EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ekziston KOHA?

+2
Niko_
Crash
6 posters

Shko poshtë

A ekziston KOHA? Empty A ekziston KOHA?

Mesazh  Crash 23.12.13 20:34

TË DISKUTOSH PËR KOHËN NUK ËSHTË KOHË E HUMBUR

Të pyesësh se çfarë është koha nuk është tamam sikur të pyesësh nëse ekziston në të vërtet apo jo. Të pranish që nuk është një koncept abstrakt është si të thuash se mund të ekzistojnë botë të shumëfishta, udhëtime në kohë dhe pavdekshmëria.




Çfarë është Koha, si e perceptojmë atë, si rrjedh, ky është debat që kurrë nuk humb, por zbulon risi.

Në një studim më të fundit theksohet se Koha mbetet një pengesë për të unifikuar teoritë kryesore të viteve 900, që shpjegojnë fenomenet e universit. Nëse për teorinë e relativitetit koha mund të zgjerohet ose të kontraktohet, për mekanikën kuantike jo relativistike, që konsideron botën mikroskopike, është ende një masë absolute e matur nga një orë universale që rendit ngjarjet. Si mund të vihen dakord këto dy teori? Për t’i bashkuar ka lindur teoria e grimcave elementare që e nënshtron kohën ndaj ligjeve të relativitetit. Një tjetër nga shumë hipotezat, është të zhdukësh elementin kohë dhe t’ia bashkosh hapësirës, ashtu si do teoria më e re e gravitetit kuantik në loop (në përsëritje).

KOHA NË KOHË

Në antikitet, kir shkenca ishte e pandarë nga filozofia, interpretimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Sipas Eraklito koha ishte gjithmonë në ndryshim dhe rinovim, për Platonin një karakteristikë e gjërave “rënëse”, për Aristotelin ishte masa e lëvizjes ose e qetësisë të gjërave dhe për shën Agustinin jetonte në shpirtin e çdo njërit prej nesh, në atë pikë që e ardhmja është ajo që shpirti aspiron, e shkuara është ajo që ka kaluar dhe e tashmja është tensioni shpirtëror i kalimit nga njeriu i vjetër të ai i riu. Një pikë fikse në këto hulumtime e vendosi Galileu që ishte i pari që konsideroi kohën si një sasi e matshme, esenciale për të vendosur rregullin në aktivitetin e kozmosit.

LËVIZ PËRPARA

Ai që fshiu idenë që koha mund të jetë vetëm një iluzion, një krijim i njeriut për të kuptuar përjetësinë, ishte Njutoni. Për atë koha është aty, është i vetmi entitet që rrjedh njëlloj për këdo pavarësisht se si matet. Është një masë absolute dhe shigjeta e saj mund të shkoj si para edhe mbrapa, tamam si përplasja ndërmjet dy topave: Nëse filmohet dhe projektohet mbrapa, asnjë nuk do ta kuptonte ndryshimin. Kjo do të thotë se është e mundur të kthehesh i ri pasi je plakur, duke anuluar kohën e kaluar? “Sipas Ludvig Boltzmann, babai i fizikës statistike, nuk është e pamundur por ka një probabilitet pothuajse zero”. Një gjë është të vëzhgosh filmin për së prapthi të përplasjes së dy topave dhe një tjetër gjë është të vëzhgosh atë të përplasjes së 10 topave: Probabiliteti që këto të kthehen në pikën fillestare nuk është zero por është shumë afër zeros. E njëjta gjë ndodhe edhe me grimcat në trupin tonë. Është praktikisht e pamundur ti vësh dakord të gjitha dhe të koordinosh sjelljen e tyre për ti rikthyer në gjendjen fillestare: Për to shigjeta e kohës ecën vetëm përpara.



RELATIVE

Ai që liroi kohën nga të qenit një përmasë absolute dhe që e lidhi me individualitetin ishte Albert Ajnshtajn. Sipas teorisë së tij, relativitetit special, është e lejueshme të flasësh për kohën time, kohën tënd apo kohën e tij. Koha nuk rrjedh njëlloj për të gjithë dhe vlera e saj varet nga shpejtësia e vëzhguesit: Ecja e saj e pandalur ngadalësohet, për shembull për atë që udhëton në tren, në krahasim me atë që gjendet në tokë. Për Ajnshtajnin koha bëhet një variabël dinamike që në hapin e mëtejshëm të teorisë së tij, atë të relativitetit të përgjithshëm, bashkohet me gravitetin, pra me energjinë, me materien. “Sipas Ajnshtajnit koha ndalet në prani të trupave të mëdhenj, si në vrimat e zeza të universit tonë”. Kjo të çon në konkluzionin që, edhe pse në mënyrë infinitezimale, për ata që jetojnë në mal koha kalon më shpejt se për ata që jetojnë në fushë.

PENGESAT

Sipas teorisë së re të gravitetit kuantik në loop (në përsëritje), një yll që ekzistonte dje dhe sot nuk është më, në realitet ekziston akoma sepse fragmentet e tij kanë zënë hapësira infinitezimale. “Një sintoni ndërmjet besimeve të ndryshme ende nuk është arritur, edhe duke vënë në lojë teorinë e stringave, që thotë se materia nuk është në formë sferike për e shtirë si një litar”. Pra çfarë është për këtë teori të re koha? Një variabël që rregullon vibracionin e stringave.

EKZISTON ME TE VERTET?

Të pyesësh se çfarë është koha nuk është tamam sikur të pyesësh nëse ekziston në të vërtet apo jo. Të pranish që nuk është një koncept abstrakt është si të thuash se mund të ekzistojnë botë të shumëfishta, udhëtime në kohë dhe pavdekshmëria. Vet romanet, tregimet dhe historia nuk do kishin pse të ekzistonin nëse nuk do të mundnim të numëronim vitet që kalojnë. Në një univers probabilistik siç është ky i yni, ku asgjë nuk është e sigurt dhe gjithçka është e mundur, gjenden edhe pyetjet tona. Pra, koha ekziston? “Po, ekziston dhe është një variabël e rëndësishme për të studiuar shumë fenomene”. Është një variabël subjektive dhe jo absolute që siç dimë, lë hapësirë edhe për interpretimin ton. Jo për çudi, për ata që janë të depresuar koha nuk kalon kurrë, ndërsa për ata që bëjnë një punë të këndshme duket sikur koha nuk del kurrë. Pra, ekziston një kohë e perceptuar, ajo që na bënë të përshkruajmë sipas mënyrës ton ndryshimin, një transformim dhe që bënë të kodifikohet e pandryshueshmja. Ekziston, sepse ka diçka jashtë nesh që na lejon krahasimin, që është dielli me lindjen dhe perëndimin e tij.
Crash
Crash

Mos dorëzimi eshte arritja drejt qellimit



26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston KOHA? Empty Re: A ekziston KOHA?

Mesazh  Niko_ 24.12.13 16:42

Artikull shumë interesant.
Sigurisht që koha ekziston dhe prandaj njeriu me kalimin e kohës ka shpikur edhe mjetet për ta matur atë.
Koha nuk është objekt, apo lëndë, por koncept!
avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston KOHA? Empty Re: A ekziston KOHA?

Mesazh  Luli 02.02.15 12:39

A ekziston koha?

A ekziston KOHA? Largea_a-ekziston-koh-euml_hd1422811721

Thënia e moçme se koha është si lumi - që do të thotë se me të shkojmë si anija mbi ujë - po del të jetë e gabuar, thotë një shkencëtar. Teoria e re thotë se koha nuk ec para, por se gjithçka në kohë është përherë e pranishme, shkruan Daily Mail.

Sipas kësaj teorie, nëse mund të shohim dimensionin e kohës në hapësirë, ajo ndoshta do të përhapej në të gjitha drejtimet, në të njëjtën mënyrë siç e shohim dhe hapësirën. Këtë teori intriguese e dha Dr. Bradford Skow që ligjëron filozofinë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.

Në librin e ri "Objective Becoming”, ai shqyrton disa teori që janë përdorur për të shpjeguar kohën.

“Kur ju pyesni njerëzit që t’ju thonë diçka për kalimin e kohës, ata zakonisht përdorin një metaforë: thonë se koha rrjedh si lumi”, thotë ai.

Sipas njërës prej teorive që ka analizuar, e tashmja është pika që lëviz nga e kaluara deri tek e ardhmja. Skow megjithatë mendon se nuk ka argumente të mjaftueshme për këtë qasje. Ai thotë se e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja veç ekzistojnë në univers. Sipas tij, ngjarjet nuk zhduken përgjithmonë, por se ekzistojnë në pjesë të ndryshme të hapësirë-kohës.

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston KOHA? Empty Re: A ekziston KOHA?

Mesazh  Hagel 25.01.16 14:33

Nuk ka kohe, nuk ka pasur asnjehere, dhe nuk do te kete asnjehere.

Koha eshte nje Iluzion dhe ndertim imagjinar i trurit tone.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston KOHA? Empty Re: A ekziston KOHA?

Mesazh  Albi4all 25.01.16 23:25

koha eshte vetem per qenjet qe plaken apo qe jetojn nese jeta dhe vdekja egzistojn nuk mund ta mohojm kohen nese jemi te vdekur nuk kemi kohe
Albi4all
Albi4all

“Kur të shohësh një njeri të mirë, mundohu të tejkalosh
shembullin e tij, kur të shohësh ndonjë njeri të keq, kthehu e
hulumtoje veten mos i ke edhe ti të njëjtat të meta.”

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston KOHA? Empty Re: A ekziston KOHA?

Mesazh  Pansophia 26.01.16 23:11

Koha pushon se qenuri kur fillon Perjetesia, sepse kur behesh i perjetshem nk numeron me ditet. Dhe mbi te gjitha, atehere e kupton se realisht ekziston vetem e tashmja.
Koha vlen vetem per Materien, e cila eshte e vdekshme.
avatar
Pansophia

97


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekziston KOHA? Empty Re: A ekziston KOHA?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi