EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vampirizmi

Shko poshtë

Vampirizmi Empty Vampirizmi

Mesazh  Neo 01.06.08 1:06

Vampirizmi

Vampirizmi është një sëmundje e rrallë organike dhe fiziologjike. Fjala është për një sëmundje që në gjuhën e mjeksisë quhet ”porfiria” apo në anglisht ”PORPHYRIA”.

Porfiria është një çrregullim organik, ku tek i sëmuri, më tepër se sa që është normalja, organizmi prodhon një substancë kimike të quajtur porfirin (porphyrin).

Kjo substancë organizmit të njeriut i shërben për krijimin dhe ripërtëritjen e hemoglobinës, që është pjesë e rruazave të kuqe të gjakut dhe shërben për bartjen dhe shndërrimin e oksigjenit në gjak.

E gjithë teprica e porfirinit në gjak, largohet nga trupi përmes urinës. Kur organizmi i njeriut tajit më tepër porfirinë, siç ndodh në rastin e kësaj sëmundje, atëherë në gjak mbetet shumë pak hemoglobinë për mirëmbajtjen e shëndetit.

Porfiria si sëmundje, kryesisht sulmon sistemin e përgjithshëm nervor dhe lëkurën. Kur ndikon në sistemin nervor, shkakton dhembje të mëdha në gjoks, shtangim të muskujve, dobësim dhe paaftësi motorike, shpesh shfaqen halucinacione, urina ka ngjyrë vjollce, i sëmuri është i deprimuar me elemente të theksuara paranoje dhe aneksioziteti.

Në anën tjetër, simptomat e kësaj sëmundje si shprehje në lëkurë paraqiten përmes kruarjes së madhe, paraqiten i thatat në lëkurë, i sëmuri ndjen alergji ndaj diellit, etj.

Ku është lidhja e kësaj sëmundje me vampirizmin?

Mjkësia njeh shum lloje të kësaj sëmundjeje, njëra prej tyre është e ashtuquajtura: ”CongenitalErythropoietic Porphyria” (CEP), e cila, gjenetikisht konsiderohet trashëguese, ndërsa për mjekësinë e sotme bashkëkohore, si një sëmundje e pasherueshme.

Të gjithë ata persona që vuajnë nga kjo sëmundje janë alergjikë. Kjo alergji posaçërisht është e theksuar ndaj rrezeve të diellit, prandaj, njerëzit që vuajnë nga kjo alergji nuk guxojnë të dalin dhe të ekspozohen ditën, por lëvizin vetëm natën. Në të shumtën e rasteve, të sëmurët nga kjo sëmundje kanë ten tejet të bardhë të lekurës, gjë që vetvetiu na aludon te vampirët.

Simptomet e kësaj sëmundjeje, po ashtu ndikojnë në eshtra dhe dhëmbë, andaj, te këta shpesh paraqitet edhe deformimi i dhëmbëve. Me kohë iu bien edhe flokët dhe bëhen tullacë, ndërsa qimet fillojnë t’iu dalin në ato pjesë të trupit ku ato nuk janë të zakonshme.

Gjithashtu vuajnë nga anemia kronike, andaj gjithnjë kanë nevojë për konsumimin e gjakut të freskët përmes infuzioneve ose edhe, përmes rrugës orale (me gojë).

Sipas medicinës së sotme bashkëkohore, kjo sëmundje është tejet e rrallë në botë. Në historikun e saj të gjithëmbarshëm, janë evidentuar gjithsejt 130 raste të këtilla.

Nëse i marrim për bazë të gjitha këto simptoma të kësaj sëmundjeje, si, ta zëmë: rënien e flokëve dhe pigmenteve tjera dhe mbirja e qimeve në vendet e pazakonshme të pjesëve të ndryshme trupit, teni i bardhë i lëkurës që shprehet në fytyrë, ndryshimi i strukturës së indit ashtëror që shprehet edhe përmes deformimit të dhëmbëve, për shkak të alergjisë nga rrezet e diellit, mosdalja gjatë ditës, por vetëm natën, si dhe nevoja permanente e marrjes dhe konsumimit të gjakut të freskët, kanë ndikuar që nga mosdija, njerëzit gjatë historisë, këta të sëmurë i kanë konsideruar si VAMPIRË.

Ndoshta mu kjo injorancë kolektive, ka ndikuar që në shumë vende dhe popuj të ndryshëm, të qarkullojnë gjithë ato mite për ekzistimin e vampirëve, apo lugetërve, që zgjohen nga varri natën kur është hëna e plotë dhe ushqehen përmes kafshimit dhe thithjes së gjakut të freskët të njerëzit e shëndoshë!


Edituar për herë të fundit nga Paradox në 01.06.08 1:11, edituar 1 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vampirizmi Empty Re: Vampirizmi

Mesazh  Neo 01.06.08 1:07

Misteret e mendjes

Misteret e mendjes mbledhin shkencëtarët dhe fetarët për të zbuluar fuqinë e njeriut!

Si përmirësohet çrregullimi hiperaktiv i deficitit të vëmendjes?

Për herë të parë bashkohen në një studim njerëz të rëndësishëm nga dy grupe të kundërta të shoqërisë: shkenca dhe feja.

Këtë e ka realizuar e para qendër në botë që merret me studimin e ndërgjegjes së njeriut, Qendra Oksford për shkencën e mendjes (OXSCOM). Mendja e njeriut, edhe pse me përmasa të vogla, është burim i një pafundësie misteresh. Me anë të fantazisë apo besimit ajo jo vetëm mund të prodhojë histori, por edhe mund të shërojë sëmundje apo dhimbje që hasen kur nuk ka shkaqe të përgjithshme për to (dhimbjet neuropatike).

Por të dy këto grupe nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë saktësisht ekzistencën e disa njerëzve anormalë, që thuhet se mund të shndërrohen në kafshë apo mund t'i mbijetojnë kohës. Edhe pse kanë qindra vjet që diskutohen, ata akoma quhen pjellë e fantazisë së njeriut. Qytetarët e thjeshtë, që janë viktimat e fenomeneve të tilla, shpeshherë i bien ndesh këtij opinioni prej "ekspertësh".

Vampirët kafshojnë jashtë Brumit

Mitet urbane rastësisht po i shtyjnë paksa kufijtë e besimit, por për njerëzit e Birminghamit nuk është e lehtë të qeshin me mundësinë se një vampir po strehohet në qytet.

Historitë e një njeriu që krekoset rrugëve, duke zhytur dhëmbët të kalimtarët, filluan të shfaqen në zonën Uard End të qytetit muajin e kaluar.

Sipas zërave, ai kafshon një njeri që ecën në rrugë, më pas u hidhet banorëve të afërt që vijnë në ndihmë të tij. Media lokale është "përmbytur" me thirrje nga banorët e qyteteve Saltlei, Smoll Heth dhe Alum Rok, që kanë dëgjuar për sulmet dhe njerëzit e kafshuar që kanë dalë për ndihmë para dyerve të tyre.

Policia e Uest Midlandsit beson se ata po ndikohen nga një rrëfenjë se sa nga një gjakthithës që sillet rrotull."në nuk kemi marrë më thirrje nga banorë që ankohen e janë kafshuar. Kjo duket se ka qenë një mit urban", tha një zëdhënës në "Birmingham Evening Mail".

Ata që deklarojnë se kanë parë një sulmues, thonë se ai është i zi dhe afër të tridhjetave. Edhe pse policia mendon se ai është një lugat, disa banorë nuk janë të sigurtë se duhet ta besojnë këtë.

Opinione

"Ajo që kam dëgjuar është se ka një burrë që del rrugëve dhe sulmon njerëzit si qen i tërbuar dhe i kafshon ata", tha Xhozefina Mekneli, që punon në pubin "Old Barlei Mou" në Uard End. "Të bën të dridhesh".

"E dëgjova historinë të berberi dje", tha Atë Antoni Rohan, i kishës "Holy Family Catholic" në Smoll Heth. "Ata më pyetën nëse unë besoj në vampirët dhe unë u përgjigja jo. Më pas shitësja e ëmbëlsirave më shpjegoi gjithçka. Nuk jam i shqetësuar, mendoj. Kam një tufë me kryqe në shtëpi".

Testi biologjik për çrregullimin e vëmendjes

Është zhvilluar testi i parë për çrregullimin hiperaktiv të deficitit të vëmendjes (ADHD). Studiuesit shpallin diagnozat e bazuara në ekzaminimin e lëvizjes së syrit, që është në më shumë se 93% korrekt, dhe mund të çojë në identifikimin fillestar dhe në një trajtim të diferencuar për fëmijët e kushtëzuar.

Shkencëtarët analizuan lëvizjen e syrit të 65 fëmijëve ndërmjet moshave 4 - 6 vjeç në Selanik, Greqi. Fëmijët u vendosën para një monitori komjuteri dhe, duke u fiksuar aty, u studiuan lëvizjet e syrit të tyre, duke shfaqur në monitor fleshe drite për teste 10-minutëshe. "Fëmijët me ADHD treguan diferencë të madhe në lëvizjen e syve në krahasim me fëmijët normalë", tha Jorgos Pavlidis në universitetin e Brunelit, Britani, i cili udhëheq studimin.

Grupi i analizoi lëvizjet e syrit në bazë të disa kritereve, që përfshijnë fiksimin në stimul, tërheqjen ndërmjet dy pikave vatrore dhe aktivitetin e qetë. Kompjuteri ishte në gjendje të diagnostikonte 93,1% të fëmijëve.

Është shumë e vështirë për dikë që ka ADHD të ulet dhe të përqendrohet për 2 orë, gjatësia e testit ekzistues, pra ky test 10-minutësh do të jetë shumë i dobishëm.

Provohen misteret e mendjes

Qendra Oksford për shkencën e mendjes (OXSCOM) që do të fillojë eksperimentet mbi ndërgjegjen njerëzore në muajt e ardhshëm, mund të jetë e para e llojit të saj në botë, kështu besojnë themeluesit e saj."Të thuash që je i interesuar për trurin dhe jo për koshiencën është njëlloj si të thuash që je i interesuar për stomakun, por jo për tretjen", tha Suzan Grinfild, drejtore themeluese e OXSCOM-it.

Shkencëtarët do të përdorin speca djegës për të djegur lëkurën e vullnetarëve, më pas, ikona fetare apo simbole të tjera do t'u vihen përpara atyre, për të parë nëse ndryshojnë perceptimin e dhimbjes. Qendra do të mbledhë bashkë ekspertë nga fusha të ndryshme si psikologjia, neurologjia, religjioni dhe filozofia.

Edhe pse shkencëtarët nuk po mundohen të eliminojnë tendencat e natyrshme të besimit, Grinfild po përpiqet të zbulojë se ç'do të ndodhë me dhimbjet të njerëzit që kanë besime të forta.

"Ajo që po të kërkojmë nuk është gjenetika, por organizimi i trurit", tha ajo. Nuk po tentohet të manipulohet besimi, por, thjesht, të shihet se si vjen ai. Qëllimi është të rrisim në maksimum fuqitë e njeriut.

Mitet e vampirëve kanë lindur mijëra vjet më parë dhe bazohen në kulturat e Evropës Lindore. Ato nisën në Lindjen e Largët dhe u përhapën nga Kina, Tibeti e India në Mesdhe, Hungari dhe Transilvani.

Çështjet e vampirizmit përfshijnë: të lindësh me këmishë, me dhëmbë ose bisht, të jesh përftuar në ditë të veçanta, të kesh vdekje të pazakontë. Vampirët kanë një etje të pashuar për gjak.

Masa të parakohshme: të vendosësh një kryq në arkivol, gjithashtu edhe veshje najloni në mënyrë që të jenë të zënë gjatë natës duke numëruar fijet, të vendosësh fara meli ose lulëkuqeje në varr, pasi preferojnë të numërojnë.

Në shekullin e 14-të ciganët nga India u shpërndanë në Ballkan dhe Evropë. Ata arritën në Rumani pak kohë para se të lindte Vlado Drakula në vitin 1431, një nga vampirët më të diskutuar e të famshëm të të gjitha kohrave.

Vendi i lashtë i ciganëve, India, ka shumë mite mbi vampirët. Më i famshmi është Kalia që kishte dhëmbë helmues, katër krahë. Ajo dhe perandoresha Durga luftonin demonin Raktabija që e ringjallte Kalian në me çdo pikë gjak që derdhej.

Femrat vampire mund të rikthehen në jetë, të krijojnë një jetë normale, dhe të martohen. Çdokush që ka mungesa në fizik, si një gisht apo shtesa karakteristike kafshësh, besohej se mund të ishte vampir.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi