EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Llojet e Entiteteve - Bota e Padukshme

2 posters

Shko poshtë

Llojet e Entiteteve - Bota e Padukshme Empty Llojet e Entiteteve - Bota e Padukshme

Mesazh  Magus 23.11.13 14:57

Llojet e Entiteteve - Bota e Padukshme

Llojet e Entiteteve - Bota e Padukshme Knowin10

Një entitet është një formë e caktuar, materiale ose jomateriale, me karakteristika të përhershme të veta.
Pra, çdo gjë që ekziston është një entitet në vetvete. Këtu ju prezentoj informacione të ndryshme në lidhje me entitetet e njohura ... dhe më pak të njohura.

Llojet e entiteteve te ndryshme qe jane ne kontakt dhe influencojne njeriun dhe qe jane te padukshme per syrin e zakonshem.

Entitetet e reja : pa trup ne nje kohe jo te gjate, jo shumë të dëmshme, jo shumë vështirësi për ti larguar.

Entitetet e vjetra : pa trup nje kohe të gjatë, madje edhe me shekuj, të ngarkuara shumë me kujtime te qenieve te vampirizuara (kujtimet e frikës, te urrejtjes, dhunes, zemërimit, xhelozise.....) , shume me veshtiresi per ti larguar.

Entitete Astrale: miliona te vdekur të zakonshëm.

Entitete të vdekura papritmas pas një aksidenti fatal, ata ndjehen të pafuqishëm për të avancuar shpirtërisht, sipas moshës.

Entitete vetëvrasëse

Entitete familjare: prindërit, xhaxhallarët ......

Entitetet më të ulëta astrale: nën nivelin njerëzor.

Entitete fetare: të cilat mbajnë besimet e tyre fetare në tokë.

Entitete te forcave të errëta: te zbritura aq poshte, saqe nuk mund të ngriten..

Entitete parazitore të kafshëve.

Entitete nga planete të tjera.

Entitetet e magjistarëve që kanë bërë magji të zezë, ose që shërbejnë për të mbështetur magjinë e zezë.

Entitete të Atlantides. shumë te vjetra

Entitete reptiliane, para njerëzve.

Entitetet më të vështiria për ti zbuluar janë ato që janë të ngulitura në energjinë e çakrave, syve dhe veshëve.
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Llojet e Entiteteve - Bota e Padukshme Empty Re: Llojet e Entiteteve - Bota e Padukshme

Mesazh  Magus 25.11.13 23:00

Perëndia - Zoti
 
Perëndia është burimi i të gjitha gjërave. E vendosur në planin atmik, ajo është shtëpia që gjeneron nivele të ndryshme të ekzistencës.
Ajo është origjina, shkaku i parë, i vetmi koncept që çdo qenie njerëzore mund të konsiderojë si të sigurt, sepse pa të nuk mund të themi: "Unë jam."

Religjionet monoteiste në të vërtetë nuk besojnë në këtë Perëndi, sepse ata shpesh mendojnë se Perëndia është mirëdashëse vetëm ndaj pasuesve të saj. Nuk ka asnjë dëshmi se Përëndia ka ndonjë moral.

Besimi është që të besojmë në një Perëndi të Dashurisë dhe kjo Perëndi është një lloj egregori ku nuk korrespondon patjetër me Krijuesin e vërtetë të të gjitha gjërave.


 
Krishti

Për të krishterët, Krishti është Mesia të cilin e presin çifutët. Ai do të ishte Biri i Perëndisë i bërë nga mishi, një manifestim i pastër i Perëndisë i dërguar në Tokë për të treguar dashurinë e tij për njerëzimin.

Unë besoj se Jezu Krishti ishte një qenie njerëzore e jashtëzakonshme dhe duket e mundshme që pas vdekje (dhe ngritjes?) shpirti i tij ka fituar një fuqi të vërtetë në planin qiellor (ose në planin budik).
Konsiderimi i Krishtit si mishërim i Zotit për mua është një çështje besimi.


 
Virgjëresha

Virgjëresha që rezulton nga ndarja e Perëndisë para se të jetë krijuar Universi. Ajo korrespondon me Fjalën dhe është e lidhur me Perëndinë nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë. Për katolikët, Virgjëresha është mishëruar në Marinë.

Virgjëresha është një fuqi e nderuar në çdo kohë, në formë të një perëndeshe jetëdhënëse dhe dashurie.


 
Ëngjëjt

Etimologjikisht, engjëjt janë "lajmëtarët". Ato janë entitete të dërguara nga Perëndia për të mbikqyrë njerëzit.

 
Shpirtrat e Planeteve

Shpirtrat e planeteve janë entitete, ndikimet e të cilave janë studiuar nga astrologët. Përputhshmëria e tyre me planetet materiale dhe Zotat që kanë të njëjtin emër nuk është e sigurt, por është e sigurt se ndikimet astrale kanë një ndikim.


Djalli


Djalli është konsideruar si burim i së keqes në Tokë . Ai nxit njerëzit për lartësimin dhe prirjet e tyre ndaj së keqes, dhe iu fryn atyre ide të sëmura dhe vënien e tyre në situata tunduese.
Në të vërtetë, Djalli është një lloj koshi i plehrave ku ai ruan të gjitha tendencat që konsiderohen të pamoralshme.
Në një kohë, seksi, që është parimi i jetës , të gjitha kënaqësitë janë konsideruar si të këqija . Ka pasur edhe një kohë kur njerëzit që praktikonin okultizmin ishin djegur.
Pse gjërat diabolike që janë sot, një ditë mund të mos jenë ? Në fakt , unë mendoj se Djalli është ushqyer nga të gjitha dëshirat të shtypura nga frika.
Pra, diçka që mund të konsiderohet e pamoralshme nga dikush është e moralshme për një tjetër .
Djalli nuk përpiqet të na bëj që të vuajmë me budallallëk. Ai na ballafaqon me demonët tanë të brendshëm që ballafaqohen dhe goditen . Dhe testet që na vë janë rrallë mbi forcën tonë . Djalli e gjen forcen e tij në frikën tonë dhe psikoanaliza kërkon që ta zbus .

 
Demonët

Demonët janë entitete që udhëtojnë nga një plan në tjetrin. Ata mund të jenë engjëjt e rebeluar. Ata janë dërguar nga Djalli për të nxjerrë në pah prirjet e liga.
Shumica e tyre janë stimulues të vdekjes, sepse ata shkaktojnë vetëvrasjeje, varësi ndaj drogës, alkoolizmin apo impulse shkatërruese të tilla si vrasje, përdhunime etj.
Për ti mposhtur ata, ne duhet të kuptojmë dëshirat e tyre, ti pranojmë ato (deshirat) me tolerancë dhe të kërkojmë për të kuptuar shkaqet kryesore të vërteta që i ruajmë në ne dhe për ti korrigjuar.
Perversiteti është shpesh një simptomë e dukshme e një problemi të thellë që ne refuzojmë ta shohim, sepse kjo është edhe më e padurueshme sesa sëmundja vetë.

Xhinët - Gjenitë

Xhinët apo Gjenitë janë entitete që banojnë në planin mental, të pavetëdishëm për ekzistencën e dimensioneve më të larta. Secili ka personalitetin e vet.


vazhdon ....
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Llojet e Entiteteve - Bota e Padukshme Empty Re: Llojet e Entiteteve - Bota e Padukshme

Mesazh  Magus 09.06.14 18:47


Shpirtrat Elementarë


Këto janë komunitete të lidhura mendërisht me katër forcat elementare.Shpirtrat e ajrit janë Silfs-ët, Shpirtrat e zjarrit janë Salamander-ët,Shpirtrat e ujit janë Mermen-ët,Shpirtrat e tokës janë Gnom-ët.
Çdo komunitet ka tendencë që të lidhet me simbolikën e elementit që e bashkon atë.Për të tërhequr favoret e tyre duhet të jeni i ekspozuar rreptësidht nga elementi (Ajër - bërja e rënive të lira ose shkoni bëni ngjitje malore, Zjarri - ecja mbi qymyr të ndezur, Ujë - zhytja në ujë të ftohtë, Toka - të jetoni një moment në një shpellë).
Ritualet e elementalëve duhet të bëhet në momente kyçe (ditë me erë për ajër, pasdite të nxehtë për zjarrin, ditë me shi për ujin, një natë dimri për tokën).


Zanat

Zanat janë qenie të mira apo të këqija që popullojnë planin mental. Ndonjëherë ato kanë fuqi të madhe, por ato janë të pamposhtura dhe ata që kërkojnë t'i kontrollojnë do të mbesin gjithmonë të zhgënjyer. Ato janë shpirtra të natyrës.


Karkanxhollët dhe kukudhët

Ato janë qenie nga plani mental, të keqia dhe të djallëzuara. Karkanxhollët janë të lidhura me një vend. Kukudhët ndiqin viktimat e tyre kudo.


Nimfat

Nimfat janë shpirtëra mental ose trupa të ujit. Ndryshe nga Ondinët që janë të lidhur me ujin si një element simbolik, Nimfat korrespondojnë me një sistem material (fizik). Trupi i tyre material është liqeni, pellgu, lumi ...



Driadët

Driadët janë shpirtrat e bimëve. Hama-driadët përfaqësojnë shpirtin e një bime dhe vdesin me të. Driadët janë si engjëj kujdestarë të bimëve dhe kur ne maltretojmë një bimë me qëllim dhe në mënyrë të panevojshme, Driadët mund të na hakmarren. Përveç kësaj, çdo pyll ka një shpirt (një Egregorë) dhe një frymë mbrojtëse.



Elementalët

Elementalët, nuk duhet të ngatërrohet me shpirtrat elementarë, janë ide-qenie që banojnë në planin astral dhe në planin eterik. Këto janë të energji të dala nga mendimet duke marrë formë dhe duke fituar një lloj inteligjence të pavarur. Ata përfaqësojnë forcën të shtyrë nga një dëshirë dhe kërkojnë që ta provokojnë te njerëzit. Kur një magjistar e bën një ritual, ai mund të krijojë një Elemental që e lidh me marrësin (destinimin) dhe nuk e lëshon kurrë, duke i ruajtur impulset dhe dëshirat e pakontrollueshme të tij. Kjo është një formë e Larvave më të avancuar.



Larvat


Larvat janë ide që janë të shkëputura disi nga vetëdija dhe që mbijetojnë edhe kur mendimi origjinal ka pushuar. Ato janë të tërhequra nga njerëzit me ide të ngjashme të larvës, e cila më pas lidhet me këta njerëz dhe i ushqen idetë e tyre.


Egregorët

Egregorët janë shpirtrat astral të komuniteteve të ndryshme njerëzore. Çdo shoqëri apo grup njerëzor ka një shpirt ku personalitet dhe dëshirat e të cilit korrespondojnë me idealin e komunitetit. Psh: Krishti, A-llahu, Kisha,Teqja, Xhamia, Shqipëria, Kosova,ekipet e futbollit, partitë politike, të gjitha kompanitë kanë egregorë. Këto entitete kanë shumë pushtet në bazë të anëtarëve të saj, dëshirave të shumta intensive dhe personaliteti i saj ndryshon varësisht nga motivet e njerëzve.
Egregorët kanë pushtet të vërtetë mbi realitetin. Luftërat janë shkaktuar gjithmonë nga Egregorët që gjenden në konflikt.
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Llojet e Entiteteve - Bota e Padukshme Empty Re: Llojet e Entiteteve - Bota e Padukshme

Mesazh  Hagel 01.05.15 17:56

Kategoritë e Entiteteve të Padukshme

Llojet e Entiteteve - Bota e Padukshme Scilen10

Entitetet e këqija dhe nganjëherë (shumë) të rrezikshme

Ato mund të klasifikohen në katër kategori të gjera:

1 -  "Shpirtrat pa trup"


2 - Entitete "natyrore" (jo të krijuara nga njeriu):

- entitete parazitare (mund të jenë të çdo madhësie)

- kafshë të vdekura. . . (Pse jo ????)

- Të tjera


3 - Demonët (ky është emri që "i përgjigjet" më mirë, por kjo është vetëm një fjalë!) dhe shpirtra të tjerë "të këqinj" ...


4 - Entitete të krijuara nga njeriu:

 - "Forma e mendimit" të krijuara nga truri YNË, nga mendimet tona obsesive.

 - "Forma e mendimit" të krijuara nga keqdashja dhe nganjëherë nga "egregoret" në një qëllim të caktuar për të bërë keq.
 
- "Eidos" Format e mendimit të krijuara nga turmat ... ("Eidos" mund të jenë edhe të dobishme)

 - Entitetet "Magjike": entitet të krijuar dhe të përdorura gjerësisht nga Voodoo, nga "shtriganët" tanë, "marabutë", "Mjeshtër", "Mësues" dhe guru të tjerë të ardhur nga Afrika, Azia, Amerika Qendrore, Madagaskari dhe të tjerë ...
Këta njerëz në fakt e dinë teknikën për të krijuar "entitete", që ato do të kryejnë për ta akte të magjisë, por pak e dinë (ose nuk iu intereson) që t’i kontrolljnë, ku pastaj braktisen në naturë... dhe ne i marrim ...

- Shtrigani, magji, mësyesh ...

Duket se disa "entitete" janë krijuar nga njeriu në të kaluarën e largët, entitete të programuar për veprime të caktuara të cilat në të shumtën e rasteve të lidhura me luftë ... entitete ende të pranishme dhe jo gjithmonë të lehta për t’i "menaxhuar" ...


Entitetet Dashamirëse


1 - Entitetet e natyrës


2 - Shpirtrat Superiorë:

- Perëndia, natyrisht! ... Çfarëdo qoftë emri që i jepni atij apo imazhi që kemi për të ... e juaja të zgjidhni !!
 
- "Udhëzuesi" i juaj personal, "engjëlli mbrojtës" i juaj... (Idem, sipas besimeve dhe bindjeve tuaja)

- Disa i referohen me "Vetia e Lartë" (????)
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Llojet e Entiteteve - Bota e Padukshme Empty Re: Llojet e Entiteteve - Bota e Padukshme

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi