EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vampirizmi - Ç'jane Vampiret

Shko poshtë

Vampirizmi - Ç'jane Vampiret Empty Vampirizmi - Ç'jane Vampiret

Mesazh  albibozha2 08.11.13 13:00

Vampirizmi është një sëmundje e rrallë organike dhe fiziologjike. Fjala është për një sëmundje që në gjuhën e mjeksisë quhet ”porfiria” apo në anglisht ”PORPHYRIA”.

Porfiria është një çrregullim organik, ku tek i sëmuri, më tepër se sa që është normalja, organizmi prodhon një substancë kimike të quajtur porfirin (porphyrin).

Kjo substancë organizmit të njeriut i shërben për krijimin dhe ripërtëritjen e hemoglobinës, që është pjesë e rruazave të kuqe të gjakut dhe shërben për bartjen dhe shndërrimin e oksigjenit në gjak.

E gjithë teprica e porfirinit në gjak, largohet nga trupi përmes urinës. Kur organizmi i njeriut tajit më tepër porfirinë, siç ndodh në rastin e kësaj sëmundje, atëherë në gjak mbetet shumë pak hemoglobinë për mirëmbajtjen e shëndetit.

Porfiria si sëmundje, kryesisht sulmon sistemin e përgjithshëm nervor dhe lëkurën. Kur ndikon në sistemin nervor, shkakton dhembje të mëdha në gjoks, shtangim të muskujve, dobësim dhe paaftësi motorike, shpesh shfaqen halucinacione, urina ka ngjyrë vjollce, i sëmuri është i deprimuar me elemente të theksuara paranoje dhe aneksioziteti.

Në anën tjetër, simptomat e kësaj sëmundje si shprehje në lëkurë paraqiten përmes kruarjes së madhe, paraqiten i thatat në lëkurë, i sëmuri ndjen alergji ndaj diellit, etj.

Ku është lidhja e kësaj sëmundje me vampirizmin?

Mjkësia njeh shum lloje të kësaj sëmundjeje, njëra prej tyre është e ashtuquajtura: ”CongenitalErythropoietic Porphyria” (CEP), e cila, gjenetikisht konsiderohet trashëguese, ndërsa për mjekësinë e sotme bashkëkohore, si një sëmundje e pasherueshme.

Të gjithë ata persona që vuajnë nga kjo sëmundje janë alergjikë. Kjo alergji posaçërisht është e theksuar ndaj rrezeve të diellit, prandaj, njerëzit që vuajnë nga kjo alergji nuk guxojnë të dalin dhe të ekspozohen ditën, por lëvizin vetëm natën. Në të shumtën e rasteve, të sëmurët nga kjo sëmundje kanë ten tejet të bardhë të lekurës, gjë që vetvetiu na aludon te vampirët.

Simptomet e kësaj sëmundjeje, po ashtu ndikojnë në eshtra dhe dhëmbë, andaj, te këta shpesh paraqitet edhe deformimi i dhëmbëve. Me kohë iu bien edhe flokët dhe bëhen tullacë, ndërsa qimet fillojnë t’iu dalin në ato pjesë të trupit ku ato nuk janë të zakonshme.

Gjithashtu vuajnë nga anemia kronike, andaj gjithnjë kanë nevojë për konsumimin e gjakut të freskët përmes infuzioneve ose edhe, përmes rrugës orale (me gojë).

Sipas medicinës së sotme bashkëkohore, kjo sëmundje është tejet e rrallë në botë. Në historikun e saj të gjithëmbarshëm, janë evidentuar gjithsejt 130 raste të këtilla.

Nëse i marrim për bazë të gjitha këto simptoma të kësaj sëmundjeje, si, ta zëmë: rënien e flokëve dhe pigmenteve tjera dhe mbirja e qimeve në vendet e pazakonshme të pjesëve të ndryshme trupit, teni i bardhë i lëkurës që shprehet në fytyrë, ndryshimi i strukturës së indit ashtëror që shprehet edhe përmes deformimit të dhëmbëve, për shkak të alergjisë nga rrezet e diellit, mosdalja gjatë ditës, por vetëm natën, si dhe nevoja permanente e marrjes dhe konsumimit të gjakut të freskët, kanë ndikuar që nga mosdija, njerëzit gjatë historisë, këta të sëmurë i kanë konsideruar si VAMPIRË.

Ndoshta mu kjo injorancë kolektive, ka ndikuar që në shumë vende dhe popuj të ndryshëm, të qarkullojnë gjithë ato mite për ekzistimin e vampirëve, apo lugetërve, që zgjohen nga varri natën kur është hëna e plotë dhe ushqehen përmes kafshimit dhe thithjes së gjakut të freskët të njerëzit e shëndoshë!
albibozha2
albibozha2

NJERIU ESHTE KAFSHE POLITIKE

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirizmi - Ç'jane Vampiret Empty Re: Vampirizmi - Ç'jane Vampiret

Mesazh  Vizitor 09.11.13 9:57

"Jeta eshte Labirint-Dhe kush ecen ne labirintet e saj edhe mund te humbase"

"Sapo zbulohet nje gje e re -menjehere behet cdo gje e mundur per ti bllokuar rruget drejt se vertetes."

Disa lindin Vampira disa mund te behen me ane te Magick.-

Pergjegjes per te Pavdekshmit-Vampirave-qendron ne hierarkin e Demonve-Garand Duke Bune-ose Bime sic u pelqen vampiraev qe ta therrasin.- Fuqia e vampireve buron fale tij- pa ate legjendat me vampire do te ishin perralla.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi