EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Titanet

+2
mario
Estilen
6 posters

Shko poshtë

Titanet Empty Titanet

Mesazh  Estilen 31.03.10 14:45

TITANËT

Mitologjia e vjeter Greke

(greq. Titanes, lat. Titanes) - djemtë, e vajzat e Uranit, zotit të qiellit dhe të Gesë, hyjneshës së tokës.

Në fillim kanë qenë dymbëdhjetë, gjashtë qenje mashkullore (Oqeani, Koeu, Kriu, Hiperioni, Japeti dhe Kroni) dhe gjashtë femërore (Tea, Rea, Mnemozina, Feba, Temida dhe Tetisi).

Më vonë në mesin e tyre janë përfshirë edhe pasardhësit e tyre, për shembull Prometheu dhe Epimeteu, djemtë e Japetit, ndonjëherë edhe Deukalioni i biri i Prometheut, e të tjerë.

Titanët e brezit të parë kanë jetuar në qiell nën sundimin e Uranit, babait të tyre dhe e kanë ruajtur fronin e tij. Sa gjatë kanë jetuar atje, nuk dihet saktësisht. Mitet pajtohen lidhur me fatin e secilit prej tyre.

Kur e ëma e titanëve, Gea, ia lind Uranit tre trekrerësha dhe Hekatonkeirin, viganin njëqindduarsh, të cilët kanë qenë njësoj arogantë sa edhe të neveritshëm. Urani nga urrejtja i mbylli në brendësi të tokës.

Një gjest i tillë ndaj fëmijëve të vet e zemëroi Gejën prandaj vendosi që t'i hakmirret. Vjen te titanët dhe i nxit që Uranin ta rrëzojnë nga pushteti. Mirëpo, askush nuk deshti të çojë dorë në babain e vet.

Në fund për diçka të tillë vendosi djali më i ri, Kroni. Me dinakëri Uranit ia privoi vetinë mashkullore e fuqinë dhe në vend të tij u shpall sundues i gjithësisë. Motrat dhe vëllazërit e vet i detyroi që t'i shërbejnë si mbështetës të fronit të tij. Më vonë Kronin e gjeti i njëjti fat. Kundër tij u ngrit djali i ti më i ri, Zeusi, ia mori pushtetin dhe u bë zot suprem.

Beteja në mes Kronit dhe Zeusit kryengritës ishte e tmerrshme dhe e pamëshirshme. Ka zgjatur dhjetë vjet. Kronit i ndihmuan shumica e titanëve.

Në anën e Zeusit ishin vetëm vëllazërit e tij, Poseidoni dhe Hadi, dhe së bashku me ta edhe vëllazërit e titanëve, kiklopët dhe hekatonkeirët, të cilët Zeusi i liroi nga burgu i nëntokës.

Zeusit iu bashkuan edhe disa prej titanëve të cilët nuk ishin të kënaqur me sundimin e Kronit, para së gjithash Oqeani dhe e bija e tij, Stiksa me katër fëmijët e saj, mandej edhe Prometheu, i biri i Japetit.

Kur Zeusi së bashku me aleatët e vet ngadhënjeu e rroposi Kronin së bashku me titanët në errësirën e amshueshme të Tartarit, ku i kanë ruajtur qindduartë e pamposhtur hekatonkeirët.

Me fitoren e Zeusit përfundoi sundimi i titanëve në botë, por jo tërësisht dhe përgjithmonë. Sipas miteve greke njerëzit e sotëm që sundojnë në botë janë pasardhësit e titanëve:

Kur Zeusi e përmbyt brezin e parë të njerëzve me ujë, titanë Promethe, krijuesi i njeriut, i bënë të mundshëm birit të vet, Deukalionit dhe gruas së tij Pirrhes që të shpëtojnë dhe ta themelojnë farën e re të njerëzimit. Ky brez i ri i njerëzve e ka mbijetuar sundimin e Zeusit dhe të gjithë zotërave Olimpikë, kurse të mëdhenjët edhe sot quhen titanë.

Lufta e titanëve kundër Zeusit dhe zotërave Olimpikë, e njohur që nga mitet më të lashta greke, që nga lashtësia i ka frymëzuar artistët figurativë. Pamjet nga kjo luftë janë ruajtur veçmas në piktura të shumta në vaza që nga mbarimi i shek. VII para e.s.

I njohim po ashtu edhe disa relieve dhe skulptura në veaçnti të titanëve. Në disa skulptura të kohës së vjetër, e veçmas të kohës së re titanët shkrihen me gjigantët.

Ndonjëherë i ngatërrojnë edhe në letërsi, madje që nga koha romake. Në mesin e Titanomahisë për më të mirën merret freska e Giulio Romanit e vitit 1532-1534 në Palezzo del Te (Paiaco del Te) në Mantovë, pandan i Gjigantomahisë së atjeshme të tij.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titanet Empty Re: Titanet

Mesazh  mario 29.04.10 9:49

Shume interesante kjo teme.
mario
mario

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titanet Empty Re: Titanet

Mesazh  TheDog 27.06.10 0:58

Te lutem mund te ma shpjegosh ate pjesen qe njerezit e sotem jane pasardhes te Titaneve?
TheDog
TheDog

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titanet Empty Simboli ynë që nga koha e titanëve !

Mesazh  Besir Bajrami 02.08.10 3:03

https://2img.net/r/ihimizer/img227/5061/simboliq.jpg

Titanet Simboliq

Misticizmi ka shkuar deri ne perfekcionim dhe kjo figur eshte teper e lashte, e kohrave te Titanve..!

Ky është një ilustrim i një pllake guri me përmasa rreth 40x65 cm, gjetur në vitin 1974 diku në Labëri.
Ilustrimi është bërë nga grafisti Pandi Mele.
Po në këtë vit i është dorëzuar në ngarkim Muzeut Vlorë me drejtor Llambi Durolli.
Në 1978 objekti është marrë nga ky muze nga studiuesi Rrok Zojsi, dhe është dorëzuar në Akademinë e Shkencave në Tiranë.
Në 1980 objekti i është dërguar Frederik Stamatit në laboratorin e restaurimeve, dhe më pas i është kthyer Akademisë së Shkencave.
Në vitet 1980-1981 ky artifakt zhduket nga mjediset e Akademisë së Shkencave.
Edhe Pilika e përmend këtë pllakë guri, kur flet për shqiponjën dykrerëshe.
Vjetërsia dhe përmbajtja në kompozim e këtij artifakti ishin arsyet e zhdukjes së tij.
Le t'a gjejë Akademia e Shkencave, t'i bëjë analizat e vjetërsisë, pastaj do t'i jepej një përgjigje mbi origjinën e shqiponjës dykrerëshe në flamurin shqiptar.

Kjo grafike qe besoj eshte vizatuar me vertetesi me origjinalin sjellin elemente te pa para ndonjehere. Krahet e shqiponjes tregojne kollona te fuqishme, pastaj gjethja e lisit ne mes i ve vulen pellazge kesaj figure.

Më shumë për simbolin tonë, lexoni:
Origjina dhe simbolet e flamurit shqiptar" - nga Maksim Zotaj
http://www.studentet.info/modules/ipboard/index.php?showtopic=22075

(Vetëm për ata që kanë profil në Facbook)
Më shumë për Civilizim; Kulturë; Simbolikë; Mitologji/Histori; Etimologji... lexoni në:
https://www.facebook.com/album.php?aid=4389&id=100001133356751&ref=mf
Besir Bajrami
Besir Bajrami

19


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titanet Empty Re: Titanet

Mesazh  Niko_ 01.03.11 14:39

Pema gjeneologjike e zotave të mitologjisë së Greqisë së lashtë, sipas Isiodhotit "HESIODOS" dalë nga vepra e tij me titull "Theogonia" "Qoshja e zotave".

Titanet Genealogy

avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titanet Empty Re: Titanet

Mesazh  Albaniaa 16.07.13 15:22

Para lindjes së filozofisë si një njohuri më racionale të të menduarit kolektiv, në Greqinë e lashtë Antike, dominonte një sistem gjithëpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nivelin e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe, ajo ka dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat ballafaqohej shoqëria e asaj kohe. Pikërisht përmes këtij sistemi, që në shkencën tone të sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisë Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive dhe fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe kjo mënyrë e të menduarit, ishte rrënjosur thellësisht në bindjen e tyre kolektive. Pas hyjnive të para dhe betejës së tyre të famshme me ciklopët dhe titanët, grekët e lashtë, u orientuan që t’i besojnë dhe nënshtrohen Zotave aktiv, të cilët, sipas cilësive, veseve dhe virtyteve, do të jenë më afërt qenieve njerëzore. Mu për këtë shkak, ata ishin të magjepsur me fituesit nga OLIMPI, të cilët, kanë qenë të bukur, madhështor dhe me shumë cilësi i ngjasonin qenieve njerëzore… Këta ishin të dymbëdhjetë hyjnorë nga OLIMPI. Që nga momenti kur këta kanë filluar të sundonin me qiellin dhe token, ata, në mes veti, e kishin të ndarë pushtetin, nderin,lavdinë … Në këtë sistem të përsosur të kijerakisë hyjnore, çdo gjë ka funksionuar sipas dëshirës dhe vullnetit të pakontestueshëm të Zeusit. Selia e tyre qendrore ka qenë në Olimp, malin më të lartë të Greqisë. Një ndër karakteristikat themelore e 12 Zotave të Olimpit, ka qenë, se ata gjithnjë i përmbushnin premtimet e tyre…Shpesh vinin në mes të njerëzve të zakonshëm dhe aty krijonin pasardhës. Fëmijët e lindur nga martesat e përziera në mes të zotave dhe njerëzve trajtoheshin si gjysmë Zota dhe dispononin me aftësi të jashtëzakonshme. Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZION dhe pinin nektar, pije kjo që ishte dedikuar vetëm atyre…



ZEUSI



ZEUSI (greq. Zeus, gjenitiv Dia, lat. Juppiter) - i biri i titanit Kroni dhe gruas së tij, Rea, zoti suprem i grekëve të lashtë.



Nuk ka qenë përherë zot suprem dhe nuk ka sunduar prej kohërave të stërlashta. Sundimin mbi zoterat dhe njerëzit e ka marrë me kryngritje kundër babait të vet, Kronit, i cili poashtu e ka rrëzuar nga froni babain, Uran, sundimtarin mbi botë pas Kaosit të mirëfilltë. Për dallim nga zotërat suprem (apo të një zoti) të religjioneve të shumta, Zeusi e ka biografinë e vet. Nuk ka qenë gjithëherë dhe përgjithmonë ipandryshuar dhe vetes nuk ia ka mishëruar virtytet më të larta. Grekët e kanë krijuar simbas shembylltyrës së njeriut dhe sipas figurave të sundimtarëve tokësorë të asaj kohe. I ka pasur pra vetitë njerëzore dhe karakterin e njeriut, ndonëse, kuptohet, të egzagjeruara, siç i ka pasur hije atij që sundon mbi sundimtarët e vdekshëm dhe mbi zotërat e pavdekshem.Zeusi ka lindur në shpellën e malit Dikta në ujëdhesën Kreta, ndërsa nëna e tij, Rea, fshehurazi e ka lindur në Kretë për ta shpëtuar prej Kronit, i cili ia ka marrë të gjithë fëmijët dhe i ka gëlltitur nga frika e kryengritjes së tyre të mundshme. Në vend të djalit Rea ia jep Kronit gurin e mbështje llur në mnela, dhe kështu Zeusi i ka shpëtuar fatit të vëllezërve dhe motrave të veta më të vjetër, Hestiut, Demetrës, Herës, Hadit dhe Poseidonit. Pasi që Rea nuk ka mundur t'i kushtohet Zeusit të vogël, ia beson nimfave Adrestesë dhe Idasë. Ato e kanë ushqyer me qumështin e Amaltesë, dhisë hyjnore dhe me mjaltë të bletës. Nga rreziku që mos ta zbulojë Kroni e kanë mbrojtur Kuretët, demonët e maleve. Kur qante i rrahnin mburojët e tyre me shpata dhe kërcenin në zhurmën shurdhuese dhe britmat e egra, kështu që Kroni nuk e dëgjonte. Në malin Dikta, por edhe më tepër në Ida, Zeusi urrit dhe vendosi që të ngritet kundër Kronit dhe ta rrëzojë nga pushteti.Kryengritjen kundër Kronit Zeusi e filloi me lirimin e vëllezërve të vet që jetonin në barkun e Kronit, sepse si qenie hyjnore kanë qenë të pavdekshëm, dhe e detyroi Kronin që t'i vjellë. Motrat Hestinë, Demetrën dhe Herën i çoi në skaj të botës, ndërsa vëllezërit Adin dhe Poseidonin i ftoi që t'i bashkohen. Ata pa u hamendur e dëgjuan dhe të bashkuar e sulmuan Kronin. Ateherë Kroni i ftoi në ndihmë vëllezërit e vet titanët dhe, ndonëse të gjithë titanët nuk iu përgjigjën thirrjes, i shkon përdore ta zmbrapsë sulmin e Zeusit, dhe gradualisht ta zbrapsë deri në majën e Olimpit. Në çastin e ankthit më të madh Zeusit i erdhën në ndihmë kiklopët viganë me një sy. I farkuan rrufetë dhe vetëtimat me të cilat u mbrojt dhe kaloi në kundërsulm. Gjasat e Zeusit me këtë iu përmirësuan dhe kur në mesin e titanëve shpërtheu mosmarrëveshja, Oqeani, Stiksi dhe Prometheu, si dhe disa të tjerë, kaluan në anën e Zeusit. Përkundër kësaj lufta dhjetëvjeçare mbeti e pavendosur. Andaj Zeusi vendosi që nga brendësia e tokës t'i lëshojë Hekatonkeiret, viganët e tmerrshëm njëqinduarësh, të cilët atje i kishte burgosur babai i tyre Urani. Me ndihmën e aleatëve të vet Zeusi, më në fund, korr sukses. Kronin dhe titanët e tjerë armiqësorë i rroposi në errësirën e amshueshme të Tartarit dhe sundimtar i gjithësisë.Të shpallesh mbret dhe të bëhesh mbret nuk është e njëjta gjë dhe Zeusi për këtë u bind shpejt. Para së gjithash, këtu ishin vëllezërit Hadi dhe Poseidoni, por lufta për pushtet në mes tyre nuk u bë, sepse u paraqit armiku i përbashkët. Hyjnesha Gea u hidhërua në Zeusin për shkak të dënimit të ashpër të titanëve, u bashkua me zotin e errësirës së pafund, Tartarin dhe e sjell në botë Tifonin, viganin njëqindkrerësh të shëmtuar për ta vrarë Zeusin. Tifoni ka qenë aq i madh sa që nën të u fut gjarpri, bërtiste me zëra të kafshëve dhe nga fyti i dragoit villte zjarrin shkatërrues. Zeusit i shkoi për dore që me vetëtima dhe me rrufe pas betejës së rëndë t'i mundë dhe t'i rroposë në Tartar. Pastaj u propozon vëllezërve që pushtetin ta ndajnë me short. Kur u pajtuan me këtë, Zeusi u kujdes që për vete ta ndalë pjesën më të mirë. Poseidonit i takoi deti, Hadit bota nëntokësore, ndërsa Zeusit qielli dhe toka.Në fillim ka sunduar si titan dhe dy herë është përpjekur për ta çfarosur njerëzimin. Herën e parë këte ka dashur ta bëjë për arsye se njerëzit i dukeshin të pavlefshëm. Këtë e ka penguar titani Promethe, krijues i njerëzve, i cili u ka sjellë zjarrin dhe u ka mësuar shkathtësi dhe dituri të ndryshme. Herën tjetër Zeusi ka dashur ta çfarosë njerëzimin për arsye se iu kanë dukur tejet të fuqishëm, dhe kjo gati i shkoi përdore. E çoi në kotë përmbytjenpor Prometheu ua mundësoi djalit të vet, Deukalionit dhe gruas së tij Pirhës të shpëtojnë dhe që sërish ta popullzojnë botën me njerëz. Kur Zeusi e forcoi pushtetin e vet, kështu që asgjë nuk mund ta rrezikonte i lëshoi fre rët e sundimit të vet dhe i lëshoi në liri armiqtë e vet të dikurshëm. Kuptohet, se edhe më tutje mbeti sundimtar absolut jo vetëm si udhëheqës i kryengritjes së vet ngadhënjimtare dhe zgjedhjes se vet me short, por edhe për këtë që kishte andaj vetë zotërat kanë qenë të vetëdijshëm për fuqinë e tij kështu që edhe kanë degjuar. Nganjëherë, kuptohet, këtë e bënin kundër vullnetit të tyre, dhe ndonjëherë çoheshin edhe kundër tij. Njëherë kanë dashur që ta rrëxojnë nga froni, por ky mbrohet me ndihmën e Briareut, viganit njëqinduarësh. Gjatë tërë sundimit të Zeusit ka shpërthyer vetëm një kryengritje, e cila e ka rrezikuar seriozisht ishte kjo kryengritja e gjigantëve, mirëpo, Zeusi, me ndihmën e zotërave të tjerë dhe Herakliun, djalin e vet të botës tokësore, në një luftë të pakompromis, i ka mposhtur. Megjithatë, zotëra kanë qenë, në përgjithësi, të mendimit se me zotin suprem, duhet të jenë mirë. I këtij mendimi, tek e fundit, ka qenë shumica e njerëzve. Në periudhën heroike, Zeusi tani më ka qenë sundimtar i cili nuk e ka harruar pushtetin e vet. Ndonëse ka pasur shumë mungesa njerëzore, megjithatë ka qenë më i miri prej të gjithë sundimtarëve të njohur mhi zotërat dhe njerëzit.Përkundër kësaj që Zeusi ka qenë sundimtar absolut nuk ka sunduar në mënyrë të pakufishme. Me këtë dallohej prej zotërave të religjioneve të tjera sipas të cilëve pa vullnetin e zotit nuk bie as një fije e flokut. Zotërat e tjerë, sikurse edhe njerëzit, e kanë pasur vullnetin dhe lirinë e vet. Mbi të gjithë zotërat dhe njerëzit, pra edhe mbi vetë Zeusin, ka mbizotëruar diçka më tepër, e pakuptueshme dhe e pandryshueshme: fati. Në të vërtetë flitej, se Zeusi sundon edhe me fatin, por kjo ka qenë vetëm metaforë. Me fat, Zeusi, sikurse secili zot ose njeri, ka mbizotëruar vetëm aq sa i ka kuptuar ndërlidhjet në mes shkaqeve dhe pasojave në pajtim me këto njohuri. Kundër fatit Zeusi ka qenë i paaftë të ndërmerrte çfarëdo. Nuk ka qenë sundimtar i fatit, por vetem rojtar dhe kryes i tij.Si sundimtar suprem mbi zotërat dhe njerëzit, Zeusi ka qenë nismëtar dhe mbrojtës i ligjeve hyjnore dhe njerëzore. Mbretërve u jipte pushtet, i mbronte kuvendet popullore, e forconte rendin dhe të drejtën, ishte dëshmitar dhe mbrojtës i besës, e dënonte padrejtësinë dhe shkeljen e drejtësisë. Ishte mbrojtës i të gjithë atyre që prej tyre kërkonin ndihmë (ndonëse në këtë nuk kaqenë konsekuent). E ka ditur poashtu edhe ardhmërinë dhe ndonjëherë i ka shpallur edhe ngjarjet e të ardhmes me shenja të ndryshme, kryesisht përmes dukurive natyrore, ëndrrave dhe profecive (sidomos poqese njerëzit e kanë lutur për këtë dhe i ofronin flijime gjegjëse). Njerëzve ua ndante të mirën dhe të keqen. Dhuratat e veta i zgjedhte, sipas dëshirës së vet, prej dy enëve të mëdha që i ka pasur në pallatin e vet. Arma më e fortë e Zeusit ishin vetëtimat dhe rrufetë e tij, ndërsa mburoja (egisi ose egida) ka qenë e pamposhtur.Selia kryesore e Zeusit ka qenë maja e malit Olimp në Tesali, në Greqi, e cila zhdukej në re dhe mbërrinte deri në qiell. Atje ishte edhe pallati i tij madhështor, të cilin ia ka ndërtuar prej floriri zoti Hefest! Me ëndje qëndronte edhe në Ida, malin e Kretës, në Troadë, Parnas në Fokidë, Kiteron në Beoti dhe në malet e tjera. Kur nën emrin Jupiter u bë edhe zot i romakëve, banonte edhe në Kapitolin romak. Sa herë e merrte malli nga Ohmpi largohej me qerre prej floriri. Sidoqoftë ka qenë kudo i pranishëm dhe njeriu ka mundur ta lusë për ndihmë jo vetëm në tempullin e tij, por edhe kudo gjetiu. Ndonjëherë zbriste në botë me pamje të ndryshuar. Ta marrë pamjen e çfarëdo njeriu, kafshe ose dukurie natyrore ka qenë privilegj i secilit prej zotërave.Sundimi me botën e zotërave dhe të njerëzve Zeusin nuk e ngarkontetepër. Pjesën më të madhe të kohës e kaloi me zotërat e tjerë në gostitë madhështore në pallatet olimpike, ku shërbej ambrozi si ushqim dhe pije, përgatitjen e të cilëve, për fat të keq, ne nuk e njohim, zotërave ua ka siguruar pavdekshmërinë dhe freskinë e amshueshme, pa të cilat edhe vetë pavdekshmëria nuk do të kishte kushedi çfarë vlere. Gjatë gostive, të cilat njëherit kanë qenë edhe këshillimet e zotërave, Zeusi ulej në fronin e artë, e shërbente Ganimedi, i cili i mbushte gotat me verë dhe hyjnesha Heba, me vallëzim e argëtonin Karitet, hyjneshat e bukurisë dhe Muzat, hyjneshat e arteve të bukura. Gjatë kryerjes së detyrave të sundimtarit e përcillnin zotërat e hyjneshat Krato, Zelli, Bia dhe Nika si mishërim i fuqisë, zellit, forcës dhe të fitores. Me rastin e kryerjes së funksioneve të judikaturës pranë fronit të tij rrinin hyjneshat e rendit legjitim Temida dhe hyjnesha e drejtësisë Dika. Me rastin e sigurimit të rendit në natyrë e kanë ndihmaur Horet, hyjneshat e stinëve të vitit. Përcjellëse të pandara të Zeusit kanë qenë Tika, hyjneshë e fatit të mirë, Eirena, hyjneshë e paqes dhe Irida, hyjnesha e ylberit, e cila së bashku me zotin Hermes ka qenë edhe kasnec i tij
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Titanet Empty Re: Titanet

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi