EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bëhu i lumtur pa arsye!

Shko poshtë

Bëhu i lumtur pa arsye! Empty Bëhu i lumtur pa arsye!

Mesazh  gjilanasi 05.03.15 23:58

Bëhu i lumtur pa arsye! 28582810

Çfarë duhet bërë, për të të bërë të lumtur?

Një karrierë e bollshme, një xhirollogari e madhe bankare apo një martesë e përkryer? Çfarë nëse asgjë nuk ka arritur që të të bëjë të lumtur?

Çfarë nëse ti do të kesh mundësinë që të përjetosh gëzimin nga e kundërta, pa marrë parasysh se çfarë ndodh në jetën tënde?

Unë mund të them se kjo është e mundur. Gëzimi i vërtetë s'është i bazuar në atë se posedojmë kemi apo çfarë kemi arritur në jetë është një madhështi fiziologjike e paqes së brendshme dhe mirëqenies së përhershme e cila nuk varet nga asnjë gjendje e pavarur e jetës sonë të përditshme.

Këtu janë disa nga mënyrat që do të të dërgojnë ty drejt fillimit:

1. Njerëzit që janë të lumtur pa arsye udhëzojnë mendjet e tyre drejt gëzimit. Ti ke 60.000 mendime për çdo ditë; 95 përqind të atyre janë mendime të njëjta që ke pasur dje dhe pardje dhe për një person mesatarja e mendimeve, 80% është negative. Për këtë arsye ky është një mekanizëm primitiv, i mekanizmit të mbijetesës që shkencëtarët e quajnë "anë negative" e jona, kur ne i kushtojmë më shumë rëndësi negatives sesa pozitives. Për të kthyer mbrapsht anën negative, bëje shprehi ditore që me vetëdije të regjistrosh çdo gjë pozitive rreth jush. Sapo që të vëresh diçka pozitive, ndal një çast që ta shijosh atë. Merre përvojën e mirë thellësisht dhe përjetoje atë; bëje më tepër se sa vetëm një vrojtim mendor. Kalo 30 sekonda duke gëlltitur lumturinë që përjeton.

2. Njerëzit që janë të lumtur pa arsye le t'i udhëheqë dashuria në jetën e tyre. Ata e kuptojnë se zemra e tyre është çelës drejt lumturisë së tyre. Instituti i matjeve të zemrës ka zbuluar që zemra ka një fushë magnetike rreth saj që është 5.000 herë më e fuqishme së ajo e mendjes. Ti mund të shtosh fuqinë e zemrës duke dërguar dashuri, mirësi tek çdonjëri dhe tek çdokush që e sheh. Herën tjetër kur të jesh duke pritur në radhë në shitore, i zënë në trafik apo thjesht duke ecur rrugës, shiko përreth dhe dërgo një urim të heshtur njerëzve që i sheh, për lumturinë, mirëqenien dhe shëndetin e tyre. Nuk ka nevojë të jetë dramatike; thjesht duke uruar të tjerëve ndryshime të mira, "pompa" që gjeneron dashuri në zemër krijon një energji të fortë të lumturisë.

3. Njerëzit që janë të lumtur pa arsye i bëjnë qelizat të lumtura në trupin e tyre - ata krijojnë një fiziologji të lumturisë. Një mënyrë e rëndësishme për të bërë këtë është përmes frymëmarrjes vërtetë të thellë. Ndal dhe shih se si je duke marrë frymë tani në këtë çast. Nëse je si shumica e njerëzve, merr frymë cekët vetëm nga gropa e gjoksit dhe jo thellë nga stomaku. Frymëmarrja e cekët thjesht vetëm të mban gjallë, kurse frymëmarrja e thellë nga stomaku pastron qelizat e rrugëve të frymëmarrjes dhe hap rrugën për lumturi, shtimin e rrjedhjes së metabolizmit. Për të ushtruar trupin tënd për të marrë frymë thellë, vendosi duart në brez dhe kur merr frymë me hundë, vëzhgo se si dora jote lëviz përpara kur merr frymë dhe lëviz prapa kur liron frymë nga hundët. Merr 10 frymëmarrje të thella në këtë mënyrë, së paku tri herë në ditë.

4. Njerëzit që janë të lumtur pa arsye ndihen të hapur në shpirt. Me "shpirt" dua të them burimi universal, sfera e unifikuar, Zoti apo sido që ke zgjedhur ti ta quash. Një mënyrë për t'u ndier i hapur është të dëgjosh zërin e urtësisë sate më të lartë. Herën tjetër kur ke një pyetje apo gjendje hutuese, shkruaj pyetjen tënde apo gjendjen në pjesën e sipërme të një cope letre. Pastaj ulu qetësisht, lirohu në vetvete që të dëgjosh zërin e brendshëm. Pastaj shkruaj çfarëdo që të vjen ndërmend, pa censuruar, pa lexuar çfarë ke shkruar, si bën zakonisht. Le të përshkojë nëpër ty pjesa më e thellë e qenies sate. Tani lexo atë që ke shkruar, ti mund të jesh i befasuar se çfarë urtësie ka dalë.

5. Njerëzit të cilët janë të lumtur pa arsye e rrethojnë vetveten me përkrahje. Duke kaluar kohën me ata që të duan familjen, shokët, apo kafshët shtëpiake, mund të të ndihmojnë që të ri vendosësh balancimin e biologjikut tënd drejt lumturisë, kështu që është e rëndësishme që të bësh zgjedhje të mirë të shoqërisë që ke. Krijo kufi të përshtatshëm me detyrimet emocionale dhe "vampirët e lumturisë"  të cilët e thithin jetën nga ti. Zhvilloje lumturinë në "ekipin e ëndrrave"  grupi mbështetës me të cilin takohesh rregullisht për të të mbajtur të qëndrueshëm në rrugën drejt rritjes së cakut të lumturisë.

Marci Shimoff
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi