EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve

5 posters

Shko poshtë

7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve Empty 7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve

Mesazh  SWAT 25.09.13 18:27

I. UFO-t kanë fluturuar paturpësisht në hapësirën tonë ajrore dhe gjithashtu kanë vënë në dyshim efikasitetin e sistemit tonë mbrojtës. Qytetarët nuk duhet ta dinë çfarë ka ndodhur para se të gjendet një manovrim. Përveç kësaj, pas eksperimentimit të bombave të para atomike (amerikane 16/07/45, sovietike 29/08/49 dhe të Britanisë së Madhe 03/10/52), prestigji i vendit rrezikon të vihet në dyshim, së paku në fushën teknike dhe shkencore. Nëse zbulojmë se këto shtete janë të paafta të mbrojnë hapësirën e tyre ajrore kundër dyndjeve (sulmeve) nga një fuqi e panjohur superiore, shumë qytetarë do të kishin kërkuar braktisjen e shpenzimeve ushtarake kolosale për një qëllim të përbashkët në Kombet e Bashkuara, si për shembull, burimet industriale dhe shkencore.

II. UFO-t kanë një përparim teknologjik shumë superior në krahasim me tonin dhe nëse arrijmë të përcaktojmë funksionimin e tyre kjo do t'i lejonte shtetit që ka mbledhur mbeturina nga UFO-t të bëjë një kërcim të konsiderueshëm në njohjen e gjithësisë dhe do t'i sillte sidomos fuqi këtij shteti në një nivel të paimagjinuar në raport me kombet e tokës. Çështja e UFO-ve pra, është një temë e klasifikuar në një nivel shumë lart nga Shërbimet Sekrete në përgjithësi.

III. Nëse zbulohet në publik të gjerë ekzistenca e qenieve të tjera të ardhura nga botë jashtëtokësore, kjo do të krijonte një panik të përgjithshëm me pasoja të një histerie kolektive, sepse shumë veta do të mendojnë që këto qenie kanë ardhur për të na pushtuar dhe ne e dimë çfarë ka ndodhur më 30 tetor 1938 kur Orson Wells lançoi në valët e kanalit CBS, të famshmen përshtatje për radio dhe shumë realiste nga romani i H.G. Wells "Lufta mes Botëve". Me mijëra qytetarë të rrëmbyer nga paniku besonin se po dëgjonin një reportazh mbi arritjen e marsianëve. Dolën në rrugë dhe iu kundërvunë policisë, të nxituar me maska gazi dhe të hutuar në mes të natës, u drejtuan të gjithë për në kishë për të bërë lutje, duke menduar se kishte ardhur ora e tyre e fundit. Një panik i tillë është përsëritur më 29 dhjetor 1985 në Finlandë, kur radio jepte një pjesë të trilluar mbi luftën nukleare mes superfuqive.

IV. Pasojat ekonomike nga zbulimi i ekzistencës efektive të jashtëtokësorëve do të ishin pothuajse shkatërrimtare. Monedha do të binte brutalisht dhe ekuilibri i bursës tashmë i parakohshëm nuk do të vonohej që të transformohej në një thyerje gjiganteske, që do ta prekte plotësisht planetin tonë.

V. Autoritetet mund të mendojnë që banorët e tjerë të planeteve mbajnë me vete bashkë me aparatet e tyre viruse të panjohur në Tokë, që mund të vrasin gjithë njerëzimin nëse këto viruse arrijnë të ikin nga arkat e ftohta ku janë të konservuara trupat e gjetura nga jashtëtokësorët, nëse me të vërtetë janë gjetur të tilla. Këta trupa dhe anijet e tyre duhet të rrijnë të fshehta në vende të sterilizuara dhe një neutralitet biologjik absolut.

VI. Banorët e planeteve të tjera mund të konsiderohen si Zota dhe gjithë bota do të donte t'i shihte dhe t'i admironte. Rreth vendit ku do të ekspozoheshin do të kishte peligrinazhe gjiganteske. Autoritetet nuk janë të gatshme të organizojnë tubime të tilla të popullatës në terrenet e bazave ushtarake ultra-sekrete ku aktualisht mund të jenë të konservuar mbetjet e këtyre jashtëtokësorëve.

VII. Zbulimi i ekzistencës së qenieve të ardhura nga hapësira do të trondiste idetë tona dhe themelet e njohurive tona. E gjithë historia e kaluar do të ishte rishikuar nëse këto qenie kanë ndikuar me shekuj në zhvillimin e civilizimit tonë (enigmat Elohim, Dogon, Ummit) dhe shumica që mbajnë çelësin e dijes nuk janë mjaft të përgatitur për të bërë këtë rishikim sfilitës. Autoritetet përkatëse e vonojnë këtë çast dramatik me një pajtim të përsosur me ushtarakët sa më shumë kohë që të mundin, duke bllokuar të gjitha qarkullimet e përhapjes së këtij informacioni dhe nuk mund të thuhet se gabojnë në zgjedhjen e tyre
SWAT
SWAT

Njerezit mendojn se e vrasin kohen, per derisa koha ne heshtje i vret ata.

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve Empty Re: 7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve

Mesazh  Ruhan 26.09.13 21:45

UFO-t nuk ekzistojne. Objektet e paidentifikuara jane fluturake eksperimentale te SHBA-ve dhe shteteve tjera te fuqishme industriale. Natyrisht, keto nuk jane per publikun dhe si te tilla edhe do te mbeten, pasi qe per to dine vetem pak njerez e edhe ata nuk guxojne te flasin, Amerikanet thone per te pasur sukses duhet pasur sekrete.
Ruhan
Ruhan

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve Empty Re: 7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve

Mesazh  Ruhan 26.09.13 21:53

Sikur te kete jashtetokesore dhe nese ata do te ishin superior ndaj nesh ashtu sikurse supozohet per shkak se thuhet se posedojne teknologji me te madhe se tonen, atehere ne do te ishim zhdukur qemoti dhe njeri i gjalle nuk do te mbetej ne planet. Autoret amerikane shkruajne mbi UFO dhe jashtetokesoret sa per te shitur libra dhe te bejne emer. Fenomenet natyrore, te cilave shpesh iu referohen sikur UFO, jane te veshtira per t'u kuptuar nga njerezit, pasi ne si qenie e kemi te veshtire t'i kuptojme keto fenomene, sepse nuk njohim universin, madje-madje nuk e njohim as planetin tone. Perrallat se UFO-t kane vizituar Token ne te kaluaren e larget, mbeten vetem perralla dhe teori. Sekreti i jetes eshte uji. Ku nuk ka uje nuk ka as jete. Supozohej se ne te kaluaren ne planetin e kuq Mars ka pasur jete, ndersa se fundi sonda Kurioziti na solli nje lajm te kundert- atje s'ka pasur jete asnjehere dhe as qe do te kete, sepse per kete nuk ka pasur kushte asnjehere. Toka eshte i vetmi planet ku ka jete, pasi ndodhet as larg dhe as afer Diellit- me sakte ndodhet ne nje pozite te pershtatshme per t'u zhvilluar jeta ashtu edhe sikurse qe eshte zhvilluar.
Ruhan
Ruhan

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve Empty Re: 7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve

Mesazh  djussi 28.09.13 12:18

Ruhan se di  ti a je tu e ditt  qe  kot   fareee  ki fol edhe ata me te madhenn...thirri mendjes shokiii besoj qe je i ri edhe ki koh me lexu akoma..per ket arsye te falet ky gabim ose  ky mendim i jotiii...shnet
djussi
djussi

Mos pyet se cfare beri atdheu per ty, por cfare bere ti per atdheun tend.

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve Empty Re: 7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve

Mesazh  Ruhan123 28.09.13 16:14

Kam biseduar me njerez qe i percjellin keto gjera ketu ne SHBA shokut. Shendet edhe juve.
Ruhan123
Ruhan123

Jeta eshte lufte- fitoje

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve Empty Per UFOT

Mesazh  Spirtualist 07.11.13 1:32

Se pari me lejoni tju pershndes, I lexova disa shkrime ku ka mendime se sikur UFOT te egzistonin dhe te ishin te perparuara do te kishin shaktruar njerzimin. Nese krahasohet niveli i inteleqences te njeriut me gjitart e tjer apo ma mir me than me krijesat e tjera ne tok edhe pse jan shum ma primitive  se ne dhe ma te pa zhvilluara ne nuk i kemi zhduk ato por i kemi studiju ato psh Majmunat njerzit i studijojn me dekada por nuk i shdukim ata. UFOT nuk i shdukin njerzit sepse na veshgojn edhe na studijojn se si po perparom si po jetojm etj etj. Interesi i amrikes po edhe i shteteve tjera eshte qe me i mohu Alienet edhe Ufot pse? sepse ato kan aleanca me ta  edhe sosht interesont me dit krejt bota edhe i ruhen shum panikut te njerzve sepse nese njerzit i kap paniku esht shum problem me i stabilizu. Por une menodj qe dikun ka viti 2014 e ne vashdimin e viteve tjera alienet do te fillojn te publikohen por me ni gradualizem duke i pregadit popullaten qeverit e tjera. Nuk di qysh dikush mundet me i mohu Ufot  ose Alienat kur ne KISHA  i ke foto ku tregojn qe ufot kan qen prezente gjat kohes, I ke pikturat e vjetra te piktorve te ndryshem ku tregojn prezencen e ufove i ke tregimet ku tregojn prezencen e tyre. Njerz une kam shum per te then po spo du sepse jam shum i lodhun sante veq se dine qe UFO DHE ALIENET EGZISTOJN PA MAR PARASYSH SE A NA KONVENON NEVE PO apo JO ATA JAN PREZENTE.
Spirtualist
Spirtualist

Noh hana sa mu nihmati.

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve Empty Re: 7 arsye per te fshehur egzistencen e UFO-ve

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi