EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vampirët

+12
Niko_
maqomaqo3
helio
John wick
tanki94
Kinich-Ahau
teenage girl
Elizza
Equinox
Fikrro
Rigerto
Admin
16 posters

Shko poshtë

Vampirët Empty Vampirët

Mesazh  Admin 19.04.09 22:07

Lindja e mitit të vampirit

Vampirët 0110

Të kërkosh origjinën e mitit të vampirit është një ndërmarrje pothuajse e pamundur, përsa njihet universalisht, megjithëse me emra dhe karakteristika të ndryshme
Lindja e mitit të vampirit

Edhe të sqarosh etimologjinë e fjalës "vampir" nuk është e lehtë. Hipoteza më e mundshme është se derivon nga hungarezçja "vàmpir", një fjalë me origjinë sllave që gjendet në të njëjtën formë në rusisht, polonisht, çekisht, serbisht dhe bullgarisht.

Në formën e tij "vampir" (rusishtojugore "upuir", formë arkaike "upir") është konfrontuar me lituanishten "wempti" = të pish. Janë gjetur edhe afërsi me rrënjën indoariane "ud" apo "wod", nga derivojnë greqishtja "udor" dhe serbokroatishtja "voda", domethënë ujë.

Fjalët "delfin" dhe "uterus" kanë të njëjtën etimë. Në Greqi, termi aktualisht në përdorim për të treguar vampirin është "brukòlakas", që mund të transformohet si "vrykolakas", me origjinë sllave. Fjala sllovene "volkodlak" do të ishte në fakt ekuivalenti i anglishtes werewolf.

Gjuha e vetme në të cilën kjo fjalë asociohet me vampirin është serbishtja, për faktin që populli sllav (dhe sidomos serbët) beson se një njeri që ka qenë në jetë njeri ujk, pas vdekjes mund të bëhet vampir.

Në kuadrin e mitologjisë klasike, të shumta janë historitë që tashmë në njëfarë mënyre i paraprinin traditës së vampirizmit. Për shembull, në Greqi besohej tep Empusi, lloj shtrigash apo divash, me pamje tani të frikshëm tani të bukur, që jetonin në pyje apo shpella nga ku dilnin vetëm natën në kërkim të mishit të njeriut apo të gjakut të foshnjeve.

Libia, Siria dhe Thesalia qenë vendet e preferuara të Lamieve, kafshë me fytyrë gruaje që tërhiqnin burrat duke u shfaqur vetëm nga beli e lart. Tregohej se sapo i afrohej një burrë, ato e gllabëronin. Lamia është për t'u rilidhur me një djall femëror shpesh të kujtuar tek Talmud dhe e quajtur Lilith.

Ajo vepron sidomos natën dhe zhduket në agim, kurth preferencial për fëmijët, por nuk përton që të tërheqë burrat kur flenë. Ky mit përhapet edhe në Romën e lashtë, ku pati më shumë fat besimi tek Striges-at, gra të moshuara dhe dashakeqëse, të afta që të shndërroheshin në zogj të egjër, që thithnin gjakun e foshnjeve dhe fëmijëve.

Besimi tek Striges-at penetroi lehtësisht edhe në vendet sllave, në Daki e në Greqi, në vijim të ekspansionit romak në këto territore. Për shembull, pranë popullit rumun Strigoica është një shpirt i keq që me formën e zogut - vampir pi gjak njerëzor.

Për sa të ngjashëm dhe me lidhje fisnore me vampirët, Striges-at duhet të konsiderohen si të ndryshme. Në fakt, vampiri është trupi i ringjallur i një personi të vdekur, ndërsa Striges-at janë qënie të gjalla që mund të marrin formën e zogut të egër.

Edhe pse miti i vampirit njihet në të gjithë Europën, qenë sidomos vendet e Lindjes, në pjesën më të madhe sllavë, që i dhanë kredit më të madh këtyre supersticioneve. Midis këtyre popujve ishte shumë i përhapur koncepti i trupit të pavarur nga shpirti.

Edhe gjatë jetës, shpirti përkohësisht mund të shkëputej nga njeriu (për shembull gjatë gjumit) dhe të penetrojë në objekte të pashpirt, bimë, kafshë apo persona të tjerë. Veç të tjerash, ishte zakon i përhapur që të vendoseshin në varre ushqime apo pije, për të lehtësuar kështu situatën e trishtuar e të vdekurit dhe për ta shpëtuar të gjallin nga kërcënimi që ky i fundit mund të përbëjë.

Kështu, nëqoftëse miti i vampirit gjeti terren pjellor në frikën e një rikthimi të pazakonshëm të vdekjes, megjithatë ekzistojnë arsye të tjera që shpjegojnë sesi vallë ky mit është kaq i rrënjosur tek popujt sllavë: nga njëra anë, shfaqja e papritur e ciganëve në Europën Lindore; nga ana tjetër impakti me doktrinat e bogomilëve. Së fundi, shtohen epidemitë dhe zitë e bukës të stërzgjatura që shpesh i masakruan këto zona.

Tashmë është sqaruar se vendlindja e ciganëve është India veriore. Në fakt, ata janë për t'u lidhur me një degë të kastës së ulët të hierarkisë indiane (pari jashtë kaste), që për arsye akoma jo shumë të qarta (ndoshta zi buke të rënda apo revolucione të brendshme) e braktisi truallin e vet për t'u shtyrë drejt Perëndimit. Ekspansioni i parë masiv në Europë i ciganëve datohet në fillimet e shekullit XV. Qendër e tij duket të ketë qenë fillimish Vllahia dhe Moravia, më pas rajonet danubiano - karpatase dhe nga këtu, me shumë seri, e gjithë Europa.

Për atë që ka të bëjë me mitin e vampirit, është për t'u përjashtuar që ai pësoi një ringjallje për faj të drejtpërdrejtë të ciganëve, por më shumë prej përgjegjësisë së popullsive rezidente mikpritëse. Në fakt, nga njëra anë ciganët kërkonin që të mos i trazonin shumë ata që i mirëprisnin, duke u deklaruar kristianë dhe duke atribuar origjina mitike, nga ana tjetër preokupoheshin edhe që të tregoheshin bartës fuqish të mbinatyrshme, duke u rrethuar me një farë aureole prestigji dhe misteri. Logjikisht, një qëndrim i tillë mund të rezultonte i rrezikshëm.

Në fakt, menjëherë sapo ndodhnin episode, shkaqet e të cilëve qenë të panjohur (epidemi apo zi buke të rënda të shoqëruara me fenomene kanibalizmi), koka e turkut ishte një hap larg. Cigani, origjina e panjohur dhe praktikat misterioze të të cilit e bënin outsider par excellance, ngjallte frikë, siç gjithçka që është ndryshe.

Duke mos ua njohur besimet fetare, mitet dhe supersticionet, popullsitë rezidenciale nuk mund të bënin gjë tjetër veçse t'ia shpiknin, duke ia errësuar aspekte të caktuara tragjike të pasurisë së tyre kulturore dhe t'ia ngjisnin ciganit. Ja kështu që ky i fundit bëhej një shtrigan i rrezikshëm, i përkushtuar ndaj praktikash të turpshme (kanibalizëm, vampirizëm, likantropi).

Sekti kristian i bogomilëve refuzonte gjithçka që ishte materiale, për sa vepër e Djallit, ndërsa Zotit i ishte atribuar krijimi i gjithçkaje që ishte shpirtërore. Ama nuk bëhej fjalë për dy forca antietike dhe autonome, përsa Djalli konsiderohej djali i madh i Zotit, që duke u rebeluar ndaj vullnetit të të jatit, përzihet nga ky i fundit.

Bogomilët refuzonin Dhiatën e Vjetër dhe ortodoksinë kristiane, të kapur sipas tyre pas praktikash dhe ceremonish të lidhura me materien dhe, për pasojë, krijesa të këqia të Djallit. Akoma më shumë, ata qenë krejtësisht indiferentë ndaj pushtetit laik. Refuzimi i aurotitetit tokësor i bëri shumë aderues që të praktikojnë një asketizëm të ngurtë dhe të dënojnë çdo formë bashkimi fizik, sidomos nëqoftëse kanalizohej në martesë dhe drejtohej nga shtimi. Bogomilët qenë me prejardhje nga Sira dhe Armenia.

Në pragun e shekullit IX u shtynë drejt Bullgarisë nga ku, të mbrojtur nga Perandori Pjetër, mundën ta shtrinin predikimin e tyre në të gjithë territorin. Duke qenë se Kostandinopoja e kish nënshtruar Bullgarinë në vitin 1019, bogomilët morrën një pozicion armiqësor ndaj klerit zyrtar bullgar, i cili sipas tyre imitonte në mënyrë të keqe salltanetin bizantin.

Është e ligjshme të mendohet që midis popullit bullgar të mos mungonin ndjekësit, që me entuziazëm punuan që ta ndihmonin sektin, deri sa ta bënin të merrte një karakter kombëtar, i rrezikshëm për pushtetin laik dhe klerin e atëhershëm.

Nga këtu persekutimet sistematike të tyre, të zgjatura deri në fillimet e shekullit XV, domethënë deri kur Bullgaria rifitoi autonominë e saj. Megjithatë, patën kohë që të përhapeshin, përveçse në vende të tjera sllave (Serbi, Bosnje, Dalmaci), edhe në Itali, Francë, Gjermani dhe Angli.

Qysh gjatë persekutimeve filluan që të krijohen në kuadër të sektit pozicione gjithnjë e më antiklerikale. Kush nuk bindej tentonte që ta orientonte kultin e tij drejt Djallit, i shtyrë nga urrejtja ndaj persekutuesve të tij.

Por këta shkelës nuk qenë sigurisht pranuesit fillestarë të doktrinave: përkundrazi, bëhej fjalë për skllavin e trishtuar që ishte bërë pjesë e sektit me shpresën që të dilte nga një situatë poshtrimi e vuajtjeje dhe që tani ndodhej i persekutuar dhe i ndaluar. Këta njerëz, me qëllim që të thithnin favoret e entitetit malinj, arritën në një rivlerësim të natyrshëm të trupit, duke theksuar se, ashtu si shpirti garantonte mundësinë e mbijetesës, një e drejtë e tillë mund t'i takonte edhe trupit.

Natyrisht, parimi i pavdekshmërisë së trupit individualizohet tek gjaku. Shpjegohet kështu shfaqja e sekteve kuriozë që pranonin se kishin zbuluar misterin e ringjalljes së Krishtit. Kjo dëshirë pavdekshmërie ishte më shumë se çdo gjë tjetër një dëshirë naive pushteti, e kuptueshme nëqoftëse mendohet se ata që aderuan qenë mbi të gjitha njerëz që në ekzistencën e tyre të mjerë nuk kishin pësuar gjë tjetër veçse fyerje dhe angari.

Dëshirat e tyre për hakmarrje bëheshin tani reale. Ashtu si Lamie dhe Striges pinin gjakun e foshnjave, njëlloj duhet të bënin këta njerëz, tashmë të kaluar në rangun e magjistarëve apo të shtrigave.

Pamja e vampirit

Por kush ishte i destinuar të bëhej vampir? Në përgjithësi bëhej fjalë për njeri që për disa kërkesa të pazakonshme ngjallnin një ndjenjë mosbesimi apo frike. Lista është kështu shumë e gjatë dhe përfshin: keqbërësit, kriminelët, kush kishte kryer incest, homoseksualët, kush kish bërë dëshmi fallse apo kish gënjyer nën betim, vetëvrasësit.

Për sa u përket të çkishëruarve, rastet e vampirizmit prej çkishërimi lindnin nga fakti që kristianët ortodoksë mendonin se kufoma e një të çkishëruari nuk mund të dekompozohej deri kur të mos nxirrej nga varri dhe prifti të mos mbante lutjet e duhura.

Nëqoftëse kjo nuk mjaftonte, iniciativa merrej nga populli, i cili adoptonte metoda më mizore, sidomos kur kufoma shfaqej e padëmtuar pas 3, 7 apo 9 vjetësh: menjëherë i shkulej zemra me një shkop ose digjej. Mund të jetë interesante të vërehet se katolikët, në ndryshim nga ortodoksët, e mendonin mosdëmtimin e një trupi si shenjë shenjtërie.

Shumë kategori të tjera njerëzish konsideroheshin vampirë potencialë: fëmijët ilegjitimë, djali i shtatë i një djali të shtatë, fëmijët e lindur të vdekur apo me dhëmbë, ata jo të pagëzuar pas 7 vjetësh, kush vdiste nga sulmi i një vampiri, njerëzit me "buzë lepuri" dhe ata me flokë të kuqe. Kjo si pse besohej që Kaini dhe Juda kishin flokë me këtë ngjyrë, ashtu dhe pse flokët e kuq qenë shumë të rrallë në Europën Lindore dhe kështu që ngjallnin mosbesim.

Disa sëmundje të rralla konsideroheshin si të lidhura me vampirizmin, si albinizmi apo porfiria: të prekurit nga kjo sëmundje kanë thonjtë, dhëmbët dhe flokët si fluoreshentë dhe, pasi që trupi i tyre nuk e metabolizon hekurin, duhet ta marrin në formë më të përtypshme, si për shembull likuide. Nuk mund të hanë hudhër, përderisa ajo shkatërron qelizat e gjakut dhe hekurin për të cilin trupi ka nevojë. Në disa raste shumë të rënda anemike, trupi mund të dobësohet dhe të prodhojë një dëshirë të fortë për gjak.

Edhe të sëmurët me tuberkuloz paraqesin simptoma të ngjashme me ato të një sulmi vampirik, si humbja e peshës apo sfilitja. Përsa i përket pamjes, vampirët përgjithësisht përshkruhen në folklor si të dobët, kockë e lëkurë, me sytë e kuqe dhe zgavrorë, lëkurën e thatë, të bardhë shumë të ftohtë, flokët e pakrehur, buzët e kuqe e të lagështa (por shpesh kanë "buzë lepuri"), dhëmbët e fortë e të mprehtë, thonjtë e ngjashme dhe të gjata. Në raste të caktuara kanë vetëm një vrimë hunde.

Siç shikohet, është një pamje shumë e ndryshme nga ajo që ofrohet nga letërsia dhe kinemaja. Pavarësisht kushteve të tyre fizike, vampirët posedojnë forcë të madhe, mund të vrapojnë shpejt si era dhe të transformohen në mjegull, pluhur fosforeshent apo në ujk.

Kurse përsa i përket identifikimit me lakuriqin e natës, ai duket i kufizuar vetëm midis fshatarëve rumunë. Në përrallat e këtij populli lakuriqi i natës shpesh është simbol fatkeqësie, duke pasur parasysh pamjen e tij djallëzore dhe jetën e natës dhe midis fshatarëve konsiderohet i rrezikshëm.

Në fakt, këta të fundit u referojnë histori të çuditshme lakuriqëve të natës, që sulmojnë si bagëtinë nëpër stalla që t'u pijnë gjakun, ashtu dhe njerëzit, duke i bërë të çmendur apo duke i frikësuar deri në atë pikë sa të vdesin brenda pak javësh. Lidhja në këtë pikë rezulton e qartë. Nga ana tjetër, tashmë Djalli në folklorin rumun mund të marrë dukjet e një lakuriqi të natës.

Teoria që do ta shpjegojë këtë lidhje duke marrë për bazë lakuriqët e natës vampirë të Amerikës së Jugut duket në të vërtetë e pabazuar. Këta gjitarë u bënë të njohur në Europë vetëm nëpërmjet relacioneve të udhëtimeve të shekullit XVIII dhe gjithsesi qenë të njohura vetëm në mjedisin kulturor të atëhershëm, sigurisht që jo në nivel popullor. Qe lakuriqi i natës që merr emrin e vampirit, jo e anasjellta.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty vampir...

Mesazh  Rigerto 06.09.10 20:24

Kam kerkuar ne kete forum po skam gjetur ndonje gje per vampiret.....kush ka ndonje info mund ta publikoje ketu...sepse jam shum i interesuar per vampiret...
Rigerto
Rigerto

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Fikrro 07.09.10 22:40

Skrimet ne vazhdim kane te bejne me njerezit te cilet pretendojne qe jane vampire ata po ashtu perveq qe ushqehen me ushqim te zakonshem ata pijne edhe gjakun e njerezve,te kafsheve etj...

Shkrimet qe do te paraqiten ne vijim kane te bejne me jeten e tyre dhe se si jetojne dhe si i praktikojne veprat vampiriste duke munduar qe ti bindin njerezit qe jane vampire te vertet.


Vampirët Vampire

Marrja e gjakut bëhet e lehtë

Shkrimet ne vazhdim do tju tregojne menyrat e marrjes se gjakut ne menyre te ligjshme.Sigurohuni qe kur te merrni gjakun e ndonje nga donatoret te mos jete ne menyre te tepruar sepse mund te sjell vdekjen.

Ja disa pervoja te mia personale te marrjes se gjakut:

Virgjeresha e gjakut.Oh zot te marresh gjak eshte me mire se sa te hash byftek ose hamburger.Duhet te keni kategorin tende dhe ne qofte se keni fat te mjaftueshem ju do ta gjeni donatorin e gjakut qe eshte i moshes ligjore.

Ah sa i shijshem eshte ai gjak kur donatori yt eshte i virgjer.

-Njeriu vampir real gjaku i tij eshte shum i forte dhe jashtzakonisht i thjesh jo edhe aq i shijeshem.

-Njeriu puntor energjetik;gjaku i tij eshte i embel dhe me shije te sheges.

Menyra e tij me e mire per te gjetur nje donator te gatshem te gjakut te tij eshte qe personi te kete emo (te jete mbi 18 vjec).Njerezit flasin e perflasin per emon e personave por ne nuk kemi faj qe ata edhe pse jane nen 18 vjec kane deshire qe te jene donator tone.

Dhe ne jemi ata qe shpesh duhet te kemi kujdes qe donatoret tone te mos kene ndonje semundje infektive ne gjake.


Vampirët Vampire_willow_figure

Ja disa donatore te shpesht tone:

1.Qengji:shija e tij e gjakut eshte si e njeriut por gjaku i tij eshte me i bute.

2.Derri:ka nje shije shum te pasur dhe te mire megjithate per shkak te rrezikut te gjetjes se ndonje krimbi ne gjakun e tij,gjakun e tij e konsumojme pas nje kujdes te vecant qe i bejme gjakut te tij.

3.Dreri:gjaku i tij eshte i ngjashem me ate te lopes dhe te njeriut.

4.Lopa:gjaku i saj ka shijen si te njeriut por gjaku i saj eshte me i forte.Gjakun e saj e konsumojne vetem vampiret e forte dhe te guximshem.

5.Pula:gjaku i piles nuk eshte edhe aq shum i perdoreshem.Qe ta konsumojme duhet qe te qendroje per nje kohe te caktuar ne mikrovale.

Marrja e gjakut

Menyra me e mire e marrjes se gjakut nga kafshet eshte qe posa te therret kafsha ashtu gjysme te gjalle tia pini gjakun,kjo eshte kenaqesi e vecant sidomos kyr mishi i saj ti drishe dhembet nga sikleti.

Kur me nuk arrini ta thithni gjakun e kafshes siq eshte shembulli i vicit apo lopes,e merrni e preni lopen dhe e ferkoni vetem pas sa ti largoje disa bakter qe mund te kete mishi i tyre.

E merreni me mend sa i shijshem eshte kur mishi i ferguar permban edhe gjak eshte me shijshem e me mire se sa te hani cfardo ushqimi tjeter.


Vampirët 1125162171bite

Marrjen e gjakut të njeriut nëpërmjet shiringës

Nuk mund qe vetem Kryqi i kuq te jete donatori gjakut por edhe ne mundemi qe nepermjet shiringes te marrim gjak njeriu.

Vendi me mire ku mund ti merret nje njeriu gjak nepermjet shiringes eshte dora:


Vampirët Twilight+016

Ne marrim nga ata gjak te mjaftueshem dhe me besoni se donatoret qe une i kam humbin aq shum gjake sa qe nganjehere duhet ti nenshtrohen nje kujdesi mjeksore ka edhe te tille qe shtrihen ne spital.

E gjith kjo ndodh per shkak qe nganjehere une humb kontrollin dhe nuk i marr parasysh demin qe mund tia beje donatorit te zgjedhur qe ne kete rast eshte njeriu.Por une kam edhe nje kujdes te vecant se gjithnje perdotre shiringa te pastra te sterilizuar dhe te paperdorura qe keto shiringa kane nje gjilpere gjigante.

Keto gjerat ndodhin tek njerezit te cilet jane te droguar ata jane donatoret tane me te mire dhe thithja e gjakut te tyre ose marrja e gjakut behet ne vende publike.Pra te gatshem jane donatoret tane narkoman te cilet ka ndodh qe tek nje femre te kemi nje rast fatal me te prandaj ne duhet qe edhe te kemi pak kujdes dhe te mos humbim kontrollin.

Vampirët ImpjCCVlF9Ul7xgT5hBoy+zg==

Ka edhe shum menyra tjera te marrjes se gjakut te njeriut.


Gjaku Supe (Czarnina)

Kjo eshte nje recet e vjeter Polake qe eshte perdorur ne kohen e pashkeve.Kjo recet tradicionalisht eshte sherbyer ne shtpite e ndryshem,kjo recet behte me fruta te ndryshme me gjakun e roses ose te ndonje shpendi tjeter.

Para se te pergadisni receten me shpendin rose duhet te shtoni 1/2 filxhan uthull te gjakut per ta parandaluar koagulimin e gjakut.

Ja receta origjinale:
Perberesi kryesor gjak i roses minimumi 4 gota gjak te roses
8 gota uje
1 luge te qajit krip
1 bisht i prer ne 2 copa
1 degez e copetuar majdanoz te fresket
1 filxhan krem (kremi i tyre i vecant per kete recete)
5 manaferra
2 karafila
1/2 filxhan rrush të thatë
1 molle e thekshme
2 luge miell
1 luge sheqer
Kripe dhe piper per shije
1 luge lengu u limonit te fresket

Kjo recet ka edhe pergaditjen e saj te vecant.


Vampirët 9095

Shpejt edhe me shkrime tjera rreth ketyre njerezve qe pretendojne qe jane vampire.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Rigerto 09.09.10 7:28

po si mund te kthesh ne nje vampir...meqe jemi te gjith vetem te pim gjak apo ka ndonje menyr tjeter...............
Rigerto
Rigerto

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Equinox 09.09.10 9:13

fikrro shkruajti:
Ja disa foto te elementeve te ketyre ''Vampireve''me te cilat vrasin njerez:


Nuk eshte e vertete qe keto mjete perdoren nga vampiret por perdoren kunder luftimit te vampireve.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Fikrro 09.09.10 10:32

Rigerto shkruajti:po si mund te kthesh ne nje vampir...meqe jemi te gjith vetem te pim gjak apo ka ndonje menyr tjeter...............

Rigerto si duket per ty kthyer ne Vampire duhet nje ritual i caktuar te cilin nese e gjej do ta shkruaj.

Nexus ndoshta ajo qe thua eshte e vertet ama kujto qe keta nuk jane aq Vampire te rrezikshem sa jane neper movie,per kete shkak ato mjete mund ti perdorin edhe vet vampiret.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Elizza 09.09.10 17:30

Fikrro, pa dashur të të kundërshtoj, dua të them se:

- Vampirët real të tashmes nuk vrasin për gjak. Në shumicën e rasteve i kanë donatorët e gatshëm, poashtu marrjen e gjakut përpiqen ta bëjnë me sa më pak dhimbje.
- Nuk i vrasin rrezet e diellit! Është e vërtetë se iu pengojnë ato dhe i bëjnë të ndihen parehatshëm dhe marrja e gjakut bllokon efektet e diellit për 2 a 3 ditë.
- Nuk flen në tabuk (arkivole), atyre ju nevojitet gjumi sikur edhe njerzve të zakonshëm dhe këtë e bëjnë si të gjithë të tjerët.
- Ata mund të hanë gjithqka që han një person normal, nuk jetojnë vetëm me gjak, edhepse si thoni edhe ju, është i preferuar për ta.
- Janë të vdekshëm, edhepse plaken më ngadal dhe iu mbijetojnë shumë gjërave që një njeri i zakonshëm nuk mundet, por jo të gjithave.
...
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Fikrro 09.09.10 17:48

Elizza shkruajti:Fikrro, pa dashur të të kundërshtoj, dua të them se:

- Vampirët real të tashmes nuk vrasin për gjak. Në shumicën e rasteve i kanë donatorët e gatshëm, poashtu marrjen e gjakut përpiqen ta bëjnë me sa më pak dhimbje.
- Nuk i vrasin rrezet e diellit! Është e vërtetë se iu pengojnë ato dhe i bëjnë të ndihen parehatshëm dhe marrja e gjakut bllokon efektet e diellit për 2 a 3 ditë.
- Nuk flen në tabuk (arkivole), atyre ju nevojitet gjumi sikur edhe njerzve të zakonshëm dhe këtë e bëjnë si të gjithë të tjerët.
- Ata mund të hanë gjithqka që han një person normal, nuk jetojnë vetëm me gjak, edhepse si thoni edhe ju, është i preferuar për ta.
- Janë të vdekshëm, edhepse plaken më ngadal dhe iu mbijetojnë shumë gjërave që një njeri i zakonshëm nuk mundet, por jo të gjithave.
...

Ti ke shume te drejt Elizza, shkrimet jane te perkthyera dhe ashtu si jane i kam perkthyer pa i shtuar asgje une.

Do ti permiresoj disi ato si lloj pergjegje pa pasur kundershtimin tuaj:

-Sa per vrasjen e rrezeve te diellit ekziston nje semundje e cila jo vetem qe nuk guxon te dalesh ne diell por edhe dhembet e syrit te behen me te megjenj, gje qe kjo ka bere qe ne kohet e meparshme keta njerez qe e kane pasur kete semundje jane quajtur vampire, kjo semundje eshte edhe tash e perhapur e siq shkruan lart ne keta njerez vampire bejne pjese edhe anetare qe jane me keto simptoma kete semundje pra qe per momenti spo me kujtohet emri i semundjes.

-Ne Amerike ekziston nje band vampiresh te cilet kane edhe vendet e tyre te posaqme ku sipas tyre ata flen ne arkivol por me kapak hapur.

-Ata pine gjak njeriu ku kinse per gjak edhe vrasin njerez,une mendoj qe ata jane te semure psiqikisht dhe mendojne qe jane vampire e per tiu perngjare atyre sa me shume ata edhe pijne gjak njeriu dhe i vrasin njerez.

-Ata normal qe plaken e vdesin por si kam shkruajtur me lart ata thone qe ne besojm qe ''kur te vdesim do te kthehemi perseri ne jete si vampire''.

Nje shpjegim i shkurter qe te te mos keqkuptohet asgje...
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty A ekzistojne vampiret.?

Mesazh  Rigerto 07.10.10 18:55

Jepni mendimin tuaj por dhe po patet fakete do ishte me mire...
Rigerto
Rigerto

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Vampire..???

Mesazh  Rigerto 02.03.11 14:29

cfar mendoni per to ..???? a ekzistojne apo .??? A KA NDONJE RITUAL QE TE KTHEHESH NJE NJE VIAMPIRE>>????
Rigerto
Rigerto

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  teenage girl 09.03.11 20:43

Cfare?? Qyqaa!! Do te behesh vampir? E tmerrshme!!
teenage girl
teenage girl

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Vampir-grua

Mesazh  Kinich-Ahau 11.03.11 15:03

Me sa kam degjuar te flitet fjala vampire do te thote "grua" sepse pretendohet qe gruaja "i pi gjakun burrit" me pak fjale e shfrytezon deri ne fund.
Kinich-Ahau
Kinich-Ahau

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty JANE QUAJTUR.VAMPIRE........!!!?

Mesazh  tanki94 12.03.11 0:01

Shume njerez gjate viteve, dekadave e shekujve kane treguar mite e legjenda apo edhe te verteta te pabesueshme per "VAMPIRET".
Por çfare jane Vampiret dhe çfare parafytyrojne apo çfare imazhi kane ata ne jeten e njeriut.

Po te ecim ne shekujt e kaluara vamipret parashikohen si ndonje vdekje ogurzeze dhe ndonje vdekje e veçante apo tronditese te nje njeriu te permendur per te bemat negative te atij personi apo dikushi.....per kete gje kemi edhe shume shembuj.

Si P.sh " Vlad Drakula '' apo '' Kontesha e Pergjakur Elizabeth " .Ky mbret dhe kjo mbreteresh ne historine e Evropes dhe te botes se kaluar dhe te tashme jane quajtur " Vampiri dhe Vampirja " .

Arsyeja pse keta dy tirane apo mbreter qe jane quajtur " Vampiri dhe vampirja ". Nuk eshte arsyeja se keta kane pasur nje pamje te tmershme, nje trup te deformuar apo pa nje gjymtyre , me te meta, apo me larg siç mendojne disa njerez apo i parafytryojne me dhembe te mpreht, sy te Kuq apo te Verdh , te ajur ne fytyre, te zbeht etj. JO, pra keto nuk jane te verteta.

Ata kane pasur pamje ose fizionomi si ndonje njeri i thjesht e normal.....Pa ndonje te mete.......Por keta dy Mbreter apo edhe shume Mbreter e Mbretersha ne mesjete...Ne mendjet dhe veprat e tyre kane qene shume vullgare , te keqinje , torturues ,vrases , psikopat , perdhunues , dashamires te anes se erret , hipokrit , shizofren etj........

P.sh Mbreti rumun ne mesjete Vlad Dracula kishte deshire ti ngulte kundershtaret e tij ne hunje te mpreht nga druri, aq shume kundershtare dhe armiqe nguli ky ne hunje sa qe nje pyll thuhet se u forma nga njerezit te gjithe te ngulur....atij i pelqente ti pjekte femijet neper furra dhe ti ju jepte nenave qe ti hanin femijet e tyre......Te i shqyente oborrtaret apo rrojet e tij duke i prere ata kufomat e tyre i vendoste ne tavolinen e tij dhe merte nje cope buke mbushte nje ene me gjakun e tyre ngjyente buken ne gjakun e tyre dhe e hante....

Sipas nje studjimi te kryer sot ky Mbret vuante nga nje semundje qe i pengonin rrezet e djellit ne turpin e tij apo me saktesisht drita , prandaj ne 80% te kohes qendronte ne erresire dhe sipas hulumtimeve ai vuante nga nje shizoferni e larte dhe ishte shume agresiv dhe bizar.

Nje tjeter aspekt qe njerezit mendoni qe ky ishte nje Vampir eshte se kur i eshte hapur varri nga disa arkeologe vendas ai ishte bosh dhe per kete gje fshateret e atyre krahinave mendoni se ai ishte zgjuar si nje [ lugat ] apo Vampir dhe endej neper malet Karpate ,Transilvani , Serbin verilindore etj.

Nje tjeter element kyq per lindjen e Vampirzmit eshte ky sepse ne Shekullin e 19-te shkrimtari i njohur "BRAM STOKER'S" Pikerisht botoi vepren apo romanin me te njohur Horror " Dracula " Pra shkrimtarit i ka bere shume pershypje negativiteti i ketij mbreti ne mesjet dhe e ka parqitur para shypit boteror e evropian.

Ndersa edhe Princesha apo kontesha hungareze " Elizabeth Bathory" ishte nje mbretereshe me nje mendje te njejte dhe me veprime te njejta sikur mbreti rumun...

Por me dallim se kjo kishte gjini Femrore. Asaj thuhet se i pelqente te bente nje banjo ne gjakun e sherbetoreve apo pastrueseve gjate neteve te vonshme keshtu qe vrau brutalisht 650 femra pastruese sherbetore apo nga fshatrat e ndryshem dhe me gjakun e tyre bente banjo gjate neteve......

Prandaj ekzistonin fjale se ne mbreterin e saj apo ne fshatrat per rreth saj ekzistonin vampire qe i grabitnin apo ju pinin gjakun femrave te vetme...Sipas studjimeve te sotme ajo ishte nje e semure menderisht, ishte teje negative dhe se i pelqenin torturat, vrasjet makaber dhe te joshej ne gjakun e viktimes.

Nje tjeter shembull kemi edhe Carin Rus " IVANI I TMERSHEM " Ky mbret apo tiran njihet ne histori si nje mbret shume i dhunshem dhe se i pelqenin shume perdhunimet rrahjet, torturimi i vetvetes me metoda te ndryshme etj...

Thuhet se kishte kaluar nje femijeri te erret dhe qe gjate jetes madhore i tronditur nisi te pasjonohej per gjakun dhe torturat.....ai thuhej se ishte shum i rrept dhe se torturat e tij te preferuara ishin rrahja e personit me kamxhik , shqyerja e viktimes tek nje grup qenesh te qartur apo ujqer te uritur, futja e nje miju te vogel ne vrimen anale te femres etj.

Ai ndonjeher thuhej se i bente tortura edhe vetvetes......merrte pjese ne torturimet e te burgosurve ne burgjet apo qelite e atehershme neper Moske dhe thuhej se vuante nga sifilizi sepse gjate jetes thuhet se kishte bere mardhenie seksuale me shume femra te cilat pasi bente mardhenie seksuale me to gjate dites i vriste dhe i varrte ato neper gjamat e jashtme te keshtjelles.

Por nuk jane vetem mbreterit ata qe gjate shekujve jane thirrur si vampir, te dhunshem, te keqinj , shtypes etj.....por edhe shume njerez te thjesht parlamentar qeveritar ......rrast konkret kemi vrasesit seriale si " Njeriu UJKE " " ANDREIJ QIKATILO " dhe homoseksuali " NEYDI " keta te 3 ne historit moderne kane hyre si vrasesit me te tmershem te te gjitha kohrave qe perveç vrasjeve kane perdorur edhe metoda kanibale , kane thithur edhe gjakun e shume njerezve, kane shkeputur apo prere pjese te trupit te viktimes etj.

Por mbi te gjitha ne mendjet e tyre ata kane qene " DEMONE " dhe adhurues se " GJAKUT ".........

Tek shqiptaret vampiri eshte quajtur " lugat '' d.m.th tek shume fjale tek kosovaret perdoren shprehje si p.sh " çka je qu si lugat " " ethet mi shtine o lugat " " rruju se po te del lugati " etj .

Pra te gjitha keto fjale jane trashiguar nga kohet e herrshme dhe ne kohet e mesjetes ku zhvillimi teknologjik ne te gjitha aspektet ishte shume mbrapa dhe se njerzit ne ate kohe kane treguar shume mite, legjenda e ngjarje per histori te frikshme nga qe mungonte rryma elektrike dhe se shumicen e kohes e kalonin ne terr duke thurrur legjenda te shumta......dhe se ato gjera jane bartur edhe ne kohen tone dhe per ne sot keto gjera duken shume interesante çuditese e te paverteta.

Tek shqiptaret ka shume raste te ndodhive me apo per vampire "lugate".
Rasti konkret kemi nje njeri me moshe mesatare [ 54 ] vjeç qe punonte si nje kamarier.....ai kishte treguar se gjyshi i tij duke ecur me karroce me kual neper male duke mbajtur miell dhe druj ishte duke zbritur malin ne mbremje ai ka treguar se ishte sulmuar nga 5 " dhompire " ata ishin shume te zinje me mjete muzikore dhe se te 5-tit ishin shume te shkurt ne trup.....siç e shpjegonte ai, gjyshi i tij kishte kercyer nga kuajt dhe ishte zvarritur neper toke deri ne nje lume qe ishte posht. Ai ishte shpetuar nga disa fshatare te tjere dhe nga ky rast i frikshem dhe shume i rralle ne kohet moderne ai kishte qendruar 2 muaj i shtrit ne shtratin e shtepise se tij ne katund duke mos levizur dhe gjithehere mendjen tek ajo ngjarja e frikshme qe e kishte shoqeruar gjate gjith jetes.....kamarieri shpjegonte se gjyshi i tij nuk linte dite ne jave pa e kujtuar ate ngjarje te frikshme...kjo ngjarje e frikshme kishte ndodhur ne krahinen e pyllezuar te Marecit ne Kosove.

Ne ditet e sotme shume nga keto tregime na duken qeshakarke dhe te paverteta eshte e vertete qe vampiret nuk ekzistojne por pse ato kan hyr dhe kane mbetur ne imagjinaten tone te bujshme kjo nuk dihet......

Ne shume vende te botes ndodhin sulme te ndryshme si kafshimi ne bark, fyte, kembe etj.. thithja e gjakut etj a kishte kjo gje lidhje me vampirizem ne te kaluaren pra shum njerez ne te kaluaren nga egersia mendore , veprat e liga , te perjashtuar nga bashkjetesa, te frikshem ne pamje te fytyres apo te trupit , dhe qe kane humbur vdekur apo nuk jane pare me dhe jane shfaqur tek shume njerez gjate neteve apo diteve jane quajtur "vampire" qe do te thote kane qene te ligje, kan vdekur, jane zgjuar nga varri dhe jane shfaqur serish me te njejten ligesi por me te forte e me me shume fuqi ne te gjith aspektet se njeriu normal......

Pra te gjitha keto ne te kaluaren ndodhnin nga kushtet e varfera te jeteses dhe se atehere nuk kishte ekzistuar aspak teknologjia e diteve te sotme dhe se ato gjera ndodhnin shume shpesh ne kohet e kaluara......

Pra vampiri nuk ekziston, por ishte si mit apo legjende qe perfaqesonte njerezit e lige dhe te keqijne qe sapo kane vdekur jane zgjuar bashke me djallin ne trup dhe kane nisur te veprojne me po te njejten menyre.
tanki94
tanki94

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Rigerto 12.03.11 16:12

Po neser ekziston magjia...ekzistojne edhe vampiret dhe likenet (njerez ujq) sepse vampiret jane skllave dhe sherbetor te djallit
Kurse likenet jane skllav te henes ....dhe vampiret jane gjithmone ne lufte me likenet dhe pse te dyja racat jane zhdukur me mijera vjet me pare.........
Rigerto
Rigerto

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Jete Vampiresh Ne Angli

Mesazh  John wick 15.04.11 15:00

Nje grup ''Vampiresh'' ne Angli mblidhen nje here ne muaj per te thithur gjakun e njeri-tjetrit.

Organizuesja e ketyre festave, qe njihet me nofken Pyretta Blaze, tregon: ''Nje here ne muaj mblidhemi per tu ushqyer me gjakun e njeri-tjetrit. Eshte nje eksperience e shkelqyer sepse me ben te ndihem plot energji.''
''Festat qe organizojme jane shume private. Ne thithim gjak nga qafa, gjoksi ose shpatulla. Me te vjetrit te mesojne se si te kafshosh dhe si te pish gjakun pa lene demtime'', shton ajo.
Pyretta tregon se ka pire gjak per here te pare ne moshen 15-vjecare dhe qe atehere nuk ka ndaluar me.
John wick
John wick

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  helio 15.04.11 23:15

per me teper rreth vampireve moderne shiko :

https://www.youtube.com/watch?v=qKjSnmJd2Q8
helio
helio

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty A mendoni se ekzistojne vampiret ?

Mesazh  maqomaqo3 20.04.11 4:32

Po e hap kete teme qe te jepni mendimin tuaj per sa i perket mitit te vampireve.a mendoni se kan ekzistuar dhe ekzistojne akoma vampiret e vertet.ne emisjone jan thirur njerez me tipare vampiri. sic pershkruhen ne historite dhe mitet reth tyre por ata nuk jane si neper filma te forte dhe mbinjerezor .ata pine disa pika gjaku ne jave sepse ndjehen me te fuqishem .por a eshte vertet nje semundje kjo sic e pershkruan shkenca ? dhe a jane keta vampirat qe jane bere plot e plot filma per vampiret apo jane thjeshte me semundje vampirizmi sic e pershkruan shkenca dhe skane lidhje me vampiret e vertet ,pervec ngjashmerise .ketu me poshte keni nje video me nje vampir real .une nuk di mire anglisht por nqs ktu ka ndonje qe di anglisht mund te na i perktheje nqs mundet
https://www.youtube.com/watch?v=qKjSnmJd2Q8
https://www.youtube.com/watch?v=teZLIbCxNbU&feature=related
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Niko_ 26.04.11 7:08

Kinich-Ahau shkruajti:Me sa kam degjuar te flitet fjala vampire do te thote "grua" sepse pretendohet qe gruaja "i pi gjakun burrit" me pak fjale e shfrytezon deri ne fund.

Mendoj se e ke fjalën për figurën mitologjike që quhej Lilith dhe ishte gruaja e parë e Adamit. Flitet shumë rreth kësaj figure, por në të shumtën e rasteve thuhet se sulmonte fëmijët "sidomos djemtë".
avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Blak Devill 01.05.11 10:39

Rigerto shkruajti:cfar mendoni per to ..???? a ekzistojne apo .??? A KA NDONJE RITUAL QE TE KTHEHESH NJE NJE VIAMPIRE>>????

po ekziston nje rit per tu kthyer ne vampir por me pare duhet ta therrasesh por kjo pune eshte e rezikshme per tu kthyer ne njeri qendro para drites se diellit
Blak Devill
Blak Devill

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Gon! 06.05.11 11:06

Tanki un kam qenë aty te ata gurë në Marec që thuhet se dalin lugat natën dhe është e vërtet se lumi është posht asaj kodrine, dhe është e vërtet se në pjesen tjetër ka qenë fshati e që tash skanë mbetur më banor aty, t'gjith kan migruar un skam comment për këto gjëra. Po nëse janë të vërteta...!!! Ruana zot... gjëja më e shpifur më duken :S
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Per Gonin

Mesazh  Tanki 06.05.11 13:36

Jo vetem ne Marec po tregime per vampira e per lugata e dreqa ka pas ne te gjth viset shqiptare dhe ne ballkan un nuk kam lidhje me Marecin Po nje kamarier i vjeter 55 vjeq ne nje lokal me ka tregu per ngjarjen qe i ka ndodh gjyshit te vet
Tanki
Tanki

Njeriu në krahasim me mendimet e tij, është sikur se një gotë prej qelqi i zhytur në fundin e oqeanit.

46


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Gon! 06.05.11 14:40

Tregova se kam qenë atje dhe ta pohova se ashtu është si të kishte thënë ai kamarieri për lumin e fshatarët, edhe unë kam ndëgjuar edhe shum të tjera, edhe thuhet se ekzistojnë disa nga këto që për ne janë të frikshme, por ne nuk duhet të besojmë, duhet të mbështetemi tek Zoti, dhe ai na mbron prej këtyre krijesave prej më të kqijatve, e që neve na vihen pas, na hynë në imaxhinat në momentet më kritike, si p.sh. në errësirë, të vetmuar etj.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Per Gonin

Mesazh  Tanki 06.05.11 15:09

Perpos mbeshtetjes tek zoti nga keto krijesa kemi edhe menyra te tjera per largimin e tyre si p.sh mbajtja e kepeve (qepeve) neper ne shtepi dhe me ane te magjise .
Tanki
Tanki

Njeriu në krahasim me mendimet e tij, është sikur se një gotë prej qelqi i zhytur në fundin e oqeanit.

46


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Fikrro 23.08.11 12:45

Vampiri(a) s’mund të jetojë pa gjak

Vampirët F.0823121558784_m

Lilith Desideria (37 vjeçare) nga Berlini i Gjermanisë bën një jetë jo të zakonshme. Ajo thotë se vampirët janë ndërmjet nesh, ndërsa ajo është njëra prej tyre.
“Gjaku është si drogë, vetëm se është më i fortë. E ka shijen e metalit, ndërsa mua më ndihmon të ndihem më mirë”, thotë Lilith.
Ajo shton se gjakun e provoi për herë të parë kur ishte 13 vjeçare, kur ishte djalë dhe kishte një lidhje homoseksuale.

“I dashuri im u lëndua derisa po bënim seks dhe gjaku më preku buzët. Me këtë bota ime ndryshoi, pasi të gjitha ndjenjat u bënë më të ndjeshme. Dëgjoja më mirë, ndërsa fillova ta shoh botën me syze të kuqe”, thotë Lilith, e cila jeton në Berlin, ndërsa në banesën e saj e ka edhe altarin në të cilin ndezë qirinj të zinj.

Shoqet e saj shpesh ia ofrojnë dorën, ndërsa ajo e pret me zhiletë dhe pi pak gjak.

Përveç se ndryshoi gjininë me anë të operacionit duke u bërë grua, Lilith pati edhe një operacion ku mprehu dhëmbët e syrit për t’i përngjarë më shumë vampirëve.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Xhemajl 23.08.11 16:22

Gon! shkruajti:Tanki un kam qenë aty te ata gurë në Marec që thuhet se dalin lugat natën dhe është e vërtet se lumi është posht asaj kodrine, dhe është e vërtet se në pjesen tjetër ka qenë fshati e që tash skanë mbetur më banor aty, t'gjith kan migruar un skam comment për këto gjëra. Po nëse janë të vërteta...!!! Ruana zot... gjëja më e shpifur më duken :S
Gon!, fillet e mia jane nga mareci, sepse gjyshi im ka lindur dhe jetuar ne marec, para se te vie ne prishtin para 50-60 viteve, mirpo kurr spasna degjuar se paska lugater naten,qenka vertet intresante..
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Xhemajl 23.08.11 16:23

Tanki12 shkruajti:Perpos mbeshtetjes tek zoti nga keto krijesa kemi edhe menyra te tjera per largimin e tyre si p.sh mbajtja e kepeve (qepeve) neper ne shtepi dhe me ane te magjise .
Sipas miteve vampiret se kan duruar eren e hudhrave, dhe jo te qepeve.
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Tanki 29.08.11 19:57

xhemajl shkruajti:
Tanki12 shkruajti:Perpos mbeshtetjes tek zoti nga keto krijesa kemi edhe menyra te tjera per largimin e tyre si p.sh mbajtja e kepeve (qepeve) neper ne shtepi dhe me ane te magjise .
Sipas miteve vampiret se kan duruar eren e hudhrave, dhe jo te qepeve.
Por sipas tregimit te atij kamarieri ata mund te jen edhe " Shejtan " ne forme njeriu por sipas atij Kamarieri dhe siq ja ka spjeguar gjyshi i tij ata ishin Lugat ndoshta mund te ket qen ndonje halucinacion pasi qe mund te ket qen i semur nga lodhja gjat rrugtimit ???! Ne Kosove mund te gjesh shum kesi lloj tregimesh.
Tanki
Tanki

Njeriu në krahasim me mendimet e tij, është sikur se një gotë prej qelqi i zhytur në fundin e oqeanit.

46


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirët Empty Re: Vampirët

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi