Natyrë
5 posters
EXPLORER UNIVERS :: MEDIATEKË ::
FOTOTEKË :: Spiritualitet
Faqja 1 e 1
Re: Natyrë
Good Morning Niagara
Nëse ka vërtetë EDEN, siç thonë, ti stjuardesë bjonde vjen EKSPRES prej Parajse.
Po pse vëren e trishtuar, si hëna në akasje?
Sytë si dy Bajkalë, flokët shkarë mbi shpinë si ujvara.
Unë, sa të takoj, të puth lehtazi dorën e vrik të çuçurit te veshi si unazë:
“Good morning Niagara!”
Ti më servir diçka e buzëqesh kaq ëmbël. “Jo! S’po më deh shampanja që sa ma ke gostitur.
Por këto krrela të gjata (me ar të përshkënditur)
ku ngatërrohet dita e arratiset nata.” Vozit si blin CONCORDA
pranë U2-ve spiunë: Qiell pas e qiell përpara!
Unë të shpleks pak flokët, ul zërin dy-tri korda:
“Good morning Niagara!”
E tek të ledhatoj, rrëmbushur sytë lot, pyes si kot papritur:
“Pse buis gjethi e çel (prej shirave të buta)
kur matet lumturia me grimcat e minutave?
Pse gjithë ky qiell paskaj më ngjan posi një qenie pa kokë e pa vertebër?
Pse te kjo humbëtirë (mbushur me satelitë) unë jam krejt i shurdhër e krejt i verbër?”
CONCORDA, si gjithnjë, çan breza të pashkelur e u dërgon “mesazhe” anijeve kozmike
e alienëve të palodhur. (Qiell pas e qiell përpara!)
Ne vetëm pak minuta kemi që jemi njohur:
UFO-ja ime Niagara!
„Por çka po ndodh kështu!” gati sa s’ulurij tek vërej ca si fantazma, së afërmi e së largu.
„Janë piratë modernë, sqifterë të zinj biblikë a vetë Qoftëlargu?“
E gjithë këto kopè që nuk iu dihet as rrënja e as iu dihet fara,
bubullojnë së bashku:
„Good morning Niagara!“
Unë të rrok në ças e bërtas, si i krisur! “Jo! Nuk të dorëzoj!”
Ti vëren si e trallisur e humbet nëpër mjegull.
E, tek qëndron diku, aty mes reve pezull
Sa të thith përpak honi : tek unë vrik pështetesh.
Unë prap ndjej dhe një herë atë përcëllimë rrënqethëse,
që u kall varreve frikën e i fut Kozmosit tmerre:
“Kot po ia zini rrugën kësaj grenze të vogël që i thonë yjtë: “Niagara”,
ti e mban kot në mendje.” E gjëmon prap n’ETER:
“Jo! Nuk ka dallëndyshe, që bujt në strehën tënde. Dhe s’kthehet prap në Qiell!”
Vërej nga vjen shungullima: Qiell pas e qiell përpara!
“Good morning Niagara!
Good morning Niagara!”

Ufo- 135
Re: Natyrë
''Një fije epike, Afrika e Jugut''
''Siluetë në perëndim të diellit, një anije tradicionale në Zanzibar''
Muzg në Southwold
Ufo- 135
Re: Natyrë
Ishulli më i çuditshëm në botë
Ishulli Litla Dimun, i shtrirë në mes Islandës dhe Ishujve Faroe, ka një veçori shumë interesante: vazhdimisht, maja e tij mbulohet nga retë.
Kjo fotografi magjepsëse, e cila pasqyron grumbullin e reve të mbledhura mbi ishullin Litla Dimun është realizuar nga fotografi amator italian, Andrea Rikordi.
Fotografi amator, siç e transmeton njoftimin Starti, pohon se nuk u ka besuar syve kur ka pare bukuritë mahnitëse të ishullit, teksa kalonte me anije nga kryeqyteti i ishujve Faroe drejt ishullit Supuroy në jug. “Koha ishte shumë e mirë dhe dielli shkëlqente. Në qiell nuk kishte asnjë re përveç reve të mbledhura mbi ishull. Retë ndodheshin në një nivel shumë të ulët.Fotografova menjëherë këtë bukuri natyrore për t’ua treguar miqve të mi”, shprehet fotografi 40-vjeçar.
Grumbulli i reve qëndron vazhdimisht mbi ishullin Litla Dimun , si gjatë dimrit ashtu dhe gjatë verës.
Ndonjëherë ishullin nuk mund ta shohësh sepse mbulohet i tëri me re, e ndonjëherë grumbulli i reve qëndron si një kapele mbi të. Ishulli me një sipërfaqe 250 dynym është vetëm 414 metra mbi nivelin e detit.
Pjesa e sipërme është shumë e lëmuar ndërsa anash është i rrethuar me shkëmbinj të mprehtë. Ishulli Litla Dimun është ishulli më i vogël në mes 18 ishujve të zonës dhe në të nuk banon njeri. Mendohet se retë vijnë këtu me rrymat ajrore dhe nuk lëvizin. Një veçori tjetër interesante e ishullit është se më parë në të kanë jetuar deshë të egër, të cilët janë zhdukur me kalimin e kohës.
Androo- 250
Fotot me te mira te te 2011, te National Geographic
Keto jane fotot me te mira te 2011, te realizuara per National Geographic:
Rrezet e agimit mbi majat Matterhorn, prane liqenit Riffel, ne Zermatt, Zvicer.
Sjellja sekrete e ujqerve e kapur ne kete foto te rralle, te cilet shprehin afeksion si dhe respekt familjar, pothuajse si sjellje njerezore. Keto pamje kane qendruar per shume kohe larg veshtrimeve te njerezve.
Duke kerkuar nentoke kjo ekspedite zbuloi shpellen Hang En, nje shpelle e formuar nga rrjedha e lumit Rao Thoung. Kjo shpelle permbytet gjate sezonit te shirave, pasi rrjedha e tij shtohet duke mbuluar shkembinjte nen 90 metra.
Nje fushe e tere me Penstemone ka rrethuar trungjet e djegur te pemeve ne Pyllin Nacional te Tahoe ne Nevada.
Nje krokodil Nili njevjecar, mundohet qe te kollofise nje bretkose, ne St. Lucia Estuary, pjese e Simangaliso Wetland Park, te cilin UNESCO e shpalli pjese te Trashegimise Boterore me 1999.
Peisazh vjeshte ne Adirondacks.
Lemuret ne Madakaskar. Keta lemure jetojne ne pjesen perendimore te Madakaskarit, ne Tsingy de Bemaraha, e cila fillimet i ka 1.8 milion vjet me pare kur uji i rimodeloi keta gure poroz ne format aktuale.
Inishowen, Ireland. Dielli i mengjesit perkedhel kodrat e Inishowen, te cilat ngjasojne me duna.
Vetetima ne Dubai. Qielli i Dubait i ndricuar nga dritat natyrore te vetetimave si dhe nga ato artificiale te njeriut, ku ne pa bie kulla e gjate 321 metra Burj Al Arab Hotel.
Gadishulli Nicoya , Kosta Rika. Formacione masive resh, reflektimi i plazheve me rere te bardhe, qetesia e kesaj pjese te Paqesorit si dhe drita e Diellit japin kete panorame magjike.
Shpellat nenujore te gadishullit Jukatan. Pamje e fotografuar nga brendesia e shpelles e bimesise qe gjendet jashte tyre.
"Bar i pambukte" ne Islande. Kjo foto eshte marre ne rajonin Landmannalaugar, ku ne sfond duken dhe malet shumengjyreshe Rhyolite.
Liqeni i 5 Luleve ne Kine. Pemet Verdant reflektohen nen driten e mengjesit ne ujerat e liqenit, ngjyra e te cilit formohet nga mineralet dhe jeta nenujore e tij. Liqeni i 5 Luleve eshte nje nder 118 liqenet ne Rezervatin Natyror te Jiuzhaigou, i cili mbrohet nga Kina qe prej 1978.
Vullkani i Malit Ol Doinyo Lengai ne Tanzani
Nje makine e mbuluar nga myshku ne Micigan. Tani duket si e pamundur qe kjo Chevrolet e 1940 te kete levizur ndonjehere ne rruge, tashme qe toka po e rimerr ne brendesi te saj serish.
El Capitan, Parku Nacional i Yosemit. Kjo foto eshte reflektimi i El Capitanit ne lumin Merced gjate dimrit.
Liqeni Zug ne Zvicer, me nje liman te vogel te mbuluar nga debora pak para lindjes.

Meridiani 0 (zero)- 209
Re: Natyrë
Magjia e detrave
Lindja dhe perëndimi i diellit i japin detit dhe qiellit ngjyra rrënqethëse. Shiu, era, stuhitë i japin atyre pamje të frikshme. Shijoni një koleksion fotografish HD të detrave anembanë botës.

Vullkani Islandez shpërthen nën fenomenin Aurore
Dhe më në fund, fotografi me anën artistike dhe këmbëngulëse të tij, për një imazh sa më të bukur, ia arriti qëllimit duke mundur të fotografoj dy fenomene njëkohësisht.
Pra, një shkëlqim dy fenomene dhe kjo ndodhi vetëm në Islandë me një rezultat tepër mbresëlënës e të mrekullueshëm.
Në qiell shpalosen ngjyrat e bukura e tepër të rralla, të fenomenit Aurora, ndërkohë nën shkëlqimin e tij, shpërthen vullkani Fimmvvrpuhals.
Fotografi James Appleton, i cili bashkëpunon me një sërë vullkanologësh, u gjend vetëm disa metra larg gjatë momentit të shpërthimit mbresëlënës të vullkanit.
Meridiani 0 (zero)- 209
Ujëvara që rrjedh si llavë vullkani
Ka disa fenomene natyrore që padyshim e kanë aftësinë të të lënë pa fjalë e të mos dish të shkëputesh duke i parë. I tillë duhet të cilësohet edhe kjo ujëvarë e quajtur “Horsetail Falls” në Yosemite National Park e cila për dy javë ka krijuar idenë e një llave vullkanike që bie. Efektet ndriçuese të shfaqura në ujëvarë dhe në rrjedhjen e saj shfaqen vetëm për disa momente por mbeten gjatë në memorien e atyre që patën mundësinë ti shohin si dëshmitarë të drejtpërdrejtë.
Meridiani 0 (zero)- 209
EXPLORER UNIVERS :: MEDIATEKË ::
FOTOTEKË :: Spiritualitet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi