqiperia shpetoi nga copetimi por fal aftesive te xhaxhi enverit edhe kte ja kan mohuar shum historiane sepse ai nuk e lejoi greqine te kishte pretendime territoriale ne jug te shqiperise kurse sot me salen edhe me kte demokraci ce nuk mund te jet demokraci ne jemi nen sundimin e serbeve edhe grekeve na kan shitur kurse xhaxhi enveri te pakten nuk na shiti un jam nacionalisti me i flakte por i cendroj edhe ksaj fjale ce tha xhaxhi enveri para se te vdiste 30 vjet do me shani pastaj gjith jeten do me kerkoni paska patur te drejte rrofte xhaxhi enveri poshte sala poshte berisha
Ushtari i krishtit- 152
Re: Enver Hoxha
O i forti, i madh je! Te lumte qe gjykon drejt ashtu siç eshte historia dhe nuk shikon vetem anen negative te asaj kohe si disa ketu qe i shohin gjerat vetem zi.iforti shkruajti:ne vitin 1946 edhe nje her shqiperia shpetoi nga copetimi por fal aftesive te xhaxhi enverit edhe kte ja kan mohuar shum historiane sepse ai nuk e lejoi greqine te kishte pretendime territoriale ne jug te shqiperise kurse sot me salen edhe me kte demokraci ce nuk mund te jet demokraci ne jemi nen sundimin e serbeve edhe grekeve na kan shitur kurse xhaxhi enveri te pakten nuk na shiti un jam nacionalisti me i flakte por i cendroj edhe ksaj fjale ce tha xhaxhi enveri para se te vdiste 30 vjet do me shani pastaj gjith jeten do me kerkoni paska patur te drejte rrofte xhaxhi enveri poshte sala poshte berisha
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
miku im
Kur greqia me floten e saj luftarake shkeli ne territorin e ujrave tona mehemet shehu e mori ne telefon presidentin e greqise edhe i dha dy fjal ce edhe sot kane ngelur (legjende e ndez cigaren ne tirane edhe ja u hedh hirin ne athine pastaj greqia u terhoq sepse dridhej ne palc te kurrizit nga firka)
Ushtari i krishtit- 152
ja krahasimi
ja krahasimi edhe pikpamjet e sali berishes ne krahasim me enver hoxhen te marrim nje shembull shum te thejsht pra te nje video doktor sali berisha pa piken e turpit pa piken e nderit ne menyren me te padrejte i fal greqise detin ne nje kohe qe greqia nuk ka njohur kurr qeshtjen came ku u vran edhe u masakruan shum cam ndersa po te analizojme videon tjeter te shokut enver pavaresisht se ai ishte nje stalinist tmerrisht i eger ishte patriot i ketij vendi edhe nacionlist ce e mbrojti shqiperine nga kthetrat sllave edhe greke
Ushtari i krishtit- 152
Ceremonia e vdekjes se Enverit
Ceremonia madheshtore e vdekjes se Enver Hoxhes.
Kenge e kenduar nga grupi i Hasit per vdekjen e Enverit (teksti i saj me poshte)
Plot pesë shekuj nana priti
Skenderbeut nji vëlla ia rriti
legjendar n'luftë e n'liri
Enver Hoxha emri i tij
gjysem shekulli kombi t'pat e
lum si Shqipja qe t'pat djale
tanë Shqipnia per ket emer
me dy sy e me nji zemer
ushton vaji, vaditi token
shpi per shpi e ne çdo voter
per ket vdekje t'burrit dheut
qau dhe shpata e Skenderbeut
per Enverin qau dhe moti
tan Shqipninë e ka shtang topi
monumenti Nanë Shqipni
i ban roje birit te tij
asht perkul i perkedhel ballin
thue e ka t'pavdekshem djalin.
S'mbahem vllazen
E dhimbjen ne force do ta kthejme sot.
E si ka dasht Enveri jone
O ai ka dasht vetem qendresen
O ka dasht punen ka dasht besen
Ka dasht nder ka dasht trimnie
Këto na i mson gjithe jeta e tij
O s'ka nevoje kush t'na qajë hallin.
I zoti shpise e ka lan djalin.
...........
E Shqipnia e Enverit
Ne rruge te kuqe ne rruge te nderit
E dil Enver na prij ne fitore
E je ne cdo zemer permendore
Me partine do jem gjithmone.
Kjo asht fjala, betimi jone!

Prof. i nderuar unë jam vetëm shqiptar dhe as komunist dhe as demokrat, një dij ta them se po të ishte ai i tillë si e propagandoi sistemi nuk do kishte mund as 4 ditë dhe jo më 40 vite ta qeveris më pak se gjysmën e Shqipëris 28,748 km² (mos harro se sikur se Zogun që e sollën në pushtet jugosllavët poashtu ata edhe Xhaxhin e vendosën në pushtet e dijet fortë mirë se sa jugosllavët ja dojnë të mirë shqiptarëve dhe Shqipëris)....I nderuar ti donë vetëm atë që sipas mendjes dhe propagandës tënd i përshtatet dhe asgjë tjerët. Unë nuk kam qenë në atë kohe po tregojnë të tjerët për trimërin e tij, unë jam nga krahina e Lumës i nderuar dhe i dim ne shumë mirë mizorit e brigadave komuniste që jo vetëm kësaj krahine po të gjitha krahinave veriore shqiptar duke djegur e vrarë shqiptarë në favor të jugosllave..këtë nuk duhet harruar i nderuar. Të parët e mi kanë qenë dhe kanë bërë luftë gjithnjë për një Shqipëri të bashkuar dhe ne pasardhësit e tyre poashtu jemi për një Shqipëri Natyrale dhe jo një Shqipër gjysmake Londineze që nuk është e zoja të shikoj gjëra jo më largë për tej Tiranës.I nderuar mbasi nuk më njef nuk e ke të drejtë të më thuash se e kam mendjen ke feja, unë jam një ish pjestar i UÇK-ës që me armë në dorë bashkë me shumë të tjerë u munduam të bëjmë një Shqipëri të bashkuar duke mos luftuar për fe po për komb,ndërsa këtë vepër të ish ushtarëve e bastarduan politikanët e të dyja taborëve si ithtarët e Enverit në njërin anë si ata të Ibrahimit dhe Berishës në anën tjetër. Mos mendoni se si jeni vetë që për egon dhe fejën tuaj jeni në gjendje të bën gjithë që është e mundur dhe e pamundur edhe të tjerët e bëjnë një gjë të tillë ..një këshillë kur mos masni me peshorën tënde të tjerët,dhe largoni fobit sepse ke për të gabuar gjithnjë ...,ju shumë mirë e dini se ndalimi i fejës u bë për shkak të klerit katolik dhe jo për shkak të klerit musliman,bektashi apo ordodoks,të gjithë të tjerët i thanë Enverit se do të punoj pa ndikimin e huaj ndërsa kleri Katolik i tha ne nuk e bëjm dot pa ndikimin e Vatikanit. Pastaj e di vetë ça hoqi të zijët e ullirit kleri katolik..
me respekt
me respekt
Fakiri- 486
Re: Enver Hoxha
Fakir Enveri e ka dashur Kosoven madje ai ka shkruar nje liber me titull "Kosova eshte Shqiperi", (shikoni ne faqen e pare veprat e Enverit), por nuk ka pasur perkrahje nga vendet e fuqishme qe ta bashkoje Kosoven me Shqiperine sepse u prish edhe me ruset.
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Enver Hoxha
Enveristët djegin librin e Blendi Fevziut
Libri më i ri publicistik i Blendi Fevziut “Enver Hoxha” është djegur në Ferizaj, nga përkrahësit e “Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës”.
Ata vlerësuan se ky libër nuk përfaqëson asgjë tjetër, por një propagandë të egër kundër kësaj figure, që tashmë po bëjnë një grup i caktuar në Shqipëri, sikurse është nipi i Esat Pashë Toptanit - Blendi Fevziu.
Profesori i filozofisë, Remzi Hasani, në cilësinë e kryetarit të Frontit, fillimisht para të pranishmëve ka sjell dy libra, njërin të shkruara para 30 viteve nga 12 gazetarë të Tanjugut me titull “Shqipëria e Enver Hoxhës” dhe tjetrin, këtë të fundit të Blendi Fevziut.
Ai me këtë rast ka thënë se këto dy libra nuk dallojnë shumë ndërmjet vete, ngase në fokus të shkrimit kanë pasur të njëjtin personazh.
“Dallimi qëndron në atë se para 30 viteve për Enverin shkruanin ata të cilët e konsideronin si armikun numër një për shtetin jugosllav, ndërsa tash po bëhet nga një autor, i cili është ushqyer me propagandë dhe urrejtje për këtë figurë të ndritshme të kombit. Dallimi qëndron në atë se ky i dyti është shqiptar dhe është nipi i Esat Pashë Toptanit”, ka thënë Hasani.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
miku im
i nderuar libri i blendi fevziut nuk eshte tjeter vecse propagande un personalisht e kam urryer ac shum enverin sa nuk e ke idene por tani jam kthyer admiruesi me i madh i tij per te vetmen arsye se kur ishte xhaxhi ne pushtet ne si komb nuk diskriminoheshim ai vertet kishte diktature te tmerrshme por te pakten populli punonte populli kishte te mbjella edhe te korra pa shkoll nuk rrinte njeri cigare pije alkolike diskoteka apo te tilla gjera as ce nuk beheshin fjal te ishin ne ate kohe por sot me kte evropianizem te mallkuar neve po na shkaterron te ardhmen edhe shum mosha te reja nuk kan asnje perspektive per jeten e tyre niveli i arsimit tek te rinjte ka rene reforma kjo qeveri nuk po ben shkurt edhe troc ne po marrim fundluli shkruajti:Enveristët djegin librin e Blendi Fevziut
Libri më i ri publicistik i Blendi Fevziut “Enver Hoxha” është djegur në Ferizaj, nga përkrahësit e “Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës”.
Ata vlerësuan se ky libër nuk përfaqëson asgjë tjetër, por një propagandë të egër kundër kësaj figure, që tashmë po bëjnë një grup i caktuar në Shqipëri, sikurse është nipi i Esat Pashë Toptanit - Blendi Fevziu.
Profesori i filozofisë, Remzi Hasani, në cilësinë e kryetarit të Frontit, fillimisht para të pranishmëve ka sjell dy libra, njërin të shkruara para 30 viteve nga 12 gazetarë të Tanjugut me titull “Shqipëria e Enver Hoxhës” dhe tjetrin, këtë të fundit të Blendi Fevziut.
Ai me këtë rast ka thënë se këto dy libra nuk dallojnë shumë ndërmjet vete, ngase në fokus të shkrimit kanë pasur të njëjtin personazh.
“Dallimi qëndron në atë se para 30 viteve për Enverin shkruanin ata të cilët e konsideronin si armikun numër një për shtetin jugosllav, ndërsa tash po bëhet nga një autor, i cili është ushqyer me propagandë dhe urrejtje për këtë figurë të ndritshme të kombit. Dallimi qëndron në atë se ky i dyti është shqiptar dhe është nipi i Esat Pashë Toptanit”, ka thënë Hasani.
Ushtari i krishtit- 152
Enver Hoxha ka qene homoseksual
Enver Hoxha, prirjet homoseksuale dhe lidhjet me të huaj gay!
Nga Blendi FEVZIU
Gazetari dhe drejtuesi i "Opinion"Blendi Fevziu hedh dritë, me anë të një libri biografik mbi jetën dhe vdekjen e diktatorit Enver Hoxha. Libri "Enver Hoxha" është e para biografi e bazuar në dokumente të arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën. "Enver Hoxha", libri biografik që gazetari Fevziu e sjell për lexuesin si një botim i "UET Press", nën redaktimin e Aurel Plasarit, vazhdon të publikojë për lexuesit, intervista, rrëfime dhe materiale arkivore mbi jetën e diktatorit Enver Hoxha. Biografia e publikuar nga Blendi Fevizu rrok 76 vitet e jetës së diktatorit. Ai nis me dimrin e jetës së tij, me ditët e fundit, kur komunikimi me botën përreth ishte bërë fare i zbehtë. Fevziu e ndjek jetën e diktatorit hap pas hapi, duke iu referuar gjithë materialit dhe dëshmive të mundshme
Enver Hoxha në fakt nuk ka qenë asnjëherë student në Sorbonë - shënim i autorit). Nga ana tjetër, ajo që bie në sy është se Hoxha nuk përmend në asnjë rast në kujtimet e tij të mëvonshme as Münzenbergun, - dhe është e kuptueshme sepse ky më 1944 do të "spastrohej" nga Stalini me të cilin kishte hyrë në konflikt, - por as drejtpërsëdrejti Lucien Vogel-in, ndonëse kuptohet që ka qenë i informuar jo keq për jetën e "intelektualëve francezë të partisë" të rritur e të frymëzuar nga bohema e Montparnasse-it, në Closerie des Lilas, Pavillon de Flore, Bateau-Lavoir dhe lokale të tjera që ai i përmend dhe ku, sipas tij, "dolën Aragonët, Elsa Trioletë dhe shumë miq të tjerë të Lazarevëve, Tristan Carave, të dadaistëve, kubistëve dhe njëmijë e një shkollave dekadentë të letërsisë dhe artit". Sigurisht që nuk përmend as vajzën e tij Marie- Claude, që sipas Fundos dhe Cancos kishte qenë e njohura e tij, çfarë mund të ketë lidhje me angazhimin e mëpasëm të "shoqes" Marie-Claude, e cila jo vetëm u bë militante e Partisë Komuniste Franceze, por edhe deputete e kësaj partie për disa dhjetëvjeçarë në Parlamentin francez. Ose me martesën e saj të dytë, pas vdekjes së burrit të parë Paul Vaillant-Couturier, me një tjetër politikan të rëndësishëm të Partisë Komuniste Franceze, Paul Villon. Nuk dihet që as ajo të ketë folur për Hoxhën, derisa ndërroi jetë në vitin 1996 në Paris. Vetë dandy Lucien Vogel vdiq në vitin 1954, pasi la mjaft gjurmë në jetën e avangardës pariziane. Sipas autorëve që kanë shkruar për jetën dhe veprën e tij, soirées-të e Lucien Vogel-it frekuentoheshin shumë edhe nga personazhe me orientim seksual të hapur, pa komplekse, përfshi mes tyre edhe gay. Ishte një dimension i njohur dhe i pranuar në ato mjedise. Ky mund të ketë qenë edhe njëri nga shkaqet që, ose prej asaj kohe ose prej komenteve të atyre që e kanë njohur në atë kohë, në Shqipëri qarkulloi për shumë vite nën zë komenti ose mërmërima se Enver Hoxha në të ritë e tij kishte qenë gay. Ishte një akuzë që madje, në qarqet e emigracionit antikomunist, qarkulloi publikisht dhe konkretisht. Në vitin 1990, kur regjimi komunist nuk kishte rënë ende në Shqipëri, Arshi Pipa, njëri prej antikomunistëve aktivë në mërgim, përmblodhi në një libër anglisht të titulluar "Albanian Stalinism", gjithë veprimtarinë e tij publicistike dhe studimore kundër regjimit komunist të Tiranës. Në fund të librit ai rendiste edhe një vjershë të shkruar vite më parë, në të cilën Hoxhën e portretizon kështu me vargjet:
"O bandill të lumtë bitha,/
Ajo i shpjegon të gjitha!
Ç'duhen dituri e mend/
Kur njeriu ka fatin tënd!"
Janë vargje të krijuara në ndonjë moment zemërimi ekstrem, por pothuajse 20 vjet më parë Pipa kishte botuar edhe në formën e një fletëvolanti komentet e tij për jetën e lirë seksuale të Hoxhës dhe sidomos për orientimin e tij homoseksual. Ajo fletë që qarkulloi në emigracion, afërmendsh që ra edhe në duart e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri: një dokument që, me shumë gjasë, duhet të ketë ndikuar fort në eliminimin e Mehmet Shehut në vitin 1981. Pas vitit 1991 kjo zhurmë, për të cilën mund të dënoheshe me vdekje në Shqipëri nëse shkonte në vesh të Sigurimit të Shtetit, u bë një lloj akuze thuajse publike. U përmendën emra gay-sh të famshëm tiranas etj. të cilët, sipas traditës orientale, e paskëshin pasur Hoxhën dylber të tyrin, por deri më sot, përveç thashethemnajës, askush nuk ka dhënë ndonjë fakt në këtë drejtim: asnjë prej miqve të tij të vjetër, edhe prej atyre pak që mbijetuan, nuk ka ditur të thotë diçka konkrete për këtë dimension të tij. Nuk është çudi që, më shumë se një anë e jetës së tij, kjo të ketë qenë një etiketë që i mbeti nga frekuentimi i rretheve të Lucien Vogel-it në Paris në mes të viteve '30, rrethe në të cilat ndikimi i gay-ve ishte shumë i fortë dhe pikërisht për këtë arsye, si dhe për akuzat që po bëheshin gjithnjë e më publike dhe po ktheheshin në skandale, Kominterni vendosi të mos i financonte më. Në këtë kohë Hoxha shfaq edhe njëfarë interesi për t'u përfshirë në politikë, ose së paku për t'u bërë pjesë e rretheve politike të opozitës zogiste që vepronin në Paris. Djaloshi i mbetur pa bursë u rrek të afrohej me personazhe të njohura shqiptare në mërgim dhe të bëhej pjesë e organizatave të tyre. Nëse i referohesh kujtimeve të Hana Këlcyrës, ai vizitoi disa herë të atin e saj, një militant i njohur politik, antizogist, Ali Këlcyrën që jetonte në Paris. Hoxha e përmend edhe vetë këtë në kujtimet e veta, por duke shtuar se kjo kishte ndodhur vetëm një herë dhe në atë rast për t'i dorëzuar një letër të Bahri Omarit. Hoxha flet me mllef dhe përçmim për pritjen që i bëri Këlcyra dhe e mbyll rrëfimin e tij: "Këtij njeriu nuk ia pashë më sytë, as në Francë dhe as në Shqipëri...". Në të vërtetë ishte Enver Hoxha që e detyroi Këlcyrën të kthehej në mërgim në nëntor të vitit 1944: një mërgim që nuk do të merrte fund kurrë. Edhe sot eshtrat e Këlcyrës prehen në varrezat e katolikëve, pranë Piramidës në Romë. Këlcyra nuk u kthye dot më në vendin e tij as i gjallë dhe as i vdekur. Hana Këlcyra tregon se ishte Ali Këlcyra që, me lutjen e Bahri Omarit, i gjeti Enver Hoxhës një punë me kohë të pjesshme në periferi të Parisit, derisa disa muaj më vonë ai që e kishte ndihmuar për bursën, ministri i Punëve të Jashtme të mbretërisë Eqrem Libohova, iu gjend sërish. Ia rekomandoi Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës që ta merrte sekretar në Konsullatë. Siç dëshmon edhe Hana Këlcyra: "Përfundimisht Eqerem Libohova, që ishte ministër në atë kohë. i gjeti një punë në Bruksel, në Konsullatën e nderit shqiptare". Enver Hoxha udhëtoi nga Parisi në Bruksel me tren në vitin 1935. U nis nga Garë dë l'Est pas pothuajse 11 muajsh qëndrimi në Paris, qëndrim që nuk do ta harronte gjatë gjithë jetës së tij. Qëndroi në Bruksel për gati një vit. Sipas dokumenteve, u emërua sekretar i konsullit të nderit të Shqipërisë në Belgjikë Georges Marothy, një pasanik i madh që kishte marrë pëlqimine Libohovës dhe të vetë mbretit Zog për të përfaqësuar Shqipërinë pranë Mbretërisë Belge. Nga qëndrimi në Bruksel janë dokumentuar fare pak gjëra. Është vërtetuar se ai u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë, në rrugën "Franklin Ruzvelt" në vitin akademik 1934-1935, por në numrin e regjistrit të tij, 2821, kartela është e bardhë, pra nuk figuron të ketë dhënë asnjë provim. Këtë e pranon edhe vetë Hoxha në kujtimet e veta. Ai flet pak gjëra për Brukselin, edhe pse memuaristika e pas vitit 1991 e bën atë atje protagonist të disa incidenteve që nisnin nga kapja në një bordello të Brukselit dhe deri te paraqitja në një pritje të Pallatit Mbretëror si princi trashëgimtar i Shqipërisë. Ka shumë gjasë që të gjitha këto të jenë fryt i fantazisë së kundërshtarëve të tij përderisa asgjë nuk është vërtetuar zyrtarisht. E vetmja gjë që dihet është se në kohën që ai ishte sekretar i Konsullit të Nderit u vodh arka e konsullatës dhe ky qe shkaku kryesor dhe zyrtar i shkarkimit të tij. Hana Këlcyra u referohet kështu kujtimeve të ministrit të Punëve të Jashtme Eqrem Libohova për këtë ngjarje: "Pastaj ndodhi një aksident, që kasa e konsullatës u vodh, nuk dihet nga kush, por ky ishte përgjegjës. Thoshin që ky e vodhi për vete, por kjo mbeti një enigmë". Enigmë mbeti edhe fakti se përse Hoxha nuk u kthye përsëri në Paris ose nuk u vendos pranë të motrës në Bari të Italisë, siç kishte një ide. Nuk ka ndonjë dokument që ta shpjegojë këtë, por nuk është çudi që të ketë vendosur të kthehet në atdhe pasi mori premtimin për një punë të sigurt. Eqerem Libohova ishte interesua sërish për të dhe Ministri i Arsimit i dha mundësinë të punonte si mësues plotësues pak muaj në Gjimnazin e Tiranës dhe më pas në Liceun e Korçës. Eqerem Libohova, njeriu që e ndihmoi tri herë, ndryshe nga shumë mecenë të tjerë të tij, nuk e pësoi drejtpërsëdrejti. Kryeministër i Shqipërisë në vitin 1943, në bashkëpunim me italianët ai u arratis në Romë, ku ndërroi jetë herët në vitin 1948. Në vitet e fundit të jetës Libohova nuk arrinte ta besonte, siç dëshmojnë gjithë miqtë e tij, sesi ai djalosh pa shkollë dhe problematik, të cilit qe përpjekur t'i gjente disa herë punë, ishte shndërruar në kryeministër të Shqipërisë dhe "udhëheqës" i saj. Eqerem Libohova ndërroi jetë si numri 7 i listës së "Kriminelëve të luftës", që qeveria e Enver Hoxhës i kishte dënuar me vdekje në mungesë dhe për të cilët kërkonte ekstradimin nga Italia
_________________

Gjinkalla- 111
ahahahahahhaahha
mesa duket blendi fevziu i paska mbajtur pishtarin nga mbrapa enver hoxhes ahahah enver hoxha homoseksual eshte e pamundur me mir te shikojne ne parlamentin e sotem ku ka shum homoseksual enver hoxha nuk ka cene por duan ta injorojne sepse ai beri disa levizje patriotike blendi fevziu me ate liber ce ka botuar eshte paguar nga partia demokratike edhe doktorr sali berisha mund te jete sponsori i ketij libri sepse sali berisha i lante kembet enver hoxhes edhe i rregullonte krevatin ne kohen e xhaxhit sali berisha ishte instrument i xhaxhi enverit lol edhe per ali pash tepelenen na kan dal teori te reja se edhe ai ka cene homosekual por kurr sepse ai kishte me qindra femra si ti donte po cti besh blendi fevziu te bej biografi ose te botoj libra per disa anetar te partis demoktaike ku disa persona jane homoseksual edhe ta lejne xhaxhi enverin rehat rrofte xhaxhi enveri poshte sali berisha edhe propaganda e tij e mallkuar
Ushtari i krishtit- 152
ahhahahaha
ne rast se ka qene bukurosh nuk do te thote se ka qene homoseksual i nderuar por ne rast se ishte bukurosh ishte per veten e tijgjinkalla5 shkruajti:I forti,a ka qene enveri bukurosh?
Ushtari i krishtit- 152
Re: Enver Hoxha
Hajde zbulim hajde, Enver Hoxha homoseksual?!
Ai qe homoseksualitetin e ka denuar me 7 vjet burg, si ka mundesi te kete qene i tille? a jane ne vete keto qe flasin keshtu apo jo? Po mire more njerez edhe ne paste qene i tille c'lidhje ka jeta private me jeten politike?
Homoseksual ka qene edhe mbreti me i madh i botes Aleksandri i Madh, por shume shtete krenohen me kete figure. I tille ka qene edhe perandori i fuqishem romak Adriani, vet ali Pashe Tepelena e shume si ai, por askush nuk merret me seksualitetin e tyre per te ulur dhe poshteruar personalitetin e dikujt me menyra te tilla siç bejne shqipetaret si puna e Bledi Fevziut.
Per ta bere librin e tyre nje bestseller njerez si puna e Bledit cfare nuk sajojne. Ai po mohon te drejtat njerezore qe s'i gazetar i afte qe mbahet nuk i takon te beje nje diskriminim te tille. Ne Shqiperi ndodhin shume çudira dhe padrejtesi.

Venera1- 17
Re: Enver Hoxha
Nuk do te thote qe edhe pse enveri ka denuar hooseksualizmin,dhe te mos jet vete gay,ngase shume diktare te tjere kane bere dhe bejne te njeten gje.Pershembull Hitleri ka qen Gay por i ka mbytur gay-t,mahmud ahmedinexhad eshte gay por i mbyt gayt.Shume diktatore islamik jane gay,por qe i mbytin gayt.
Gjinkalla- 111
Re: Enver Hoxha
Masakra e Tivarit, Enver Hoxha: Të arrestuarit, për jugosllavët
Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe
Zbulohen dokumentet që implikojnë shtetin shqiptar në masakër.
Të tjera dëshmi se Divizionet V dhe VI në Kosovë drejtoheshin nga Ramiz Alia e Rahman Parllaku
Në masakrën e Tivarit, ku gjetën vdekjen mbi 3 mijë kosovarë, nuk ka qenë i implikuar vetëm Ramiz Alia, i cili në atë kohë ishte në krye të një prej divizioneve që ndodheshin në Kosovë. Në librin e tij “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”, historiani Uran Butka sjell një sërë dokumentesh, që jo vetëm mbajnë firmën e Alisë, por edhe të vetë Enver Hoxhës. Me urdhër të tij, të gjithë kosovarët që arratiseshin nga ushtritë jugosllave, që kapeshin apo dorëzoheshin me dëshirë pranë forcave shqiptare, u dërgoheshin divizioneve jugosllave, edhe pse e dinin shumë mirë se ata i priste vdekja. Gjatë rrugës për në Frontin e Perëndimit, rreth 1000 kosovarë gjetën vdekjen brenda kufijve shqiptarë. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, kjo masakër iu faturua Koci Xoxes, i cili edhe u akuzua si agjent i Titos. Për këtë flasin një sërë dokumentesh dhe dëshmish të kohës, mes të cilave dhe ajo e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes së Popullit të krahinës III (Shkodër).
Komandantët dhe komisarët politikë të divizioneve e të brigadave shqiptare zbatonin urdhrat e shtabit jugosllav, por vinin në dijeni dhe merrnin formalisht edhe pëlqimin e Komandës së Përgjithshme të Shqipërisë e të komandantit Enver Hoxha. Kjo nuk ndryshonte asgjë, sepse edhe politika, edhe ekonomia, edhe ushtria, edhe lufta ishin në atë kohë të unifikuara ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë, Titos dhe Enver Hoxhës, por, gjithnjë nën dominancën e Jugosllavisë së Titos.
Ja disa dokumente:
Nr. 146
Divizioni V, më 29.04.1945
Komandës së Përgjithshme
Në bazë të urdhrit nr.93, datë 28.04.1945, të Shtabit Operativ të Kosmetit, Divizioni V dhe VI lëvizin për në zonat Ferizaj-Gilan. Divizioni ynë me qendër Gilan.
Komandanti i Divizionit V
Nënkolonel Rahman Parllaku
Nr. Extra
Divizioni V, 21.05.1945
Tepër urgjent
Komandës së Përgjithshme
Partizanët e Kosmetit që janë në brigadat e Ushtrisë Jugosllave, kanë dezertuar nga ato deri më sot, janë kapur e dorëzuar në repartet tona në këto ditë, po ia dorëzojmë Shtabit Operativ të Kosmetit. Ky është mejtimi ynë, ju ç’mendoni? Na lajmëroni me lidhjen e parë.
Gafur Çuçi
Nr. 541/32
Divizioni V, 30.05.1945
Komandës së përgjithshme
Shtabi operativ i Kosmetit prapë na i kërkon të gjithë të dorëzuarit ose të kapurit, që sot janë në Divizionin tonë, t’ia dorëzojmë Divizionit 52…
Enver Hoxha, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, i përgjigjet me radiogram komandës së Divizionit V në Kosovë:
Nr. 138/1 Res
Tiranë. Më 30 maj 1945
Radiogram (shifër)
Divizionit V
Na lajmëroni sa bëhet numri i t’arratisurve që janë dorëzuar në Divizionin tuaj dhe sa bëhet numri i kosovarëve që keni mobilizuar në terren.
Enver
Komandës së Përgjithshme
Gjegje e tel.nr.51 res, datë 30.05 1945
Numri i të arratisurve që janë dorëzuar në repartet tona, arrin deri 155 aproksimativisht, me përjashtim të disa kriminelëve që ja kemi dorëzuar M.P. simbas kërkesës së tyre. Numri i kosovarëve që janë mobilizuar është 1398.
Gafur Çuçi
Ja dhe përgjigjja e Enver Hoxhës:
Nr.38/III Res
5.06.1945
Radiograme
Divizionit V. Shifër
Gjegje telit tuaj ne 135 Res datë 1.06 1945
T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52.
Enver
Nga këto radiograme, por edhe nga të tjerë, që ndodhen në Arkivin Qendror të Shtetit, konkludojmë:
-Të arratisurit shqiptarë nga njësitë ushtarake jugosllave, që kapeshin e arrestoheshin nga forcat e Ushtrisë NÇ të Shqipërisë në Kosovë, apo vetëdorëzoheshin tek njësitë e Divizioneve V dhe VI të Shqipërisë për shkak të keqtrajtimit, dhunës e masakrave që kishin nisur në stil të gjerë aradhet serbo-çetnike ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës, por edhe për shkak se i kishin rekrutuar për t’i larguar nga trevat e tyre, duhet t’i dallojmë nga të mobilizuarit (vullnetarët) shqiptarë, që vullnetarisht, apo mbi bazën e thirrjes e propagandës së shtabeve të divizioneve, brigadave e batalioneve të UNÇSH në Kosovë, bashkoheshin me divizionet e Shqipërisë, me besimin se kishin bërë gjënë e duhur apo kishin gjetur mbrojtjen e duhur te vëllezërit e tyre të një gjaku e të një gjuhe dhe i shihnin si shpëtimtarë. Sipas dokumentit 135/Res, numri i të arratisurve nga ushtria jugosllave deri në atë çast, ishte 155, ndërsa numri i të mobilizuarve nga ushtria shqiptare (div. V dhe VI) ishte 1389. Të gjithë këta të arratisur e të kapur dhe vullnetarët shqiptarë të Kosovës u dorëzoheshin udb-ashëbe jugosllavë.
-Divizionet V dhe VI, respektivisht dhe brigadat dhe batalionet e tyre, udhëhiqeshin e komandoheshin realisht nga komitetet e partisë dhe komisarët politikë: Ramiz Alia, Gafur Çuçi, Reis Malile, Njazi Islami etj. Bindesh për këtë po të lexosh raportet e tyre drejtuar KQ të PKSH dhe Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë. Edhe nga ana formale mund të dallosh lehtësisht, në fund të raporteve, përparësinë Ramiz/Brahman; Ramiz Alia/Gjin Marku e kështu me radhë. Komisarët politikë, Ramiz Alia, Gafur Çuçi etj. u drejtoheshin jo vetëm KQ të PKSH (sipas linjës partiake), por edhe Komandës së Përgjithshme, të cilën realisht duhet ta informonin komandantët. Në urdhëresën e Koci Xoxes, atëherë sekretar Organizativ i PKSH, drejtuar komisarëve e zv.komisarëve të korpuseve e të divizioneve të Ushtrisë NÇSH, ndër të tjera thuhej: “KQ i PKSH është koka udhëheqëse e Partisë, që këtej drejtohen në punët e ndryshme të gjitha organizatat si në pushtet, ashtu edhe në ushtri”.
Kopertina e librit “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” nga historiani Uran Butka
Ishte koha e komisarëve. Kuptohej që, për gjithçka, komandën e kishte Partia Komuniste Shqiptare, vegël e PK jugosllave, kuptohet, gjithashtu, se ç’dëm të madh dhe ç’tragjedi kombëtare i pruri kjo politikë Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos në vitin 1945, vitin e kthesës vendimtare drejt perandorisë së Lindjes komuniste.
-Të gjitha veprimet e divizioneve shqiptare në Kosovë miratoheshin edhe nga komandanti i Përgjithshëm i UNÇ të Shqipërisë, Enver Hoxha. Ai, pasi kërkonte shifrën e të arratisurve dhe të vullnetarëve të mobilizuar, urdhëronte shtabet e Divizioneve V dhe VI: “T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52″.
Ndërkohë, luftëtarët e lirisë, të ashtuquajtur “kriminelë”, u dorëzoheshin reparteve të OZN-së dhe të Mbrojtjes së Popullit, që i ndëshkonin dhe asgjësonin. Për të gjitha këto veprime antishqiptare dhe antinjerëzore mban përgjegjësi direkte Shtabi Operativ i Divizioneve V dhe VI, me komisar politik Ramiz Alinë dhe komandant Gjin Markun, që i merrnin urdhrat nga Beogradi dhe i zbatonin ato përpikërisht. Po e japim të plotë radiogramin e tyre drejtuar Komandës së përgjithshme të Armatës Jugosllave në Beograd:
Nr.70/Res
1.04.1945
Radiogram
Komandës së Përgjithshme të Armatës Jugosllave
Beograd
Brigadat e Divizioneve tona vazhdojnë të jenë të vendosura në vendet e mëparshme të Kosmetit stop Brigadat janë duke bërë ndjekje e rrethime të bandave gjithnjë me sukses stop Elementet e arratisur e sidomos ata që kanë ma pak faje, po dorëzohen stop Repartet tona janë duke bërë dhe konferenca e metingje politike në popull stop
Të gjitha këto veprime bëhen duke iu përgjegjur edhe karantinës së tifos, në të cilën ndodhen forcat tona stop.
Për Shtabin Operativ të Divizionit V dhe VI
Komisari Politik
N/kolonel Ramiz Alia
Komandanti
N/kolonel Gjin Marku
Në këtë radiogram dëshmohet edhe një herë tjetër për operacionet ushtarake të Divizioneve V dhe VI të Ushtrisë NÇ në Kosovë….
Sipas raportit të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë, datë 12 shkurt 1945, në Divizionin e 52-të jugosllav janë dorëzuar 662 shqiptarë. Në luftime, ky divizion ka zënë robër 99 persona. Divizioni 46 ka zënë robër 52 vetë, ka vrarë 32 dhe janë dorëzuar 37. Numri i përgjithshëm i robërve, i të dorëzuarve dhe i të vrarëve nga ky divizion, është 882. Divizioni i 41-të ka zënë robër ose janë dorëzuar 107 shqiptarë gjatë muajit mars 1945, plagosur e vrarë 19 “banditë” shqiptarë.
Sipas raportimeve të komandave të brigadave dhe divizioneve të UNÇSH, në rajonet e Mitrovicës e të Vushtrisë ishin vetëdorëzuar te Brigada III shqiptare 250 vullnetarë shqiptarë, në rajonin e Drenicës ishin bashkuar me repartet e ushtrisë shqiptare 980 vetë të armatosur, ndërsa në Divizionin VI ishin inkuadruar 200 të arratisur nga brigadat jugosllave.
Radiogrami i datës 1 prill 1945 provon se Ramiz Alia dhe Divizioni V gjendeshin në Kosovë, jo vetëm përgjatë muajit mars 1945 kur u mobilizuan dhe u dërguan tri kolonat e para me rekrutë shqiptarë për në Frontin e Triestes, por edhe gjatë muajit prill 1945 (siç e dëshmojnë edhe dokumentet e tjerë arkivorë), kur u mobilizuan dhe u dërguan për në Tivar tri kolonat e tjera me rekrutë kosovarë. Një ditë pas masakrës së përgjakshme në Tivar, Ramiz Alia i shprehte Beogradit se “divizionet tona vazhdojnë të jenë të vendosura në vendet e mëparshme të Kosmetit, janë duke bërë ndjekje e rrethime të bandave gjithnjë me sukses dhe se të arratisurit po dorëzohen”, për të mbushur brigadat me shqiptarë që dërgoheshin në Tivar e gjetkë. Fakti që ai kishte dijeni për masakrën e 31 marsit 1945 në Tivar, vërtetohet nga informacioni që na jep ish-shifranti i KQ të PKSH, Islam Kadeshi:
“Atë ditë erdhi një telegram-shifër nga komisari i Divizionit V, Ramiz Alia, i cili njoftonte se sot herët në mëngjes, një turmë e madhe, disa mijëra shqiptarë të Kosovës, pasi u grumbulluan në mes të dy kodrave, në një luginë, u pushkatuan dhe u likuiduan të gjithë. Në momentin që unë e dorëzova këtë telegram, në zyrë gjeta Koci Xoxen dhe Enver Hoxhën, ua dhashë telegramin në shifër të përkthyer”.
Shtabet e Divizionet V dhe VI, por edhe shtabet e brigadave, që përcillnin urdhrat e tyre gjatë muajve mars-prill 1945, kur bëhej mobilizimi ushtarak i shqiptarëve dhe dërgoheshin në Frontin e Triestes, dorëzonin tek autoritetet ushtarake jugosllave, të arratisurit nga Ushtria jugosllave, por edhe vullnetarët kosovarë që hidheshin në ushtrinë shqiptare, për të gjetur shpëtim…
Bashkëpunimi komunist jugosllavo-shqiptar për masakrimin e rekrutëve shqiptarë të Kosovës përgjatë rrugës Kukës-Shkodër, pra në territorin e Republikës së Shqipërisë, është pasqyruar në disa dokumente arkivore. Më së pari në notën e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë drejtuar Legatës së Jugosllavisë, datë 22.11.1949: “Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-së gjatë luftës dhe pas luftës. Në këto masakra të pashembullta ndaj popullsisë së Kosovës ka marrë pjesë dhe agjenti i qeverisë jugosllave në gjirin e qeverisë shqiptare, tradhtari Koci Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë”.
Fajin për këtë kasaphanë qeveria shqiptare u përpoq t’ia hidhte, pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, Koci Xoxes, i cili gjithashtu ishte kriminel, si gjithë komunistët e klikës hoxhiste, por nuk ishte në atë kohë ministër i Brendshëm. Në të vërtetë, ministër i Brendshëm në atë kohë, pra, nga viti 1944 e deri në maj të vitit 1946, ishte Haxhi Lleshi… Është absurde të mendosh se një ministër i Punëve të Brendshme, sidomos i një qeverie komuniste, pushteti i së cilës ishte përqendruar në një dorë të vetme, të lejonte hyrjen e një ushtrie të huaj në territorin e shtetit shqiptar, të autorizonte vrasjen pa gjyq e pa faj të një mijë shqiptarëve të Kosovës nga një ushtri e huaj, brenda territorit të Shqipërisë, pa dijeninë e qeverisë shqiptare dhe të kryeministrit Enver Hoxha, i cili mbante njëherësh postet e kryetarit të PKSH, të kryetarit të Frontit Demokratik, të komandantit të Ushtrisë dhe të ministrit të Jashtëm?!
…Këtë masakër perfide brenda kufijve të Shqipërisë, ku janë vrarë me qindra rekrutë të thjeshtë kosovarë ndërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Tivar, e konfirmon edhe prokurori i Përgjithshëm ushtarak, Bedri Spahiu, në gjyqin kundër Koci Xoxes:
“Xhelatët e Rankoviçit, që janë shquar për krimet e tyre alla-fashiste kundër popullit të thjeshtë të Kosovës, i kanë vazhduar këto masakra kundër tyre nëpërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Ulqin, duke vrarë qindra prej tyre.. Ishte kjo një rrugë e përgjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin”…
Është e paprecedentë dhe e paimagjinueshme, ndoshta e pashembullt në tërë historinë botërore, që qeveria e një vendi të pavarur të autorizojë të huajt që të vrasin ilegalisht dhe pa gjyq, në territorin e saj, bashkëkombësit e vet, madje të bëhet edhe vetë palë në këtë krim. Këtë na e dëshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes së Popullit të krahinës III (Shkodër):
“Nga mesi i vitit 1945, jugosllavët duke shoqëruar një numër kosovarësh të mobilizuar për në Mal të Zi, i vrisnin në masë rrugës, pa pasur faj dhe nga ky veprim, disa nga këta kosovarë, duke shpëtuar nga plumbat e tyre, mundën të iknin dhe të dorëzoheshin tek organet tona, duke kërkuar mëshirë dhe mbrojtje për të shpëtuar kokën. Ne, duke parë këto veprime antinjerëzore, që bëheshin tek njerëzit e rekrutuar nga Kosova, kemi vënë në dijeni me telegrame e shkresa, drejtorinë e Sigurimit dhe kemi sugjeruar që këta njerëz, të cilët kanë shpëtuar dhe na janë dorëzuar neve, të mos u jepeshin në atë kohë jugosllavëve, se do t’i vrisnin. Njëkohësisht, kemi përmendur që për këto vrasje të vihej në dijeni qeveria jugosllave, pasi ne kujtonim se bëheshin pa dijeninë e saj. Mirëpo Koci Xoxe, siç dihet, ishte bashkëpunëtor me këta (jugosllavët) dhe në shërbim të tyre, mbas disa ditëve na urdhëroi që kosovarët e dorëzuar ose të kapur t’u dorëzoheshin jugosllavëve. Ne, në atë kohë, këtë urdhër nuk e pritëm hiç mirë, mbasi e dinim që porsa t’i dorëzonim, jeta e tyre ishte në rrezik dhe, me sa jemi informuar, disa nga këta gjetën vdekjen”.

Roli i Alisë në masakrën e Tivarit
Ramiz Alia
Sipas dokumenteve, në mars të 1945-s, Ramizi ndodhej në Kosovë në krye të Divizionit V
Atëherë kur të gjithë menduan se e keqja ishte shporrur, kur shqiptarët më në fund do të ishin të lirë, atëherë do të ndodhte dhe një nga tragjeditë më të mëdha në Ballkan: masakra e Tivarit. Kanë kaluar 67 vjet që nga ajo pranverë e ftohtë, kur mijëra shqiptarë nga Kosova do të gjenin vdekjen, rrugës për në frontin e Perëndimit, ku gjoja do të luftonin krah Ushtrisë Jugosllave për çlirimin nga gjermanët. Një ngjarje e hidhur, e cila ende nuk është zbardhur deri në fund. “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” është libri i historianit Uran Butka, i mbështetur financiarisht nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që tenton t’i japë përgjigje pikëpyetjes që prej dekadash rri mbi këtë ngjarje. Ndonëse kanë kaluar kaq shumë vite, ende nuk dihet numri i saktë i shqiptarëve që humbën jetën në këtë masakër, megjithatë, mbi bazë të përllogaritjeve, duke u mbështetur në dokumente tashmë publike, numri i viktimave, i atyre që u zunë në pusinë e Tivarit dhe të pushkatuar e të vdekur gjatë rrugës, shkon nga 2947-3447. Por, mbi të gjitha nuk janë zbuluar arsyet pse. “Masakra e Tivarit, apo më gjerë, tragjedia e Tivarit, është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, kryer ndaj shqiptarëve.
Ky libër është një sprovë për të ndriçuar këtë masakër me përmasa ballkanike, jo vetëm për të zbuluar të vërtetën, po edhe sepse akti i parë i kësaj tragjedie, ku u masakruan dhe u vranë me mijëra shqiptarë të pafajshëm, u luajt brenda territorit të Shqipërisë”, thotë autori Uran Butka në librin e tij, i cili tashmë i është shtuar vitrinës së librit. Në faqet e tij, Butka përmes dokumenteve hedh dritë mbi rolin që ka luajtur Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë në rekrutimin e burrave të Kosovës, në propagandën që kanë bërë për t’i bindur, pastaj në çarmatosjen dhe dërgimin drejt kasaphanës, sipas planit të jugosllavëve për eliminimin e tyre. Butka na sjell dokumente të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit dhe jo vetëm, sipas të cilave në atë periudhë në Kosovë vepronin dy divizione shqiptare, të cilat morën pjesë në këtë aksion, si dhe në shtypjen e revoltave të “reaksionarëve” kosovarë kundër Ushtrisë jugosllave. Divizione këto, që drejtoheshin nga Ramiz Alia e Rahman Parllaku. Dokumente që përgënjeshtrojnë thëniet e Alisë, se në atë periudhë ai gjendej në Bosnjë. Për këtë arsye kemi shkëputur nga libri disa pasazhe, ku vërtetohet pikërisht prania e Alisë në Kosovë, në pranverën e 1945-s.
Pjesë nga libri
Përgatitja e masakrës së Tivarit
Historiani Uran Butka
Pasi u vendos regjimi ushtarak në Kosovë, u bë mobilizimi i dhunshëm ushtarak. U rekrutuan thuajse 50 mijë shqiptarë, kryesisht të moshës së re. Urdhrin për mobilizimin e shqiptarëve dhe dërgimin e tyre për plotësimin e armatave të Ushtrisë jugosllave, e dha Shtabi Suprem i Armatës Jugosllave.
Mobilizimi u krye nën drejtimin e Shtabit Operativ të Kosmetit dhe u shoqërua me masa të rrepta policore, si marrja me dhunë, burgosja apo ekzekutimi përpara familjeve, kur shqiptarët nuk pranonin. U arratisën me qindra shqiptarë të Kosovës në vende të fshehta e në male, u bashkuan me formacionet luftarake të djathta, ose kaluan kufirin për në Shqipëri e Greqi.
Lind pyetja: Përse u mobilizuan mijëra shqiptarë “për të luftuar kundër gjermanëve” (!) kur nuk ishte e nevojshme, kur ata nuk ishin ushtarë të rregullt, të stërvitur e të armatosur dhe lufta kundër trupave gjermane në Kosovë kishte përfunduar me kohë, madje dhe në Jugosllavi ishte drejt përfundimit? Përse duheshin mobilizuar me mijëra rekrutë të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare dhe përse duheshin dërguar në Srem apo në bregdetin e Adriatikut?
Sipas gjithë dokumentacionit që disponojmë, ky mobilizim dhe kjo degdisje e rekrutëve shqiptarë nga Kosova kishte për qëllim largimin e meshkujve të aftë për luftë dhe eliminimin e tyre fizik, dobësimin e rezistencës shqiptare, ripushtimin e Kosovës dhe pamundësinë e të drejtës për vetëvendosje e shkëputje, premtuar nga PKJ e Titos gjatë luftës.
Sekretari i Komitetit Krahinor për Serbinë, Bllagoje Neshkoviç, duke analizuar gjendjen në Kosovë, theksonte: “Ju, në Kosovë e në Rrafshin e Dukagjinit, nuk keni njeri që nuk ka pushkë dhe këta njerëz në çdo rast mund të çohen në kryengritje… Populli nuk është me ne. Po e shohim se shqiptarët në numrin më të madh janë kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare”.
Të njëjtën gjë konstatonte dhe Azem Hajdini.
“Dërgimi i një numri kaq të madh të rekrutëve shqiptarë nga Kosova dhe Metohija për plotësimin e qendrave të njësive ushtarake jashtë Kosovës, duhej kuptuar si nevojë për izolimin e tyre, si masë preventive për pengimin e kryengritjes dhe të aksioneve që krerët e tyre parashihnin t’i ndërmerrnin gjatë pranverës së ardhme”.
Me vendosjen e administrimit ushtarak në Kosovë, Jugosllavia po përgatitej ushtarakisht dhe politikisht, por edhe me ndihmën e politikës antikombëtare të qeverisë së Tiranës dhe të formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë në Kosovë, ta riokuponte Kosovën. Kjo gjë kishte hasur në reagimin luftarak dhe qëndresën e forcave kombëtare të Kosovës. Për ta shfryrë këtë rrezik kundërshtues, qarqet politike dhe ushtarake të Jugosllavisë hapën “valvulet” për ta nxjerrë jashtë Kosovës dhe për të likuiduar pjesën më të re dhe më të aftë për luftë të popullsisë së saj, sipas një skenari të parapërgatitur…
Natyrisht, mobilizimi i rekrutëve të rinj për në Frontin e Adriatikut nuk do të ishte arritur nga ana e autoriteteve ushtarake, po të mos përdorej, veç dhunës, edhe propaganda, edhe mashtrimi. Pas humbjeve tragjike me Brigadën VII kosovare, shqiptarët nuk mund të gënjeheshin për së dyti se do të mobilizoheshin për të luftuar në front kundër gjermanëve. U përdor një taktikë tjetër, që gjithsesi zuri vend dhe u besua: “Të mobilizuarit do të shkojnë në Shqipëri, se i ka thirr Enver Hoxha”.
“Më vonë është bërë tradhtia e dytë, thuhet në proklamatën e shtabit të LLTSH. U përpoqën që prapë të tubonin ushtarë me vullnet, por me vullnet askush nuk u shkoi, sepse populli ishte djegur një herë. Tashti u thanë ndryshe: “Këta ushtarë do të shkojnë për në Shqipëri, po i kërkon Enver Hoxha”. Ia goditën telin. Kosovarët e pafat janë të gatshëm që për Shqipërinë të japin çdo gjë, edhe jetën, edhe për këtë u ngutën në brigada me armët e veta. Por tradhtia nuk vonoi, doli në shesh pas disa ditësh. Ua morën pushkët dhe i hodhën pas telave, në kazermat e Prizrenit, të cilat i kthyen në llogore të koncentrimit, më të ndyra se ato të kohës së okupimit fashist. Pas disa ditësh i zgjodhën dhe i therën në mënyrën më gjakësore njerëzit më të mirë, të etiketuar “elementë reaksionarë fashistë”. Pasi shumica mori tuberkulozin dhe sëmundje të tjera nga betoni i ftohtë i kazermave, i nisën në drejtim të panjohur”.
Ndihmesën më të madhe për rekrutimin e shqiptarëve, por edhe për dorëzimin e qindra dezertorëve, që iknin nga Ushtria jugosllave dhe dorëzoheshin me mirëbesim tek brigadat e batalionet e Divizioneve V dhe VI të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, e kanë komandat e këtyre divizioneve e brigadave të Ushtrisë shqiptare, që ishin nën urdhrat e Komandës së Përgjithshme Jugosllave. Siç është zbuluar tanimë nga dokumentet arkivore, Divizionet V dhe VI të Shqipërisë ndodheshin në Kosovë përgjatë muajve mars dhe prill të vitit 1945, kur u bë mobilizimi i dhunshëm i popullsisë shqiptare në Kosovë e trevat e tjera shqiptare dhe kur u nisën tri kolonat (eshalonet) me rekrutët shqiptarë për në Tivar më 24-27 mars 1945 dhe tri kolonat e tjera më 19-24 prill 1945. Bashkëpunimi i ngushtë dhe implikimi i divizioneve dhe brigadave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për mobilizimin e rekrutëve shqiptarë që do të dërgoheshin në Tivar, është evident dhe i dokumentuar.
Kemi në dorë radiogramet e shtabit të Divizionit V dhe VI dërguar Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë gjatë muajve mars-prill 1945 e në vazhdim.
Nr.91 datë 3.03.1045
Komandës së Përgjithshme
Simbas urdhrit të Komandës së Përgjithshme Jugosllave, përcjellë me anë të Korpusit II Jugosllav, forcat e Divizionit tonë po lëvizin në drejtim të Novi Pazar-Rashka-Mitrovicë. Lëvizja do të fillojë më datë 7.03.1945 në mëngjes. Për lëvizjen e forcave tona u mor vesh me mjekët dhe ramë dakord, meqenëse në lëvizjen tonë jemi marrë vesh dhe me Divizionin VI, i cili do të vendoset në Vuçiternë e rrethe.
Nga Divizioni V
Ramiz–Rahman
(AQSH, F.206/APL v. 1945)
Pra, është i pavërtetë pohimi i Ramiz Alisë se “koha kur ka ndodhur masakra e Tivarit, unë kam qenë në Bosnjë” (intervistë 2010). Këtë gjë e përforcon dhe dokumenti tjetër, radiogrami i datës 17.03.1945, firmosur nga Ramiz Alia dhe Rahman Parllaku dhe drejtuar Komandës së Përgjithshme të Shqipërisë:
Nr. 96
Divizioni V
17.03.1945
Komandës së Përgjithshme
Në lëvizjen tonë, të tria brigadat janë vendosur në këto vende: Brigada III në katundet afër Mitrovicës, në jug e në jugperëndim të qytetit. Brigada V prej Rashke e ndër katundet rrëzë lumit të Banderinës Rbovaç. Brigada XXV është vendosur prej katundit Zubeçe gjatë lumit Banderinë Pridverica zonë e Stara Koloshinit. Shtabi i Divizionit në Mitrovicë.
Ramiz – Rahman
(AQSH, F.206/AP)
Ishte pikërisht koha e mobilizimit të rekrutëve shqiptarë në Mitrovicë e rrethe, në Ferizaj e Gjilan, ku u vendosën brigadat e Divizionit V dhe në Vuçiternë e rrethe, ku u vendosën brigadat e Divizionit VI, të cilat bashkëpunuan me Shtabin Operativ të Kosovës dhe Divizionin e 52-të serb për rekrutimin apo dorëzimin e shqiptarëve në brigadat jugosllave për t’i duruar ato në frontin e Perëndimit.
Po t’i këqyrësh listat e rekrutëve të dorëzuar shqiptarë nga komanda e Divizionit V tek komanda jugosllave, rezulton se shumica e tyre ishin nga Mitrovica, Skënderaj, Vuçiterna, Podujeva, Peja, Gjilani, Ferizaj etj., rajone të okupuara nga divizionet e Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.
Në raportin e gjatë që komisari politik, Ramiz Alia, i dërgonte nga Mitrovica, më 20 mars 1945, Komitetit Qendror të PKSH, ndër të tjera lexojmë:
“Ndër partizanët tanë vazhdon të punohet mjaft për vëllazërimin mes popullit shqiptar dhe jugosllav, për Ushtrinë jugosllave… Nji randsi e madhe u asht dhanë në këto kohë sidomos grupeve teatrale dhe koreve. Në çdo brigadë asht krijue nga nji grup teatral e koral, i cili jep vazhdimisht shfaqje teatrale për forcat tona ose për popullin. Grupin teatral jemi duke e përdorur mjaft, sidomos këndej në Kosovë për shfaqje popullit, kështu tue e përdor si një mjet për agjitacion. Janë dhënë disa shfaqje teatrale për popullin e disa qyteteve këtej, ndër të cilat shfaqje asht paraqitun gjithnji mënyra se qysh po vëllazërohen dy popujt, shqiptar e jugosllav. Rezultatet kanë qenë mjaft të mira… Divizioni ynë nuk ka pasur kohët e fundit asnjë veprim ushtarak, por ma tepër asht kufizue me nji punë të gjanë ushtarake me anë konferencash dhe manovrash të ndryshme… Tani, pranë shtabit të divizionit na ka ardhur një shok i dërguar nga Komanda e Përgjithshme Jugosllave, i cili po na udhëzon mbi mënyrat e organizimit të ushtrisë… Divizioni ynë asht mjaft i zhveshun, kaq sa të gjithë oficerët pa përjashtim janë me opinga lope. Po shpresojmë se do të na vijë diçka nga ana e shtabit jugosllav… Siç e dini, kemi pasur deri afër 500 të sëmurë nga tifoja e morrit… Nga fundi i muajit shkurt kemi pasur të vdekur nga tifoja dy anëtarë partie nga Brigada V, të cilët janë Hysni Muka, Gani Arifi dhe Mushak Kavnja, komisar i komp. të Brig. XXV…”.
(AQSH, Fondi 14/AP v. 1945)
Kuptohet shumë qartë nga ky raport se Ushtria shqiptare në Kosovë përdorej nga Armata Jugosllave për të bërë propagandë dhe agjitacion politik në favor të politikës djallëzore të “Bashkim-vëllazërimit”, në ndihmesë të pushtetit e të Ushtrisë jugosllave, si edhe të asgjësimit të rezistencës shqiptare….
Po për ç’motiv bëhej gjithë kjo lojë dhe kujt i shërbente?
E shpjegon vetë komisari politik, Ramiz Alia, në këtë raport:
“Siç e keni marrë vesh edhe ju, këtu në Kosovë, përpara se të vinin forcat e Divizionit tonë, u ba një lëvizje bandash reaksionare kundër lëvizjes dhe pushtetit jugosllav. Kjo lëvizje ka qenë e gjanë dhe ka përfshi në gjirin e saj nji pjesë të mirë burrash (afro 7000-8000 burra të armatosur). Lëvizja e këtyre reaksionarëve u shua disi nga veprimi i disa brigadave të Kosmetit dhe i disa brigadave jugosllave të ardhura për këtë punë. Tashi gjenden akoma grupe të vogla bandash nga 20-30 vetë nji grup…”…
Tashmë ishte detyra e divizioneve të ushtrisë shqiptare që të asgjësonin këta krerë të “bandave reaksionare”, nëpërmjet propagandës, forcës së armëve dhe dorëzimit tek ushtria jugosllave.
“Paraqitja e divizionit tonë në këto zona ka ngritur moralin e popullit, i cili ka një farë besimi tek ne dhe shohim menjëherë se brenda 3-4 ditëve u dorëzuan në Brigadën III tonën afro 30 elementë të arratisun”, raportonte Ramiz Alia nga Mitrovica.
E konfirmon këtë qëndrim edhe komandanti i Divizionit V, Rahman Parllaku, në raportin e datës 21.03.1945 nga Mitrovica:
“Reaksionarët me parullat e tyre kishin mund të mobilizonin popullin e ta çonin në luftë kundër forcave ushtarake të Kosmetit. Parrulat e tyre ishin: luftë kundër serbëve dhe të bashkohemi me Shqipërinë”.
Zëvendëskomisari politik i Divizionit V, Reiz Malile, në raportin e tij të datës 23.03.1945, rrëfente dashur pa dashur se “reaksionarët” e Kosovës ishin ngritur kundër pushtetit ushtarak jugosllav nga shkaku i krimeve që bënin forcat ushtarake serbo-malazeze ndaj popullit të Kosovës. “Partizanët serbë e malazezë, ndonëse me iniciativën e tyre, kanë kryer vepra jo të mira. Kanë vrarë popull pa kriter… Vrasjet e pushkatimet janë kryer kaq mizorisht, saqë janë marrë fëmijët e vegjël dhe pa menduar, janë vrarë duke i lënë gjithashtu mbi tokë të pavarrosur. Nga partizanët janë grabitur shtëpi, janë grabitur sende të ndryshme si unaza, rroba grash etj. Një gjë e tillë e ka revoltuar shumë popullin, i cili ka fituar një urrejtje të madhe karshi tyre.. Para një situate të tillë ia nisëm punës për forcimin e pushtetit dhe njëkohësisht të vëllazërimit”.

Masakra e Tivarit, Shefqet Peçi: Ishte aksidentale
Enver Hoxha e Shefqet Peci
Raportet kontradiktore shqiptare e jugosllave për ngjarjen
Komanda e përgjithshme me në krye Enver Hoxhën ishte në dijeni, Peçi e Themeli raportonin nga vendngjarja
Nëse për vite me radhë është thënë se shteti shqiptar nuk kishte dijeni për masakrën e Tivarit, raportet e asaj kohe tregojnë të kundërtën. Përmes një sërë dokumentesh të botuara në librin “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”, historiani Uran Butka nxjerr në dritë se Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë shqiptare, me në krye Enver Hoxhën, vihej në dijeni për gjithçka. Menjëherë pas masakrës së Tivarit dhe vrasjeve pranë bregut të lumit Buna në Shkodër, në drejtim të komandës shkojnë raportet e Shefqet Peçit e të Zoi Themelit, të cilat janë kontradiktore mes tyre. Peçi fillimisht raporton se gjithçka mund të ketë ndodhur “aksidentalisht”, ndërsa më vonë duhet të tregojë të vërtetën e asaj që ka ngjarë, duke u mbështetur mbi rrëfimet e dëshmitarëve okularë, të kosovarëve që kishin mundur t’i shpëtonin kasaphanës së Monopolit. Zoi Themeli, shefi i Mbrojtjes së Popullit në Shkodër, është më i qëndrueshëm në raportimin e tij. Ai raporton masakrën dhe vë në dukje urrejtjen mes kosovarëve dhe jugosllavëve, duke ua vënë fajin këtyre të fundit, por është e pajustifikueshme mungesa e reagimit të palës shqiptare, sidomos në ngjarjet në lumin Bunë, ku nuk bënë asgjë për ndaljen e vrasjeve. Pranë këtyre raportimeve Butka vë edhe raportimet e palës jugosllave, të cilët ua vënë fajin “reaksionarëve”, që u hodhën në revoltë. Ndërkohë që shprehin bashkëpunimin, madje “kujdesin” e palës shqiptare ndaj asaj jugosllave, gjatë kohës që ata kaluan në territorin shqiptar.
Masakra e Tivarit
Personaliteti i shquar shqiptar, Bajram Gola (luftëtar i Brigadës IV të Kosovës), i vë pikat mbi i-të dhe gishtin mbi ideatorët e gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe mbi realizuesit e masakrës së Tivarit: “ishte atëherë çështja e shumë krimeve dhe për gjenocide të hegjemonizmit serbomadh racist, por populli kërkonte përgjigje për masakrimin e shqiptarëve në oborrin e monopolit të Tivarit… bëhet fjalë për një masakër brutale ndaj rekrutëve shqiptarë, që e bënë një pjesë e aradheve partizane serbo-malazeze, gjegjësisht Brigada X malazeze me komandant Goxha Markoviçin dhe komisar politik, Vladimir Roloviçin (shpallur hero i Jugosllavisë në vitin 1971). Por urdhri kishte ardhur nga lart… ushtarakët serbo-malazezë i vranë pa ndonjë faj apo arsye bashkëqytetarët e tyre të mobilizuar nën flamurin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Kjo ironi tragjike zbulon shumë gjëra. Me konstatimin se ky është një krim barbar, nuk është thënë e tëra. Sepse, për ne është e rëndësishme që edhe në Maqedoni ka shumë raste të ngjashme, për të cilat duhet folur, sepse për ato deri tash është heshtur. Ata që deshën të thoshin diç për to, shumë shpejt i “hëngri nata”. Kriminelët nuk u nxorën as para gjyqit, ndonëse shqiptarët kishin luftuar për Maqedoninë”. Sipas Golës, krimi ishte planifikuar nga shteti, që të shfarosej një numër i madh shqiptarësh. Jo rastësisht u zgjodh vendi dhe ekzekutorët. Në pyetjen pse u mobilizuan vetëm shqiptarët për në frontin veri-perëndimor të Adriatikut dhe pse u depërtuan përmes rrugës Prizren-Shkodër-Tivar, përgjigjja e tij ishte: të masakroheshin pasivisht, madje në trojet e veta shekullore të okupuara nga serbo-malazezët. Po të ishte qëllimi për të luftuar kundër nazifashizmit, do të mobilizoheshin në këtë rrugë edhe serbët, malazezët, maqedonasit dhe nacionalitetet e tjera…
“Porsa u dorëzuan në duar të përcjellësve malazezë, ushtarët shqiptarë u gjetën në një situatë të rëndë dhe në fillim nuk mund ta kuptonin ç’po ndodhte, ishin ushtarë, apo pengje të luftës?! Mirëpo, shpejt u detyruan ta kuptonin se gjendeshin në duar të armiqve të përbetuar. Atë bindje ua krijoi sjellja arrogante-gjakatare, kur pas disa dhjetëra kilometrash, ranë viktimat e para. Ushtarët malazezë, që kishin ardhur për t’i “përcjellë” rekrutët shqiptarë, filluan t’i vrisnin rrugës ushtarët që mezi e përballonin atë marshutë, pas së cilës mbeteshin gjurmët e gjakut të të rinjve shqiptarë. Mbas marshimit të gjatë dhe deri në Tivar, do të mbeteshin gjurmët e pashlyeshme të gjakut”.
Dhe jo vetëm përgjatë rrugës Shkodër-Tivar, por edhe pas masakrës në Tivar, vazhdoi keqtrajtimi dhe asgjësimi i pjesës së mbetur të kolonës me rekrutë shqiptarë, me qëllim që asnjë prej tyre të mos mbetej gjallë…
Pasojat e masakrës ishin tragjike për shqiptarët, por u gjendën në hall edhe vrasësit: ç’do të bënin me kufomat që ishin bërë stivë dhe kishin mbushur plot gjithë oborrin, ndërtesën e monopolit të duhanit dhe rrugën që çon për atje?
“Pasi u bë masakrimi i 1700 ushtarëve shqiptarë, gjakatarët u gjendën në hall. Ku t’i fshihnin kufomat e të vrarëve? Oborri ishte mjaft i kufizuar si sipërfaqe për t’i fshehur nga opinioni, nga qytetarët e Tivarit, të cilët atëherë ishin 95% shqiptarë e myslimanë. Tërë paradites dhe natën u munduan me një trabakullë për t’i hedhur në detin Adriatik, por, kur zbardhi dita, tivarasit u trazuan dhe e bllokuan monopolin. Ua morën kufomat që kishin mbetur dhe i varrosën në varret e myslimanëve të Tivarit. Nga sa më kujtohet, janë varrosur 483 kufoma dhe Rankoviçi vetëm ata i konsideron si të vrarë në Tivar, por e vërteta është se u vranë 1700 ushtarë shqiptarë”….
Por masakra nuk ishte çuar deri në fund. Disa nga ata që shpëtuan nga plumbat dhe mundën të arratiseshin individualisht dhe disa në grup, u kthyen për në Shkodër dhe u kapën nga rojet ushtarake të Mbrojtjes së Popullit. Në raportin e Zoi Themelit drejtuar Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit në Tiranë, datë 5.04.1945, ndër të tjera thuhet:
“Dje, rojet e Brigadës II të MP kanë qenë tek ura e Bunës. Dhjetë kosovarë, të cilët kishin ikur prej Tetove, vinin këtu. Kur i morëm në pyetje, këta na u përgjigjën kështu: “Gjatë gjithë rrugës që jemi nisur drejt Kosove, jugosllavët na kanë munduar dhe na kanë rrahur. S’na linin të pinim as ujë rrugës. Kur shkuam në Tivar, na futën në një rrugë të ngushtë, ku na kishin radhitur për katër. Në këtë kohë, ndërsa ne po s’lodheshim, dëgjuam të kërcisnin pushkë, bomba dhe mitraloza në të gjitha anët dhe që na shtinin neve. Neve na u duk si një gjë e papritur dhe s’dinim se ç’po ngjiste e përse po na vrisnin. Në këtë kohë, kur shokët që kishim përpara dhe prapa po vriteshin, ne u turbulluam dhe s’pamë tjetër se ç’ngjante, por ikëm nga mundëm. Nga kodrat e nga shtëpitë na shtinin neve që po shkonim. Të vrarë, të plagosur dhe të shpërndarë janë 500 veta. Të shpërndarë janë fare pak, kurse të vrarë e të plagosur janë shumë…”. Tani na lajmëroni për këta kosovarët që kemi kapur, t’ua dorëzojmë jugosllavëve, apo t’jua shoqërojmë ne deri atje”.
Shefi i Mbrojtjes së Popullit të Krahinës III
Zoi Themeli
Këto fakte ia raportonte Shtabit të përgjithshëm edhe Shefqet Peçi, më datën 4 prill 1945:
“Sot Brigada e Mbrojtjes së Popullit kapi 10 kosovarë të mobilizuar, që kishin ikur nga Tivari. Në pyetje tregojnë sjellje shumë brutale të përcjellësve partizanë jugosllavë, të cilët i kanë futur në një vend të ngushtë në Tivar dhe, pas pushkatimit e mitralimit pa asnjë shkak, kanë mbetur të vrarë, të plagosur dhe të shpërndarë 500 vetë. Çështja na duket me karakter shumë serioz. Kujtojmë se është mirë të merren në pyetje nga vetë Misioni Jugosllav i atyshëm. Si kjo, ashtu edhe ngjarja e këtushtme (në Lumin Bunë), jua kemi njoftuar, ka bërë bujë dhe përshtypje shumë të keqe e dëmprurëse”.
Por, as Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë NÇSH, as qeveria, as Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në krye të të cilave ishte Enver Hoxha, nuk reaguan as për vrasjen e dhjetëra shqiptarëve në bregun e lumit Buna, as për masakrimin e shqiptarëve të tjerë në Tivar, por heshtën si bashkëfajtorë në krim, ndonëse sipas raportimeve të mësipërme, vrasjet ishin bërë “pa asnjë shkak, kanë bërë bujë dhe përshtypje shumë të keqe e dëmprurëse”. Është për t’u theksuar gjithashtu se E. Hoxha dhe krerët e tjerë të pushtetit e të ushtrisë ishin në dijeni të plotë për masakrën e Tivarit, por edhe për vrasjet e keqtrajtimet e rekrutëve shqiptarë të Kosovës brenda territorit të Shqipërisë, ndonëse bënin sikur s’dinin gjë. Fakti i këtyre radiogrameve të Zoi Themelit dhe Shefqet Peçit dërguar Shtabit të përgjithshëm, komandat i të cilit ishte E. Hoxha, rrëfejnë të kundërtën. Fakti tjetër, që të arratisurit e dorëzuar apo të ndaluar nga rojet shqiptare në Shkodër u urdhëruan nga qeveria shqiptare që të ktheheshin prapa dhe t’u dorëzoheshin autoriteteve ushtarake jugosllave si dezertorë, tregon për bashkëpunimin me palën jugosllave në këtë masakër.
Vrasjet në lumin e Bunës
Si paraqiten këto ngjarje në raportin e Shtabit të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë:
“Reaksioni i Shkodrës, përkatësisht reaksioni shqiptar, arriti të depërtonte deri në atë eshalon përmes një hoxhe apo të ndonjë lustraxhiu këpucësh etj. Dhe kjo ndodhi për shkak të mosvigjilencës sonë. Rezultati i punës së reaksionit në këtë eshalon ishte se arriti të organizonte një numër të ushtarëve shqiptarë, numri i saktë i të cilëve nuk u përcaktua dot. Revolta duhet të shpërthente më 1 prill në Shkodër, por ne rastësisht filluam marshimin natën e 31 marsit duke gdhirë 1 prilli i vitit 1945, i ndamë në grupe, kështu që e penguam revoltën në përmasa të mëdha. Krahas kësaj, një grup prej 200 vetash, gjatë pritjes së tragetit në skelë, prej ku do të kalonim përtej Bunës, tentoi të ngrihej një revoltë, duke i sulmuar forcat tona që i shoqëronin. Arritën që një ushtar tonin ta hidhnin në Bunë. Shokët tanë u gjendën shpejt, hapën zjarr, jo në drejtim të tyre, por mbi ta dhe anash kolonës. Në ikje e sipër, disa nga ai grup i kapi zjarri i mitralozit. Në vend mbetën katër shqiptarë të vdekur dhe rastësisht, dy luftëtarët tanë, kurse 12 shqiptarë të tjerë u plagosën. Kjo përfundoi me aq. Pastaj e izoluam atë grup dhe e përcollëm për në Tivar”.
Gjithsesi, ky raport, përpos trajtimit të njëanshëm të ngjarjeve në Shkodër, vërteton katërcipërisht masakrën e shkaktuar atje nga ushtarakët serbë të Brigadës 27, që shoqëronin kolonën e tretë, pavarësisht numrit të zvogëluar të rekrutëve shqiptarë të vrarë e të plagosur. Vërtetohet teza se ishte përgatitur kjo masakër pikërisht në Shkodër, duke ia hedhur fajin reaksionit të Shkodrës që “kishte depërtuar në radhët e rekrutëve dhe kishte përgatitur revoltën”. Vërtetohet gjithashtu, se u hap zjarr me mitraloz mbi grupin prej 200 rekrutësh shqiptarë dhe u vranë 18 prej tyre.
Në raportin e shtabit të Divizionit 46 të datës 8 prill 1945, nuk përmendet fare reaksioni i Shkodrës, as ushtari serb i hedhur në Bunë, por thuhet shkurt:
“Gjatë kalimit për në Bunë, një grup prej 200 shqiptarësh u revoltua dhe u vërsul mbi ushtarët tanë. U hap zjarr mbi ta dhe me atë rast u vranë gjashtë shqiptarë dhe luftëtarë tanët dhe 12 shqiptarë u plagosën”.
Kështu, bie poshtë e dhëna e Shtabit jugosllav se “marrëdhënia e luftëtarëve tanë ndaj shqiptarëve të mobilizuar, ka qenë korrekte, gati, mund të thuhet, shoqërore. Incidentet e vogla, për të cilat u bë fjalë më parë, janë shkaktuar nga ana e vetë shqiptarëve, me gjasë nga infiltrimi i kriminelëve të qëllimshëm për nxitjen e revoltës dhe të pakënaqësisë dhe në atë mënyrë, krijimi i mundësisë për dezertim të shqiptarëve” (raporti i shtabit të Armatës IV J, 8.04.1945).
Kjo masakër në lumin Bunë pasqyrohet edhe në dokumentet zyrtare të Shqipërisë.
Në raportin e Shefqet Peçit të datës 3.04.1945, drejtuar Komandës së Përgjithshme në Tiranë, gjejmë mjaft pika të përbashkëta me raportet e komandave ushtarake jugosllave, të cituara më sipër.
Nr.198 rez Shkodër, më 3.04.1945
Komandës së Përgjithshme
Informohemi simbas njoftimit që na bën Brigada e Dytë e Mbrojtjes së Popullit, se në mesnatën e datës 1.04.1945 shoqëroheshin të mobilizuar kosovarë prej partizanëve të Ushtrisë jugosllave. Për arsye ende të paditura e ndofta aksidentalisht, u mbytën në skelën e lumit Buna një partizan jugosllav dhe një nga të mobilizuarit. Artizanët e tjerë jugosllavë pandehën se mbytja u bë me paramendim dhe menjëherë hapën zjarr kundër turmës së të mobilizuarve, që ndodheshin në pritje për të kaluar lumin. Zjarri i armëve zgjati pesë minuta dhe u pre vetëm me urdhrin e komandantit të kolonës Çiros Tikoviç, i Divizionit 46, Brigada e 27, batalioni i dytë. Mbetën 6 të vrarë dhe 11 të plagosur nga të mobilizuarit dhe një i vrarë e një i plagosur nga partizanët, që i shoqëronin. Të mobilizuarit që shoqëroheshin, ishin të çarmatosur.
Një gjë e tillë, simbas informatës që ka Brigada e Dytë e Mbrojtjes së Popullit, kështu paska ngjarë edhe në Tivar, ku duket se kanë mbetur afro 500 veta të vrarë.
Shefqet Peçi
Në këtë informacion të Shefqet Peçit justifikohet në frymë e në përmbajtje masakra e ushtarakëve jugosllavë “për arsye ende të paditura, ndoshta aksidentalisht” dhe “si një keqkuptim”. Po ashtu edhe masakra në Tivar: “Një gjë e tillë paska ngjarë edhe në Tivar, ku duket se kanë mbetur afro 500 veta të vrarë!?”.
Në këtë raportim nuk ka asnjë fjalë për arsyet e vërteta të këtyre masakrave, për shkaktarët, si dhe nuk ka asnjë shqetësim, përgjegjësi apo dhimbje për vrasjet pa asnjë faj të shqiptarëve të Kosovës, në prezencën e ushtrisë shqiptare dhe brenda kufijve të Shqipërisë!
Raporti tjetër është ai i Brigadës së Mbrojtjes së Popullit të krahinës së Shkodrës. Po e japim të plotë këtë informacion të Zoi Themelit drejtuar nga Shkodra më 3.04.1945, Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit në Tiranë.
Ministria e Mbrojtjes së Popullit
Seksioni i Mbrojtjes së Popullit Shkodër, më 3.04.45
Nr. extra
Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit Tiranë
Më datën 2 prill, në orët e mesnatës dhe pikërisht aty nga ora 1:00, ndërsa partizanët jugosllavë po transportonin një numër prej 1500 kosovarësh në anën tjetër të Bunës, për t’i çue në Mal të Zi, megjithëse ishin urdhëruar të rrinin përdhe pa lëvizur, një kosovar u tërhoq në buzë të Bunës dhe pastaj u hodh në ujë dhe filloi të notonte me qëllim të ikte. Përnjëherësh, rojet e diktuan dhe i shtinë me pushkë e me bomba. Kosovari që u hodh në lumë, nuk u pa më.
Mbas kësaj, rojet jugosllave, të inatosura nga kjo gjë, u tërhoqën prapa dhe pa arsye, filluan të shtinin mbi turmën e kosovarëve, të cilët ishin ulur dhe po rrinin pa lëvizur. Në këtë goditje u vranë 7 veta (ndër ta një jugosllav) dhe u plagosën 13 të tjerë (ndër ta prapë një jugosllav). Gjithsej arrijnë kështu 18 kosovarë të vrarë e të plagosur dhe dy jugosllavë, të gjithë këta, si kosovarët dhe jugosllavët, u vranë prej partizanëve jugosllavë. Një vepër e këtillë tregon urrejtjen që ushqejnë këto dy palë ndërmjet tyre dhe aq më keq, trajtimin që u bëjnë jugosllavët kosovarëve. Shtojmë se shkaktarët e kësaj ngjarjeje janë vetë jugosllavët, të cilët kanë shtënë pa të drejtë mbi turmën e kosovarëve.

Zoi Themeli (firma)
Ky raport i datës 3.04.1945, pra i hartuar pas masakrës në brigjet e lumit Buna, është më i saktë se dy raportet e divizioneve 46 të Serbisë dhe të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë, por edhe se informacioni i Shefqet Peçit, sepse është i drejtpërdrejtë, sepse është dërguar menjëherë pas ngjarjes, sepse nuk e intrigon ngjarjen me ndërhyrje të reaksionit shkodran apo me revoltën e rekrutëve shqiptarë, si edhe nuk e justifikon masakrën mbi rekrutët shqiptarë. Përkundër, vërteton atë që tregojnë edhe dëshmitarët okularë se “rekrutët kosovarë ishin urdhëruar të rrinin përdhe dhe se rojet jugosllave filluan të shtinin pa arsye mbi turmën e kosovarëve, të cilët ishin ulur dhe po rrinin pa lëvizur”…. Raporti në fjalë tregon se cilët ishin vrasësit dhe cilat ishin viktimat, por nuk nxjerr arsyet e kësaj masakre, duke vënë si shkak urrejtjen që të dyja palët ushqenin ndërmjet tyre, duke i vënë të dyja palët në një emërues. Nga ana tjetër, ky raport rrëfen qartazi që forcat shqiptare të Mbrojtjes së Popullit nuk bënë asnjë veprim për të ndaluar masakrën, pra, lejuan dhe bënë sehir kur vriteshin pa arsye bashkëkombësit tanë nga të huajt, pikërisht brenda territorit të Shqipërisë dhe para syve të tyre; gjithashtu, ky raport dhe dokumente të tjera tregojnë se nga ana e qeverisë shqiptare, megjithëse ishte vënë në dijeni, nuk pati asnjë reagim, asnjë notë verbale apo shkresore, asnjë përpjekje për të mbrojtur brenda territorit të shtetit amë jetët e bijve të Kosovës e viseve të tjera shqiptare, që shpresonin të gjenin në Shqipëri një trajtim krejt tjetër, madje, e lejuan masakrën dhe ndihmuan në vrasjen e rekrutëve të Kosovës…
Pala jugosllave ishte shumë e kënaqur me qëndrimin “shumë të kujdesshëm” të pushtetit të Shqipërisë ndaj Ushtrisë jugosllave:
“Popullsia e Shqipërisë dhe pushteti i tyre ishin shumë të kujdesshëm ndaj ushtrisë sonë, të ndjeshëm dhe të mahnitur me lëvizjen dhe luftëtarët tanë”, raporton shtabi i Divizionit të 46-të.
Në radiogramin e datës 7.04.1945, drejtuar Komandës së Përgjithshme, Shefqet Peçi e pranon të vërtetën:
“Sipas konstatimeve të mëvonshme, ngjarja mbi lumin Buna ishte një provokacion nga jugosllavët… Sipas informacioneve që kemi, shovinistë të shumtë jugosllavë janë futur në radhët e Ushtrisë jugosllave dhe mundohen me anë provokacionesh të mbjellin përçarje si tek kosovarët, ashtu dhe tek jugosllavët, tu futur spica ndër kosovarët, gjoja do t’ju vrasin të gjithëve dhe nga ana tjetër, u thuhej jugosllavëve se kosovarët do t’ju ikin. Ngjarjen e të vrarëve e ka marrë vesh gjithë Shkodra dhe reaksioni mundohet ta shfrytëzojë”.
Kolona, e goditur në shpirt nga vetë shteti shqiptar dhe në trup nga shteti jugosllav, arriti në Tivar në orën 17:00 të datës 2 prill 1945. Rekrutët shqiptarë u tmerruan nga gjurmët e gjakut dhe mbeturinat e kufomave të kolonës së parë.
URAN BUTKA

Kisha greke: Hoxha ishte grek, quhej Aleksandër Mavrojani
Në një artikull të publikuar nga mediat greke thuhet se lideri komunist shqiptar ishte me origjinë greke dhe kishte emrin Aleksandër.
"Enver Hoxha lindi në fshatin Dushja që më vonë u quajt Kefalari që ndodhet pranë qytetit të Qiatos në Korint. Paraardhësit e Enverit erdhën në rrethin e Korintit pas rënies së qytetit të Konstantinopojës në duart e osmanlinjve, së bashku me familjen e njohur të Notarëve.
Fillimisht u sistemua në Trikala të Korintit deh në vazhdim për siguri, shkuan në fshatin arvanitas, Dushnja, Kefalar i sotëm. Ngaqë i pari i familjes tregtonte drithëra, madje furnizonte të gjithë zonën me cilësinë e mavraganit, mori nofkën Mavroijiani, që me kalimin e kohës u kthye në mbiemrin zyrtar të familjes.
Informacionet që lexoni dhe që në vijim janë edhe më tronditëse, janë marrë nga të dhënat e gjeneralit Aifantis, në librin e tij të ri "Mashtrimet e mëdha". Këto informacione gjenerali Aifantis i ka mbledhur nga dëshmitë e njerëzve të afërm të familjes së Enver Hoxhës", thuhet në artikullin grek.
"Pasardhësi i familjes Apostol Mavrojianis, bëri në fillim të shekulli të 20-të 4 djem dhe tre vajza. Jorgon, Aleksandrin, Leonidën dhe Makun. Jorgo më i madhi i djemve ishte ai i cili u arrestuar nga gjermanët si agjent sekret ku e torturuan shumë, por më pas e lanë të lirë.
Aleksandri përfundoi studimet e juridikut në Universitetin e Athinës dhe u ndoq nga pushteti i Joani Metaksa si i majtë. Por, e përqafoi shërbimet inteligjente dhe e dërgoi në Romë tek Papa, ku aty edhe i mori mësimet e para të gjuhës shqipe dhe të betejës komuniste dhe të menaxhimit administrativ dhe të funksionimit të shërbimeve sekrete.
Më pas e dërguan në Paris ku i plotësuan studimet në komunizëm dhe luftën e çetave (kryengritjen). E martuan me një muslimane e cila njihte shumë mirë gjuhën shqipe dhe e dërguan bashkë me bashkëshorten e tij në Kosovë për të organizuar PKSH (Partinë Komuniste të Shqipërisë).
Me paratë e anglezëve dhe ndihmën e shërbimeve sekrete të Anglisë u ngjit shumë shpejtë në majë të hierarkisë së Partisë Komuniste të Shqipërisë. Më pas shkoi në Tiranë dhe nxori në qarkullim gazetën "Vatra" dhe javoren "Java". Rrëzoi nga froni mbretin Zog të cilin vetë anglezët e kishin vendosur por tani veç më kishin vendosur që ta bënin kurban. Kështu Enveri bëhet sundimtari absolut i Shqipërisë dhe duke qenë nën direktivat e huaja vendosi rendin e ateizmit.
Në vitin 1943, i veshur me uniformë ushtarake oficeri gjerman udhëtoi me tren gjerman dhe erdhi në Qiato për të parë të atin e tij, familjen dhe të afërmit. Më pas po i kamufluar me uniformën gjermane u kthye në Shqipëri përsëri me tren. Vëllai i vogël, Leonidha Mavrojani, edhe ky njeri i shërbimeve sekrete si një oficer i lartë Ushtrisë Greke, shërbeu për shumë vite si komisar “SHIG –Shërbimi Informativ i Greqisë”.
Vizitoi më shumë se 36 herë Tiranën për të rregulluar dhe ujdisur me vëllain e tij Aleksandër Mavrojanin – Enver Hoxha politikat dominuese në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme nën udhëzimet e shërbimeve inteligjente. I biri i vëllait të tretë Lenidha, Apostolos Mavrojianis u martua me vajzën e vogël të Miçotaqis, Katigën “Katërinën”, motra e Dora Bakojanit.
Është e mundur që Miçotaqi të ketë dhënë vajzën e tij në një familje që nuk e njihte mirë? Si u njohën të dy familjet? Kush është ai që njeh mes familjeve që komandojnë njerëzimin?”, thuhet në shënimet e gjeneralit ndërsa e mbyll me pyetjen: - Le të përgjigjet çdo kush vetë në këto pyetje!
/Albtime/

Arsenic- 55
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi