EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tradhëtarët sipas horoskopit

Shko poshtë

Tradhëtarët sipas horoskopit Empty Tradhëtarët sipas horoskopit

Mesazh  Albaniaa 13.07.13 7:58

Shenjat e zjarrit (dashi, luani dhe shigjetari) bëjnë pjesë në tërësinë e përkrahësve të seksualitetit të shëndoshë, të cilët në rend të parë do të bëheshin kurorëshkelës për shkak të pamundësisë që ta kontrollojnë epshin e fuqishëm seksual (libidonë seksuale), por edhe për shkak se duan që të dëshmohen. Për pjesëtarët e të tri këtyre shenjave mund të thuhet se janë gjuetarë, të cilët nuk i qetëson martesa, përkundrazi tradhtisë bashkëshortore ajo i jep ngjyrim të rrezikshëm. Meqenëse e adhurojnë ndjenjën se si adrenalina u kalon nëpër vena, shkeljes së kurorës nuk do të mund t’i kundërvihen as edhe kur janë të dashuruar në partnerin e tyre.
Shenjat tokësore (demi, virgjëresha dhe bricjapi) janë shumë të matura dhe të kontrolluara. Megjithatë, ndër këto shenja përjashtim bën demi, shenjë e udhëtimit, të cilën sundimtarja Venera mund ta bëjë të varur nga seksi. Virgjëresha e kujdesshme do të tradhtojë në rast se është e pakënaqur me lidhjen e saj ose me martesën, ndërsa këtë do ta bënte në rastet më të shpeshta me dikë që, sikundër ajo, nuk është i lirë. Për bricjapin e ftohtë thuhet se i shtohet apetiti seksual me rritjen e fuqisë dhe të ndikimit të tij, megjithëse edhe ai, sikundër edhe dy shenjat e tjera tokësore, do të bëhej kurorëshkelësnë rastin kur është i pakënaqur me martesën, ose kur nuk është i vetëdijshëm.
Për shenjat e ajrit (binjakët, peshorja, ujori) është me rëndësi të madhe komunikimi mental, ndërsa janë të prirë që ta dallojnë tradhtinë emocionale nga tradhtia trupore. Seksin që bëhet vetëm për shkak të seksit do t’ia falnin si vetes, ashtu edhe partnerit, por kur e vërejnë se aty ndërlidhet edhe diçka tjetër, do të këmbëngulin që për të gjithat të diskutojnë hollësisht (dhe në mënyrë të mundimshme), ashtu që të vendosin se si do të rrjedhin gjerat më tej.
Të lindurit në shenjat ujore (gaforrja, akrepi dhe peshqit) dallojnë shumë ndërmjet tyre. Megjithatë, forca e ndjenjës është ajo që i bashkon dhe që i mban besnikë. Ata lidhen për shkak të dashurisë dhe jo për shkak të interesave të tjera, ndaj edhe tradhtinë do ta kundrojnë nëpërmjet optikës së personit të dashuruar. Kjo, në mënyrë të veçantë, vlen për gaforren e ndjeshme dhe peshqit, të cilët janë kurorëshkelës vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe që dashurohen në dikë me të cilin duan të kenë “seks kalimthi” (kuptohet, nëse ka qenë i mirë).shqipmedia
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi